ATV

Author: ATVLive

  • “Rruga A”, Supremja hedh poshtë kërkesën e kompanisë, hap rrugë për vazhdimin e punimeve

    “Rruga A”, Supremja hedh poshtë kërkesën e kompanisë, hap rrugë për vazhdimin e punimeve

    Gjykata Supreme ka hedhur poshtë kërkesën e kompanisë ndërtimore “Pro&Co Group”, për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit të Gjykatës Komerciale, duke hapur rrugë kështu për vazhdimin e punimeve në “Rrugën A”. Gazeta Express ka siguruar Aktgjykimin e Supremes për këtë rast, të cilin mund ta gjeni më poshtë.

    Në Aktgjykimin e Supremes thuhet se aktvendimi i dhomës së shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, është vendim i drejtë, ligjor dhe i arsyetuar mjaftueshëm.Në dhjetor të vitit të kaluar, Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale kishin aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe O.E “Sallahu” sh.p.k, duke lejuar kështu nisjen e punimeve në këtë rrugë.

    “Refuzohet si e pa bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga paditësi, “Pro&CO Group” Sh.p.k, me seli në Graçanicë, kundër aktvendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhomat e Shkallës së Dytë, Kom.Dh.Sh.II, nr.1725/23 të datës 29.12.2023”, thuhet në Aktgjykimin e Supremes.

    Pretendimet e kompanisë janë cilësuar si të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pa argumentuara.

    “Gjykata Supreme i shqyrtoi edhe pretendimet e tjera të parashtruesit të kërkesës, dhe gjen se të njëjtat janë shqyrtuar nga dhoma e shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale, nga ka rezultuar me të drejtë se janë të pabazuara, të paqëndrueshme dhe të pa argumentuara, andaj si të tilla edhe nga Gjykata Supreme refuzohen të pa bazuara dhe jo me ndikim për të vendosur ndryshe në këtë çështje nga ajo e vendosur dhoma e shkallës së dytë, si në aktvendimin e saj, i cili rezulton se është i drejtë, ligjor dhe i arsyetuar mjaftueshëm, bazuar në faktet vendimtare sipas provave dhe fakteve të paraqitura nga palët, ashtu si parashihet në nenin 22 të LKA’së, për aq sa është e domosdoshme të arsyetohet mënyra e vendosjes për masë të përkohshme, pa u prejudikuar mënyra e vendosjes së çësahtjes kryesore”, thuhet në fund të Aktgjykimit.

    Punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, kanë filluar në fund të prillit të vitit të kaluar. Në tetor, Shkalla e Parë e Gjykatës Komerciale kishte bllokuar punimet.

    Lajmin e kishte bërë të ditur vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shënimi në Facebook.

    “Të dashur qytetarë, sapo u njoftova nga mediet se shkalla e parë e Gjykatës Komerciale, paska marrë vendim në bazë të të cilit ka atakuar rëndë interesin publik të qytetarëve të Prishtinës, duke i ndaluar punimet në projektin më strategjik të Kryeqytetit dhe momentalisht të Kosovës, “Rrugën A” (Jim Xhema)”, kishte njoftuar Rama.

    Ai kishte thënë se vendimi është i ndikuar politikisht duke përmendur emrin e gjyqtares që kishte marrë vendimin, Vlora Pacollit, që është motra e Fitore Pacollit, deputetes së LVV-së.

    “Vendimi i sotëm, i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit, të cilat me çdo kusht po përpiqen ta bllokojnë transformimin e Prishtinës, është marrë nga, hiç më pak sesa motra e deputetes së VV-së Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli”.

    Gjykata Komerciale më 17 tetor 2023, përmes aktvendimit e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.

    Mirëpo, ky vendim ishte atakuar dhe Dhoma e Shkallës së dytë e Gjykatës Komerciale kishte vendosur që çështja të kthehet në rigjykim.

