ATV

Author: ATVLive

  • Shala i LDK-së: Së pari Kurti të jep dorëheqje, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve

    Shala i LDK-së: Së pari Kurti të jep dorëheqje, pastaj flasim për datën e zgjedhjeve

    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala për FrontOnline, thotë se për t’u caktuar data e zgjedhjeve, fillimisht duhet që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

    Sipas Shalës, për të ndodhur kjo, ekziston mundësia që rënia e Qeverisë të ndodhë qoftë përmes mocionit të mosbesimit me votat e shumicës ose përmes dorëheqjes.

    “Që të flasim për datën e zgjedhjeve, duhet të japë dorëheqje Kurti ose ta rrëzojë qeverinë e tij me anën e mocionit, me votat e shumicës’’, tha Shala.

  • Veliaj publikon projektin e Bulervardit të Ri në Tiranë

    Veliaj publikon projektin e Bulervardit të Ri në Tiranë

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjete sociale videon nga projekti i pjesës fundore të Bulevardit të Ri.

    Ai nënvizon se pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, është në përfundim edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri.

    “Puna e fundit drejt përfundimit të Bulevardit të Ri!Pas miratimit të fondit nga qeveria e Katarit, drejt përfundimit edhe detajimi i projektit për parkun fundor te Bulevardi i Ri. Shumë shpejt nisim punën për një tjetër xhevahir, që do t’i shërbejë Tiranës së 100 viteve të ardhshme”, shkruan Veliaj.

    Bulevardi i Ri në Tiranë nuk do të jetë vetëm një hapësirë për makinat dhe kalimtarët, por edhe për ata që duan të pushojnë në gjelbërimin që e rrethon.

  • Maqedonci: FSK në gatishmëri për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend

    Maqedonci: FSK në gatishmëri për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka në gatishmëri njësitet e saja për çdo kërcënim dhe rrezik që paraqitet në vend. Kjo deklaratë e tij erdhi pas raportimeve se Serbia ka vendosur njësi ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

    Në një intervistë të dhënë për agjencinë e lajmeve Anadolu, Maqedonci ka folur edhe për tensionet e fundit me Serbinë, procesin e shndërrimit të FSK-së në ushtri, planet për t’u anëtarësuar në NATO, ndihmën e tyre ushtarake për Ukrainën dhe marrëdhëniet ushtarake Kosovë-Turqi.

    Maqedonci tha se vendosja e shumë njësive ushtarake të Serbisë afër kufirit me Kosovën paraqet rrezik, derisa theksoi se ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative në afërsi të kufirit me Kosovën.

    “Duke i shtuar kësaj militarizimin e ushtrisë dhe Serbisë në përgjithësi, ku vlen të theksohet blerja e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia, madje edhe Irani, e shohim këtë si një kërcënim të vazhdueshëm të sigurisë në Republikën e Kosovës por edhe në vendet e tjera përreth”, theksoi Maqedonci.

    Sipas ministrit kosovar, këto zhvillime bazohen në politikën hegjemoniste dhe agresive të qeverisë serbe ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

    “Kjo gjë thuhet haptas. Kemi pasur deklaratat e fundit të presidentit Vuçiq se Serbia pret një moment të favorshëm për të marrë veprime ushtarake kundër Kosovës, por kjo na jep të dimë se duhet t’i zhvillojmë kapacitetet tona dhe të ndërtojmë ushtrinë tonë jo vetëm për të përballuar këtë kërcënim, por edhe për t’u ballafaquar me kërcënime të tjera që cenojnë sigurinë dhe territorin e vendit tonë”, theksoi ai.

  • LDK e AAK i konsiderojnë shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, fajtor e shohin Qeverinë

    LDK e AAK i konsiderojnë shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, fajtor e shohin Qeverinë

    Anëtarët e Komisionit për Arsim nga radhët e opozitës, i shohin si shqetësuese paralajmërimet e SBAShK-ut për grevë, ndërsa kërkojnë që si shkak i përplasjes të mos e pësojnë nxënësit, raporton Ekonomia Online.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i konsiderojnë të drejta kërkesat e sindikatës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që situata me arsim të diskutohet në Kuvend.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, thotë për Ekonomia Online, se ky paralajmërim vjen si pasojë e mungesës së dialogut ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës.
    Sipas Dumoshit, ekzekutivi po synon t’i fusë nën ombrellën e saj të gjitha sindikatat. Thekson se kërkesat e SBAShK-ut janë të drejta, marrë parasysh inflacionin e lartë.

    “Ky lajm nuk është i mirë për nxënësit për arsimin në përgjithësi por kjo vjen si pasojë e një mos dialogu ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës të Arsimit. Ne e kemi parë që gjithmonë kanë qenë refuzues qeveria dhe mundohet që të gjitha sindikatat me i fut nën ombrellën e tyre andaj edhe problemet pastaj rriten. Kërkesat e SBASHK-ut kanë qenë rritja e pagave, ne e dimë që po kalojmë me një krizë të madhe ku paga e cila është e arsimtareve ose mësuesve për shportën e tyre familjare është e paktë”, thotë Dumoshi.

    Ajo theksoi se si opozitë kanë paraqitur një kërkesë për ndryshimin e ligjit për vitet e 90-ta dhe për të njohur kontributin e mësimdhënësve në atë kohë.

    “Po sigurisht ne kemi edhe kërkesën për ligjin për ndryshimin e ligjit për vitet e 90-ta për të njohur kontributi i profesorëve dhe arsimtareve në atë kohë të cilët ballafaqohen për pjesën e pensionimit ku nuk munden me i përmbush dhe gjithë kontributi i tyre jetësor nuk shpërblehet me një pension adekuat”, u shpreh Dumoshi.

    Kritika për mënyrën e trajtimit të sindikatave nga Qeveria ka edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, veçse kërkon që nxënësit të mos përdoren për
    Ajo thekson se si shkak i situatës aktuale ndërmjet Qeverisë e Sindikatës, ka edhe përçarje ndërmjet mësimdhënësve.

    “Më bie të përsëritëm që asnjëherë nuk duhet të viktimizohet dija dhe mësimnxënia e fëmijëve tanë për të zgjidhur çështje të cilat mund të zgjidhen me dialog dhe mund të zgjidhen duke vënë përgjegjësin tek akterët të cilët duhet të merren me çështje të caktuar të arsimit, prandaj e konsideroj të panevojshme grevën duke i dhënë edhe një bust negativ mësimdhënies, mësimnxënies sepse këtë rast përpos fëmijëve në këtë rast kemi edhe një problem edhe një përçarje të jashtëzakonshme që po ndodh mes mësimdhënësve sepse po krijohen situata të tilla konfuze të cilat përpos humbjes së mësimit po shkaktojnë edhe probleme në kolegjialitetin edhe në bashkëpunimin e bashkërendimin që do duhej të jetë nivelit shumë të lartë kur të flasim me arsimin e në vendit tonë”, thotë Reshitaj.

    E për gjendjen në arsim, Reshitaj kërkon që të diskutohet në Kuvend. Thotë se interesat partiake duhet lihen anash kur flitet për arsimin në Kosovë.

    “Mendoj që ka nevojë të behën shumë ndryshime, ka nevojë të ecet përpara në reformim të sistemit arsimor por asnjëherë duke shfrytëzuar fëmijët dhe mungesën e mësimdhënies. Gjithmonë duhet që Kuvendi të adresojë këtë çështje dhe unë kam kërkuar disa herë edhe seancë të jashtëzakonshme vetëm për arsimin në Republikën e Kosovës, dhe pres që me kolegët tanë të thërrasim një seancë për arsimin dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, të gjitha ngecjet dhe të gjitha problemet që i kemi në sistemin arsimor në vendin tonë sepse ne duhet përtej politikave e interesave të partive politike, ta shohim arsimin edhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës vetëm kur e tejkalojmë vetveten politikisht ne mund të arrijmë rezultate signifikante në ngritjen e cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës”, u shpreh tutje Reshitaj.

  • Analistët politik i shohin të papranueshme presionin e njëanshëm nga BE-ja

    Analistët politik i shohin të papranueshme presionin e njëanshëm nga BE-ja

    Deklarimet e Bashkimit Evropian se “Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse s’e themelon Asociacionin”, po konsiderohen si presion i njëanshëm dhe vetëm ndaj Kosovës nga analistët politikë. Ata për Ekonomia Online thonë se presioni duhet të bie edhe ndaj Serbisë.

    Ata kërkojnë që presioni të jetë edhe mbi Serbinë, pasi thonë se ky shtet vazhdimisht shkel marrëveshjen e Brukselit.

    Analisti politik, Arton Demhasaj, thotë për Ekonomia Online se Bashkimi Evropian duhet të përdor mekanizma obligues ndaj palëve dhe se “presioni” duhet të jetë edhe mbi Serbinë.

    Ai thekson se nëse ekziston një presion i tillë edhe ndaj Serbisë, kushti që i është vënë Kosovës do të kishte kuptim.
    Ai thekson se duhet të specifikohet se nëse Serbia nuk i kryen obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit, të mos ketë mundësi të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

    “Me Bashkimin Evropian duhet me përdor si të themi mekanizma obligues ndaj palëve në dialog për me i bind ose me i obligu në një mënyrë për më i implementu obligimet e tyre që i kanë marrë nga Marrëveshja e Brukselit njëkohësisht edhe Aneksi i Ohrit. Nuk duhet Bashkimi Evropian me qenë parësor që me vendos obligime vetëm ndaj Kosovës ose edhe kërcënime vetëm ndaj Kosovës se nëse ‘Kosova nuk e bën Asociacionin rrezikon rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian’ por duhet ta bëjë edhe ndaj Serbisë, pra që edhe Serbia në rast se nuk i kryen obligimet e saj që janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit atëherë edhe Serbia të ndëshkohet dhe të mos ketë mundësi që të anëtarësohet në BE ose thjesht BE ndaj Serbisë duhet të vendos kushtin që pa njohje reciproke me Kosovën Serbia nuk mund të hyjë në BE pra kur BE e vendos një kusht të tillë për Serbinë atëherë normalisht se ka kuptim edhe kushti pra që mund të vendoset ndaj Kosovës se pa Asociacion nuk mund të udhëtojë drejt BE-së”, thotë Demhasaj.

    E Shemsi Jashari thotë për Ekonomia Online se kushtëzime të tilla ka pasur në vazhdimësi, teksa përmend rastin e fundit, bartjen e tokës Manastirit të Deçanit, si kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës.

    “Në fakt ajo se çka thotë zëdhënësi i BE-së është një realitet me të cilin Kosova, qeveritë një pas një e tash kjo e fundit është përballë sa herë kemi pas nevojë për Bashkimin Evropian ose për të avancuar në proceset drejt BE-së. I dimë kushtëzimet që janë bë për secilin proces dhe para çdo procesi dhe para çdo hapi të vogël që Kosova e ka bërë drejt BE-së është dashur të kemi koncesione të njëpasnjëshme e të fundit e patëm edhe vendimin ose kërkesën e Qeverisë për ta regjistruar në kadastër pronën e Manastirit të Deçanit për t’i hapur rrugë mandej anëtarësimit të mundshëm në Këshillin e Evropës”, thotë Jashari.
    Jashari thekson se asnjë Qeveri nuk mund t’i ikë obligimeve të mara në dialog.

    “Do të thotë se Kosova është e kushtëzuar se çka do që ka pranuar gjatë dialogut secilën marrëveshje që e ka arritur në Bruksel, aneksit në Ohër dhe të gjitha takimet premtimet që i ka dhënë si Qeveri ka marrë obligime dhe përderisa nuk i implementon mund ta zhegitë procesin por nuk ka mundësi me i ik obligimet kjo Qeveri ose secila Qeveri që ka marrë në raport me BE-në. Përndryshe nuk mund të bëjë asnjë hap drejt BE-së d.m.th ata e kanë ‘shkopin dhe karrocën’ në dorë që qeveritë e Kosovës vetëm mund të ndërrohen por nuk kanë asnjë shans që t’i ikin atyre detyrimeve”, u shpreh Jashari.

    Ndërsa për kushtëzime të tilla, kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, thotë për Ekonomia Online se faji mbetet i Qeverisë Kurti.

    “Po siç e dini, nëse i referohemi marrëveshjes së Ohrit aty është Asociacioni nuk është vetëm asociacioni, është përtej asociacionit do të thotë është autonomi më e madhe dhe në atë marrëveshje është pajtuar kryeministri Kurti tani unë besoj që asociacioni shumë shpejt do të fillojë të implementohet sepse kështu e kanë pranuar atë marrëveshje tash po thonë se e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese kryeministri Kurti thotë do ta bëjmë një propozim të ri as vetë nuk e dinë se çfarë deklarata është duke dhënë prej dita ditës i ndërron asnjëherë nuk e ka deklaratën e njëjtë”, deklaroi Krasniqi.

