ATV

Author: ATVLive

  • ASK regjistron gjashtë kosovarë që i kanë mbi 100 vjet

    ASK regjistron gjashtë kosovarë që i kanë mbi 100 vjet

    Për dhjetë ditë, Agjencia Statistikave i ka regjistruar mbi 200 mijë banorë rezidentë në Kosovë. Sipas ASK-së, që organizoi konferencë të hënën, në këto shifra hyjnë edhe qytetarë të komunitetit serb, në komunat veriore të vendit.

    “Këto ditë që kanë kaluar, kemi pjesëmarrje edhe nga komuniteti serb. Përkundër pengesave, ata u regjistruan vullnetarisht”, tha U.D. i kryeshefit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati.

    Lista Serbe kishte bërë thirrje që serbët e Kosovës të mos i përgjigjen procesit të regjistrimit të popullsisë. Madje, disa regjistrues të këtij komuniteti dhanë dorëheqje, pak para nisjes së punës në terren.

    Mirëpo, nga ASK-ja thanë se për këtë kanë aplikuar gjashtë serbë të tjerë.

    Në gjithë territorin e Kosovës, u tha se kanë përfunduar mbi 110 mijë intervista, ku përfshihen edhe zonat rurale.

    Gjatë intervistave, ASK-ja ka veçuar gjashtë persona.

    Ndërsa, nga diaspora, u tregua ku prin numri më i madh i mërgimtarëve.

    Regjistrimi i popullsisë ka filluar më datë 8 prill dhe pritet të zgjasë deri më datën 17 maj. /atvlive.tv

  • Osmani e Begaj vlerësojnë lart “marrëdhëniet vëllazërore” mes Kosovës e Shqipërisë

    Osmani e Begaj vlerësojnë lart “marrëdhëniet vëllazërore” mes Kosovës e Shqipërisë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, i cili do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë.

    Në një konferencë për media pas takimit, Osmani falënderoi shtetin shqiptar për përkrahje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se së bashku me liderët e tjerë të Shqipërisë do të sigurohet që Kosova ta ketë përkrahjen e vazhdueshme.

    Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në strukturat euro-atlantike dhe se për këtë do ta ndjekë shembullin e Shqipërisë.

    Ajo shtoi se çdo sukses i Kosovës është edhe sukses i Shqipërisë si dhe anasjelltas.

    Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, duke vlerësuar raportet mes dy vendeve, tha se marrëdhëniet janë vëllazërore dhe se e kanë për detyrë për të qëndruar afër në çdo moment.

    Në fjalën e tij, Begaj u zotua se Shqipëria do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës në politikën e jashtme, duke përmendur njohjet e reja dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

    Kreu i shtetit shqiptar gjithashtu foli edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se ai shpreson se votimi do të jetë në favor të Kosovës.

  • “Guri i dëshirave”, seriali më i ri në ATV!

    “Guri i dëshirave”, seriali më i ri në ATV!

    “Guri i dëshirave”, një dramë familjare e sapo realizuar nga një nga produksionet kinematografike më të mira në Turqi.

    Vjen në ATV, çdo mbrëmje, për të sjellë rrëfimin e familjes së Mustafasë, nga një lagje e varfër e Stambollit, i cili detyrohet të gjejë zgjidhje për ta shëruar gruan e tij të sëmurë.

    Ai do të dënohet për një krim që nuk e ka kryer, ndërsa vajza e tij e vogël Xhemre, dërgohet në një qendër për fëmijë jetimë, e ku do të adoptohet nga një familje e pasur për ta shpëtuar të birin e tyre.

    Çdo mbrëmje, vetëm në ATV mund të zbuloni se çfarë fati i pret Mustafanë dhe familjen e tij teksa lundrojnë nëpër sprovat e jetës në serialin “Guri i dëshirave”.

  • Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro

    Qeveria e Kosovës mbështet Këshillin Kombëtar Shqiptar me rreth 17 mijë euro

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë 16.880 euro në mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre avokuese.

    Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 31.530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më 26 mars 2024.

