ATV

Author: ATVLive

  • Presidentja Osmani në Finlandë me ftesë të Presidentit Stubb

    Presidentja Osmani në Finlandë me ftesë të Presidentit Stubb

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Finlandë, me ftesë të Presidentit finlandez, Alexander Stubb.

    Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare, të organizuar në Pallatin Presidencial në Helsinki, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve. Në kuadër të vizitës, Presidenti Stubb do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial në Helsinki.

    Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të ndajë Medaljen Presidenciale Ushtarake për Forcat e Armatosura të Finlandës, për kontributin e tyre për paqe e siguri në Kosovë, në kuadër të forcave të NATO-s – misionit të KFOR-it.

    Presidentja Osmani gjatë vizitës në Finlandë do të pritet gjithashtu nga Jussi Halla-aho, kryetar i Parlamentit të Finlandës si dhe nga ministrja për Punë të Jashtme të Finlandës, znj. Elina Valtonen.

    Në kuadër të agjendës, Presidentja Osmani do të mbajë një diskutim në Universitetin e Helsinkit me temën “Vizioni i Kosovës për integrimin evropian, paqen dhe stabilitetin”, ku para studentëve, profesorëve dhe diplomatëve do të shpalosë prioritetet strategjike të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, gjatë qëndrimit në Finlandë, Presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me përfaqësues të mërgatës kosovare, për të bashkëbiseduar me ta për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të çmuar në fuqizimin e vendit.

  • Seanca konstituive, a do t’i ketë VV-ja sot votat?

    Seanca konstituive, a do t’i ketë VV-ja sot votat?

    Me fillim nga ora 10:00 pritet të vazhdojë sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

    Punimet kanë ngelur tek pika e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

    Në dy tentimet e para, e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, nuk i mori votat e nevojshme për t’u ulur në karrigen më të rëndësishme të legjislativit.

    E në herën e tretë, propozimi nuk u hodh fare në votim, pasi që ish-kryetari Glauk Konjufca, kërkoi kohë për gjetjen e një zgjidhje për dalje nga kjo situatë, e me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja e ndërpreu seancën për të vazhduar sot.

    Mbetet të shihet nëse partia e cila i ka fituar zgjedhjet do ta ketë numrin magjik “61”.

    Derisa, partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk pritet të ndryshojnë qëndrim lidhur me këtë temë.

    Subjektet që deri dje ishin në opozitë, deklaruan se nuk do të ketë votë për kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

  • Xharra: Kemi policë me uniformë që të premteve falen në xhamitë e imamëve kontrovers

    Xharra: Kemi policë me uniformë që të premteve falen në xhamitë e imamëve kontrovers

    Gazetarja Arbana Xharra, përmes një lidhjeje Skype nga SHBA në emisionin CONTEXT në ATV, tha se një pjesë e strukturave shtetërore në Kosovë kanë lidhje me rryma radikale, ndërsa institucionet po qëndrojnë në heshtje.

    Sipas Xharrës, disa pjesëtarë të policisë dhe prokurorisë frekuentojnë xhami të udhëhequra nga imamë të dënuar më parë për thirrje radikale, ndërkohë që mungon reagimi institucional.

    “Ne kemi policë me uniformë që shkojnë të premteve në xhamitë e imamëve kontrovers. Ne kemi prokurorë që të premteve nuk mbajnë seancë, shkojnë dhe i përcjellin këta imamë që kanë bërë thirrje të shkohet në Siri, që kanë kontribuar me rritjen që kemi pasur – numrin më të madh për kokë banori të pjesëmarrësve në luftën e Sirisë”, tha Xharra.

    Ajo tha se rrjetet ekstremiste janë të përhapura në disa komuna të Kosovës dhe kanë lidhje me grupe në rajon, por mungojnë hetimet serioze.

    “Ka një rrjet të këtyre të përbashkët, sepse kur kam nisur të punojë në këtë temë, kanë qenë të lidhur disa komuna të Kosovës me Maqedoninë dhe një pjesë të shqiptarëve në Serbi. A është duke i kontrolluar dikush këta imamë dhe këto organizata? Vitet e fundit askush nuk është marrë me ta, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare, vetëm ndonjë raportim këtu e aty, por jo ndonjë hulumtim i thellë”, u shpreh Xharra.

