ATV

Author: ATVLive

  • Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitjen në kazino në vitin 2012

    Dardan Krivaqa dënohet me 4 vjet burgim për grabitjen në kazino në vitin 2012

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 4 vjet burgim Dardan Krivaqen i cili kishte kryer vjedhje në një Kazino.

    Sipas komunikatës bëhet e ditur se grabitja kishte ndodhur 12 vite më parë.

    “me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.K., për shkak të veprës penale grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për krime të rënda, përkatësisht trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet, i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

    I pandehuri D.K., është shpallur fajtor sepse më 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

    Ndërkaq, konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), i pandehuri A.L., lirohet nga akuza pasi që nuk është provuar përtej çdo dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale në bashkëkryerje grabitja nga neni 255 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 ë Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e përshkruar si: Sepse, me datën 14 dhjetor 2012 rreth orës 04:50, në kazino “K.”, në rr. “…”, në Ferizaj me qellim te përvetësimit të pasurisë se huaj të luajtshme e qe vetes ti sjellin dobi pasurore te kundërligjshme, në atë mënyrë që në bashkëkryerje me përdorimin e kanosjes serioze kundër personit tjetër, ku i pandehuri i parë ka bërë roje, kurse dy të pandehurit tjerë të maskuar, njëri me revole në dorë, kurse tjetri me një thikë, kanë hyrë brenda në kazino, kanë kërkuar nga personat të cilët ishin aty që të ulen në gjunjë, kurse nga i dëmtuari F.I., kanë kërkuar paratë dhe nga arka kanë marr 1.500 € dhe largohen në drejtim të panjohur.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

  • Ky është burri nga Prishtina që ka adoptuar 10 qen endacak, merr 500 euro çdo muaj nga Komuna e Prishtinës

    Ky është burri nga Prishtina që ka adoptuar 10 qen endacak, merr 500 euro çdo muaj nga Komuna e Prishtinës

    Komuna e Prishtinës ka shpërndarë një video motivuese për adoptimin e qeneve endacak.

    Si imazh kanë përdorur Samiun, për të cilin thonë se ka adoptuar 10 qen endacak.

    “Ai është shembull i një qytetari që ka vendosur të merr përgjegjësi shoqërore në zgjidhjen e problemit të qenve endacak”, shkruan komuna në përshkrimin e videos.

    Për këtë veprim, sipas komunës Samiu merr 500 Euro çdo muaj për qentë e adoptuar nga Kryeqyteti si dhe mbështetje shtesë.

    “Shikoni dhe dëgjoni rrëfimin e Samiut rreth përvojës së tij dhe familjes së tij. Ju ftojmë ta ndiqni shembullin e Samiut që ta bëjmë me shtëpi çdo qen endacak. Adopto edhe ti!”.

  • Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan

    Gërvalla: Ndryshimi i kufijve mund të nisë një luftë në Ballkan

    Ideja e shkëmbimit apo e ripërcaktimit të territoreve mund të çojë në një luftë të re në Ballkan, ka thënë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, teksa komentonte për gazetën ukrainase “European Pravda”, situatën në Kosovë dhe raportet e tensionuara me Serbinë.

    Kryediplomatja nuk e sheh si zgjidhje shkëmbimin e territoreve, por, “punën jashtëzakonisht komplekse të integrimit” të komunitetit serb, është sipas saj alternativa.

    “Ky plan nuk zgjidh probleme, por krijon të reja për të gjithë rajonin. Precedenti i ndryshimit të kufirit në Ballkan mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe mund të nisë një luftë të re”, ka thënë Gërvalla.

    E për luftë foli edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pikërisht në gazetën ukrainase, “European Pravda”.

    Bislimi ka deklaruar se Kosova duhet të jetë gati për luftë, pasi kundër nesh, sipas tij, gjithmonë mund të nisë një sulm hibrid nga Serbia.

    “Ne duhet të jemi gati për luftë. Po, një luftë konvencionale është e pamundur tani, pasi ne jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillohet kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, ka deklaruar Bislimi.

  • Kryetari i Zveçanit vendoset në objektin e komunës

    Kryetari i Zveçanit vendoset në objektin e komunës

    Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka nisur tashmë punën në objektin e Komunës në Zveçan.

    Mbledhjen e parë në objekt kryetari i komunës e ka nisur me drejtorët e drejtorive komunale, raporton “RTKlive”.

    Peci ka thënë se detyrën e tij tash e tutje do ta kryejë këtu, derisa u shpreh i përkushtuar të punojë të mirë te të gjithë qytetarëve të Zveçanit.

  • Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

    Mahniten shkencëtarët – vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

    Tingëllon si ëndërr, por është e vërtetë. Në Antarktidë gjendet ar.

    I vendosur mes akullnajave, mali Erebus është vullkani aktiv më jugor i Tokës, i cili mes peisazhit të ngrirë lëshon nxehtësi.

