ATV

Author: A.M.

  • Vedat Muriqi hyn në historinë e Mallorca-s, lë pas Samuel Eto’o dhe synon “Këpucën e Artë”

    Vedat Muriqi hyn në historinë e Mallorca-s, lë pas Samuel Eto’o dhe synon “Këpucën e Artë”

    Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e RCD Mallorca, pasi është bërë golashënuesi më i mirë i klubit në La Liga, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o.

    Sulmuesi kosovar arriti këtë rekord pas dy golave të shënuar ndaj Rayo Vallecano, duke shkuar në kuotën e 55 golave me fanellën e klubit, një më shumë se Eto’o.

    Pas ndeshjes, Muriqi u nderua në muzeun e klubit, ku vendosi edhe këpucët e tij si simbol i këtij momenti historik. Mallorca publikoi një video nga vizita e tij, duke shkruar: “Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e Mallorca-s.”

    Forma e mirë e Muriqit po vazhdon edhe në garën për golashënuesin më të mirë të sezonit. Me 21 gola të realizuar, ai ndodhet pranë liderit Kylian Mbappé dhe mbetet në garë të fortë për “Këpucën e Artë” në La Liga.

  • Rezultatet e sotme në Superligë: Fitore e rëndësishme për Dritën dhe Drenicën, barazim mes Ballkanit dhe Gjilanit

    Rezultatet e sotme në Superligë: Fitore e rëndësishme për Dritën dhe Drenicën, barazim mes Ballkanit dhe Gjilanit

    Janë zhvilluar ndeshjet e radhës në Superliga e Kosovës, të cilat sollën përballje interesante dhe rezultate me peshë për renditjen tabelare.

    Në njërën nga ndeshjet kryesore të ditës, Drita shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Ferizaj. Skuadra nga Gjilani arriti të marrë tri pikë të vlefshme, duke vazhduar garën për kreun dhe duke treguar stabilitet në këtë fazë të kampionatit.

    Ndërkohë, në një duel mjaft të luftuar, Ballkani barazoi 1:1 me Gjilani. Të dyja skuadrat ndanë pikët pas një ndeshjeje të balancuar, ku rastet nuk munguan në të dyja anët, por asnjëra nuk arriti të sigurojë fitoren.

    Surpriza e ditës erdhi nga përballja mes Llapi dhe Drenica, ku mysafirët triumfuan me rezultat minimal 0:1. Drenica arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke i dhënë vetes frymëmarrje në luftën për mbijetesë.

  • Vedat Muriqi shkruan histori-Bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas

    Vedat Muriqi shkruan histori-Bëhet golashënuesi më i mirë i Mallorcas

    Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e RCD Mallorca në La Liga.

    Me dy golat e realizuar ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e klubit spanjoll, duke kaluar rekordin e mbajtur për shumë vite nga legjenda Samuel Eto’o.

    Klubi spanjoll e konfirmoi këtë arritje historike, duke e cilësuar Muriqin si golashënuesin më të mirë në historinë e tyre në La Liga.

    Sulmuesi prizrenas po kalon një formë të shkëlqyer edhe këtë sezon, ku ka shënuar 21 gola dhe është futur fuqishëm në garë për “Këpucën e Artë” në Spanjë. Ai ndodhet vetëm dy gola pas Kylian Mbappé, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund të kampionatit.

    Nëse Mallorca arrin ta ruajë epërsinë ndaj Rayo Vallecanos, skuadra do të ngjitet në pozitën e 15-të me 34 pikë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll.

  • Vedat Muriqi shkëlqen me dopietë, afron Mallorcan drejt mbijetesës

    Vedat Muriqi shkëlqen me dopietë, afron Mallorcan drejt mbijetesës

    Vedat Muriqi po vazhdon formën e jashtëzakonshme në La Liga, duke realizuar dy gola të shpejtë në fitoren ndaj Rayo Vallecano.

