ATV

Author: ATVLive

  • Kryeministri Kurti takoi zëvendëspresidenten e organizatës Vital Voices nga Washington D.C., Manira Alva

    Kryeministri Kurti takoi zëvendëspresidenten e organizatës Vital Voices nga Washington D.C., Manira Alva

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, priti sot në takim zëvendëspresidenten e organizatës Vital Voices nga Washington D.C., Manira Alva.

    Vital Voices është organizatë, e cila për më shumë 25 vite investon në gratë lidere, duke identifikuar ato me vizion dhe guxim për të ndryshuar dhe për ta bërë vizionin realitet.

    Kurti foli për vizionin e Qeverisë dhe veprimet konkrete të ndërmarra nga Qeveria për fuqizimin e vajzave dhe grave drejt barazisë, duke filluar nga përfaqësimi në kabinetin qeveritar e deri te politikat e punësimit për gra, mbështetjen për gratë ndërmarrëse, bursat studimore për vajzat dhe gratë në fushat STEM, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e pjesëmarrjes në 50% të vajzave dhe grave në këto fusha të studimit, shtesat për nënat lehona dhe fëmijë, e kështu me radhë. Theksoi se fitorja elektorale 3 vjet më parë, në zgjedhjet shkurtit 2021, ka qenë rezultat i angazhimit dhe pjesëmarrjes së lartë të grave, rinisë dhe diasporës. Andaj, edhe angazhimi politik i grave është i domosdoshëm për reforma të suksesshme, për drejtësi, paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm, u tha në takim.

    Më tej, u përmenden edhe sfidat aktuale globale të sigurisë dhe paqes në botë, me të cilat shumë gra e fëmijë ballafaqohen. Në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e mekanizmave të mbështetjes për gratë, për qëndrueshmërinë e pjesëmarrjes në jetën politike dhe krijimin e rrjeteve mbështetëse dhe mbrojtëse, që gratë dhe vajzat të mos të jenë të parat që pësojnë ose largohen nga pozitat në momente të krizave dhe vështirësive.

    Znj. Alva shprehu gatishmërinë për të mbështetur agjendën progresive për barazi të Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti përmes programeve të Vital Voices në të drejtat e njeriut, mundësitë ekonomike dhe udhëheqjen e politikave publike për gratë dhe vajzat. Ajo theksoi se sulmet online ndaj grave dhe vajzave kanë shënuar në rritje në tërë botën, në platformat, të cilat kryesisht janë në pronësi dhe menaxhohen nga burrat, andaj masat e Kosovës, të cilat synojnë të angazhojnë vajzat në STEM, do të kenë ndikim të drejtëpërdrejtë në përmirësimin e përmbajtjes së platformave online.

    Shprehu gjithashtu mirënjohje për angazhimin e Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti për barazi, teksa theksoi se agjenda e barazisë nuk mund të ketë sukses pa angazhimin e plotë të burrave në shoqëri në përgjithësi e të burrave në pozita drejtuese në veçanti. Ajo shtoi se modeli që Qeveria e Kosovës prezanton, është modeli që duhet të zgjerohet dhe aplikohet nga të tjerët në rajon dhe më gjerë.

    Në këtë takim e pranishme ishte edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDSOJE!, Mimoza Kusari Lila.

  • KMDLNJ: Kosova duhet ta ketë ligjin për amnesti

    KMDLNJ: Kosova duhet ta ketë ligjin për amnesti

    Komisioni për të drejtat e njeriut në Kosovë në një komunikatë për media mes tjerash ka treguar se si pasojë e mungesës së mëshirës së shtetit ndaj të privuarve nga liria të cilët sipas ligjeve në fuqi në Kosovë nuk përjashtohen nga falja, në institucionet korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë është rritur numri e vetvrasjeve apo vetlëndimeve.