    “Shkeljet e tilla përfaqësojnë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore që kanë pasur ndikim në marrjen e aktvendimit të ligjshëm dhe të drejtë, andaj aktvendimi i atakuar, doemos është dashur të prishet”, thuhej në vendimin e shkallës së dytë.

    Kurse, Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, më 30 nëntor 2023 sërish e aprovoi si të bazuar kërkesën e paditësit “Pro & CO Group”, sh.p.k., për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të nxjerrë nga i padituri Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), më 19 prill 2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e Parë”.

    Ky vendim ishte ndryshuar nga Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, ku ishte vendosur për nisjen e punimeve.

    Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale kishin aprovuar si të bazuara ankesat e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe O.E “Sallahu” sh.p.k, duke refuzuar si të pabazuar kërkesn e paditësit “Pro & CO Group” sh.p.k, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të 19 prillit 2023 të OSHP-së.

  • Vuçiq: U arrit marrëveshja me Macronin për blerjen e avionëve luftarakë

    Vuçiq: U arrit marrëveshja me Macronin për blerjen e avionëve luftarakë

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Paris se mbrëmë ka pasur një bisedë shumë të mirë me presidentin francez Emmanuel Macron, e cila ka zgjatur më shumë se tre orë dhe se kanë arritur marrëveshje konkrete për blerjen e avionëve luftarakë Rafale, kontrata që do të nënshkruhen gjatë dy muajve të ardhshëm.

    “Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, i lumtur sepse kemi mundur të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe specifike të gjitha llojet e bashkëpunimit me një nga vendet më të rëndësishme në botë. Dhe mendoj se kemi arritur disa marrëveshje konkrete në lidhje me blerjen edhe të Rafale, ku pres nënshkrimin e kontratës në dy muajt e ardhshëm dhe me prezencën e Presidentit të Francës, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë në shumë nivele”, tha Vuçiq pas takimit në Francë.

  • OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë

    OBSH: Hepatiti vret 3.500 njerëz në ditë

    Më shumë se 3.500 njerëz vdesin çdo ditë nga viruset e hepatitit dhe numri global po rritet, paralajmëroi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

    Të dhënat e reja nga 187 vende treguan se numri i vdekjeve nga hepatiti viral u rrit në 1.3 milion në vitin 2022 nga 1.1 milion sa ishte në vitin 2019.

    Sipas raportit të OBSH-së, 83 për qind e vdekjeve regjistrohen nga hepatiti B dhe 17 për qind nga hepatiti C. Për trajtimin e këtyre viruseve ka barna efektive dhe të lira.

    Megjithatë, vetëm 3 për qind e atyre me hepatit B kronik morën trajtim antiviral deri në fund të vitit 2022, thuhet në raportin e OBSH-së.

    Për hepatitin C, ndërkaq, u trajtuan vetëm 20 për qind e të prekurve.

    “Këto rezultate bien ndesh me objektivat globale për të trajtuar 80 për qind të të gjithë njerëzve që jetojnë me hepatit B dhe C kronik deri në vitin 2030”, tha në një konferencë për gazetarë Meg Doherty, udhëheqëse e programeve globale të HIV-it, hepatitit dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, pranë OBSH-së.

    Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se raporti “paraqet një pamje shqetësuese”.

    “Pavarësisht progresit global në parandalimin e infeksioneve të hepatitit, numri i vdekjeve po rritet, sepse shumë pak njerëz me hepatit janë duke u diagnostikuar dhe trajtuar”, tha ai.

    Sipas raportit të OBSH-së, dy të tretat e të gjitha rasteve të hepatitit janë në: Bangladesh, Kinë, Etiopi, Indi, Indonezi, Nigeri, Pakistan, Filipine, Rusi dhe Vietnam./REL/

  • ​Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit: Besimtarët i gëzohen, se vjen pas një sakrifice të madhe

    ​Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit: Besimtarët i gëzohen, se vjen pas një sakrifice të madhe

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ka dhënë mesazhin për gjithë besimtarët e fesë islame.

    Tërnava ka theksuar se kjo festë e cila vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët do të dalin më të afërt me njëri tjetrin.