  • ​Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri

    ​Nikolla: Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meriton paqe dhe siguri.

    Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo tha se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave është çështje preokupuese, porse kërkon një qasje më vizionare.

    Nikolla potencoi se mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti dhe siguria e tyre janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqëri.

    Tutje ajo shtoi se duhet të bëhet më shumë sesa përfshirja e grave nëpër institucione, derisa shtoi se duhet ofruar atyre mundësi për pjesëmarrje në të gjitha sferat jetësore.

    “Populli i Kosovës për shkak të së kaluarës meritojnë me të vërtetë paqen dhe sigurinë… Mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti, siguria e tyre, janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqërinë tonë dhe në vendet tona. Nuk mund të ketë siguri për gratë në një rajon të pa sigurtë, nuk mund t’i gëzohemi dhe t’i shijojmë lirinë dhe sigurinë nëse gjysma e popullsisë ka përjetuar padrejtësi të llojeve të ndryshme… Duke marrë parasysh vendin ku jemi në të vërtetë në zemër të Evropës Juglindore, që është një shprehje tjetër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona për më shumë se tre dekada janë ballafaquar me procese transformative demokratizimi, transformimi, ekonomi të tregut, globalizimi, evropianizimi drejt bashkimit me familjen evropiane, integrimet atlantike rajonale të bashkëpunimit për të kontribuuar në paqe dhe siguri”, tha Nikolla.

    Ndër të tjera, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla tha se në Shqipëri 70 për qind e qeverisë dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, porse sipas saj kjo nuk është e mjaftueshme.

    Nikolla theksoi se lufta kundër dhunë seksuale dhe mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon më shumë përkushtim, përtej zgjidhjes teknike të çështjes siç pretendohet zakonisht sipas saj.

    “Lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e vajzave dhe grave është çështje preokupuese në të gjitha vendet tona, por për mua, unë mendoj se kjo çështje kërkon një qasje më vizionare sesa thjeshtë zgjidhje teknike se çfarë zakonisht pretendohet. Shumëçka është thënë për kuotat e përfaqësimit, për përqindjet e grave dhe vajzave në institucione lidhur me të arriturat individuale të shumë prej tyre në vendet tona në nivel global. Por, mund të konfirmoj se në Shqipëri 70 për qind e qeverisë dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, por jo nuk është e mjaftueshme ngase duhet të bëhet me shumë sesa të imponohet të përfshirja e grave, jo vetëm në institucione por janë të gjitha sferat jetësore, duke ofruar mundësi për pjesëmarrjen në jetën qoftë ekonomike apo familjare”, theksoi Nikolla./kp

  • ​Clinton: Kosova arriti të sigurojë dëmshpërblime për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

    ​Clinton: Kosova arriti të sigurojë dëmshpërblime për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

    Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton në një përshëndetje virtuale në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka thënë se Kosova pas disa vitesh lobimi arriti të sigurojë dëmshpërblime për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe zgjodhi presidenten e parë grua, për të vazhduar edhe me të dytën.

    Clinton potencoi se gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë agjente të paqes dhe progresit.

    “Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, gratë janë agjente të paqes dhe progresit. Në dekadat që nga ajo kohë, Kosova ka qenë një vend i pavarur, aktivistët për të drejtat e grave, shumë prej tyre në këtë dhomë, siguruan përparim domethënës drejt arritjes së barazisë gjinore në sektorin publik dhe në politikë. Pas vitesh lobimi, ju arritët të siguroni dëmshpërblime për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe zgjodhët presidenten tuaj të parë, dhe tani të dytë femër, të përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e paqes, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe vërtetimin se bashkëpunimi jep dividendë shumë më të mëdhenj se konflikti. Jam e kënaqur që do të punoni me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Institutin Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në krijimin e një qendre rajonale të ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ky zhvillim i ri do t’ju mundësojë juve dhe rajonit të realizoni më mirë premtimin e kornizës së ËPS të krijuar nga Kombet e Bashkuara”, tha Clinton.

