ATV

Author: ATVLive

  • Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

    Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit që flet për Kosovën, raporton EO.

    Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin thotë se ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

    “Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve anti-Kushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që Qeveria është treguar e zonja, dhe treta ka qenë ne vazhdimësi, pengimi i VV që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë Komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.

  • Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE

    Muja: Besoj se Kosova i ka plotësuar kushtet që më datën 16 të jetë anëtare e re e KiE

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se, Kuvendi i Kosovës më dy maj do të mbajë senacë, në të cilën tha se do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it, që sipas tij, është propozim i opozitës, raporton EO.

    Ai tha se pas këtij diskutimi në rend dite do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare.

    “Do të kemi senacë më dy maj ku do të diskutohet në lidhje me raportin e DASH-it dhe i cili pasohet nga votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Vlera e këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare është 390 milion euro të cilat janë pamundësuar si shkak i opozitës. Këto marrëveshje mbeten si teke e partive”, ka thënë ai.

    Muja ka folur edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës për çka ka thënë se beson se do Kosova do të anëtarësohet.

    “Unë besoj që Kosova i ka plotësuar kushtet edhe me datën 16 Kosova do te jetë anëtre e re e KiE”, Muja.

    Muja ka thënë se si Grupi Parlamentar është duke punuar që ti sigurojnë votat brenda grupit paralmentar për të kaluar kodin civil.

    Ai tha se brend GP-ja ka diverzitet të mendimeve sa i pëket këtij projekligji.

    “Ky projekt kod ka ardhur nga ministria e Drejtësisë, aktualisht nuk e di por shumica parlamentare është duke punuar që të sigurojë koncensusin brenda grupit parlamentar. Ka kohë që është duku u punuar në sigurimin e votave dhe e dyta është që të votohet është e vërtetë që ka diversitet të mendimeve. Shumica parlamentare është në përjekur që të sigurojë vota për çdo ligj”, ka thënë Muja.

  • 1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

    1 milion e 36 mijë euro për katër rrugë që do të ndërtohen në Podujevë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar sot memorandum për rregullimin e katër rrugëve në këtë zonë.

    Vlera e projekteve është mbi 1 milion e 36 mijë euro.

    Lajmin e ka dhënë zv.ministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, nëpërmes një postimi në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Po e fillojmë javën me nënshkrimin e memorandumit në Komunën e Podujevës, të cilën komunë po e financojmë me plot 1,036,650.00 €.

    Këto mjete do të dedikohen për këto projekte infrastrukturore:

    Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës “Dëshmorët Babatinca”, Podujevë, në vlerë prej 537,000€;

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Sfeqël – Dumosh, Podujevë, në vlerë prej 159,000€;

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Bradash – Dobratin, Podujevë, në vlerë prej 155,500€; si dhe

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse nga Gurëthyesi deri në rrugën “Sahit Llalloshi, Podujevë, në vlerë prej 185,150€.

  • ​Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

    ​Tahiri: Në seancën e së enjtes do të diskutohet raporti i DASh për korrupsion

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se të enjten në seancë plenare do të debatohet për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se për herë të parë raporti i DASh e targeton Qeverinë si një institucion që ka probleme serioze me korrupsion.

    “Në këtë dite do të debatojmë për raportin e DASh-it për gjetjet që kanë ndodhur. Aty do të kemi një ballafaqim mes pozitës dhe opozitës. Ajo që mund të them është se seanca e radhës e të enjtes fokusin kryesor do të ketë një raport. Raport ky që në esencë për herë të parë targeton qeverinë si një institucion i cili ka probleme serioze me ceshtjen e korrupsionit mirëpo edhe me çështje tjera. Në të njejtën kohë kërkojmë që kryeministri të jep llogari”, deklaroi ai.

    Ndërkaq, duke folur për Asocacionin e Komunave me shumicë serbë, ai tha se i njëjti nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, teksa theksoi se krerët e shtetit e kanë pranuar Asociacionin.

    “Raporti i raportueses së Kosovës për Kosovën e saktëson që Kosova i ka përmbush kushtet. Votimi ka ndodhë, unë mendoj qe Kosova e meriton të ketë ftesën për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. Asociacioni në raport nuk është kusht, qeveria duhet të ketë shumë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik”, deklaroi ai.

    Më tej, ai tha se shumica parlamentare e ka dështuar Kodin Civil, teksa theksoi se si AAK kanë qenë kundër.

