ATV

Author: ATVLive

  • Top 10 qytet për të jetuar nëse dëshironi të punoni pak dhe të fitoni shumë

    Top 10 qytet për të jetuar nëse dëshironi të punoni pak dhe të fitoni shumë

    Një studim i ri ka zbuluar se cilat qytete janë më të mirat nëse qëllimi juaj është të punoni më pak dhe të fitoni më shumë.

    Sipas këtij studimi, Luksemburgu renditet i pari në listën me 69 qytete globale, ndjekur pas nga Munihu dhe Parisi në vendin e tretë, transmeton Telegrafi.

    Tri vendet më të këqija në këtë aspekt janë jakarta, Bankoku dhe Bogota.

    Për këtë konstatim, ekspertët kanë ekzaminuar popullsinë dhe të dhënat financiare nga ‘Deutsche Bank’ dhe UBS, duke përfshirë pagën mesatare mujore, orarin e punës dhe pushimin me pagesë.

    Fatmirësisht banorët e Luksemburgut jetojnë në vendin më të mirë: paga mesatare në këtë qytet evropian është rreth 3,500 euro në muaj për një punë 33-orëshe në javë.

    Qytetarët e Luksemburgut i gëzojnë 32 ditë pushimi me pagesë në vit, ndërkaq qyteti ofron sistem falas të shëndetësisë për të gjithë.

    Nga ky studim, ekspertët kanë kuptuar se Evropa është njëshi për vendet më të mira ku njerëzit mund të fitojnë më shumë dhe të punojnë më pak, ku të gjitha vendet në top 10 janë qytete të Evropës.

    Në anën tjetër, qytetet aziatike e ofrojnë kombinimin më të keq të punës dhe jetës personale.

    Kjo është lista e plotë me top 10 qytetet ku banorët kanë paga të larta dhe pak orë pune

    1: Luksemburgu

    2: Munihu

    3: Parisi

    4: Helsinki

    5: Lioni

    6: Kopenhaga

    7: Roma

    8: Dublini

    9: Oslo

    10: Londra

    Kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të këqija për ata që duan pagë të larta dhe pak orë pune

    1: Jakarta

    2: Bankoku

    3: Bogota

    4: Meksiko City

    5: Nairobi

    6: Shangai

    7: Stambolli

    8: Mumbai

    9: Santiago de Kili

    10: Bejingu.

  • Hoti – Osmanit e Kurtit: Po tregoni mungesë respekti ndaj Izraelit duke mos emëruar ambasador atje

    Hoti – Osmanit e Kurtit: Po tregoni mungesë respekti ndaj Izraelit duke mos emëruar ambasador atje

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë shkas nga deklaratat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët e dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit mbrëmë, duke shkruar se është mungesë respekti nga Kosova ndaj këtij vendi, fakti që ende s’ka ambasador atje.

    Hoti shkroi në një postim në Facebook se po ndihet keq për faktin se qe 3 vjet prej kur Kosova mori njohjen nga Izraeli, atje përfaqësohet me të ngarkuar, dhe jo ambasador shteti.

    “Krerët e shtetit u kujdesën sot të dënojnë sulmet ndaj Izraelit. Kjo është me vend. Këtë e kam bërë edhe vetë në kontaktet e drejtpërdrejta me bartësit e institucioneve izraelite. Por ndihem keq për faktin se tri vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova ende nuk e ka emëruar Ambasadorin/en e Kosovës në Izrael. Kosova ende përfaqësohet në Izrael me “të ngarkuar me punë””, shkroi Hoti.

    Hoti, i cili kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në Washington kur Kosova e kishte marrë njohjen nga Izraelit me ndërmjetësim të SHBA-së, tha se fakti që Kosova ende s’ka ambasador atje, është mungesë respekti ndaj shtetit hebre. Këtu, ai kujtoi edhe kritikat që i kishte marrë atëherë për marrëveshjen me Serbinë që e përfshinte edhe njohjen nga Izraeli.

    “Kjo është mungesë respekti e krerëve të shtetit të Kosovës ndaj njohjes që na erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë pas vitesh mungese të njohjeve. Kjo është mungesë respekti ndaj shumë marrëveshjeve që Izraeli ka nënshkruar me Kosovën pas shkëmbimit të misioneve diplomatike në shkurt 2021”, shkroi Hoti.