    “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kohë më parë votoi Ligjin për Amnesti me propozim të Ministrisë së Drejtësisë nga i cili përfitues të drejtpërdrejtë janë afërsisht 700 të privuar nga liria. Me këtë Ligj pakësohet dukuria e mbipopullimeve të burgjeve në Shqipëri sikur që kursehen mjete të konsiderueshme të buxhetit të shtetit. Ministria e Drejtësisë në Kosovë nuk e ka mundësinë ligjore të propozojë një Ligj për Amnisti ndonëse asnjëherë nuk ka treguar interesim apo vullnet për këtë ligj përkundër kërkesave të vazhdueshme të organizatave që i monitorojnë institucionet e privimit nga liria dhe njohësve të kësaj çështjeje. Aktualisht në Kosovë vetëm Paneli për Lirim me Kusht ka rezultate në këtë drejtim ndërkaq që mundësia e dytë apo falja nga presidentja është thuaja mision i abortuar dhe i dështuar. Në institucionet e privimit nga liria në Kosovë ka të dënuar me diagnozë terminale ku shteti – burgu, jo që nuk ka mundësi t'i trajtojë por as të sigurojë vdekje pa vuajtje përmes terapisë paliative. Ka të privuar nga liria që mbahen në kundërshtim me të drejtat e njeriut sikur që janë ata me çrregullime të rënda të shëndetit mendor apo vartësit nga mjetet narkotike të cilët, në vend se të mbahen në burg, domosdoshmërisht duhet të dërgohen në institucionet përkatëse shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

    Tutje thuhet: “Me kërkesë të Shërbimit shëndetësorë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, adresohen këto raste te Gjykatat kompetente, të argumentuara mirë por që gjykatat thuaja në asnjë rast nuk i marrin në shqyrtim duke e bërë më të rëndë punën e SHKK si dhe duke e përkeqësuar shëndetin e të privuarve nga liria, jeta e të cilëve më nuk llogaritet me muaj por me javë apo ditë. Si pasojë e mungesës së mëshirës së shtetit ndaj të privuarve nga liria të cilët sipas ligjeve në fuqi në Kosovë nuk përjashtohen nga falja, në institucionet korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë është rritur numri e vetvrasjeve apo vetlëndimeve. KMDLNj sikur edhe organizatat tjera monitoruese kanë kërkuar që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm si masë e skajshme dhe kjo të zëvendësohet me një masë alternative por se kjo kërkesë po shpërfillet nga institucionet vendimmarrëse. Për këtë arsye, në raportet ndërkombëtare po adresohet ky problem, shqiptimi i masës së paraburgimit, kur duhet dhe kur nuk duhet. Me këtë mënyrë po shpërfillet puna e madhe e SHKK sikur që po demotivohen të privuarit nga liria ta pranojnë programin e risocializimit sepse po mungon një ofertë e qartë dhe e besueshme e shtetit për të privuarit nga liria. Tash, e vetmja adresë e shpresës për ta fituar lirinë, qoftë edhe të kushtëzuar mbetet Panelu për Lirim me Kusht. KMDLNj mendon se disa kritere që i zbaton ky Panel janë të paqarta dhe nuk janë të

    matshme sikur që mendon se edhe përbërja e këtij Paneli duhet të ndryshojë duke përfshirë më shumë ekspertë të fushave sociale. Kosova nuk përfiton asgjë duke mbajtur në paraburgim në vend se privimi nga liria të zëvendësohet me një masë më të butë, harxhon mjete të konsiderueshme të buxhetit në vend se t’i kursejë ato, dhe, që është me e rëndësishme, paraburgimi i shpeshtë aspak nuk ka efekt parandalues, nuk e ulë shkallën e recidivizmit apo përsëritjes së veprës penale. Në fund të fundit, kur Kisova të anëtarësohet në Këshill të Evropës pashmangshëm do të përballet me këtë çështje. KMDLNj e ka të qartë se disa vepra nuk mund të falen dhe ndaj kryerësve të tyre shteti duhet të jetë i vendosur por, në anën tjetër ka shumë raste që meritojnë të falen, qoftë duke i liruar apo duke ua shkurtuar dënimin. Kosova duhet të nxjerrë mësime nga përvojat e mira të shteteve tjera sa i përket Ligjit për Amnesti e jo të veprojë siç po vepron tani”, thuhet në njoftim.

  • Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

    Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

    Në përkujtim dhe nderim të të vrarëve dhe masakruarve shqiptarë në masakrën e Sllovisë së Lipjanit, të kryer nga forcat pushtuese serbe, sot në 25-vjetorin e saj Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti bëri homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në këtë fshat.

    Gjatë bashkëbisedimit me familjarë të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati, Kryetari Konjufca theksoi se masakrat e kryera gjithandej Kosovës janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës, për të cilat Kosova nuk do të pushojë asnjëherë së kërkuari drejtësi.

