ATV

Author: ATVLive

  • ​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit kosovar

    ​Sot zhvillohet klasikja e madhe e basketbollit kosovar

    Pas triumfit të Yllit ndaj Pejës, basketbolli i Kosovës sot sjellë një tjetër superndeshje.

    Dueli tjetër zhvillohet sot mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Duelin e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.

    Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për tu shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.

  • Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

    Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

    Dje janë bërë 19 vite, përkatësisht më 24 prill të vitit 2005, ishte publikuar videoja e parë në YouTube.

    Bëhet fjalë për videon e Jawed Karim, njërit prej themeluesve të kësaj platforme.

    Videoja është titulluar “unë në kopshtin zoologjik”, e gjykuar nga pamjet mund të shihni edhe vet se për çfarë bëhet fjalë.

    Videoja ishte vetëm 18 sekonda e gjatë dhe natyrisht se nuk kishte rezolucion të lartë, efekte apo gjëra të ngjashme që sot janë të zakonshme.

    Pavarësisht kësaj, sot ka mbi 317 milionë shikime kjo video e shumëpërfolur e njërit prej të parëve të YouTube.

    “Ja ku jemi, para elefantëve. Gjëja e mirë tek ata është që kanë hundë të gjatë, kjo është ‘cool’. Kjo është përafërsisht e gjitha çfarë dua të them”, thotë Karim.

    Përveç 317 milionë shikimeve, videoja ka edhe mbi 16 milionë pëlqime. Në fakt është videoja e vetme që Karim kishte publikuar në kanalin e tij edhe pse ka mbi 3 milionë abonues. /Telegrafi/

  • Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin Januzi, Bahtijari dhe Shala

    Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin Januzi, Bahtijari dhe Shala

    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të tjerët’.

    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti.

    Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113 të Kushtetutës, nenin 49 të Ligjit, dhe rregullën 14 të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

    “Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t’u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t’iu bashkuar referimit”, njofton Specialja.

  • Vuçiq u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”, por jo edhe politikanëve të tyre

    Vuçiq u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”, por jo edhe politikanëve të tyre

    “Nëse e kam ofenduar dikë në Slloveni, kërkoj falje, por nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Nju Jorku.

    Unë kam thënë se sllovenët janë të neveritshëm, duke menduar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Kjo ishte tema dhe çdokush e kishte të qartë se kishte të bënte me individë dhe me politikën e tyre. Sigurisht që nuk ky është fjalor që duhet përdorur, por unë në mënyrë njerëzore thashë atë çfarë mendoj për politikën e tyre”, ka thënë Vuçiq në një deklaratë para gazetarëve.

    Ai ka shtuar se mendon më të mirën për sllovenët si popull dhe se ka shumë miq dhe të afërm në Slloveni.

    “Nëse kam ofenduar dikë, dua t’i kërkoj falje gjithë publikut të Sllovenisë dhe në të njëjtën kohë të them se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë, sepse ata po udhëheqin një politikë të “neveritshme” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ka vazhduar Vuçiq, me të vjetrën.

    Ai ka shtuar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është vlerësuar si diçka e tmerrshme, por se cenimi i integritetit territorial të Serbisë nuk është vlerësuar si “e tmerrshme”.

    “Nuk është e tmerrshme që ata po sponsorizojnë rezolutën për Srebrenicën kundër popullit tonë, pa u konsultuar me ne, pa na informuar apo pyetur paraprakisht. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të ftoj Kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob dhe Presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar në Beograd dhe Serbi. Sigurisht që është e nevojshme të kërkoj falje edhe një herë, të theksoj se sigurisht nuk e kisha fjalën për sllovenët, por për t’u thënë atyre në sy se çfarë mendoj për politikën e tyre “të keqe” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ka përfunduar Vuçiq.

  • Numërohen gati 100 për qind të votave, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari

    Numërohen gati 100 për qind të votave, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari

    Pothuajse 100% të votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%.

    Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%).

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që qeveris në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%), raporton Gazeta Express.

    Meqenëse askush nuk mori shumicën e votave, dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj.

    Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna të vendit, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tri komuna, Bujar Osmani në 15, dhe Arben Taravari në një komunë.

    Komunat në të cilat dolën të parët Bujar Osmani e Arben Taravari

    Bujar Osmani ka fituar në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,813 %), Pllasnicë (6,813 %), %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe në Shutkë (37,11 %).

    Arben Taravari, ndërkaq, fitoi më së shumti vota vetëm në Gostivar (32,26%), komunën të cilën e udhëheq si kryetar.

    Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila po prin bindshëm në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.

  • Të shtëna në një shkollë të mesme në Teksas, vdes një student! Arrestohet 17-vjeçari

    Të shtëna në një shkollë të mesme në Teksas, vdes një student! Arrestohet 17-vjeçari

    Një student 18-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër 17-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas.

    Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Arlington Bowie ditën e djeshme rreth orës 15:00, ku policia gjeti të shtrirë në tokë një 18-vjeçar pa ndjenja i qëlluar rreth pesë ose gjashtë herë.

    Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e afërt, ku ka konstatuar vdekjen. Identiteti i tij nuk u bë i ditur menjëherë.

    “Policët arrestuan 17-vjeçarin me armatosur dhe do burgoset në burgun e qytetit Arlington dhe do të akuzohet për vrasje”, tha policia.

    Ditën e sotme është anuluar mësimi në gjimnaz.

  • Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga sot feston ditëlindjen

    Al Pacino, gjiganti që erdhi nga rruga sot feston ditëlindjen

    Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.

    Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze.

    Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.

    Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.

    Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.

    Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:

    Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.

    Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.

    Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.

    Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.

    Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).

    U lind në Harlem më 25 prill 1940.

    Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.

    17 vjeç la shkollën.

    20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.

    Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.

    Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.

    Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.

    U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

    Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan.

  • Arrestohet Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë

    Arrestohet Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë

    Mbrëmë është arrestuar Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë.

    Kështu njofton Policia e Kosovës, ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Në konflikt u përfshinë dy grupe, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy tjerë të plagosur.

    Katër personat dyshoheshin për plagosje dhe vrasje, ishin shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa Fitim Doda, i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar mbrëmë.

    Të plagosur në këtë rast kishin mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halilaj dhe Bilall Kqiku, të cilët patën kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

    Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë.

    Sijarina dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati.

    Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

    Dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë dalë në pritë të dyshuarit Fitim Doda për t’iu hakmarrë për plagosjen në mesditë.

    Në momentin kur ka ndodhur sulmi, bashkë me Dodën në veturë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe viktima Egzon Haziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

  • Zhduket një grua në Skenderaj

    Zhduket një grua në Skenderaj

    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar me 24.04.2024 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

  • Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover, i ftoi të regjistrohen

    Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover, i ftoi të regjistrohen

    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dje në orët e mbrëmjes takoi pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me interes.

    “Fillimisht kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri. Duke marrë parasysh progresin që vendi ka shënuar në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë dhe duke marrë shkas pjesëmarrjen në panairin “Hannover Messe 2024”, kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë. Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

    Në njoftim thuhet se Kurti ka folur edhe për procesin e regjistrimit të popullsisë.

    “Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme. Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian. Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen e ngrohtë në Hanover, për interesimin e tyre aktiv për zhvillimet në vendin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm dhe punën e madhe që gjithsecili pjesëtarë i mërgatës e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ndër vite, pa ndërprerë, për Kosovën”, rhuhet mes tjerash në komunikatë.