ATV

Author: ATVLive

  • Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

    Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, të shpjegoj arsyen se si është e mundur që Kosova e sulmuar nga Serbia është e ndëshkuar me sanksione nga Bashkimi Evropian e qortuar nga Amerika, ndërsa Serbia si agresore është e pa ndëshkuar.

    Ajo ka thënë se i takon Qeverisë që të bëjë një shpjegim zyrtarë para popullit se pse sot e kësaj ditë Kosova ende gjendet nënë sanksione.

    Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për prishjet e marrëdhënieve me Amerikën, duke mos u koordinuar paraprakisht me ta për vendimet që ka marr, ku sipas saj, Kurti me këto sjelle ka dalur me pozitë anti-amerikanë duke e dëmtuar vendin.

    “E para është që ne u sulmuam në Banjskë nga Serbia agresore, cfarë na ndodhi? Kosova u ndëshkua, Serbia nuk u ndëshkua. I ka takuar Kurtit dhe qeverisë të dalë dhe ti shpjegoj popullit të Kosovës si u bë që edhe të sulmuar edhe të ndëshkuar pra, Serbia sulmues e pa ndëshkuar. Këtë shpjegim zyrtar i takon ta bëjë Kurti para popullit të Kosovës. E dyta çështja tjetër është që Kurti prishi marrëdhëniet me Amerikën duke mos u koordinuar për as një prej këtyre çështjeve të vogla që ka pasur, jo targat, jo tash dinari, pastaj është çështja e zgjedhjeve në veri që ishin legale, por nuk ishin legjitimi. Dhe u deshtë Kurti të koordinohej mirë me partnerët Amerikanë, kush janë amerikanet na bënë shtet, është dashur që të jetë i koordinuar. Ky doli nga pozitat anti-amerikane që nuk e din pse i ka këto pozita anti-amerikane. Por sigurisht janë të dëmshme për shtetin e Kosovës”, ka thënë ajo.

    Tahiri ka theksuar se është mirë që Amerika e ka bërë të qartë që ajo nuk është e “prishur” me popullin kosovar, por janë të “prishur” me qeverinë e Kosovës.

    Ajo ka thënë se amerikanët bëjnë aleancë më të mëdhenjtë dhe jo me të vegjlit, sipas saj, në këtë rast “Kurti është i vogël”.

    “Mua me vije mirë që amerikanët e bënë të qartë që nuk jemi të prishur me popullin e Kosovës, por jemi të prishur me qeverinë e Kosovë. Me këtë rast me qenë që unë kam qenë ministre e jashtme e Kosovës në kohën e okupimit dhe jam një prej njerëzve kryesor që e kam mbërri aleancën strategjike me Amerikën. Po ju them një fjalë amerikanët bëjnë aleancë me të mëdhenjtë, me ne si figurat siç isha unë, Rugova e Agani, nuk i prishin më të vegjlit se Kurti është i vogël”, ka thënë ajo.

  • U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja e huaj

    U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja e huaj

    Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një shtetase e Serbisë që ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, ka vdekur.

    Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “HETIM MBI VDEKJEN – Prishtinë 27.04.2024 -13:02. Është raportuar se viktima femër shtetase e Serbisë, e cila ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

  • Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

    Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

    Sot në Superligën e Kosovës do të zhvillohen tri ndeshje interesante.

    Në kuadër të xhiros së 31-të, Prishtina do ta pres Llapin nga ora 3:00.

    Po në të njëjtën orë Ballkani do të ndeshet me Gjilanin.

    Ndërkaq edhe Dukagjini dhe Drita do të luajnë nga ora 3:00.

    Në tabelë radhitet i pari Ballkani me 60 pikë, ku ndiqet me nga 58 pikë nga Drita dhe Llapi.

    Në vendin e pestë kryeson Prishtina me 43 pikë, ndërsa Dukagjini menjëherë pas saj në vendin e gjashtë, me 38 pikë.

    Gjilani radhitet në tabelë i teti me 34 pikë.

  • Vidhet kasaforta e një qytetari në Viti, në të kishte para

    Vidhet kasaforta e një qytetari në Viti, në të kishte para

    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës në kasafortë kishe para.

    Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:20 dhe po vazhdon të hetohet.

    Raporti i plotë:

    Viti 27.04.2024-13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë kasafortën që gjendet brenda objektit dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme. Rasti nën hetime.

  • Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

    Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

    Një polic është lënduar gjatë një ndërhyrje në një rrahje në Prishtinë.

    Sipas raportit 24 orësh të PK-së, “është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit”

    Të dyshuarit janë arrestuar.

    Raporti i plotë:

    SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/PJESMARRJE NË RRAHJE

    Prishtinë 27.04.2024-01:25. Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç’rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

  • Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, qeveria të koordinohet me aleatët

    Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, qeveria të koordinohet me aleatët

    Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje të ngadalësuar ekonomike. Ani, pse sipas Qeverisë aktuale, ekonomia e vendit ka shënuar progres me një rritje mesatare prej 7.9 për qind, ndonëse kjo rritje nuk po konsiderohet reale nga themeluesi i Institutit për Kërkim Zhvillimor “Riinvest”, Muhamet Mustafa. Sipas tij, me rënien e investimeve dhe e eksportit, ka bërë që vendi të ketë rritje të ngadalësuar ekonomike.