  • Masakra e Polacit, Kurti: Shtatë banorë janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë

    Masakra e Polacit, Kurti: Shtatë banorë janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë

    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Polacit të Drenasit që ka ndodhur para 25-vjetëve më 7 prill të vitit 1999.

    Ai, me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se 7 prilli është data kur kujtohen viktimat civile dhe dëshmorët e Polacit të Drenicës.

    “Përpara se të fillonte lufta në Kosovë, në fshatin Polac të komunës së Skënderajt jetonin rreth 450 familje me mbi 4,000 banorë, që të gjithë shqiptarë. Por gjatë ofensivave të ushtrisë dhe policisë së Serbisë në verën e vitit 1998 mbi fshatrat e Drenicës dhe veçanërisht gjatë fushatave kriminale të forcave të armatosura të Serbisë, në Polac u vranë 86 njerëz: 78 viktima civile të paarmatosura dhe 8 dëshmorë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga të vrarët në Polac, 12 persona ishin nga lagjja Kerolli, 11 nga lagjja Kabashi, 11 nga lagjja Veliu, 11 nga lagjja Xani, 8 nga lagjja Koci, 4 nga lagjja Aliuka, 3 nga lagjja Hoti, si dhe nga lagje të tjera”.

    “Pas fushatave vrastare të kryera mbi shqiptarët e Kosovës, preokupimi më i madh i shtetit të Serbisë ishte fshehja e këtyre krimeve dhe zhdukja e gjurmëve, që kryesisht synohej përmes zhdukjes së trupave të pajetë. Shtatë banorë të Polacit janë ende të pagjetur, teksa autoritetet e Serbisë i refuzojnë dhe i bishtnojnë bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Në kohën e luftës, 20 banorë të Polacit u mbijetuan plagëve”, ka thënë Kurti.

    Kurti ka shtuar: “Shoqëria dhe shteti i Kosovës do të kujdesen për trashëgiminë e luftës së popullit të Kosovës. Nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për viktimat, për krimet e luftës dhe dëmet e luftës në drejtim të kriminelëve dhe në adresë të urdhërdhënësve të tyre”.

  • Parandalohet kontrabanda në veri, kapen 750 pula

    Parandalohet kontrabanda në veri, kapen 750 pula

    Janë parandaluar dy raste të tentimit të kontrabandimit me mallra nga Serbia.

    Policia ka arritur t’i kapë 750 shpezë (pula), të ngarkuara në dy kamioneta.

    “Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volkswagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv

    “Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë”.

    “Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente (Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës)”.

  • Në Brod të Shtërpcës, roja i pyllit sulmohet fizikisht

    Në Brod të Shtërpcës, roja i pyllit sulmohet fizikisht

    Një roje pylli në fshatin Brod të Shtërpcës ka bërë të ditur se e kanë sulmuar fizikisht dy persona, të shtunën.

    Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarit e kishin penguar të kryente detyrën zyrtare, si dhe e kanosën edhe verbalisht, pos sulmit fizik.

    Rasti në fjalë është duke u hetuar.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

    Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis hetimet

    Një person, shtetas i huaj, është gjetur pa shenja jetë të shtunën e gjashtë prillit në Prishtinë.

    Një person është gjetur pa shenja jetë të shtunën e gjashtë prillit në Prishtinë.

    I njëjti raportohet të jetë shtetas i huaj.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    “Prishtinë/ 06.04.2024-11:57. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull me shtetësi të huaj. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • “Vrasja në tentativë” në Fushë Kosovë, viktima – shtetas i huaj jashtë rrezikut për jetë

    “Vrasja në tentativë” në Fushë Kosovë, viktima – shtetas i huaj jashtë rrezikut për jetë

    Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se viktima është shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi të shtunën e gjashtë prillit, në Fushë Kosovë.

    Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se viktima është shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

    Policia raporton se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

    Ky rast, në raportin 24 orësh është cilësuar si “vrasje në tentativë dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    “Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

    Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

    Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore.