ATV

Author: ATVLive

  • Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall

    Prishtina 01 fiton Kupën e Kosovës në futsall

    FC Prishtina 01 është fituese e Kupës së Kosovës në futsall për herë të tretë. Në një finale emocionuese, e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, skuadra kryeqytetase arriti të fitojë ndaj skuadrës nga Drenasi, Liqeni, pas një sfide mjaft rivalizuese dhe interesante, me rezultat 3:2, pas vazhdimeve, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2:2.

    Ndeshja finale u karakterizua nga një rivalitet i theksuar dhe një shfaqje e bukur sportive nga të dyja skuadrat. Prishtina 01 e nisi ndeshjen në mënyrë më të mirë, duke kaluar në epërsi me golin e Arif Limanit. Megjithatë, skuadra nga Drenasi tregoi karakter dhe përkushtim duke e barazuar shpejt rezultatin me gol të Dardan Topillës nga penalltia. Prishtinasit rikthyen epërsinë me golin e Fitim Krasniqit, por përsëri ishte Liqeni që vendosi baraspeshën me një gol të Camilo Sanchez.

    Lufta për trofeun u zhvillua edhe në vazhdimet dy herë nga 5 minuta, ku dëshira dhe pasioni për fitore ishte i madh nga të dyja palët. Megjithatë, kur të gjithë menduan se fituesin e kësaj finaleje do ta përcaktonin penalltitë, në 10 sekondat e fundit pas një këndore më së miri afër portës u gjend Yll Mazreku, i cili shënoi golin e fitores për Prishtinën 01, duke bërë që trofeu të mbetet përsëri në kryeqytet. Në fund, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i dorëzoi trofeun skuadrës së Prishtina 01.

    Përcaktuesi i kësaj finaleje, Yll Mazreku pas ndeshjes nuk arriti t’i fshehë emocionet e kësaj fitoreje. “Është ndjenjë e mirë të shënosh golin vendimtar dhe atë në frymën e fundit të ndeshjes. Mendoj se gjatë tërë kësaj finaleje kemi qenë më të mirë dhe e kemi kërkuar më shumë fitoren se sa kundërshtari. Dhe në fund, mundi dhe përkushtimi na u shpagua”, ka thënë Mazreku.

  • Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

    Seanca është paraparë të zgjasë nga ora 09:00-16:30.

  • Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

    Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme.

    Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022.

    Gjysmë orë më vonë, pra nga 09:30 takohet Komisioni për Legjislacion, i cili shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë.

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nga ora 09:50 shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

    Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Takimi mbahet nga ora 10:00.

  • Krasniqi u kërkon përfaqësuesve të Këshillit të BE-së largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Krasniqi u kërkon përfaqësuesve të Këshillit të BE-së largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të BE-së, COWEB.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takim ka shprehur qëndrimin e PDK-së në lidhje me temat të cilat i përkasin raportit të Kosovës me BE-në.

    Bashkë diskutuam edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, respektivisht dialogun, zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës dhe nevojën që sa më parë të largohen masat ndëshkuese të BE-së ndaj shtetit tonë”.

    “Edhe në këtë takim, ritheksova se vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i një shumice qeverisëse që udhëhiqet nga PDK, mund të krijoj kushtet për rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

  • Vërtetohet definitivisht, birra është e mirë për shëndetin e njeriut

    Vërtetohet definitivisht, birra është e mirë për shëndetin e njeriut

    Birra është njëra ndër pijet më favorite alkoolike në të gjithë botën.

    E për fat të mirë të miliona njerëzve, birra duket se ka një numër të madh të përfitimeve shëndetësore.

    Birra, sipas një hulumtimi të ri, përmban disa përbërës ushqyes që ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sulmit në zemër si dhe përmirëson shëndetin e trurit.

    Shkencëtarët e Hong Kongut kanë publikuar këtë hulumtim të ri në “American Journal” në medicinën shkencore gjatë kësaj jave.

    Ata pohojnë se birra përmban më shumë vitamina B se sa vera, ka më shumë antioksidantë dhe mund të zvogëlojë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare.

    Njëri nga shkencëtarët kryesorë, Sisi Yip ka thënë për ‘South China Morning Post’ transmeton dailymail, se “Birra përmban një numër të madh të mineraleve si kaliumi, hekur, magnez, fosfor, potasium, natrium, zink, bakër, mangan, selen, fluorid e selikon”.