    “Nesër është ditë e Bajramit, ditë feste për besimtarët islam në mbarë botën. Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, sepse vjen pas një sakrifice të madhe. Është manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Edhe në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në shoqërinë tonë, në familjet tona me gëzim e hare, me një gjuhë falënderuese ndaj krijuesit, duke përhapur me një gjuhë falënderuese në mesin e të gjithë besimtarëve”, tha Tërnava.

    Ai në një konferencë për media ka thënë se duhet bërë më shumë që këto festa të mos zbehen, porse të festohen në mënyrën më të mirë.

    “Është ditë kur forca e të pasurve dhe dobësia e të varfërve takohen në dashuri, mirësi dhe drejtësi, të frymëzuar nga qielli përmes bamirësive të shumta. Në këtë ditë, i lënë mënjanë shqetësimet, ngrihen mbi horizontin e parashikuar nga domethënia e kësaj feste, harrojnë fatkeqësitë dhe hallet, ngase fryma vëllazërore e Bajramit sikur i fshin gjurmët e urrejtjes e të dëshpërimit, sepse kjo festë është një vijë ndarëse e rikuperimit të shpresës për jetë më të mirë… Fitër Bajrami është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar edhe më shumë lidhjet familjare, duke treguar dashurinë, respektin dhe dhembshurinë mes tyre, gjëra këto që forcojnë unitetin ndërmjet familjeve dhe shoqërisë. Andaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë si është më së miri, të mos zbehim festat tona nga bukuria e tyre fetare e kombëtare, t’ju falim atyre kuptimin shpirtëror edhe më të madh, shkëlqim e dritë vëllazërore”, ka përfunduar Tërnava.

  • Përfshihet nga flakët Salla Universale në Shkup

    Përfshihet nga flakët Salla Universale në Shkup

    Para pak minutash, është përfshirë nga flakët Salla Universale në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit, përcjell INA.

    Ekipet zjarrfikëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.

    Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se po digjet njëra nga kullat e objektit.

    Kjo sallë kishte nisur të rikonstruohet gjatë muajit të kaluar. Ministria e Kulturës kohë më parë, mori nën kompetenca këtë sallë nga Qyteti i Shkupit për ta rikonstruuar dhe adaptuar.

    Deri më tani nuk ka hollësi për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

    Zjarrfikësit dhe policia tashmë janë në terren.

    Objekti një kohë të gjatë ka qenë jashtë përdorimit, për shkak të rikonstruimit.

  • ​Real Madrid-Man. City, formacionet e mundshme

    ​Real Madrid-Man. City, formacionet e mundshme

    Për të tretin sezon radhazi, Real Madridi është shortuar kundër Manchester Cityt në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Është 1-1 rezultati për sa i përket progresit tutje gjatë dy sezoneve të fundit. Reali do të shpresojë që të ketë atë që duhet për të paktën një fillim pozitiv në kërkim të kurorës së 15-të.

    Shenjat janë të mira për të hedhur hapin tjetër në rrugën drejt lavdisë, pasi Los Blancos kanë fituar 11 ndeshjet e fundit çerekfinale të të kësaj gare dhe kanë eliminuar jashtëzakonisht kundërshtarët anglezë në këtë fazë në tre edicionet e fundit!

    City pati një ndeshje në fundjavë, duke e mposhtur Crystal Palace 4-2 në Premier League për të vendosur sërish pretendimin e tyre në mbrojtjen e titullit. Ata po mbrojnë gjithashtu Champiopnsin për herë të parë në histori, përcjellë KosovaPress.

