ATV

Author: ATVLive

  • Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Merdar

    Sekuestrohen 10 kilogramë heroinë në Merdar

    Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh policor që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej 10 kilogramë të drogës të llojit heroinë, transmeton atvlive.tv.

    Operacioni policor është zhvilluar pas hetimit të zhvilluar nga Policia në koordinim me organet e tjera dhe u finalizua me bastisjen e disa lokacioneve.
    Drejtori i njësitit antidrogë, major Reshat Murseli, në konferencën e sotme për media.

    “Sot Policia e Kosovës, duke filluar nga orët e mëngjesit, gjegjësisht njësia e antidrogës, sektori qendror, pas trajtimit të disa informatave nga burime në terren, e mbështetur nga policia kufitare në Merdar, njësitet K9 dhe njësitë tjera ligj zbatuese, siç është Dogana e Kosovës, e kemi zhvilluar një plan taktik të koduar “Tika 2” dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete për kontrollë, në vijën e dytë kontrolluese. Në mesin e këtyre automjeteve, gjatë kontrollës, tek një automjet me targa kroate e llojit Reno Megana, të drejtuar nga personi tani më i dyshuar A.L. i vitit të lindjes 1959, shqiptar, shtetas kosovar dhe kroat, i cili ishte në dalje nga territori i Kosovës, hetuesit ishin në indikacione të dyshuara dhe kanë ndërmarrë kontrolle të detajuar, duke u mbështetur nga njësitet e e flotës policore dhe kanë arritur që në pjesën me bagazh të kamufluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë”, tha Murseli.

    Ai në këtë konferencë tregoi se droga e sekuestruar kapë vlerën rreth 250 mijë e euro. Kjo sasi e drogës, thotë ai, ishte e destinuar për në vendet e tjera të Evropës. /atvlive.tv

  • Netanyahu: Izraeli gati të arrijë marrëveshje pengjesh

    Netanyahu: Izraeli gati të arrijë marrëveshje pengjesh

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

    Por ai tha se Izraeli nuk do të dorëzohej ndaj kërkesave “ekstreme” të grupit militant palestinez.

    Bisedimet që synojnë sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve do të zhvillohen sot në Kajro.

    Netanyahu tha se Hamasi shpresonte se presioni ndërkombëtar do ta bënte Izraelin të dorëzohej ndaj kërkesave të tij, por ai theksoi se kjo nuk do të ndodhte, shkruan Skynews.

  • PDK kërkon përgjigje nga Kurti, Konjufca e Haxhiu çka ndodhi me mostrat e Astrit Deharit: Prokuroria të vërë para drejtësisë përgjegjësit

    PDK kërkon përgjigje nga Kurti, Konjufca e Haxhiu çka ndodhi me mostrat e Astrit Deharit: Prokuroria të vërë para drejtësisë përgjegjësit

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot, përmes një konference për media, u ka parashtruar disa pyetje publike kryeministrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu – në lidhje me humbjen dhe gjetjen e mostrave të Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka ftuar edhe Prokurorinë Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëherëshme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetëror që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre.

    “Më 29 mars 2024 opinioni publik u informua për gjejten e mostrave të Astrit Deharit, vdekja dhe fatkeqësia e të cilit në rrugën e zbardhjes së saj, këto tri vitet e fundit, nën pushtetit e Albin Kurtit, u vështirësia dhe u mjegullua padrejtësisht dhe në mënyrë misterioze. Zhdukja e mostrave, gjetja e pjesëshme apo e plotë e tyre për secilin rast është përgjegjësi e institucioneve shtetërore dhe nuk mund të tejkalohet me lehtësi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka thënë Tahiri.

    Më tej, ai ka shtuar se të gjithë janë dëshmitarë se në dhjetor të vitit 2022, u publikua lajmi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit dhe askush nuk dha përgjegjësi politike që në zyret shtetërore u zhduken mostrat e këtij rasti.