    Sipas një studimi, kontinenti përmban 138 vullkane, me rreth nëntë prej tyre të raportuara si aktive.

    Por, me një lartësi prej 3,794 metrash, Erebus është më i njohuri, shkruajnë mediat e huaja.

    Ai është një nga tre vullkanet që e formojnë ishullin Ross dhe thuhet se u zbulua gjatë udhëtimit të kapitenit James Clark Ross në vitin 1841.

    Shkencëtarët ende e vëzhgojnë vullkanin për të vërtetuar forma ekstreme të jetesës në atë zonë.

    Sipas IFL Science, nga imazhet satelitore aty shihet edhe një liqen llave i njohur për nxjerrjen e gurëve pjesërisht të shkrirë të njohur si “bomba vullkanike”.

    Ndërsa bombat vullkanike janë emocionuese, shpërthimet e llavës që spërkasin kristale të vogla të arit befasojnë shkencëtarët të cilët vlerësojnë se vullkani nxjerr rreth 80 gram ar në ditë.

  • Vushtrri: Babai e raporton në polici djalin e zhdukur

    Vushtrri: Babai e raporton në polici djalin e zhdukur

    Një burrë e ka raportuar djalin e zhdukur në polici.

    Ai ka deklaruar se biri i tij ka dal nga shtëpia të premten, më 26 prill dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. Rasti ka ndodhur në Vushtrri.

    Organet e rendit e kanë iniciuar rastin si “Person i zhdukur”

  • ​Partitë njëzëri: Momenti i fundit që BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

    ​Partitë njëzëri: Momenti i fundit që BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës

    Është momenti i fundit që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, thonë përfaqësues të pozitës, opozitës dhe njohës të integrimeve evropiane. Sipas tyre, përkundër dështimit të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat veriore, në votimin e 21 prillit, Kosova ka përmbushur zotimet në dakordimin e Bratisllavës me BE-në për shtensionimin e situatës në veri.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress se Bashkimi Evropian duhet t’i largojë masat ndëshkuese në mënyrë të menjëhershme dhe jo graduale.

    “Kosova ka përmbushur zotimin që e ka dhënë në darkordimin e Bratislavës në kuptimin e përgatitjes së bazës ligjore për organizimin e procesit për largimin e kryetarëve aktual, mbi bazën e një procesi demokratik që parashihet me ligj. Kemi përgatitur udhëzimin administrativ, kemi organizuar procesin, është administruar peticioni por që natyrisht bojkotimi si veprim politik i Listës Serbe me dirigjimin e Beogradit e pamundësojë shprehjen e vullnetit të qytetarëve… Në raport me partnerët tanë ndërkombëtar ne kemi përmbushur zotimet që kemi dhënë dhe kemi manifestuar seriozitet mbi përgjegjësitë që kemi marr. BE-ja duhet të largojë masat e vendosura ndaj Kosovës dhe duhet të qartësojë pozicionin ndaj Serbisë dhe Beogradit zyrtar”, deklaron Rrustemi.

    Masat ndëshkuese të BE-së, kërkon të hiqen edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, mirëpo thekson nevojën që qeveria të adresojë kërkesat e BE-së.

    “Ne kemi thënë tash e sa kohë si Parti Demokratike, por edhe kryetari Krasniqi në takimet e tij në Bruksel ka adresuar nevojën për heqjen e sanksioneve. Është një numër i madh i mbështetjes se BE-ja do të duhej të garantonte për Kosovën, ndërsa sot kemi një bllokim të fondeve për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat. Natyrisht ne kemi kërkuar që BE-ja të jetë e vëmendshme dhe t’i largojë sanksionet, pa çka që duhet të thuhet se edhe qeveria e ka përgjegjësinë e saj për të adresuar në mënyrë të mirë koordinimin me partnerët”, thotë ajo.

    Në anën tjetër, profesori universitar, Dorajet Imeri, thotë se masat ndëshkuese kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet të hiqen sa më parë.

    “Vendosja e masave kundër Kosovës si rezultat i vendosjes së kryetarëve në veri të dalë nga zgjedhjet atje, ka qenë një vendim i ngutshëm dhe padobishëm nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës synim i cilës ka qenë ndëshkimi për vendimin e Kosovës për të vendosur rendin kushtetues në tërë territorin e saj. Bashkimi Evropian duke ndëshkuar Kosovën përmes këtyre masave sanksionuese vetëm sa e ka përligjur sjelljen jo të duhur dhe jo korrekte të Listës Serbe, që në disa momente të caktuara ka qenë antikushtetuese dhe jo ligjore. Institucionet e Kosovës duhet të shohin se në ç’masë kjo strukturë politike e ka thyer rendin kushtetues të Kosovës. Është momenti i fundit që BE-ja të reflektojë kundër këtyre veprimeve që paraprakisht i kanë marrë, në mënyrë që Kosovës mos t’i bëhet një e padrejtë e madhe në këtë proces kaq të ndjeshëm politik”, deklaron Imeri.

    Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri, që kulmoi me hyrjen e kryetarëve shqiptarë në objektet komunale.

    Përfaqësues të shteteve perëndimore kanë kërkuar nga Kosova që përmes zgjedhjeve të parakohshme të mundësohet largimi i atyre kryetarëve, për të cilët thoshte se nuk përfaqësojnë vullnetin e banorëve./kp

  • 22 palestinezë humbin jetën pas sulmeve të ushtrisë izraelite

    22 palestinezë humbin jetën pas sulmeve të ushtrisë izraelite

    Të paktën 22 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, të paktën pesë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite ndaj shtëpisë së familjes al-Terturi në rrugën ”Abu Husayra”, në perëndim të qytetit të Gazës.

    Si pasojë e bombardimit të avionëve luftarakë izraelitë ndaj shtëpisë që i përkiste familjes Hejazi në lagjen ”Sabra”, në jug të qytetit të Gazës, dy gra palestineze humbën jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën dhe disa kanë mbetur nën rrënoja.

    Gjithashtu, thuhet se të paktën katër palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e shënjestrimit nga avionët luftarakë izraelitë të shtëpisë që i përket familjes Hatib në lagjen ”Al-Jenina”, në lindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

    Ndërkohë gjashtë palestinezë humbën jetën si pasojë e bombardimit të ushtrisë izraelite ndaj një shtëpie të familjes Hajavat në kampin e refugjatëve Al-Shabura në qendër të Rafah në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.

    Më tej njoftohet se pesë palestinezë humbën jetën si pasojë e sulmit të ushtrisë izraelite në shtëpinë e familjes Abu Taha në Rafah.

    Në Rripin e Gazës me një popullsi prej rreth 2,3 milionë banorësh, po përjetohet një katastrofë e madhe humanitare për shkak të pengesës për hyrjen e ndihmave humanitare dhe si pasojë e vazhdimit të sulmeve nga ushtria izraelite duke shënjestruar vendbanimet civile, spitalet, shkollat ​​dhe strehimoret e palestinezëve të zhvendosur që nga 7 tetori 2023.

    Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, 34.454 palestinezë, përfshirë të paktën 14 685 fëmijë dhe 9 670 gra u vranë dhe 77 575 u plagosën.

    Ndërsa njoftohet se, nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur, se infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu u vendosur në objektiv spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar./atsh

  • Kastrati i ASK-së: Afër 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

    Kastrati i ASK-së: Afër 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

    Afër 900 mijë qytetarë në Kosovë janë regjistruar deri tani në javën e katërt të regjistrimit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët. Shpreh bindjen se ky proces do të përfundojë para afatit të paraparë.

    “Jemi në ditën e 24-të të punës në teren dhe shpresojmë që do të jemi në bazë të planit qe e kemi bërë. Procesi i regjistrim është duke shkuar ashtu siç është planifikuar. Këtë javë është një regjistrim më shumë se sa është planifikuar, duket se tani regjistruesit janë adaptuar me zonat e tyre edhe qytetarët po e pranojnë regjistrimin. Nuk kemi refuzime deri me tani, janë individuale. Ne e kemi theksuar se regjistrimi i popullsisë, përveç që është e mirë edhe e ligjor dhe të gjithë ata që refuzojnë do t’i përcjellim në institucionet përkatëse”, ka thënë Kastrati.

    Ai ka thënë se qytetarët serb të në katër komunat veriore ende janë duke hezituar që të marrin pjesë në këtë proces dhe se për këtë po ndikon edhe thirrja e Listës serbe.

    “Në pjesën veriore ka edhe komunitete të tjera jo serbe që jetojnë ata janë duke u regjistruar, komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive, ka një regjistrim por është numri i vogël. Ata duhet ta dinë se është edhe një e mirë edhe për ata. Mospjesëmarrja në regjistrim do të thotë se ata nuk ekzistojnë, u bëjnë thirrje që procesi nuk është politikë. Inkuroj komunitet që të marrin pjesë së është një e mirë për ata. Lista serbe ka bërë një thirrje të jashtëligjshme dhe ne do të ndërmarrim hapa. Thirrja ka pasur ndikim tek pjesa veriore, por në jug komuniteti serb është duke u regjistruar”, u shpreh Kastrati.

  • Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

    Instruktorë nga Turqia mbajnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

    Instruktorë nga Turqia kanë realizuar trajnime me ushtarët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe të tretë. Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se mbështetja e vazhdueshme e partnerëve ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë dhe se FSK ka treguar besueshmëri se është e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.

    Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë, duke ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurtë të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

    Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpërdrejt në ndërveprueshmërinë me partneren, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.