    Keto janë formacionet e mundshme të kësaj sifde e cila nis nga ora 21:00:

    Real Madrid: Lunin, Carvajal, Tchouameni, Rudiger, Mendy, Camavinga, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

    Manchester City: Ederson, Rico Leëis, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne, Silva, Foden, Grealish, Haaland

  • E verbra që kujdeset për familjen e saj në kushte të rënda ekonomike

    E verbra që kujdeset për familjen e saj në kushte të rënda ekonomike

    Në çdo hap rreth shtëpisë kujdeset të mos rrëzohet. Tash e kohë të gjatë ajo po përballet me jetë të vështirë dhe plot sfida. Asnjëherë nuk pa vendin ku e zbardh mëngjesi e as ku kalon natën, por lutjet e saj të përditshme janë për një shtëpi. Gruaja e cila që nga lindja po jeton e verbër, pastron e gatuan, ani pse frigoriferi është bosh. Ulvije Krasniqi rrëfen mes emocionesh për jetën e vështirë, me sëmundje e kushte skajshmërisht të rënda. Të ardhurat e familjes katër-anëtarëshe janë të pamjaftueshme për të jetuar. Brenda shtëpisë nuk kanë as ujë të pijshëm, për çka e zonja e shtëpisë tregon se detyrohen edhe ditëve të ftohta të dimrit të dalin në oborr për nevoja të përditshme. Familja nga Gjilani kërkon ndihmë, sepse jeta në këtë shtëpi çdo ditë po vështirësohet.

    Gruaja rreth të pesëdhjetave ka arritur të memorizojë çdo cep të shtëpisë, ani pse lindi totalisht e verbër. Katër anëtarët e familjes, Krasniqi po mbesin gjallë me pensionin e Ulvijes dhe të vjehrrit të saj, Bajramit.

    “Me të treguar të drejtën, kushtet shumë të vështira. Boll vështirë, po e shihni edhe vet, burri pa punë, vet pa punë, unë nuk mundem edhe e sëmurë prej unazave, edhe nuk shoh prej syve. E kam vjehrrin edhe ai i sëmurë është. Kështu me ia dal shumë vështirë, por çfarë të bëjmë”, rrëfen Ulvija për KosovaPress.

    Përkundër dëshirës së madhe që t’ia dalë e vetme, kryefamiljarja rrëfen se ka të vështirë të lëvizë pa përcjelljen e dikujt.

    “Më së shumti me neve (burri), nuk mundet. Edhe ai është prej unazave, por edhe nuk mundet. Mua nuk mundet me më lënë vet, babën nuk mund ta lë vet se edhe ai është me shtypje të gjakut e me tonat…(01:10) Shtëpia është e vjetër, këtu ujë nuk kam. Kuzhinë nuk kam, këtë dhomë e kam edhe atë në dhomë, krejt është e çame. Kur të bie shi duhet të vendosim tasa, çfarë të qëllojë më afër se pikë krejt”, shton ajo mes tjerash.

    Të rralla janë rastet kur dikush ju ndihmon, ani pse nevojat e tyre janë të pafundme. Nënë Ulvija lutet që një ditë ta zë gjumi pa merakun se çatia po pikon.

    “Shumë vështirë, asgjë nuk kisha dashur më shumë, të paktën një shtëpi, ta kisha pas afër kuzhinën, ujin se nuk kam këtu as ujë as asgjë hiç. Duart me i pastruar dal nga dal me shkuar atje….Gatuaj krejt, i marrë, i di vendet, i kam mësuar vendet, mi ka mësuar shoqi, i di përmendësh për shtëpinë time përmendësh i di. Shkoj i marrë, i gatuaj, bëjë gjella, ujin me të matur e kam”, flet Krasniqi për KosovaPress.

    Përveç sigurimit të ushqimit, të vështirë e ka të blejë barnat.

    “Vështirë se drejt të tregojë unë me ilaçe edhe prej syve edhe unazave. Unë vetëm me u zgjuar me i pa qeset me ilaçe edhe të vjehrrit ashtu. Po vështirë boll”, shprehet ajo.

    Ulvija tregon se gjithmonë lëviz me kujdes nga frika se do të rrëzohet. Edhe vizitat te mjeku thotë se i ka të rralla për shkak të pamundësive financiare.