    “Këta që më shanin në Kuvend për një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e hidhnin dyshime për validitetin e kësaj njohjeje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, duhet të tregojnë respekt e mirënjohje pë aleatët e Kosovës. Pa ta Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike”, shtoi ish-kryeministri.

  • Spanjë: Një shqiptar qëllohet me pesë plumba

    Spanjë: Një shqiptar qëllohet me pesë plumba

    Një shqiptar ishte cak i një atentari që ndodhi mbrëmë në Marbella të Spanjës.

    Mediat spanjolle raportojnë se 34-vjeçari shqiptar u qëlluan me pesë plumba.

    Sipas tyre, ngjarja ndodhi në qendrën tregtare Guadalmina, në Marbella (Málaga), pranë A-7, pranë qytetit kufitar të Estepona.

    Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Rasti po hetohet, por ende nuk është arrestuar ndonjë person.

    Qendra tregtare e lartpërmendur në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në pastrimin e hesapeve mes bandave në Costa del Sol.

    Para kësaj, më 28 tetor të vitit të kaluar kishte ndodhur edhe një incident i armatosur.

    Tre persona të armatosur dhe me kapela hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën.

    Ata janë larguar më pas me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë.

  • Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar

    Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores, Shirine Morina.

    E para e vendit thotë se teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar.

    “Teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun”, shkroi Osmani.

    Tutje ajo thekson se Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive.

    “Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!”.

    “Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

  • Automjete ushtarake të Gjermanisë futen në Kosovë, lëvizja s’ka të bëjë me situatën në veri

    Automjete ushtarake të Gjermanisë futen në Kosovë, lëvizja s’ka të bëjë me situatën në veri

    Automjete ushtarake nga Gjermania janë futur të shtunën në Kosovë. Në media u publikuan pamje të automjeteve duke u bartur me tren përmes linjës hekurudhore që përshkon Hanin e Elezit e Kaçanikun.

    Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për një lëvizje normale logjistike të një kontigjenti të ushtarëve gjermanë që po vijnë në Kosovë dhe se kjo s’ka të bëjë me situatën në veri.

    Në tetor të vitit të kaluar, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes pati thënë se në prill të këtij viti në Kosovë do të vinin 150 ushtarë gjermanë.

    KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

  • Shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kërkohet më shumë përkrahje për të mbijetuarit

    Shënohet Dita Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, kërkohet më shumë përkrahje për të mbijetuarit

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bashkë me organizatat e Platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë organizojnë një aktivitet në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Aktivistja dhe udhëheqësja e kësaj qendre, Feride Rushiti deklaroi se tashmë është hera e dytë e organizimeve të tilla, duke thënë se pjesë e organizimeve do jetë edhe një kampanjë mediale.

    ” Është pikërisht kjo ditë, kur në vitin 2019 Vasifje Krasniqi shkoi në për të kërkuar drejtësi, prilli dhe pranvera e vitit 99 për shumë nga ne që punojmë si organizata për të mbijetuarat, na kthen ngjarjet ku
    padyshim që historia e re e Kosovës të shkruhet edhe me këtë plagë të luftës.
    Tani është viti i dytë që po shënohet me aktivitete të ndryshme, tani me Vasfijen dhe Shyhreten, vazhdojmë ta ndërgjegjësojmë shoqërinë për këtë plagë lufte, përtej asaj sot kemi filluar një fushatë mediatike me iu ftua ku ju mund të dilni duke kërkuar drejtësi, dua të them se kësaj kampanje iu kanë bashkangjitur përveç dy heroinave tona, edhe shumë ndërkombëtar e aktivist, presidentja, kryeministri, kryetarët e komunave, një varg ministrash, andaj edhe juve si media ju ftoj ta përqafoni këtë kampanjë, në mënyre që të rrisim ndërgjegjësimin për këtë krim, i cili nuk flitet ende si shkak si stigmës paragjykuese, disa kanë vdekur pas luftës, por dëshiroj ti përgëzoj vajzat që gjejnë forcën për të vazhduar tutje”.

    Përkrahje kërkoi edhe Vasfije Krasniqi, një prej të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend, e cila 14 prillin e quajti ditë të forcës.