    Deklaratën e plotë të Arbana Xharrës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Si e morën vesh ky grup se kush është duke i hetuar”, Arbana Xharra thotë se vrasja e policit ishte e organizuar

    “Si e morën vesh ky grup se kush është duke i hetuar”, Arbana Xharra thotë se vrasja e policit ishte e organizuar

    Gazetarja Arbana Xharra, përmes një lidhjeje Skype nga Shtetet e Bashkuara në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vrasja e rreshterit Muhamed Lika ishte një akt i organizuar që ngre dyshime serioze për rrjedhje informacioni nga institucionet e sigurisë.

    Sipas Xharrës, fakti që grupi kishte të dhëna për lëvizjet dhe identitetin e hetuesit, tregon për përfshirje të ndonjë personi nga brenda sistemit.

    “Unë e pashë që ende nuk dihen motivet, mirëpo çka lexova nëpër media, backgroundi i tyre, lidhjet me radikalizëm fetar… mirëpo çka unë personalisht pashë më tepër shqetësuese është se informacionet që ky grup i ka marrë për lëvizjet e këtij polici. Gjithmonë ka qenë shqetësim nëse nuk dihet sigurtë se kush punon brenda këtyre institucioneve”, tha Xharra.

    Ajo shtoi se një organizim i tillë nuk mund të realizohet pa ndihmë nga brenda institucioneve të sigurisë.

    “Çka pashë prej mediave, ka qenë shumë mirë e organizuar dhe ky organizim i kësaj vrasjeje nuk mundet me u ba pa informacione brenda institucioneve të sigurisë. Si e morën vesh ky grup se kush është duke i hetuar, çfarë është duke i hetuar apo cili është polici që është duke i hetuar”, u shpreh Xharra.

    Deklaratën e plotë të Arbana Xharrës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Telaku: Kosova është terren i përshtatshëm për ekstremizëm të importuar

    Telaku: Kosova është terren i përshtatshëm për ekstremizëm të importuar

    Psikologu Naim Telaku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Kosova është një shoqëri në tranzicion dhe përballë një sistemi të brishtë, që e bën atë të ndjeshme ndaj ndikimeve ekstremiste nga jashtë.

    Sipas Telakut, ekstremizmi fetar në Kosovë nuk është fenomen i ri dhe nuk kufizohet vetëm te një fe, por përfshin edhe grupe të tjera që kanë ushtruar ndikim përmes rekrutimit dhe izolimit të qytetarëve.

    “Ne jemi një shoqëri me një sistem të brishtë të drejtësisë… jemi goxha tokë e pëlleshme për kultivim të ndikimeve nga më të ndryshme të jashtme. Kemi pasë organizata që funksionojnë deri në nivel të kulteve që rekrutojnë qytetarë për misione të ndryshme. Prej Kosovës i kemi pasur rreth katërqind kosovarë që kanë shku në luftë në Siri dhe në Irak. Policia e Kosovës ka bërë shumë aksione të suksesshme në parandalim të një ekstremizmi të kësaj natyre”, tha Telaku.

    Ai theksoi se rasti i rreshterit Muhamed Lika është një ilustrim i qartë i përballjes me ekstremizmin dhe duhet të vlerësohet si akt heroik.

    “Unë besoj që kjo është një lloj importimi i një ekstremizmi, i një fundamentalizmi të kësaj natyre. Lufta që e ka bërë rreshteri Muhamed Lika është pjesë e kësaj përballjeje dhe ramja e tij në detyrë është një heroizëm për t’u vlerësuar, që shkon edhe në nivele të rreshterit Afrim Bunjaku”, deklaroi Telaku.

    Deklaratën e plotë të Naim Telakut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Telaku: Rreshteri Muhamed Lika është hero, njëjtë si Afrim Bunjaku

    Telaku: Rreshteri Muhamed Lika është hero, njëjtë si Afrim Bunjaku

    Psikologu Naim Telaku, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se rreshteri Muhamed Lika duhet të vlerësohet si hero i shoqërisë, për shkak të sakrificës në luftimin e ekstremizmit, njëjtë si rreshteri Afrim Bunjaku.

    Sipas Telakut, rënia në detyrë e Likës përballë ekstremizmit është një akt heroik që përfaqëson përpjekjen e institucioneve për të mbrojtur shoqërinë nga rreziqe të importuara.