    Megjithatë të mira e birës mund të merren vetëm nëse konsumohen në mënyrë të moderuar, e jo nëse konsumohet në mas të madhe.

  • Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë

    Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë

    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.

    Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.

    Tutje, ai i ftoi bashkatdhetarët që të regjistrohen në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj të këtij viti.

  • Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

    Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të shtetit.

    Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kandidatja e partisë opozitare, VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, po prin bindshëm në garën për të parin e shtetit.

    Sipas rezultateve të publikuara nga 59 për qind e vendvotimeve, Siljanovska-Davkova, ka fituar 197.741 vota apo 37.80 %. Ajo ishte kandidate e VMRO-së për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.

    Kandidati për president i koalicionit për Ardhmëri Evropiane, presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pandarovski, ka marrë 97.592 apo 18.66 % të votave.

    Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në rundin e dytë zgjedhjeve, ku do të shkojnë dy kandidatët me më së shumti vota. Kjo pasi në rundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

    Më herët, KSHZ, tha se në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale votuan rreth 49 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:000, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërkohë që opozita shqiptare ka denoncuar parregullsi në disa zona në komunën e Likovës.

    Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote kishin 1.814.317 votues./REL

  • Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut

    Dalin rezultatet e para në Maqedoninë e Veriut

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e para nga 1365 vendvotime, prej gjithsej 3.508 vendvotimeve.

    Sipas KSHZ-së, Stevo Pendarovski deri tani ka siguruar 55.209 vota, Gordana Siljanovska Davkova 112.508 vota, Bujar Osmani 57.870 vota, Arben Taravari 42.210 vota. Maksim Dimitrievski 23.529 vota, Stevço Jakimovski 2.912 vota dhe Biljana Vankovska 13.310 vota.

  • Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë, s’do të ketë më kufizime

    Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë, s’do të ketë më kufizime

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për anulimin e rregullore që parashihte kufizimit e orarit të barnatoreve të kryeqytetit.

    Këtë e ka bërë të ditur shefi i Grupit të Asamblistëve të PDK-së , Leutrim Retkoceri, i cili ka thënë se shkaku i këtij kufizimi qytetarët kanë pasur shumë ankesa.

    “Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim. Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaçërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës. Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimmarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët, ka shkruar Retkoceri.

  • 9 muaj nga miratimi, ligji për çmimin e produkteve medicinale ende s’po zbatohet

    9 muaj nga miratimi, ligji për çmimin e produkteve medicinale ende s’po zbatohet

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Për produktin e njëjtë, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të ndryshme nëpër barnatore.

    Ndonëse, ligji për çmimin e produkteve medicinale që nivelon çmimin e barnave, ka kaluar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar, ai ende nuk po zbatohet në praktikë.

    Kësisoj farmacitë vazhdojnë të shesin barna me çmimet që i vendosin vetë ata.

    Vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte thënë se po bëjnë punë të madhe, në ditën kur ai kaloi në qeveri, në mars të vitit të kaluar.

    Por, nga Ministria që ai udhëheq nuk treguan për arsyet e moszbatimit të këtij ligji, as nëntë muaj pas plotfuqishmërisë së tij. Megjithatë, pak detaje për këtë dha Oda e Farmacistëve.

    “Ky ligj është planifikuar të zbatohet në muajin janar të këtij viti, por për disa probleme teknike ka filluar në muajin prill, pra tani ka filluar procedura e aplikimit për të gjitha produktet që kanë autorizim marketingu, apo produktet që janë të regjistruara në agjencinë për produktet dhe pajisjet medicinale”, tha zv.drejtori i Odës së Farmacistëve, Astrit Haxhijaha.

    Pasi tha se e mirëpresin zbatimin e këtij ligji, zv/drejtori i odës, Astit Haxhijaha, tregon për dobitë e këtij ligji në interes të qytetarëve.

    “Do të ketë shumë përparësi, pra në mënyrë direkte do të ndikojë tek ulja e çmimit të barnave që do të ndikojë edhe te pacientët, pastaj do të minimizohen tregtimet e produkteve dhe në mënyrë direkte do të jetë edhe pjesa e konkurrencës profesionale dhe do të eliminohet konkurrenca e pjesës së çmimeve”, tha Haxhijaha.

    Sipas Haxhijahës, për vendosjen e çmimeve për barna do të vendosë një komision, brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas asaj çmimet që do të jetë të njëjta në të gjitha barnatoret do të vendosen në banderolë të secilit produkt.