    Ndër të tjera, Clinton tha se demokracitë tona janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë përfshihen dhe trajtohen si të barabarta, e veçanërisht sipas saj kur gratë udhëheqin.

    Ajo shtoi se të drejtat janë të rëndësishme, por ato nuk janë asgjë pa fuqinë për t’i kërkuar dhe mbrojtur ato.

    “Së bashku, gratë e përkushtuara për ndërtimin e paqes udhëheqin përmes veprimit, por ne gjithashtu udhëheqim me shembull. Demokracitë tona janë më të forta dhe më të qëndrueshme kur gratë përfshihen dhe trajtohen si të barabarta, dhe veçanërisht kur gratë udhëheqin. Por, thjeshtë përqafimi i konceptit të të drejtave të grave, e lëre më për t’i ngulitur ato të drejta në ligje dhe kushtetuta nuk është e njëjtë me arritjen e barazisë së plotë. Të drejtat janë të rëndësishme, por ato nuk janë asgjë pa fuqinë për t’i kërkuar dhe mbrojtur ato”, theksoi Clinton.

  • Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit: Autorët e krimeve të marrin dënimin e merituar

    Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit: Autorët e krimeve të marrin dënimin e merituar

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka kujtuar Betejën e Zhegocit në 25-vjetorin e saj duke thënë se nuk do t’i ndalin përpjekjet që autorët e krimeve serbe ndaj shqiptarëve të marrin dënimin e merituar.

    Ai përmes një postimi në llogarinë në Facebook, ka thënë se duke kujtuar Betejën e Zhegocit, nderojnë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rezistencën, sakrificën dhe rënien e bijve më të mirë të saj.

    Haradinaj po ashtu ka kujtuar martirët e rënë në Sllovi të Lipjanit dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

    15 prilli i pranverës së fundit në robëri, gjeti pushtuesin në një operacion të gjerë për spastrim etnik, e përballë tyre, luftëtarët trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot Betejën e Zhegocit dhe nderojmë kontributin e Zonës Operative të Karadakut – rezistencën dhe sakrificën e luftëtarëve më të zotë të saj!

    Po të njëjtën ditë, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, armiku do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit, duke vrarë civilë të pafajshëm shqiptarë. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

    Më shumë se dy dekada e drejtësia ende nuk është vënë në vend. Ne nuk do t’i ndalim përpjekjet tona që ata të cilët kryen këto krime të marrin dënimin e merituar.

  • Ministrja Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

    Ministrja Hajdari zgjedh të mbrohet në heshtje për rezervat shtetërore

    Prokuroria Speciale, njofton se sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, ministrja e Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore.

    “Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, thuhet në komunikatë.

  • Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

    Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

    Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale ishte temë qendrore e Këshillit të Sigurisë së Kosovës mbrëmë me ftesë të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Qeveria e Kosovës ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë.

    Sulmi u krye me dronë Shaheed, prodhim iranian. Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaqë sjellje agresive ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë, thuhet në njoftim. Institucionet e sigurisë së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë.Irani ka sulmuar Izraelin me dronë dhe raketa, shumica e të cilave janë rrëzuar.

  • Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë

    Poeti Lulzim Tafa po merr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë

    Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është duke marrë pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe.

    Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ai ka njoftuar do ta përfaqësojë PEN Qendrën e Kosovës, ku edhe do të mbajë një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe.

    “Sot erdha në Bled të Sllovenisë për të marr pjesë në takimin e 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve, i organizuar nga PEN Qendra e Sllovenisë dhe Komiteti i Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim që do të zgjasë tre ditë, ku do të marrin pjesë shkrimtarë nga shumë vende të botës, unë do ta përfaqësoj PEN Qendrën e Kosovës dhe do të mbaj një fjalim në Asamblenë Gjenerale të Komitetit të Shkrimtarëve për Paqe. Në këtë takim do të flasë edhe Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Zonja Urška Klakočar Zupančič”, ka shkruar Tafa.

    Takimi i 56-të ndërkombëtar të shkrimtarëve në Bled të Sllovenisë do të zhvillojë punimet për tri ditë, nga 16 deri më 18 prill. /atvlive.tv