    “Lufta që e ka bërë rreshteri Muhamed Lika është një lloj importimi të një ekstremizmi, i një fundamentalizmi të kësaj natyre, edhe ramja e tij në detyrë, domethënë mendoj që është një heroizëm për t’u vlerësuar. Është një heroizëm për t’u lavduar në çdo aspekt, që shkon edhe në nivele të arrestierit Afrim Bunjaku”, tha Telaku.

    Ai tha se Kosova është shoqëri në tranzicion dhe terren i ndjeshëm për ndikime të jashtme që nxisin ekstremizmin në forma të ndryshme, përfshirë edhe ato fetare.

    “Ne jemi një shoqëri me një sistem të brishtë të drejtësisë… jemi goxha tokë e pëlleshme për kultivim të ndikimeve nga më të ndryshme të jashtme. Policia e Kosovës ka bërë shumë aksione të suksesshme në parandalim të një ekstremizmi të kësaj natyre… kemi parë edhe organizata që shkojnë deri në nivel të kulteve që rekrutojnë qytetarë të këtij vendi për misione të ndryshme”, deklaroi Telaku.

    Deklaratën e plotë të Naim Telakut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Mujaj: Policia është institucioni më kredibil, por po dëmtohet nga ndërhyrjet politike

    Mujaj: Policia është institucioni më kredibil, por po dëmtohet nga ndërhyrjet politike

    Avokati dhe ish-hetuesi Muhamet Mujaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Policia e Kosovës është një ndër institucionet më profesionale dhe më të besueshme në vend, por është bërë tabelë qitjeje nga politika.

    Sipas Mujajt, megjithëse sistemi ka të meta, nuk mund të akuzohet në tërësi, sepse Policia ka zbuluar dhe zbatuar raste që janë për t’u admiruar edhe nga shtetet me traditë të gjatë.

    “E vërteta është se ne kemi ndërtu institucione kredibile, sidomos policia ku kam qenë edhe vetë pjesë. Është një prej institucioneve më të besueshme dhe më kredibile, më profesionale, që falë ndërkombëtarëve, po edhe ekspertëve tanë është ndërtu si institucion. A ka të meta sistemi? Ka të meta dhe duhet të japë dikush përgjegjësi. Mirëpo, nuk mund t’i akuzojmë gjithë në sistem të drejtësisë dhe të sigurisë, për shkakun se në sistem të sigurisë, sidomos policia, ka zbuluar raste aq të mëdha, ka kryer punë aq të mëdha sa që ka për lakmi edhe shtetet tjera që kanë traditë shtetërore ndoshta me shekuj”, tha Mujaj.

    Ai tha se ndërhyrjet politike po e dëmtojnë më së shumti policinë dhe po e zhveshin nga dinjiteti.

    “Ne kemi një komponentë këtu e ajo është komponenta e politikës që është duke i bërë dëm shoqërisë më së shumti, sidomos policisë. E policia ka qenë tabelë qitjeje prej institucioneve. Një polic trajtohet më së paku me dinjitet edhe prej Prokurorisë, edhe prej Gjyqësisë, edhe prej Qeverisë, edhe prej Parlamentit. Na e kemi pa momentin që ka ardh në pushtet Qeveria që është në dorëheqje”, deklaroi Mujaj.

    Deklaratën e plotë të Muhamet Mujajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Zekaj: Nëse institucionet do të kishin vepruar me kohë, Lika nuk do të ishte vrarë nga ky person

    Zekaj: Nëse institucionet do të kishin vepruar me kohë, Lika nuk do të ishte vrarë nga ky person

    Avokati Yll Zekaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vrasja e rreshterit Muhamed Lika mund të ishte shmangur, nëse institucionet e drejtësisë do të kishin vepruar ndaj personit të dyshuar me precedent penal.

    Sipas Zekajt, një nga të dyshuarit për vrasje kishte të kaluar kriminale dhe ishte i dënuar për dhunim, por megjithatë nuk ishte ndaluar në kohë.

    “Ajo, besoj se çka është më shqetësuese dhe që nuk u përmend shumë, është e kaluara kriminale e këtyre personave që dyshohen sot që janë pjesë e këtij grupi, apo dyshimi të vrasës të zotëri Lika. E kemi një që është në këtë proces i pafajshëm, por e kemi plotësisht fajtor me vendim të formës së prerë për një rast të dhunimit paraprak, i cili ka pasur edhe urdhërarrest, e sikur institucionet e Republikës së Kosovës të ishin kanë efikase dhe efektive, ndoshta zoti Lika ish ligfiduar nga ky grup, por jo nga ky person”, tha Zekaj.