    Kreu i Kuvendit tha se këto ditë janë ditë të dhimbjes, por edhe të krenarisë, për arsye se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë.

    Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999 policë, ushtarë e paramilitarë serbë në kuadër të operacioneve gjenocidale kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, vranë dhe masakruan në Sllovi të Lipjanit 45 civilë të pafajashëm shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë.

  • Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

    Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

    Presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum te mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë, raporton EO.

    Marrëveshja u nënshkrua me praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Ndërkaq Fotovat ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-ve dhe Kosovës.

    “Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka thënë ajo.

    Teksa ka folur për Qendrën e Eskelencës, ajo ka kujtuar mundin e Sekretares Madeline Albright për çlirimin e Kosovës.

    Ndërkaq presidenten Vjosa Osmani e ka quajtur heroinë të vërtetë.

  • Osmani e Xhaferi takohen në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë

    Osmani e Xhaferi takohen në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, raporton EO.

    Në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë, që po zhvillohet në Prishtinë presidentja Osmani takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

    Takimi është realizuar në ambientet ku po mbahet edicioni i dytë i këtij Forumi.

  • Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Krasniqi: Kam mbijetuar armën më mizore të luftës, përdhunimin

    Heroinat, gratë e mbijetuara të dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi -Goodman dhe Shyrete Tahiri – Sulejmani, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar në luftën e fundit të Kosovës, duke kërkuar drejtësinë ende të paardhur.

    Si armën më mizore siç e quajtën ato, ishte përdhunimi, me ç’rast Vasfije Krasniqi-Goodman, tha se i ka mbijetuar.

    “Qëndroj para gjithë njerëzve të botës për t’i rikujtuar që Kosova asnjëherë s’ka luftuar për hakmarrje apo për shkatërrim të të tjerëve. Ne kemi luftuar për liri nga regjimi i Millosheviqit dhe krimet që u kryen ndaj popullit tonë”, tha Krasniqi në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    Kërkesa e saj ka qenë mos duartrokitja për guximin e saj për rrëfimin e dhunimit, por kërkimi i llogarisë për historinë e saj dhe të mijëra grave e burrave që kanë pasur të njëjtin përjetim.

    “Unë kam mbijetuar armën më mizore të luftës, por për ne si të mbijetuar shumë prej këtyre përjetimeve nuk marrin fund kurrë. Drejtësia nuk është ndarë, bëjë thirrje ndaj institucioneve që t’i thërrasin në llogari të gjithë kryerësit e krimeve ndaj meje dhe dhjetëra mijëra të tjerëve si unë”, u shpreh Krasniqi – Goodman.

    Vasfije Krasniqi – Goodman ka bërë kthesën e madhe, duke qenë e para e mbijetuar e dhunës seksuale që në mënyrë publike ka treguar rrëfimin e saj të përdhunimit, duke u bërë zë i mijëra të mbijetuarve burra e gra.

    Ndërkaq Shyrete Tahiri – Sulejmani ishte gruaja e parë që në mënyrë publike dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për të rrëfyer më vonë edhe historinë e saj në mënyrë të plotë.

  • Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares, merr pjesë edhe vëllai i saj i plagosur

    Marsh protestues në Ferizaj pas vrasjes së 21-vjeçares, merr pjesë edhe vëllai i saj i plagosur

    Në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtes.

    Protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”. Para tyre po mbajnë një parullë të ku shkruan “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.

    Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai 15-vjeçar i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.

    21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Ajo u varros dje, ndërsa ish-bashkëshorti u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.

    Një protestë e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të mbahet edhe në Prishtinë. Është planifikuar të fillojë në 17:30 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

  • Pas më shumë se dy orë, ministrja Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

    Pas më shumë se dy orë, ministrja Hajdari përfundon intervistimin në Prokurorinë Speciale

    Pas më shumë se dy orë, Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari është intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin e rezervave shtetërore, raporton EO.

    Pas përfundit, ministrja Hajdari nuk ka dhënë shumë detaje se për çfarë është intervistuar.

    “Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”, tha shkurt Hajdari para gazetarëve.