    “Megjithatë përmasat e tragjedisë u zgjeruan e u thelluan, e pyetjet që mbetën pa përgjigje u shtuan kur, nga njëra anë, po në mars të vitit 2023 u gjetën një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, pra u gjetën mostrat e lukthit dhe të urinës por mungonin epruvetat e mostrave të gjakut. Ndërkohë, në 21 nëntor 2023 kur zyret e IML-së i kaploi zjarri i dytë, 4 muaj më pas u gjetën edhe mostrat e gjakut”, ka thënë më tej Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

    Sipas Tahirit, jo rastësisht si Grup Parlamentar i PDK-së, fill pas zjarrit të dytë në IML, zjarrit të nëntorit 2023, inicoi me urgjencë themelimin e komisionit hetimor parlamentar të këtyre ngjarjeve, duke e konsideruar të domosdoshëm një hetim të tillë pikërisht për të zbardhur dyshimet e mëdha dhe pyetjet e shumta të cilave ky pushtet nuk dëshiron që t’iu jap përgjigje.

    “Jo rastësisht, për 4 muaj me radhë, ky pushtet është duke e refuzuar themelimin e këtij komisioni. Sot, do ti ngremë disa pyetje ndaj të cilave kryeministri Kurti, kryeparlamentari Konjufca dhe ministrja e Drejtësisë është e domosdoshme që të ju japin përgjigje sepse nuk janë thjeshtë pyetje tonat si parti opozitare por janë pyetje që i shtron secili qytetarë”, ka thënë Abelard Tahiri.

    Pyetjet të cilat Tahiri i ka parashtruar për udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, janë këto:

    “Duke qenë bartës të pushtetit në funksionet më të larta shtetërore, ata duhet të na tregojnë se kush i mori dhe zhduki mostrat e Astrit Deharit dhe a dihet se kush i ktheu? Ku ishin këto mostra dhe për çfarë qëllimi u vodhën nga IML-ja? Zhdukja e këtyre mostrave për një vit e gjysmë a ishte një alibi e pushtetit për të penguar hetimin penal dhe zbardhjen e vdekjes tragjike të Astrit Deharit? Nëse kryetari i Kuvendit dhe kryeministri kanë pasur dijeni për zhdukjen e këtyre mostrave në pranverën e vitit 2022 si ndodhi që ministrja e Drejtësisë të njoftoj qytetarët e Kosovës me gjashtë muaj vonesë, në një konferencë për media në dhjetor të atij viti? A ishte rastësi gjetja e një pjesë të mostrave të Astrit Deharit në mars të vitit 2023 dhe zjarri i parë po ashtu në mars i zyreve të IML-së? A ishte rastësi zjarri i dytë i zyreve të IML-së përmes të cilit ishte shkatrruar sistemi i kamerave dhe për katër ditë me rradhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive, pra të dhomës ku mbahen mostrat e rasteve që i trajton ky institucion? A u shfrytëzua ky interval kohor prej katër ditëve kur nuk kishte kamera në IML, që mostrat e raportuara si të gjetura në këtë javë të kthehen ato ditë në dhomën e dëshmive? A është i qëllimshëm raportimi me 4 muaj vonesë i gjetjes së pjesës tjetër të mostrave të Astrit Deharit?” ka pyetur Tahiri.

    Prandaj, sipas tij, këto dhe shumë pyetje të tjera kërkojnë dhe meritojnë përgjigje nga ana e kryeminsitrit Kurti, kryeparlamentarit Konjufca dhe ministres Haxhiu.

    “Uroj dhe shpresoj që edhe Prokuroria Speciale të ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të vënë para përgjegjësisë secilin zyrtar shtetërorë që ka gisht në zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në kthimin e pjesshëm dhe përfundimtar të tyre”, ka përfunduar Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së.

  • Kurti kujton 7 prillin e vitit 1939 ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste

    Kurti kujton 7 prillin e vitit 1939 ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste

    Në 85 vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste kryeministri i Kosovës, Albin kurti ka thënë se plani për pushtimin e Shqipërisë ishte përgatitur një vit më parë. Kurti ka shkruar se rrethanat dhe zhvillimet që çuan deri te ky pushtim, nga dominimi politik dhe ekonomik i shtetit dhe kapitalit të Italisë në Shqipëri e deri te ndikimi i oficerëve italianë mbi ushtrinë shqiptare, janë sqaruar deri në detaje nga historianët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

