ATV

Author: ATVLive

  • Vedat Muriqi tha se trajnerët tjerë nuk kanë pasur dijeni taktike, Gani Sejdiu i reagon ashpër sulmuesit

    Vedat Muriqi tha se trajnerët tjerë nuk kanë pasur dijeni taktike, Gani Sejdiu i reagon ashpër sulmuesit

    Trajneri i i suksesshëm kosovar, Gani Sejdiu, ka qenë i ftuar në emisionin ‘ A PLAY’ në ATV.

    Sejdiu e ka komentuar deklaratën e sulmuesit Vedat Muriqi, i cili pas fitores kundër Armenisë deklaroi se trajnerët tjerë nuk kanë pasur dijeni taktike, por Foda e ka këtë.

    ‘Kjo deklaratë nuk do duhej te thoshte, sepse kjo është shenj mos respekti ndaj selektorëve tjerë, këta do duhej të mbante për veti. Por nëse shohim nga ana pozitive këtë deklaratë, tregon se sa punë ka bërë për pak kohë Foda’ tha Sejdiu.

    Emisionin ‘A PLAY’ mundeni me shiku më poshtë.

  • Murati mohon humbjet në Trust: Njohuritë e LDK-së, të mjaftueshme vetëm për llogaritje kusuri

    Murati mohon humbjet në Trust: Njohuritë e LDK-së, të mjaftueshme vetëm për llogaritje kusuri

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka kujtuar disa deklarata të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe deputetit të kësaj partie Avdullah Hoti, lidhur me kursimet e Trustit.

    Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se para një viti Abdixhiku dhe Hoti kishin nisur një fushatë dezinformomi në lidhje me kursimet e Trustit dhe performancën e investimeve.

    “Sipas logjikës së Abdixhikut e Hotit, Trusti do duhej t’i kishte humbur nja 180 milionë euro deri më sot, për një vit. Por ja që koha, bashkë me performancën e investimeve në Trust, e tregon edhe njëherë se njohuritë e ekonomistëve të LDK-së janë të mjaftueshme vetëm sa për të llogaritur se sa duhet kthyer kusuri, por jo për gjëra më të thella”, ka shkruar Murati.

    Kujtojmë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kishte akuzuar Qeverinë se nuk po bën asgjë, për siç ka thënë ai, humbjen e vlerës së kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale.

    Ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook një vit më parë kishte shkruar se përderisa kursimet pensionale, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë.

  • Përvjetori i bombardimeve, Hovenier: Kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare

    Përvjetori i bombardimeve, Hovenier: Kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka bërë homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, në 25-vjetorin e nisjes së fushatës së bombardimeve, së bashku me presidenten Vjosa Osmani.

    Hovenier shkroi se kujtojnë dhe nderojnë ushtarët që u sakrifikuan.Sot iu bashkova Vjosa Osmanit në memorialin e ushtarëve të rënë të NATO-s. Ne kujtojmë dhe nderojmë ushtarët e guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare, duke përfshirë oficerët e shefit të garancisë së ushtrisë amerikane David Gibbs dhe Kevin Reichert”, ka shkruar ambasadori amerikan.

  • Kurti: Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës

    Kurti: Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar tre veprimtarët e njohur shqiptarë, kryesindikalistin Agim Hajrizi, politikanin Latif Berisha dhe avokatin Bajram Kelmendi të cilët siç thotë ai, teksa aeroplanët e NATO-s nga qielli filluan bombardonin e caqeve të forcave serbe, si përgjigje ndaj krimeve të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë, kriminelët serb vranë tre veprimtarët.

    Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës.Ai thekson se do të përkujtojnë e ruajnë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve ndër brezAgim Hajrizi, sindikalisti i paepur, Kryetari i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryetar i organizimit komunal në Mitrovicë në vitet e ’90-ta, u vra në shtëpinë e tij, bashkë me nënën Nazmije dhe të birin 11 vjeçar, Ilirin. Latif Berisha, politikan e intelektual, kryetar i LDK-së në Mitrovicë, profesor universitar i historisë së letërsisë shqipe e autor i shumë studimeve, udhëheqës i pajtimit të gjaqeve, u vra nga forcat serbe në prag të shtëpisë së tij në Mitrovicë, në natën e 24 marsit. Bajram Kelmendi, juristi i shquar dhe avokat aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, u rrëmbye nga shtëpia bashkë me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin, nga policët serbë që i hynë

    dhunshëm në shtëpi në natën e 24 marsit 1999. Më 26 mars, ata u gjetën të vrar”.

    Kreu i ekzekutivit ka përkujtuar të gjithë ata që u vranë nga Serbia pushtuese.

    “Vepra e tyre nuk shlyhet prej kujtesës. E përkujtojmë dhe e ruajmë historinë e aktivizmit intelektual dhe angazhimit politik të verpimtarëve tonë ndër breza. I përjetshëm qoftë kujtimi për Agim Hajrizin, Latif Berishën dhe Bajram Kelmendin! Lavdi të gjithë atyre që u vranë nga Serbia pushtuese, në rrugëtimin tonë për lirinë e Kosovës”, shtoi Kurti.

  • Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

    Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

    Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të.

    Kurti ka lindur më 24 mars 1975.

    Ditëlindja e tij lidhet edhe me një ngjarje historike të Kosovës, ditën kur nisën edhe bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, në vitin 1999-të 24 vjet pasi lindi ai.

    Albin Kurti, ka një aktivitet të pasur sa i përket rezistencës kundër okupatorit serb.

    Ai iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

    Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.

    Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë.

    U arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.

    Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Albin Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.

    Për shkak të presionit ndërkombëtar, ai u lirua më 7 dhjetor 2001.

    Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

    Në qershor 2005, bashkë me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Network) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje.

    Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë.

    Kurti gjithashtu ka qenë edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014

    Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.

    Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Vetëvendosje fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

    Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit.

    Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

  • Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bomardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

    Momenti kur Bill Clinton dha urdhër për nisjen e bomardimeve të NATO-s mbi ushtrinë dhe policinë serbe

    25 marsi i vitit 1999-të shënon edhe nisën bomardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe.

    Pas refuzimit atëherë të “Kasapit të Ballkanit”, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dha urdhër për nisjen e sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike.

    Ato zgjatën 78 ditë deri më 9 qershor, kur okupatori serb edhe u dorëzua.

    Para nisjes, Clinton mbajti edhe një fjalim ku edhe ua sqaroi popullit amerikan se pse kjo fushatë ishte e nevojshme.

    “Sot forcat tona iu bashkuan

    NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, kishte thënë ai.

    Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, theksoi ai.

  • 26-vjet nga Epopeja e Dukagjinit

    26-vjet nga Epopeja e Dukagjinit

    Këtë të diel bëhen 26-vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit” e zhvilluar me 24 mars 1998.

    Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

    Caku besoje të ishte shtëpia e familjes Haradinaj.

    Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    Për shënimin e kësaj dite do të ketë disa aktivitete.

    Aktivitetet e shënimit të “Epopesë së Dukagjinit” janë organizuar nga Komuna e Deçanit, të cilat janë si më poshtë:

  • Rohde: Sulmet e NATO’s s’janë arsye për festë, ishte përgjegjësi morale e jona për ta ndalë gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

    Rohde: Sulmet e NATO’s s’janë arsye për festë, ishte përgjegjësi morale e jona për ta ndalë gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore nuk është arsye për festë.

    Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

    Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

    “Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

    Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

  • Osmani: 25 vjet më parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

    Osmani: 25 vjet më parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate, kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25-vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, raporton Ekonomia Online.

    Presidentja Osmani ka thënë se 24 marsi i vitit 1999 ishte ditë të shpresës së madhe për Kosovën, duke përkujtuar nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi.

    “25 vite më parë për Kosovën filloi shpresa e madhe. 24 marsi vërtet ishte ditë e shpresës së madhe, sepse për herë të parë aleancat e botës demokratike, u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës, nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit. Dhe së bashku me shumë e shumë shtete të tjera partnere, arritëm që Kosova më në fund të bëhet e lirë dhe atë ditë të çlirimit, ne edhe do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, meqenëse është edhe përvjetori jubilar pra 25-vjetori”.

    Ajo i ka bërë këto deklarata pasi ka kryer homazhe te memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, i cili gjendet te Sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë, së bashku me ambasadorë të vendeve perëndimore në Kosovë.

    “Kjo ditë e shpresës së madhe u shndërrua në një partneritet të pafuqishëm dhe të palëkundur ndërmjet Kosovës, dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë. Ndaj edhe sot jam shoqëruar nga Ambasadorët, dhe përfaqësuesit e shteteve mike që qëndruan pranë Kosovës jo vetëm me 24 mars, jo vetëm në vitin 1999, por po qëndrojnë me ne edhe sot përderisa përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht”, shtoi presidentja e Kosovës.

    Osmani falënderoi secilin nga ushtarët e NATO-së, dhe të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës.

    “Dua edhe njëherë, në emër të popullit të Kosovës, këtij populli që ishte në rrezik nga shfarosja në vitin 1999, t’i falënderoj nga zemra prapa secilin nga ushtarët e NATO-s, të cilët rrezikuan jetën e tyre, në mënyrë që ta shpëtojnë tonën; t’i falënderoj të gjithë liderët e shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës. Por na dolën Zot, na erdhën në shpëtim, dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh, përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme, të jetë Kosovë që i bën jo vetëm qytetarët e saj, por edhe miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillimin e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe në fuqizimin e subjektivitetit kombëtar të Kosovës”, ka theksuar Osmani.

    “Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO, përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet me të vështira, dhe do ta kthejë këtë borxh, duke ndihmuar në vende të tjera, si po ndihmon edhe sot, duke shërbyer krah për krah me ushtrinë amerikane, angleze dhe ushtritë e tjera, dhe duke kontribuar në paqe dhe stabilitet në vende të tjera të botës”.

  • Sot bëhen 26-vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

    Sot bëhen 26-vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

    Sot mbushen 26-vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

    Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars, ditën që NATO nisi bombardimet në Kosovë ndaj caqeve serbe.

    Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, bashkëshortja e avokatit dhe nëna e Kastriotit e Kushtrimit, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars. Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

    Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

    Kelmendi ishte edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.