    Duke folur për faktorët që kanë goditur ekonominë e vendit, ai vlerëson se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës, duhet të hiqen sa më shpejtë, për çfarë thotë se qeveria duhet të koordinohet me aleatet ndërkombëtar sa më shumë.

    Mustafa në një intervistë për KosovaPress kërkon nga qeveria të lehtësojë me masa të ndryshme aktivitetet e bizneseve, e po ashtu në këtë drejtim të përmirësohet imazhi i vendit në mënyrë që të kemi më shumë investime të huaja.

    Sa i përket klimës së të bërit biznes, Mustafa thotë se pavarësisht premtimeve të qeverisë në këtë drejtim, ende nuk shihen rezultate konkrete sa i përket heqjes së barrierave në këtë drejtim.

    Mustafa thotë se ende vendi përballet me probleme në arsim, shëndetësi e të tjera. Sipas tij, ka nevojë që qeveria të bazojë vendimet e veta në një evidencë më të mirë profesionale, shkencore e kërkimore, e po ashtu të krijojë një bashkëpunim me institucionet arsimore.

    Ndërsa, shqetësuese mbeten edhe masat e BE-së ndaj Kosovës tash e një kohë të gjatë. Mustafa derisa thotë se këto masa janë të padrejta, ai vlerëson se nevojitet me shumë koordinim nga qeveria me aleatët ndërkombëtar.

    Kujtojmë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian janë vendosur vitin e kaluar si pasojë e mos përmbushjes së kërkesave të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

  • Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

    Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të shtunën në kufirin verior të vendit me Serbinë, nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë, njoftuan autoritetet kosovare.

    Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia thanë se të dyshuarin me inicialet J.S., e ndaluan në pikën kufitare Bërnjak, pasi ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.

    “Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

    Ai dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Gjakovë.

  • Sondazhi: Biden në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, vetëm 38.7% mbështetje

    Sondazhi: Biden në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, vetëm 38.7% mbështetje

    Sipas rezultateve të sondazhit më të fundit të opinionit publik, presidenti aktual i SHBA-së, Joseph Biden është presidenti më pak i popullarizuar i SHBA-së në ’70 vitet e fundit me 38.7%, madje edhe nën nivelin e mbështetjes që kishin dikur Richard Nixon dhe Jimmy Carter.

    Në tremujorin e parë të vitit 2024, Biden 81 vjeç mori mbështetjen e 38.7 për qind të të anketuarve, tre për qind më pak se mbështetja që pati presidenti George HW Bush në të njëjtën periudhë të mandatit të tij, sipas një sondazhi të agjencisë Gallup, raporton New York Post.

    “Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve, Biden qëndron në një pozitë më të dobët se çdo president i mëparshëm”, përfunduan anketuesit e Gallup.

    I njëjti sondazh tregon se ish-presidenti Donald Trump, i cili po konkurron me Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, mori mbështetjen e 46.8 për qind të të anketuarve.

    E përditshmja e Nju Jorkut thekson se të dy presidentët (jopopullorë) Nixon dhe Carter kishin më shumë mbështetje se Biden, përkatësisht me 53.7 për qind dhe 47.7 për qind, ndërsa Presidenti Dwight Eisenhower kishte mbështetjen më të madhe në 70 vitet e fundit me 73.2 për qind.

    Rezultatet e sondazheve të Gallup për mbështetjen publike për presidentët amerikanë, të cilat janë kryer që nga fillimi i mandatit të Eisenhower në 1952, janë një tregues i fortë i suksesit për kandidatët që kërkojnë të fitojnë një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, sipas New York Post.

  • Opozita ankohet se nuk po përkrahet nga shumica rreth formimit të Komisioneve Hetimore

    Opozita ankohet se nuk po përkrahet nga shumica rreth formimit të Komisioneve Hetimore

    Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht janë funksional disa Komisione Hetimore Parlamentare e të cilët në shumë raste nuk po arrijnë të sjellin vendime për shkak të mungesës së kuorumit, raporton Ekonomia Online.

    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Blera Deliu ka thënë se e kanë të vështirë të veprojnë pasi që shumica parlamentare nuk po shpreh gadishmëri për të mbështetur nismat e opozitës.

    “Vështirë të flitet për gadishmërinë e mazhorancës për të mbështetur nismat e opozitës ju e dini që ne tash e sa kohë kemi kërkesa. Edhe në seancën e rradhës, do të kemi një përpjekje tonën për të adresuar po ashtu një komision të ri hetimor. Është mekanizëm i opozitës në mënyrë që t’ i hapë rrugë zhvillimeve që po ndodhin qoftë atyre me afera korruptive”, ka thënë Deliu – Kodra.

    Ajo ka përmendur aferën, sipas saj të shumëpërfolur, për rezervat shtetërore. Deliu ka theksuar se kjo Qeveri e ka të pamundur ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës pasi që tashmë insitucionet e drejtësisë e kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës.