    Ai theksoi se për motivin e vrasjes nuk ka ende fakte dhe raportimet mediale që flasin për motive të tjera janë të pabazuara.

    “Ne duhet t’i besojmë institucioneve. Institucionet e Republikës së Kosovës ende nuk kanë identifiku naj motiv, i cili lidhet drejtpërdrejt, dhe që dul paraprakisht edhe në disa media, që besoj që është një raportim jo shumë korrekt, derisa ky motiv nuk bazohet në fakte dhe në prova”, deklaroi Zekaj.

    Deklaratën e plotë të Yll Zekajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Bytyqi: Është gabim të thuhet se rreshteri Muhamed Lika u vra për motive fetare

    Bytyqi: Është gabim të thuhet se rreshteri Muhamed Lika u vra për motive fetare

    Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se lidhja e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika me motivet fetare është e pabazuar dhe e rrezikshme për drejtësinë.

    Sipas tij, as Prokuroria nuk e ka ndërtuar rastin mbi baza ideologjike fetare dhe analizat që shkojnë në këtë drejtim janë të pasakta.

    “Rrjedhimisht, të gjitha analizat, gjykimet dhe opinionet lidhur me motivet fetare ose motivet ekstreme, ekstremizmit fetar, mendoj që janë gabura, sepse as nuk janë në mbështetje ose nuk janë analizë që e mbështesin edhe vetë dyshimin, edhe vetë skenarin të cilin e ka hartu Prokuroria lidhur me këtë grup. Andaj, mendoj që nuk duhet bë një ndërlidhje të tillë”, tha Bytyqi.

    Ai shtoi se për 25 vjet, vrasjet në Kosovë kanë ndodhur për arsye personale ose ekonomike, jo për motive ideologjike.

    “Në Kosovë nuk kanë vra për motiv ideologjik. Janë vra për biznes, janë vra për ara, janë vra për motive njerëzore. Gjykimi në bazë të identitetit të tyre fetar është një lloj paragjykimi, i cili nuk ndërlidhet me atë çka do Prokuroria”, u shpreh Bytyqi.

    Deklaratën e plotë të Asdren Bytyqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kabashi: Ekstremizmi ideologjik në Kosovë është rritur nga brenda

    Kabashi: Ekstremizmi ideologjik në Kosovë është rritur nga brenda

    Ekspertja e drejtësisë, Besa Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se radikalizmi në Kosovë nuk ka ardhur vetëm nga jashtë, por është zhvilluar edhe brenda vendit përmes ekstremizmit ideologjik.

    Sipas saj, disa lëvizje politike kanë përdorur metoda të cilat i kanë radikalizuar qytetarët, duke e bërë më të lehtë manipulimin e tyre.

    “Këto dy komponenta me rëndësi janë që në Kosovë çka është rritë prej brenda në mënyrë organike është ekstremizmi ideologjik. U rrit përgjatë viteve dhe, për shembull, lëvizjet politike, siç është Lëvizja Vetëvendosje që tash është partia në pushtet, në mënyrën qysh ka mobilizu masat për me kriju ndryshimin që ata kanë dashtë, ka qenë përmes metodave që i kanë radikalizu qytetarët shumë dhe kanë kriju ekstremizëm ideologjik. Çka ndodh kur krijohet ekstremizmi ideologjik te qytetarët? Është shumë lehtë mu manipulu edhe kanë qytetarët shumë më të vështirë me diferencu midis faktit, opinionit. Ki parasysh që jo të gjithë janë ekspertë të fushës, jo të gjithë janë gazetarë”, tha Kabashi.

    Kabashi theksoi se situata është përshkallëzuar edhe më shumë pas vrasjes së një rreshteri që kishte shërbyer në UÇK dhe më vonë në institucionet shtetërore.

    “Komponenta tjetër me rëndësi në këtë situatë është që është vra një rreshter që i ka shërby jo vetëm institucioneve pas luftës, po ka shërby edhe në UÇK. Kjo e ka bo situatën ende më të ndjeshme. Është fatkeqësi që është dashtë me u vra një rreshter, për mu alarmu të gjithë”, deklaroi Kabashi.

    Deklaratën e plotë të Besa Kabashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: