ATV

Author: ATVLive

  • PSD-ja mban aksion në oborrin e Qeverisë

    PSD-ja mban aksion në oborrin e Qeverisë

    Partia Socialdemokrate do të mbajë sot aksion pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në orën 13:00.

    Sipas njoftimit ky aksion do të jetë në për të kundërshtuar faljen e borxheve të kompanive për ambalazhim të ujit.

  • Arrestohen tetë policë kufitarë në Mal të Zi, dyshohet se u kanë marrë ryshfet edhe kosovarëve

    Arrestohen tetë policë kufitarë në Mal të Zi, dyshohet se u kanë marrë ryshfet edhe kosovarëve

    Policia malazeze arrestoi tetë policë kufitarë të dyshuar për ryshfet të organizuar nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi ministri i Brendshëm Danilo Sharanoviq.

    Siç saktësoi ai, shtatë janë arrestuar në vendin e punës në pikën kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë – Bozhaj, dhe një në Danilovgrad, një qytet jo larg Podgoricës.

    Ndaj 27 shtetasve të Shqipërisë, Turqisë dhe Kosovës, të cilët dyshohet se u kanë dhënë ryshfet, janë ngritur kallëzime penale dhe, sipas Saranoviqit, janë duke u arrestuar, transmeton Reporteri.

    Ky aksion, thotë ai, ka zgjatur pesë muaj.

    “Provat tregojnë se policët e arrestuar kanë marrë para për një kohë të gjatë nga udhëtarët që kanë kaluar kufirin për të shmangur kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Saranoviq në një konferencë për shtyp.

    “Vendet zyrtare janë duke u kontrolluar dhe sipas informacioneve jozyrtare, përveç provave materiale që kemi deri më tani, do të ketë edhe prova shtesë që do ta vërtetojnë më tej këtë”, theksoi ai.

    Saranoviq ka theksuar se për shkak të rasteve të tilla, Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar rregulloren për kontrollin e pasurisë, të ardhurave dhe stilit të jetesës së policëve.

  • Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media

    Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media

    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë.

    Sipas njoftimit të tyre konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:00 në Hotel “Grand”.

  • Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK

    Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK

    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave.

    Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku dy prej të lënduarve janë therur me thikë, e një tjetër nga mjetet e përdorura në përleshje.

    Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, e për rastin janë arrestuar tre të tjerë.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mbrëmë Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Ai ka treguar se të plagosurit që kanë marrë plagë janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

  • Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut

    Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.

    “Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, tha ai.

    Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme.

    Të martën, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

    “U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta kalojmë pengesën e madhe. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, shkroi Lajçak në Facebook në një përmbledhje që i bëri angazhimit javor.

  • ​Abdixhiku fajëson Kurtin për humbjen e shqiptarëve në zgjedhjet në Maqedoni

    ​Abdixhiku fajëson Kurtin për humbjen e shqiptarëve në zgjedhjet në Maqedoni

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për rezultatin e kandidatëve shqiptarë për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

    Bujar Osmani e Arben Taravari kandiduan nga Fronti Evropian, përkatësisht VLEN në zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut, por asnjëri prej tyre nuk arritën të sigurojnë raundin e dytë të votimit pas dy javësh.

    Lumir Abdixhiku për këtë ka fajësuar kreun e Qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se sikur shqiptarët të bëheshin bashkë, me një kandidat, ata sot do të ishin në balotazh, e cila do të ishte një rezultat historik, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi që shqiptarët u ndanë.

    “Në këtë ndarje, kryeministri popullist i Kosovës dhe gjithë aparati qeveritar i tij, u bënë akterë aktivë. Nga zyra e Kryeministrisë, Kosova, institucionet e Republikës, në vend të përpjekjes për përbashkim, bënë atë që dinë të bëjnë mirë – të përçajnë e ndajnë! Bënë fushatë, bënë propagandë, ndotën njërin kandidat, për të përfunduar megjithatë në fund me rezultat katastrofal”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

    Ai ka theksuar se Kosova duhet t’i rikthehet politikës unifikuese e përafruese mbarëshqiptare.

    “Kaq duhet të jetë roli ynë normal. Të ndihmojmë jo të ndajmë. Rikuperimin e përplasjeve me shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri e Luginë, do ta bëjmë me plot kujdes e përkushtim”, përfundon Abdixhiku.

    Kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska dhe kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski do të përballen më 8 maj për të parin e vendit. Siljanoska ka fituar 40.14 për qind, Pendarovski 19.73 për qind nga 85.06 për qind të votave të numëruara deri më tash.

    Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 13.88 për qind, Arben Taravari nga VLEN 9.78 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.61, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.36 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.80 për qind.

  • Biden fshehtas i dërgoi Ukrainës armën e fuqishme

    Biden fshehtas i dërgoi Ukrainës armën e fuqishme

    Shtetet e Bashkuara dërguan fshehurazi një sistem të ri raketash me rreze të gjatë në Ukrainë javën e kaluar dhe forcat ukrainase përdorën menjëherë armën për të sulmuar një aeroport ushtarak rus në Krime të mërkurën e kaluar dhe trupat ruse në juglindje të vendit gjatë natës të martën, tha një zyrtar amerikan për New York Times.

    Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar më parë Ukrainën me një version të këtij sistemi raketor taktik – të njohur si ATACMS – që mund të mbante municione thërrmuese deri në një distancë prej 160 kilometrash.

    Por Ukraina ka kërkuar prej kohësh një version me rreze më të gjatë të sistemit, me një rreze prej rreth 450 kilometrash, i cili mund të arrijë më thellë në Ukrainën e pushtuar, duke përfshirë Krimenë, qendrën e forcave ajrore dhe tokësore të Rusisë, dhe qendrat e furnizimit për forcat e Moskës në juglindore të vendit.

    Gjatë natës të së martës, Ukraina përdori raketa me rreze më të gjatë për të sulmuar trupat ruse në qytetin port të Berdyansk në Detin Azov, tha një zyrtar i lartë amerikan.

    Të mërkurën e kaluar, llogaritë e mediave sociale në Ukrainë raportuan zjarre dhe shpërthime të mëdha në një aeroport ushtarak në Dzhankoy, Krime, për të cilin një zyrtar i lartë amerikan tha se ishte gjithashtu në shënjestër të ATACMS.

    Në një fjalim në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi gjeneralin Oleksandr Sirsky, komandantin e lartë të Ukrainës, por nuk tha më shumë për sulmin.

    Presidenti amerikan Biden miratoi fshehurazi vendimin për të dërguar më shumë se 100 raketa me rreze më të gjatë veprimi në mes të shkurtit, tha një zyrtar i lartë, si dhe variante të shumta të municioneve thërrmuese. Ata ishin pjesë e një dërgese armësh prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë në mars.

    Biden ka refuzuar prej kohësh të dërgojë raketa me rreze më të gjatë për disa arsye, tha zyrtari. Së pari, ushtria amerikane ka vendosur të reduktojë numrin e raketave që u shet vendeve të treta, duke zbutur shqetësimet e Pentagonit për mungesat e mundshme. Përdorimi në rritje i raketave balistike nga Rusia dhe rritja e sulmeve ndaj infrastrukturës kryesore kanë nxitur gjithashtu Ukrainën që të kërkojë në mënyrë më agresive armë që mund të ndihmojnë në përballimin e këtyre kërcënimeve.

    Sulmet e para me raketat e reja patën pasoja shkatërruese, shkruan NYT. Videot e postuara nga banorët në rrjetet sociale të mërkurën e kaluar tregojnë zjarret që shpërthyen pas sulmit. Katër orë pas sulmit, era e Krimesë, një grup që monitoron postimet në mediat sociale lokale, raportoi se rezervat e municioneve ruse të prekura ishin ende duke shpërthyer. Ata thanë se xhamat e shtëpive pranë aeroportit janë hedhur në erë.

    Më vonë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës publikoi pamjet e sulmit raketor duke detajuar atë që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se u goditën – katër sisteme raketore tokë-ajër S-400, tre stacione radari, një post komandimi i mbrojtjes ajrore dhe një sistem komandimi dhe kontrolli të mbrojtjes në Krime.

  • ​Turp i ri i delegacionit të Vuçiq në OKB

    ​Turp i ri i delegacionit të Vuçiq në OKB

    Pasi kryetarja e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork pardje paralajmëroi presidentin serb Aleksandar Vuçiq, paralajmërim ka marrë edhe këshilltarja e tij Suzana Vasileviq. Ajo ka marrë një paralajmërim nga personat e protokollit, dhe atë për regjistrim me telefon mobil.

    Siç shihet në videon e regjistruar nga kamerat nga salla ku po mbahej seanca e rregullt për Kosovën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, këshilltarja Vasiljeviq, është paralajmëruar pasi e ka incizuar prezantimin e Vuçiq me telefon.

    Ndërkohë që ajo po mbante telefonin e saj në rreshtin e dytë duke regjistruar fjalimin e Vuçiq, Suzana Vasiljeviq u afrua nga një burrë që supozohej se ishte nga protokolli dhe e paralajmëroi se regjistrimi nuk lejohej.

    Kujtojmë se në të njëjtën seancë Vuçiq ka marrë paralajmërim edhe nga kryetarja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Vanessa Fraser. Ajo përmendi se folësit kanë nga tre minuta për të prezantuar, për të cilën është rënë dakord më parë.

    Në vend të prezantimit të tij, presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”. Fraser iu përgjigj se ishte dakord dhe Vuçiq ia preu fjalën duke u ankuar: “Jo, nuk është marrë vesh”.

    Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të përplaste dorën në tryezë duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb. Ajo theksoi se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.

  • ​34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

    ​34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

    Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata.

    Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ‘80-ta.

    Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtrua ndaj tij nga serbët.

    Në nëntor 2021 u përurua shtëpia-muze e heroit Fadil Vata, në vendlindjen e tij në Sallagrazhdë të Suharekës.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Sipas MeteoKosova ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë ndërsa në zonat malore reshje bore.

    Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.