    “Në historinë moderne të shqiptarëve, data 7 prill 1939, është fiksuar si dita e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Sot u bënë 85 vite nga ajo ditë. Mes zhvillimeve që i paraprinë fillimit të Luftës së Dytë Botërore, pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, ngjau ndërmjet aneksimit të Austrisë nga Gjermania më 12 e 13 mars 1938, të njohur edhe si Anschluß, dhe sulmit pushtues të Gjermanisë mbi Poloninë më 1 shtator 1939, kur edhe filloi Lufta e Dytë Botërore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kryeministri Kurti më tej ka shkruar: “Në ora 05:30 të mëngjesit të 7 prillit të vitit 1939, plot 22,000 ushtarë italianë me anije luftarake dhe transportuese, me avionë dhe me tankse e sulmuan territorin e Mbretërisë së Shqipërisë në katër portet e saj kryesore: në Vlorë, Shëngjin, Durrës dhe Sarandë. E vetmja rezistencë e shënueshme ishte ajo e bërë në Durrës nga xhandarmëria shqiptare e mbështetur nga vullnetarë, të komanduar nga Abaz Kupi dhe oficeri Mujo Ulqinaku. Në mesditë, Durrësi ishte plotësisht në duart e italianëve. Tirana u mor mëngjesin e 8 prillit, kurse brenda tre ditësh trupat italiane arritën edhe në zonat më kufitare të terriorit shqiptar”.

    Mbreti Zogu nuk organizoi rezistencë dhe u largua nga Shqipëria. Plani për pushtimin e Shqipërisë ishte përgatitur një vit më parë. Rrethanat dhe zhvillimet që çuan deri te ky pushtim, nga dominimi politik dhe ekonomik i shtetit dhe kapitalit të Italisë në Shqipëri e deri te ndikimi i oficerëve italianë mbi ushtrinë shqiptare, janë sqaruar deri në detaje nga historianët shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Dy vjet më pas, më 6 prill 1941 kur Gjermania e sulmoi dhe e pushtoi Jugosllavinë, shumica e territorit të Kosovës iu bashkua zonës italiane të pushtimit nën Mbretërinë e Shqipërisë. Historia e shqiptarëve gjatë atyre viteve të Luftës së Dytë Botërore, ka shumë zhvillime specifike që u takojnë historisë dhe historianëve t’i studiojnë dhe përshkruajnë. Ajo që përkujtojmë ne sot në 85-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë viktimat civile dhe dëshmorët shqiptarë të rënë në rezistencë ndaj pushtimit e në luftën antifashiste”, ka shrkuar Kurti në Facebook.

  • Lojtarët e Fushë Kosovës nuk kanë marrë paga për katër muaj, Emin Bajrami me kritika të ashpra ndaj komunës

    Lojtarët e Fushë Kosovës nuk kanë marrë paga për katër muaj, Emin Bajrami me kritika të ashpra ndaj komunës

    Trajneri i njohur kosovar, Emin Bajrami ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Bajrami e ka lavdëruar punën të cilën po e bën trajneri Emin Bajrami, po ai ka mbetur i befasuar se si ky klub nuk e ka mbështetjen  financiare nga komuna dhe tashmë lojtarët ka ka katër muaj që nuk kanë marrë paga.

    ‘Trajneri Burim Shala ka mas pakti faj për këto rezultate, ai është munduar me nxjerr maksimumin nga lojtarët. Këtu nuk e di a ka komunë, nuk e di as kush është kryetar i komunës, unë kam dëgjuar shumë fjalë te mira për atë Kryetar. Por është e papranueshme se si e ka lënë klubin e Fushë Kosovës në këtë gjendje’ tha Emin Bajrami.

    Kjo deklaratë e Emin Bajramit vjen pasi trajneri Burim Shala deklaroi që lojtarët javën e fundit nuk janë stërvitur me rregull, krejt kjo pasi ka disa muaj që nuk janë paguar.

  • Ekskluzive: Reprezentuesi i Kosovës Leard Sadriu thotë se do të largohet nga Mura, pasi ka oferta të shumta

    Ekskluzive: Reprezentuesi i Kosovës Leard Sadriu thotë se do të largohet nga Mura, pasi ka oferta të shumta

    Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës Leard Sadriu në një intervistë për emisionin ‘A PLAY’ në ATV, ka bërë të ditur që do të largohet nga skuadra sllovene Mura.

    Sipas 22 vjeçarit për të kanë shprehur interesim shumë klube evropiane.

    ‘Gjatë dimrit kanë qenë disa klube të interesuara për mua, por me meanxherin i kemi shqyrtuar gjitha ofertat edhe kemi ardhur në përfundim që për mua është mirë të qendroj te Mura deri në Verë. Por më shumë gjasë gjatë verës do të largohem nga Mura për ta bërë një hap tjetër të madh në karrierë. Interesim ka nga skuadra Hungaria, Polonia dhe po ashut ka pasur një ofertë zyrtare nga një ekip nga kampionati amerikan MLS’ tha Sadriu.