    “Qysh nuk rrëzohesh, një enë këtu me marrë duhet me shkuar atje me i pastruar. Se nuk kam këtu ujë. Ujin qysh me sjell, ku me derdh. Duhesh me shkuar atje me i pastru. Qysh nuk frikësohem, po i lumi Zot më ruan, veç Zoti më ruan. Më vështirë për ujë e kam, se me pas këtu në korridor, a për ujë vështirë….Si ka as dy muaj, jam rrëzuar por çfarë të bëjë. Shkoj shumë ngadal. Kur nuk është burri këtu shkoj shumë ngadal për të larë ndonjë pjatë apo për të bërë ndonjë kafshore bukë, ai (vjehrri) kur të më thirr dhe ai nganjëherë e humb vetëdijen, e unë për të ardhur tek ai më shpejt jam rrëzuar”, tregon Krasniqi.

    E lodhur nga jeta dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet, ajo thotë se nuk dëshiron më shumë se ndërtimin e një shtëpie.

    “Më vështirë, lutem të mos e shoh as armikun. Se pa kushte, e sëmurë, më vështirë nuk po kish. Lutem të mos e shoh askënd. Çfarë të bëjë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Nganjëherë them vetëm te Zoti e kam besimin shumë të plot, veç Zoti i kofsha falë ai e din. Me mujt dikush, një dashamirë me më dal më shumë nuk kisha dashur”, përfundon ajo.

    Të gjithë vullnetmirët që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të lajmërohen në numrin 044 879 327 apo në numrin e redaksisë: 044 507 766.

  • Osmani: Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike

    Osmani: Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike

    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

    Me rastin e kësaj dite presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se sot në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

    Presidentja Osmani në Ditën e Kushtetutës ka shkruar, “ Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave.

    Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”.

  • ​Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

    ​Rikthimi i fuqishëm i Ligës së Kampionëve

    Gara më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet sot me dy super ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale. Sot do të ballafaqohen katër më të fuqishme që gjithashtu shihen edhe si pretendente për ta fituar këtë garë.

    Në stadiumin “Emirates” Arsenali e pret Bayernin e Mynihut në një sfidë që premton spektakël duke parë formën e mirë të këtyre dy skuadrave dhe futbollit të shpejtë që aplikojnë. Kjo sfidë zhvillohet me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

    Një tjetër ballafaqim po aq i jashtëzakonshëm do të jetë ai ndërmjet Real Madridit dhe Manchester Cityt. Anglezët janë kampion ën fuqi të kësaj gare dhe synojnë ta mbrojnë atë, derisa gjiganti spanjoll është skuadra me më së shumti trofe të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

  • Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria shkeli shtatë herë Kushtetutën

    Forumi Rinor i LDK-së: Qeveria shkeli shtatë herë Kushtetutën

    Forumi i Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke shtruar një tepih të shkruar “Gjykata Kushtetuese”.

    Në përvjetorin e 16-të të Kushtetutës, e cilësuan Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si shkelësit më të mëdhenj të aktit më të lartë juridik në vend.

    Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se në vend të urimit sot Qeverisë duhet t’i rikujtohet se Kushtetuta është shkelur shtatë herë nga kjo qeveri.

    Kryetari Guri, tha se “në vend të urimit Qeverisë duhet t’i rikujtohet se e ka shkelur Kushtetutën shtatë herë”.

    Ai përmendi edhe ministrat e Qeverisë Kurti që kanë bërë shkelje të Kushtetutës.

    “Sot jemi këtu para objektit të Qeverise së Kosovës me një aksion simbolik në Ditën e Kushtetutës. Fatkeqësisht në vend të urimit sot duhet t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se gjatë mandatit të saj, Kushtetuta e vendit tonë është shkelur plotë shtatë herë. Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka bërë shkelje kushtetuese duke ndërhyrë ne kompetencat e komunës se Kamenicës për reformën në Arsim. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkelur Kushtetutën me Ligjin për Këshillin Prokurorial. Gjykata Kushtetuese ia rrezoi Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste te Veçanta te Destabilizimit ne Treg ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari”, ka thënë Guri.