  • ​Paralajmërimet për protesta, Nagavci: SBAShK të jetë e matur në deklarata

    ​Paralajmërimet për protesta, Nagavci: SBAShK të jetë e matur në deklarata

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka komentuar deklaratat e SBAShK-ur lidhur me protestën e paralajmëruar.

    Nagavci ka bërë thirrje sindikatës të jetë më e matur për deklaratat që bëjnë.

    Kurse, e pyetur nëse do të ketë takim lidhur me këtë çështje, ajo tha se takimet nuk mbahen vetëm sa për të thënë, por duhet të ketë një temë të caktuar për çfarë mund të punojnë së bashku.

    “Çdo kerkësë e adresuar është shqyrtuar, me sa jam në njohuri nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare me ndonjë temë të caktuar me të cilën do të bisedojmë. Si ministri e ministre jam çdo ditë afër mësimdhënësve e shkollave, jam tejet e interesuar që bashkë me të gjithë të punojmë për të përmirësuar cilesinë në arsim. Ka shumë punë për të bërë dhe shumë vullnet, kështu edhe kryetarin e SBAShK-ut, e tjerët i kisha ftuar që me qenë të matur në deklaratat tyre. Ne i kemi takuar vazhdimisht edhe unë, edhe zëvendësministri. Takimet nuk duhet të bëhen sa për t’u mabjtur takimet, por të ketë tema të caktuara për të cilat bisedojmë dhe punojmë bashkë”, tha ajo.

    Këto deklarata ajo i bëri pas betimit të 10 vullnetarëve të Rinj të Korpusit të Paqës në Kosovë.

  • MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2014

    MASHT-i dhe MSh-ja dëmtuan buxhetin me 11 milionë euro, shkak dy marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2014

    Dy marrëveshje, një e vitit 2013 dhe tjetra e vitit 2014, i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit mbi 11 milionë euro dëme. Marrëveshjet janë nënshkruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministria e Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

    Kështu ka bërë të ditur auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Audimit, Vlora Spanca, në një konferencë për media, ku shpalosi rezultatet dhe rekomandimet e dy raporteve të auditimit të Teknologjisë së Informacionit: “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit” si dhe “Sistemi Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (SIMSF)”.

    Spanca tha se për modernizimin e sistemit të edukimit në Kosovë është negociuar marrëveshja për kredi të butë dhe e cila duhet të paguhet deri më 30 shtator 2032. Vlera totale e saj është mbi 5 milionë euro.

    “Modernizimi i Sistemit të Edukimit në Kosovë përmes e-Edukimit Gjatë viteve 2013-2017, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka zhvilluar projektin për digjitalizimin e arsimit parauniversitar në Kosovë, në vlerë prej 4,931,000 euro. Për zhvillimin e këtij projekti është negociuar marrëveshja për kredi të butë, përmes bankës austriake ‘UniCredit Bank Austria’, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2014 dhe do të paguhet deri më 30 shtator 2032 në një vlerë totale 5,637,519 euro (përfshirë kryegjënë, interesin, tarifat). Me zhvillimin e këtij projekti ishte paraparë të krijohej sistemi me dy module, për komponentin e mësimit elektronik dhe komponentin e digjitalizimit të provimit të maturës, si dhe serverët për vendosjen e sistemit të zhvilluar”, tha Spanca.

    “Rezultatet e auditimit tregojnë se projekti në fjalë nuk është funksionalizuar dhe nuk janë arritur qëllimet e tij për e-edukimin dhe digjitalizimin e provimit të maturës. Rrjedhimisht, dëmi i shkaktuar i buxhetit të shtetit për shkak të dështimeve në funksionalizimin e këtij projekti është 5,637,519 euro. Për këtë projekt do të vazhdohet të paguhet në formë të kësteve të kredisë deri në vitin 2032. Ministria (MASHTI) ka dështuar në projektin për digjitalizimin e arsimit para-universitar. Ky projekt i financiar plotësisht nga huamarrja është realizuar pa planifikim paraprak, i cili është përcjell me mangësi gjatë zhvillimit të cilat kanë ndikuar në mos arritjen e qëllimit dhe përmbushjes së misionit të organizatës. Për më shumë, Ministria nuk ka siguruar pajisjet thelbësore dhe infrastrukturën harduerike dhe të rrjetit për qëllime të këtij projekti. Sistemi i zhvilluar nuk ka arritur të zbatohet në shkolla për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme dhe qasjes në rrjet për përdoruesit. Rrjedhimisht, ky sistem është jo funksional, duke rezultuar në dëmtim të buxhetit të Kosovës prej rreth 5.6 milionë euro, të cilat janë huamarrje dhe duhet të shlyhen deri në vitin 2032”, u shpreh Spanca.

    Ndërsa për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik, Spanca tha se Ministria e Shëndetësisë nga viti 2013 ka investuar në digjitalizimin e menaxhimit të stokut farmaceutik në institucionet shëndetësore, për furnizim me barna dhe material shpenzues të listës esenciale dhe jo esenciale për pacientë. Megjithatë, sipas saj ka mangësi në shtrirjen dhe përdorimin e sistemit, si dhe në menaxhimin e qeverisjes së TI-së dhe sigurinë e të dhënave.

    “Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të zbatoj plotësisht Sistemi për Menaxhimin e Stokut Farmaceutik (FMSF) në të gjitha nivelet shëndetësore edhe pas investimeve mbi 6.1 milionë euro në shtrirje të infrastrukturës harduerike, që të mundësojë zbatimin e sistemeve të informacionit shëndetësor, përfshirë edhe SMSF-në. Sistemi SMSF nuk shfrytëzohet nga të gjitha njësitë shëndetësore dhe shumica e barnatoreve të reparteve të spitaleve dhe klinikave dhe Qendrave të Mjekesisë Familjare (QMF) nuk realizojnë transaksione në SMSF deri te dalja për pacient. Gjithashtu, MSh-ja dhe ShSKUK-ja nuk i kanë harmonizuar Procedurat Standarde të Operimit (PSO) me proceset e punës në SMSF. Kjo rezulton me menaxhim jo të mirë të stokut farmaceutik dhe në planifikim jo të mirë për alokimin e burimeve në blerjen e medikamenteve, vështirësi në monitorimin e Institucioneve Shëndetësore për shpenzimin e stokut dhe shfrytëzimin sa më racional të barnave dhe materialit medicinal të shpenzuar nga Institucion Shëndetësore”, u shpreh Spanca në një konferencë për media.

    “Ministria ka mangësi në ndarjen e përgjegjësive për administrimin e SMSF-së duke krijuar konflikt të përgjegjësive dhe vështirësi në koordinim dhe komunikim. Kjo mosndarje e përgjegjësive ka shkaktuar konfuzion për përdoruesit e SMSF-së, ngecje në ofrimin e shërbimeve në kohë dhe rrezikon integritetin e informacionit shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të hartoj politikat dhe procedurat e TI-së, duke rrezikuar në mbrojtjen e aseteve të TI-së, si dhe besueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave të sistemeve të informacionit me rëndësi strategjike për MSh-në. Po ashtu, MSh-ja nuk zbaton kontrolle në menaxhimin e ndryshimeve në sisteme të informacionit. Si pasojë janë realizuar ndryshime pa testim dhe pa miratim nga personat e autorizuar, përpara zbatimit në mjedisin real. Kjo rrezikon të ketë ndryshime të paautorizuara ose aksidentale të cilat mund të kenë pasoja në funksionimin e sistemit”, deklaroi ajo.

  • D4D monitoron “çrregullimet e informacionit në mediet online dhe sociale” – Shumë lajme të rreme për dialogun Kosovë-Serbi

    D4D monitoron “çrregullimet e informacionit në mediet online dhe sociale” – Shumë lajme të rreme për dialogun Kosovë-Serbi

    Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediet online dhe sociale: Narrativat e pavërteta dhe titujt e bujshëm”. Në kuadër të projektit “Mbulueshmëria dhe kuptueshmëria e çrregullimit të informacionit në Kosovë”, janë monitoruar 110 portale dhe medie të tjera për identifikimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, raporton EO.

    Rrezarta Delibashzade-Krasniqi, drejtoreshë Ekzekutive e Institutit D4D, tha se në këtë monitorim kanë arritur të identifikojnë nëse ka çrregullim të informacionit.

    “Fushat kryesore të cilat i kemi mbuluar është dialogu Kosovë-Serbi, pjesa e grave në politikë dhe pjesa e gjuhës së urrejtjes në portale”, tha ajo.

    Fitore Rexhepi, gazetare nga Radio Televizioni i Kosovës, tha se televizioni publik duhet të jetë model për mediet e tjera. Sipas saj, ka një lloj gare të brendshme që ekziston mes televizioneve në Kosovë.

    “Gjuha e urrejtjes dhe lajmi i rremë e vendos në lajthitje edhe gazetarin. Kemi barrën më të madhe për shkak se jemi televizion publik. Nuk i kuptoj mediet private kur vendosin tituj senzacionalë, i arsyetojnë me klikime dhe financat”, tha Rexhepi.

    “Televizioni publik me qenë model sa i përket jopropagandës. Sfida më e madhe sa i përket lajmeve të rreme ka qenë rasti i Banjskës. Është një lloj gare e brendshme që ekziston mes televizioneve”, tha ajo.

    Sipas Rexhepit, ajo që mbetet një vështirësi sa i përket mediave është sfida e konfirmimit dhe sfida e eksluzivitetit.

    Ndërsa, Arsim Lani, redaktor nga televizioni T7, tha se edukimi medial është baza e një gazetarie të mirëfilltë.

    “Titujt duhet të tregojnë rëndësinë e lajmit. Profesionalizimi duhet të dëshmohet. Një rëndësi të madhe duhet ta ketë edukimi medial, është baza që të mos vijmë në lajme të rreme”, tha Lani.

    Kurse, Venera Gashi, menaxhere e projektit nga Instituti D4D, tha se atë se çka e konsiderojnë shqetësuese dhe alarmante për lexuesin janë lajmet e rreme dhe teoritë konspirative. Në tre muajt e fundit, janë verifikuar lajme me dezinformata, citime, mendime të personave të caktuar që janë ekspertë në fusha të tyre. Një informatë apo narrativë që u konsiderua shqetësuese ishte edhe lajmi ‘spastrime etnik’ që përdoret nga mediet serbe. Gjithashtu edhe lajmet e vjetra që përsëriten si të reja u konsideruan shqetësuese në vendin tonë”.

    Ajo ka përmendur rastin e një artikulli të Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i vitit 2023 e që është publikuar në janar 2024. Ka qenë artikull lidhur me kryeministrin Albin Kurti, publikuar nga portali Epilogu.

    “Kemi parë ngjyrim të këtij portali ndaj Qeverisë Kurti”, tha Gashi.

    Titulli “Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë”, publikuar nga portali Orainfo, po ashtu është vlerësuar si dezinformatë nga përmbajtja.

  • Betohen 9 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

    Betohen 9 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do të shërbejnë për 2 vite në Kosovë

    9 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin detyrën e tyre në Kosovë. Ata do të shërbejnë për 2 vite në vendin tonë, ndërsa fokus do të kenë shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin lokal.

    Vullnetarët përfunduan me sukses trajnimit dhjetë javor, të cilët mësuan gjuhën, kulturën dhe traditën.

    Drejtoresha e “Peace Corps”, Carolyne Siganda tha se vullnetarët vijnë prej 7 shteteve në Amerikë të cilët do shërbejnë në qytete të ndryshme të Kosovës si Kamenicë, Pejë, Gjilan etj.

    E kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj tha se ndihet në fat që është prej kryetarëve më i ri në Kosovë.

    “Komuna e Kamenicës është prej të parave prej 2014 që ka mirëpritur vullnetarët e ‘Corpsit’, në të njëjtën kohë ma ka ndihmuar të integrohemi ne jetën shoqërore neve dhe vullnetarëve, për ne është e rëndësishme të kemi shembuj te mirë që mund të bëjnë komunitetet andaj vullnetarët janë pikërisht shembulli për këtë”.

    Kryetari i kësaj komune tha se deri më tani më shumë se 60 familje kanë qenë nikoqire të vullnetare andaj uron ta dinë se sa mirëpritës janë shqiptarët.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, falënderoi ShBA-në për investimet e bëra deri me tani në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e arsimit.

    “Së bashku me ambasadorin amerikan kemi marrë pjesë dhe vizituar edhe shkollat ku janë bërë investimeve nga fondet e ShBA-së, jemi këtu për të dëshmuar një ceremoni betimi, e këtë mbështetje e ofrojnë prej 2014 kur erdhën për herë të parë në Kosovë. Ministria e Arsimit ka ndërmarr veprime konkrete për zhvillimin e mësimdhënësve në te gjitha komunat e vendit por edhe me vullnetarët jam e bindur që do mbesin në kujtesën e nxënësve dhe mësimdhënëseve tanë”.

    Nagavci tha se e çmon lartë punën e secilit vullnetar që kontribuon në të mirën e nxënësve por edhe familjeve në vend qe hapën dyert për ta.

    E ambasadori amerikan Hovenier tha se sot është një ditë shumë e veçantë pasi ka nderin ta bëj betimin e grupit të 9-të në Kosovë e për herë të parë në qytetin e Kamenicës.

    “Kamenica iu ka ndihmuar dhe mbështetur vullnetarëve dhe të gjithë jemi të mahnitur me mikpritjen, mendoj se të jesh familje nikoqire është punë e madhe, do përkushtim e interesim për njerëzit andaj faleminderit gjithë njerëzve të Kamenicës. Po ashtu dua të shpreh mirënjohje për stafin e ‘Corpsit’ ku prej kam ardhur i kemi tre grupe për trajnimin e vullnetarëve, duhet shumë punë, kam shërbyer edhe në poste tjera por nuk mendoj se kam pasur grupe më të përkushtuar se sa ju”.

    “Jemi krenar me ju, keni kaluar shumë por si dikush qe i është përkushtuar tërë jetën, që 34 vite jam në shërbim të Amerikës dhe e di çka do te thotë të sakrifikohesh për diçka më të madhe andaj nuk e di se a ka mënyrë më të mirë se sa kjo aktualisht, secili prej jush keni hequr dorë nga diçka”, tha Hovenier, teksa lexoi formalisht edhe tekstin e betimit, i pasuar nga vullnetarët.

  • ​Përfaqësuesja e EULEX-it viziton Qendrën e romëve në Mitrovicë, njihet nga afër me aktivitetet e saj

    ​Përfaqësuesja e EULEX-it viziton Qendrën e romëve në Mitrovicë, njihet nga afër me aktivitetet e saj

    Nicole Miller, përfaqësuese e zyrës për media të EULEX-it në Kosovë, ka vizituar të hënën Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, për t’u njohur nga afër me punën dhe aktivitetet e fëmijëve në këtë Qendër.

    Ndërkaq, Bekim Syla, drejtor i organizatës RADC e cila menaxhon Qendrën Mësimore në Lagjen e romëve në Mitrovicë, duke bërë të ditur se mbështetja e misionit të EULEX-it nuk ka munguar asnjëherë, tha se në këtë Qendër janë rreth 140 fëmijë të moshave të ndryshme të cilët marin ndihmë përmes aktiviteteve të ndryshme.

    “Këtu i kemi rreth 140 fëmijë prej moshës parashkollore deri te mosha e shkollës së mesme të ulët. Aktivitetet që ne i mbajmë janë ndihma në detyrat e shtëpisë, aktivitete të artit, muzikës dhe çkado që fëmijët kanë nevojë për edukim. BE-ja deri tani na ka ndihmuar mirë”, theksoi Syla.

  • Nis peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë

    Nis peticioni për projektligjin për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë

    Disa organizata të shoqërisë civile kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një peticion përmes së cilit do të kërkohet hartimi i një projektligji për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë.

    Peticioni ka nisur të hënën, më 29 prill, në qendër të Prishtinës, ndërsa nënshkrimet përveç aty, do të mblidhen edhe në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

    Në emër të organizatave, Bind Skeja tha se po kërkojnë një projektligj i cili do të përfshinte, ndër të tjera, shërbime klinike për parandalim të vetëvrasjes, integrim të parandalimit të vetëvrasjes në objektiva institucionale dhe mekanizma për ngritje të profesionalizmit të mediave gjatë raportimit të vetvrasjes.

    Gjithashtu, shtoi ai, projektligji duhet të përfshijë shërbime dhe mbështetje sociale – jo klinike – për persona me mendime të vetëvrasjes, mekanizma për reduktimin e qasjes në mjete vet-lënduese, programe specifike për komunitete jo shumicë dhe mekanizma për mbledhjen e të dhënave të vetëvrasjes.

    Skeja tha se niveli institucional nuk ofron asnjë shërbim për parandalim të vetëvrasjes.

    “E vetmja që ofrohet janë disa ditë të mbyllur në psikiatri për trajtim pa vullnet gjë që OKB e cilëson si shkelje e të drejtave të njeriut”, tha ai.

    Që nga viti 2019 funksionon “Linja e Jetës” – qendër telefonike vullnetare në Kosovë që ofron ndihmë për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo që vuajnë nga depresioni apo ankthi.

    Të gjitha të dhënat e telefonuesve mbesin konfidenciale.

    Inicimi i këtij peticioni vjen duke u bazuar në Ligjin për nisma legjislative, sipas së cilit përvec presidentit, deputetëve dhe qeverisë, edhe qytetarët me të drejtë vote kanë të drejtë për nismë legjislative.

    Për të qenë i vlefshëm peticioni, ai duhet të nënshkruhet nga së paku 10.000 qytetarë.

    “Jemi të bindur që me këtë peticion jemi duke filluar një proces të pakthyeshëm të shërimit të plagëve tona komunitare”, tha Skeja.