    “Unë e kuptoj përpjekjen e Qeverisë për të mbuluar aferën e shumëpërfolur me rezervat shtetërore, me miellin grurin e po ashtu rezervave tjera shtetërore, por po ashtu gjithmonë dua të theksoj faktin që e ka të pamundur kjo qeveri ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës sepse tashmë po flasim edhe për insitucionet e Drejtësisë të cilat kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës. Ka filluar që të funksionojë sistemi drejtësisë për ti adresuar vërejtet të cilat i kemi thënë tash e sa kohë dhe përkundër përpjekjeve që të bllokohet komisioni për rezerva shtetërore komisioni për rastin Dehari, dhe për zhvillimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Do ta kenë të vështirë shumica paralamentare për ta mbyllur në fakt këtë përpjekje që po e bën për të mbyllur korrupsionin krimin por edhe gjithë parregullsitë të cilat po ndodhin në secilin cep të insitucioneve të Kosovës”, ka thënë Deliu – Kodra.

    Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes (VV), Arjeta Fejza, ka thënë për Ekonomia Online se opozita vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të reja dhe njëkohësisht kanë parashtruar nisma për komisione hetimore në kuadër të Kuvendit. Fejza ka theksuar se pozita për shumicën e komisioneve hetimore nuk është kundër.

    “Opozita kohëve të fundit vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje ka thënë që ne nuk angazhohemi në asgjë pa shkuar në zgjedhje sepse në konstatimet e tyre asgjë nuk po funksionon. Ndërkohë vazhdimisht ju e keni parë kanë parashtruar nisma për komisione hetimore në kuadër të Kuvendit. Kjo legjislaturë pavarësisht se ka qenë shumë aktive me ligje me draftimin e tyre me mbikëqyrjen e ligjeve dhe me punë të tjera brenda përbrenda Kuvendit, megjithatë në shumë raste kemi pasur telashe edhe me kuorumin edhe me mbarëvajtjen e Kuvendit. Unë konsideroj që është shumë e rëndësishme që Kuvendi të funksionojë plotësisht pra që të kemi edhe miratim edhe mbikëqyrje edhe aspekte të tjera të punës funksionale të tij kurse komisionet hetimore janë vetëm një nga metodat me të cilat Kuvendi mund të realizojë misionin e tij. Për shumicën e komisioneve hetimore nuk kemi qenë kundër mirëpo vetëm kemi kërku që të zgjerohet objekti i hetimit të atyre komisioneve, në këtë drejtim opozita ka qenë jashtëzakonisht shumë destruktive dhe vërtetë konsideroj që nganjëherë këto kërkesat e tyre për komisione janë më shumë për me pengu normalitetin dhe funksionalitetin e Kuvendit se sa për të sjell ndonjë efekt apo dritë në çështjet në të cilat synojnë të krijojnë hetime sepse ju e dini që Kuvendi i Kosovës i ka komisionet funksionale dhe në kuadër të atyre komisioneve ne mund të angazhohemi të diskutojmë edhe të analizojmë të gjitha temat. Aty mund të ftohen ministrat përkatës të linjave aty mund të diskutohet për çështje që ka interes opozita”, ka thënë Fejza.

    Deputetja Fejza ka thënë se opozita nuk po e shfrytëzon mundësinë që përmes komisioneve parlamentare funksionale të ftohen ministrat e të diskutojnë për të gjitha çështjet që duan, por sipas saj të gjitha çështjet i bartin në seanca duke shkaktuar vonesa në agjendën legjislative.

    “Mirëpo pavarësisht kësaj ata nuk e kanë shfrytëzu këtë mekanizëm dhe kanë synuar që të gjitha çështjet ti bartin në seancë duke shkaktuar prap po them, vonesa në agjendën tonë legjislative. Dilema jonë prej fillimit është në themelimin e këtyre komisoneve. Ta zëmë se ne kemi themeluar së fundmi një komision për subvencionimin për tekste shkollore, ai është një proces i tëri publik gjithçka ka qenë publike në atë proces dhe përseri opozita ka insistuar që të ketë një komision hetimor në këtë drejtim, ne e kemi themeluar atë komison ajo çka besojmë që do të shërbej është për të parë si kanë ecur proceset ndër vite ndërkaq sa i përket procesit konkretisht unë nuk mendoj që do të ketë diqka të re sepse i gjithë procesi është tranparent dhe publik”, ka thënë Fejza.

  • Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të zhdukurve do të kenë mundësi padie në Strasburg

    Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të zhdukurve do të kenë mundësi padie në Strasburg

    Presidentja Vjosa Osmani në deklarimin e saj pas nderimeve për të pagjeturit në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ka thënë se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    “Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, të gjitha familjet do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për ta paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës në jetë për familjarët e tyre, për shkeljen e të drejtës në dinjitet njerëzor dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë familjarët”, ka thënë Osmani.

    Tutje presidentja ka thënë se kjo është kauzë e të drejtave të njeriut dhe se nuk ka të bëjë me politikë.

    “Nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, por më së shumti familjet të cilave iu është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, ka thënë ajo.