ATV

Author: ATVLive

  • Organizatat kërkojnë Ligj për parandalim të vetëvrasjes

    Organizatat kërkojnë Ligj për parandalim të vetëvrasjes

    Disa organizata të shoqërisë civile kanë mbajtur konferencë për media, me ç’rast kanë lansuar peticionin për Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Të hënën në sheshin Sheshin “Zahir Pajaziti”, filluan të mblidhen nënshkrime rreth edicionit për Projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë. Sipas organizatave pjesëmarrëse synimin për të mbledhur deri në 10,000 nënshkrime.

    Bind Skeja, përfaqësues i organizatave deklaroi se niveli institucional nuk ofron shërbime për parandalimin e vetëvrasjes.

    “Kushdo që ka vetëm pak interesim në këtë fushë e din se niveli institucional nuk ofron as edhe një shërbim për parandalim të vetëvasjes. Nuk ka programe për të mbijetuar të vetëvrasjes, nuk ka rrjete të shërbimeve të cilat mbështesin individët me mendime të vetëvrasjes, nuk ka plane të ri-integrimit, e as nuk ka mbrojtje të familjeve të viktimave”, ka thënë Skeja.

    Sipas tij e vetmja gjë e ofruare janë disa ditë të mbyllur në psikiatri për trajtim pa vullnet, gjë që OKB-ja e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut.

    “Organizatat e shoqërisë civile dhe grupe të aktivistëve kanë kërkuar vazhdimisht që të ndërmerren mase, në më të paktën të fillohet hartimi i një strategjie për parandalim të vetëvrasjes. Sidoqoftë, këto thirrje janë pritë me heshtje, ndonëse kurdo që ka raste tragjike të cilat marrin hov në media, shtresa politike i ka statuset e mbuluara me nuanca të vajtimit. Fjalë ka shumë, por ndonëse kanë fuqi vendimmarrëse mbesin vetëm si të tilla. Kjo për neve është një situatë hipokritike e cila nuk duhet të tolerohet, dhe rrjedhimisht kemi bashku forcat dhe vullnetin tonë që të lansojmë këtë peticion për parandalim të vetëvrasjes”, ka thënë po ashtu Skeja.

    Skeja duke u bazuar në Ligjin për Nisma Legjislative, tha se do të kërkojnë nga Kuvendi që të hartojnë një Ligi për parandalim të vetëvrasjes, të parin në vend dhe rajon, që duhet të përfshijë:

    – Shërbime klinike për parandalim të vetëvrasjes.

    -Integrim të parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale.

    -Mekanizma për ngritje të profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të vetëvrasjes.

    -Shërbime dhe mbështetje sociale, jo-klinike për persona me mendime për vetëvrasje.

    -Mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vetlënduese.

    -Programe specifike për komunitete jo-shumicë.

    -Mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes.

    “Ne e konsiderojmë jetike krijimin një ligji që i ngërthen të gjitha këto pika, prandaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të na bashkangjiten në këtë kauzë nëpërmjet nënshkrimit të peticionit. Jemi të bindur se me këtë peticion jemi duke e filluar një proces të pakthyeshëm të shërimit të plagëve tona komunitare, e drejt një Kosove e cila e trajton vetëvrasjen me seriozitet, empati dhe përkrahje deri në piken kur Kosova është shtet pa vetëvrasje”, ka thënë Skeja.

  • “Padia për gjenocid në KiE”, Gruda i PDK-së i thotë Haxhiut se s’bëhet aty kjo padi

    “Padia për gjenocid në KiE”, Gruda i PDK-së i thotë Haxhiut se s’bëhet aty kjo padi

    Përparim Gruda i PDK-së, i cili është i shkolluar e punon specifikisht për punën e drejtësisë, i ka reaguar ministers Albulena Haxhiu e cila gjatë ditës tha se Kosova do ta paditë Serbinë në Këshiill të Evropës për gjenocid.

    Gruda ka thënë se kjo s’ka asnjë bazë. Bile sipas tij, krejt ky ç’orientim po bëhet qëllimshëm, sepse tash është koha kur institucionet pritet ta dërgojnë draftin e Zajednicës në Gjykatë Kushtetuese.

    Postimi i plotë:

    Ministrja e Drejtësisë deklaron diçka që nuk ka asnjë bazë profesionale. Padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (nese do të jet e mundur), jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

    Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padin për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale.

  • Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

    Policia jep detaje për aksidentin me dy të vdekur në Suharekë

    Dy persona kanë vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture në hyrje të Suharekës.

    Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë.

    “Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.

  • FAZ: Mbështetja për Kosovën në Këshillin e Ministrave në KiE nuk është e qartë

    FAZ: Mbështetja për Kosovën në Këshillin e Ministrave në KiE nuk është e qartë

    Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, e ka publikuar një shkrim rreth vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe zhvillimet rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në artikullin e FAZ-it shkruan se mbështetja tek Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës nuk është aq qartë sa në Asamblenë Parlamentare të KiE, ku edhe u rekomandua pranimi.