    Kujtojmë që Sadriu është një prej lojtarëve më të mirë që ka klubi slloven, ai këtë edicion ka zhvilluar 20 ndeshje.

  • Arresohet një person pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllshme në një ndërtesë në lagjen e Muhaxherëve

    Arresohet një person pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllshme në një ndërtesë në lagjen e Muhaxherëve

    Një person dyshohet se me qëllim ia ka vënë flakën mbeturinave në ballkon, te një ndërtese në lagjen e Muhaxherëve. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin.

    Për rastin kanë intervenuar edhe zjarrfikësit.

    ATV, kupton se i dyshuari ka probleme mendore dhe ka jetuar i vetëm në njëren nga banesat e kësaj ndërtese.

    Ai ishte duke jetuar me qira, ndërkohë pronari gjendet në Itali. /atvlive.tv

  • Drejtori i Infektives: Ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjes ngjitëse Persusis

    Drejtori i Infektives: Ekziston mundësia e përhapjes së sëmundjes ngjitëse Persusis

    Në Klinikën e Infektives në QKUK, nuk ka raste të rënda me sëmundjen ngjitëse Pertusis.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), javën që lëmë pas ka regjistruar tetë raste të konfirmuara të Pertusisit, kryesisht te moshat e reja. Ndërsa, në Infektivë janë regjistruar vetëm dy-tre raste.

    Pertusisi që ndryshe njihet edhe si Kolla e mirë, është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes.

    Mënyra më e mirë për të tejkaluar këtë sëmundje është vaksinimi, prandaj IKShPK u bën thirrje prindërve që t’i përmbahen kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe t’i vaksinojnë fëmijët, sipas orareve të përcaktuara në kalendar.
    Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka thënë për KosovaPress, se kjo sëmundje nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për jetën e pacientëve sepse fal vaksinimit, ende nuk është regjistruar në QKUK ndonjë rast i rëndë.

    Vishaj ka shtuar se ekziston mënyra e përhapjes së kësaj sëmundje, pasi që ka prindër që kanë hezituar që të vaksinojnë fëmijën e tyre.

    Simptomat e kësaj sindromezakonisht shfaqen 7 deri në 10 ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.

  • Vuçiq pesimist rreth takimit me Macron për anëtarësimin e Kosovës në KiE : Nuk pres shumë, i ka duart e lidhura si unë

    Vuçiq pesimist rreth takimit me Macron për anëtarësimin e Kosovës në KiE : Nuk pres shumë, i ka duart e lidhura si unë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën dhe të martën, më 8 dhe 9 prill do të qëndrojë në Francë për një vizitë zyrtare dhe në ditën e parë të vizitës do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për shumë çështje, ndër to edhe Kosovën.

    Pas takimit, Vuçiq do të marrë pjesë në një darkë gala të organizuar nga Macron për nder të tij në Pallatin Elysee, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.

    Në prag të vizitës së tij në Paris, Vuçiq njoftoi se do të diskutojë me nikoqirët për 14 tema – politikë, ekonomi, ushtri, por edhe bashkëpunim në fushën e inteligjencës artificiale dhe energjisë bërthamore.

    Presidenti i Serbisë tha se me Macron do të diskutojë ndër të tjera për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Kosovën dhe Këshillin e Evropës, duke pranuar se kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë, nuk pret shumë.

    “Ne do të flasim për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Prishtinën dhe Këshillin e Evropës. Nuk pres shumë, duart e tij janë të lidhura, njësoj si të miat, por besoj se Franca do të shprehë një synim miqësor për ta ndihmuar Serbinë aq sa mundet”, tha Vuçiq.

    Ai tha se pret që të finalizohet kontrata gjatë vizitës për blerjen e 12 “Rafals” të reja franceze, të cilat do ta bëjnë Serbinë një fuqi të madhe ushtarake brenda kufijve të saj.

  • Nesër eklipsi i plotë i diellit, mund të shihet nga këto shtete

    Nesër eklipsi i plotë i diellit, mund të shihet nga këto shtete

    Një eklips total diellor pritet të ndodhë nesër më 8 prill dhe do të jetë i dukshëm nga Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Eklipsi do të zgjasë katër minuta e gjysmë dhe do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së.

    Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.