  • Lajçak për rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi: Të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes në bazë të ideve të paraqitura më herët

    Lajçak për rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi: Të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes në bazë të ideve të paraqitura më herët

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, njoftoi një raund të ri dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ai pret që të dyja palët të vijnë në takimin këtë javë me një “mendje të hapur”.

    “Në fund të kësaj jave do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje e hapur, qasje fleksibël, e orientuar drejt zgjidhjes dhe e bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, tha Lajçak në Facebook.

    Siç theksoi ai, pasi ka vizituar katër vende të ndryshme gjatë javës së kaluar, ai po shkon në Bosnje-Hercegovinë, dhe ideja kryesore e ngjarjeve të javës së kaluar ishte se si të kthehej në realitet momenti i zgjerimit të BE-së. Ai shtoi se javën e ka nisur në Sofje të Bullgarisë, ku ka mbajtur fjalim në samitin “Takimi i BE-së në Forumin Ballkanik”.

    “Nga Bullgaria u nisa për në Poloni për të diskutuar mbi zhvillimin rajonal në Ballkanin Perëndimor me studentët e Kolegjit Evropian në Natolin. Ndërsa isha në Varshavë, u takova edhe me nënsekretarin e shtetit polak Marek Pravda për një diskutim të detajuar rreth rajonit dhe më gjerë. Një ndalesë e shkurtër në Bruksel, vazhdova në Delphi në Greqi për forumin vjetor ekonomik për të folur për Dialogun, Ballkanin Perëndimor dhe mënyrat për të përmirësuar integrimin në BE, Delphi ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të takuar miq, kolegë dhe shkencëtarë politikë”, tha Lajçak theksoi.

    Ai theksoi se javën e kaluar ka pasur rastin të diskutojë edhe për zhvillimet e fundit në Mal të Zi me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi Beçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Ivanoviq dhe ministrin për Çështje Evropiane Gorçeviq.

    “U bëra thirrje të treve që të qëndrojnë në kursin e reformave të BE-së dhe të shmangin fërkimet e brendshme me çmimin e progresit në rrugën e vendit drejt BE-së.

  • Aktakuzë kundër katër zyrtarëve të Ndërmarrjes Trepça SH.A për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Aktakuzë kundër katër zyrtarëve të Ndërmarrjes Trepça SH.A për Keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër katër personave.

    Të pandehurëve me inicialet H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë u është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, dhe ndaj Xh.T, edhe për kryerjen e veprës penale “Konflikti i interesit”, raporton EO.

    Të pandehurit akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, me dashje duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrën zyrtare.

    Kjo për qëllimin që personi A.T., pra njëri nga të pandehurit, të përfitojë dobi, ashtu që duke mos përfillur dispozitat ligjore për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, i pandehuri H.U., në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të pandehurit Q.B., S.I., në cilësinë e anëtarëve të komisionit për pranimin e një punonjësi – vozitësi të menaxherit në ndërmarrjen “Trepça“ SH.A, e përpilojnë dhe nënshkruajnë raportin për propozimin e kandidatit të vetëm A.T., për pranimin në pozitën e shoferit, edhe pse e kanë ditur se në këtë rast duhet përsëritur konkursi pasi që nuk kanë qenë tre kandidatë që i plotësojnë kushtet me konkurs.

    Sipas komunikatës së Prokurorisë i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A, akuzohet se me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore, duke tejkaluar kështu kompetencat e tij dhe nuk i përmbushë detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin A.T., ashtu që konkursi për pozitën vozitës i menaxherit të Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A., edhe pse është dashur të jetë i hapur pesëmbëdhjetë ditë nga data e publikimit, i njëjti konkurs ka mbetur i hapur vetëm tetë ditë, e po ashtu është dashur të përsëritet konkursi pasi që nuk kanë qenë tre kandidatë që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

    Po ashtu, i pandehuri Xh.T., në cilësinë e personit zyrtar U.D Menaxher i Ndërmarrjes “Trepça“ SH.A me dashje nuk i përfillë dispozitat ligjore të “Ligjit për parandalimin e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik“ dhe merr pjesë personalisht në çështje zyrtare në të cilën anëtari i familjes së tij ka interes financiar, ashtu që merr vendimin Nr. 809 të datës 29.03.2019 mbi pranimin në marrëdhënie pune të vëllaut të tij A.T., në kohë të pacaktuar në pozitën “Vozitës“ në këtë ndërmarrje.

    Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t`i shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.