    Sipas gazetës së njohur gjermane, kryeministri Kurti kishte thënë se “Asociacioni mund te themelohet nga serbët sepse Qeveria s’mund ta imponojë atë pasi do te ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës”.

    Tutje në këtë artikull thuhet se Bashkimi Evropian, ka propozuar draft-statut për Asociacionin, por FAZ përmend se QUINT( pesë vendet perëndimore) po ashtu e kanë propozuar një draft-statut, transmeton Klankosova.tv

    Frankfurter Allgemeine Zeitung, flet edhe për procesin e mbajtur të votimit në veri, ku theksohet se serbët kanë bërë kurthe për të bllokuar Asociacionin dhe integrimin e Kosovës në KiE.

    ”Beogradi i ndalon politikanët serbë të ndërmarrin iniciativa premtuese për të krijuar një asociacion të komunave ose të mbështesin propozime që janë në përputhje me Këshillin e Evropës, ndërsa në të njëjtën kohë ankohen me zë të lartë për mungesën e atij asociacioni. Në Beograd është krijuar një justifikim i përsosur për diplomacinë serbe për të penguar integrimin e Kosovës në Perëndim. Me dorën e majtë Kosovës po i vihen kushte, me të djathtën po sigurohet që ato të mos plotësohen”, shkruan tutje gazeta gjermane.

    FAZ tutje shkruan se politikanë të Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD) sugjeruar që të evitohet kurthi i Vuçiqit.

    “Në mënyrë që të plotësohet kërkesa e Quintit, në Berlin pati gjithashtu diskutime nëse propozimi për një Asociacion të Komunave serbe mund t’i dorëzohej tani për shqyrtim juristëve kushtetues të Këshillit të Evropës. Kjo mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, sipas politikanëve të SPD-së në Berlin”.

    QUINT ka kërkuar që draft-statuti i Asociacionit te dërgohet për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese si një hap i Qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit që do t’i bindte vendet anëtare ta japin votën e tyre pro Kosovës për anëtarësim në KiE.

  • Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

    Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell.

    Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius.

    “Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

  • Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Sot vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

    Seanca është paraparë të nis me fillim nga ora 09:00 dhe të zgjasë nga 16:30.

  • Kosovari vret pronarin e një restoranti në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes

    Kosovari vret pronarin e një restoranti në Gjermani, pamje nga vendi i ngjarjes

    Një kosovar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

    Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

    Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

    Pak më vonë, policia ka mundur të arrestojë pa rezistencë një person të armatosur me armë zjarri para lokalit. Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

    Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa hetimet vazhdojnë.

  • Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës Ali Lajçi

    Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës Ali Lajçi

    Ka vdekur ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi.

    Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar për biografinë e Lajçit, tashmë të ndjerë

    “I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi! I lindur më 3 janar të vitit 1955 në Malaj të Rugovës, Ali Lajçi ka qenë politikisht aktiv gjatë gjithë jetës së tij. Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim. U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur”.

    “Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007. Pas kësaj ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës në disa legjislatura, ku ishte edhe një nga nëshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës. Ngushëllime familjes Lajçi, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Ali Lajçit për vdekjen e tij”, ka shkruar Kurti.

  • Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

    Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

    Ka vdekur Ali Lajçi, ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.

    Për këtë përmes një postimi në Facebook ka njoftuar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, të dielën.

    Ku subjekt politik ka shprehur nguhsëllime për familjen e tij dhe gjithë ata që e njohën.

    “Me dhembje të thellë mësuam lajmin e ndarjes nga jeta të Ali Lajçit. Ai ishte një figurë e rëndësishme në historinë e Kosovës, një figurë e shquar në rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tij. Ali Lajçi ishte një zë i fortë dhe i vendosur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Angazhimi i tij për të mbrojtur territorin dhe sovranitetin e vendit prej Demarkacionit të Murat Mehës ishte i shquar dhe i pamohueshëm. Ai ngriti zërin dhe u bë zëdhënësi i popullit, duke paraqitur argumente të forta kundër kësaj marrëveshje të dëmshme për vendin tonë”.

    “Kontributi i tij si kryetar i Komunës së Pejës dhe deputet i Kuvendit të Kosovës do të kujtohet gjithmonë. Ngushëllime për familjen e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan. Qofsh i qetë në paqe, Ali Lajçi”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Pejë.

  • Një gruaje në Prishtinë i grabitet çanta e krahut në lokalin e saj, kishte para në të

    Një gruaje në Prishtinë i grabitet çanta e krahut në lokalin e saj, kishte para në të

    Një grua ka raportuar në polici se një person i panjohur ka hyrë në lokalin e saj dhe ia ka marrë çantën e krahut në të cilën kishte para të gatshme.

    I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, dhe rasti po hetohet.

    GRABITJE

    Rajoni i Prishtinës 27.04.2024 -19:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në lokalin e saj ka hyrë personi i panjohur i cili i ka marrë çantën e krahut në të cilën kishte para të gatshme. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.