    “14 prilli është një ditë e mërzitshme por s dua ta quaj ditë e viktimës seksuale por ditë e forcës, dëshiroj që të na përkrahni jo vetëm me 14 prill por çdo ditë, dhe të jeni më vetëm hapur sepse ka më viktima të dhunës seksuale por ju nuk e dini”.

    Të njejtit mendim iu bashkua edhe Shyhrete Tahiri Sulimani , e cila tha se krimet e luftës nuk duhet të harrohen.

    “14 prilli është një dhimbje jo vec për mua por 20 mjë burra e gra të Kosovës, e më së shumti për motrën Vasfije, i bashkangjitem kur tha jam e fortë dhe besoj se është e fortë, ju kisha lut të na përkrahni çdo ditë se lufta e krimet nuk harrohen, ne e dimë që historia nuk vdes edhe nëse ne vdesim”.

  • Digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës

    Digjet një fabrikë në Kërpimeh të Podujevës

    Fabrika e mjedrave “Kastrati Shpk”, është kapluar e tëra nga zjarri sot në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

    Aty ishin të punësuara mbi 170 gra dhe merreshin me kultivimin e mjedrave.

    Shkaqet që kanë çuar deri në djegien e saj ende nuk dihen. /atvlive.tv

  • Ndahet nga jeta aktorja Shirine Morina

    Ndahet nga jeta aktorja Shirine Morina

    Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina.

    Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

    Ai thotë se Morina la pas një trashëgimi të çmuar.

    “Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

  • Kryetarët shqiptarë në veri pritet të përfundojnë në tërësi mandatin pas thirrjeve për bojkot të votimit të 21 prillit

    Kryetarët shqiptarë në veri pritet të përfundojnë në tërësi mandatin pas thirrjeve për bojkot të votimit të 21 prillit

    Pas qëndrimit të Listës Serbe se nuk do të marrin pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës janë ngritur dyshime se votimi i 21 prillit do të jetë i suksesshëm. Sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, qytetarët serbë në veri pritet t’i binden thirrjeve të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, rrjedhimisht do të mbesin në detyrë kryetarët aktualë. Në rast të dështimit, sipas Udhëzimit Administrativ të MAPL-së, peticion të ri për shkarkimin e kryetarëve mund të ketë vetëm pas 12 muajve, kur edhe mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

    Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se paralajmërimi për bojkot i Listës Serbe është i çuditshëm, duke marrë parasysh se kjo parti kishte marrë pjesë në sigurimin e 20 për qind të nënshkrimeve për të nisur procedurën për shkarkimin e kryetarëve në veri.

    Sipas tij, Lista Serbe e ka parë se s’ka vullnet të mjaftueshme të qytetarëve në veri për të dalë në votim, andaj po tenton që i njëjti mos të dështojë për shkak të mosdaljes së komunitetit serb, por në një mënyrë t’i atribuohet faji institucioneve kosovare se është e pamundur të arrihet 50 për qind plus një votë e trupës elektorale që të shkarkohen kryetarët.

    Të dështuar procesin e votimit të 21 prillit e konsideron edhe profesori universitar, Kadri Kryeziu, i cili thotë për KosovaPress, se vetëm dorëheqjet e kryetarëve aktualë në veri do të prodhojnë zgjedhje të reja atje.

    Në anën tjetër, Cakolli parasheh se kryetarët aktualë në veri do të përfundojnë mandatin e tyre të rregullt deri në fund të vitit 2025.

    Pas vendimit të Listës Serbe për bojkot të votimit të 21 prillit, edhe përfaqësuesit e tyre në Komisionit Komunale Zgjedhore kanë dhënë dorëheqje nga këto poste.

    Keqardhje për këtë vendim të Listës Serbe kanë shprehur edhe vendet e QUINT-it në Kosovë.

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri të mbahen më 21 prill, pasi i verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet që u mblodhën në muajin janar.

  • Ambasadorja e Izraelit në Kosovë e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka falënderuar kryeministrin e vendin Albin Kurtin për reagimin e tij për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

    “Ju faleminderit ngrohtësisht, Shkëlqesia Juaj z. @albinkurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës! Falemnderit, toda raba, thank you Kosovë!”

    Kurti ka thënë se ky është një akt i paprecedentë që përbën një rrezik të madh për destabilizimin e gjithë rajonit.

    “E dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky veprim i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e tërë rajonit. Tash, më shumë se kurë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar Kurti.