    Sulmuesi kosovar shënoi dy herë brenda katër minutash, duke i dhënë një epërsi të rëndësishme RCD Mallorca-s në përballjen vendimtare për mbijetesë. Fillimisht, në minutën e 36-të, Muriqi u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer dhe për të zhbllokuar rezultatin.

    Me këto dy gola, Muriqi arrin në kuotën e 21 realizimeve këtë sezon, duke u renditur ndër golashënuesit më të mirë në kampionat. Ai tashmë është vetëm dy gola larg liderit aktual, Kylian Mbappé.

    Forma e tij mbresëlënëse po rezulton vendimtare për Mallorcan, e cila vazhdon të luftojë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll

    https://x.com/club_bruggefans/status/2043342396574855172/video/1

  • FC Malisheva ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Elon Berisha dhe stafin e tij

    FC Malisheva ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Elon Berisha dhe stafin e tij

    FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Elon Berisha, si dhe me ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani, me marrëveshje të dyanshme.

    Sipas njoftimit të klubit, vendimi ka ardhur pas ndeshjes së fundit, ku trajneri ka marrë përgjegjësinë për rezultatin, ndërsa së bashku me menaxhmentin është arritur dakordimi për përfundimin e bashkëpunimit.

    Klubi i FC Malisheva i ka falënderuar të tre për profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së tyre në ekip, duke theksuar kontributin në rezultatet dhe pikët e fituara.

    Po ashtu, klubi ka bërë të ditur se dyert mbeten të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me ta, ndërsa në vijim do të bëhet analizimi i situatës dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për vazhdimin e sezonit dhe arritjen e objektivave të klubit.

  • Qetësi në kampin e Max Verstappenit pas zërave për Lambiase dhe spekulimeve për të ardhmen

    Qetësi në kampin e Max Verstappenit pas zërave për Lambiase dhe spekulimeve për të ardhmen

    Piloti i Formula 1, Max Verstappen mbizotëron qetësia, pavarësisht raportimeve të fundit për ndryshime të rëndësishme brenda strukturës së tij teknike.

    Sipas disa burimeve, inxhinieri i pistës dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Verstappenit, Gianpiero Lambiase, pritet të largohet nga Red Bull në fund të vitit 2027 dhe të bashkohet me McLaren në sezonin 2028, ku do të punojë nën drejtimin e Andrea Stella.

    Këto zhvillime kanë nxitur spekulime se mund të jenë një hap paraprak drejt një transferimi të mundshëm të Verstappenit pas skadimit të kontratës së tij në vitin 2028. Megjithatë, këto zëra janë minimizuar nga babai i tij, Jos Verstappen.

    “E dinim prej kohësh këtë situatë dhe kur do të ndodhte. Kemi ende kohë për të punuar dhe kjo është një mundësi e mirë për të gjithë palët,” është shprehur Jos Verstappen, duke theksuar se gjithçka është e menaxhuar dhe e planifikuar.

    Ai gjithashtu ka shtuar se vendimi i Lambiase ishte i njohur më herët dhe se Red Bull do të ketë kohë të mjaftueshme për të gjetur një zëvendësues.

    Sa i përket të ardhmes së Verstappenit, Jos ka qetësuar situatën duke deklaruar se nuk ka sinjale për tërheqje apo ndryshim të madh, duke theksuar se piloti holandez pritet të vazhdojë karrierën në Formula 1.

    Ndërkohë, në paddock vazhdojnë diskutimet për zhvillimet e ardhshme teknike dhe ndryshimet e mundshme brenda ekipeve kryesore të kampionatit.

  • Manuel Neuer mohon të ketë ndonjë konflikt me Julian Nagelsmann

    Manuel Neuer mohon të ketë ndonjë konflikt me Julian Nagelsmann

    Portieri i FC Bayern Munich, Manuel Neuer, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin mungesën e tij në kombëtaren gjermane me trajnerin Julian Nagelsmann.

    Ai theksoi se mes tyre nuk ka asnjë problem dhe se raporti vazhdon të jetë korrekt dhe profesional. Neuer sqaroi se nuk është pjesë e planeve aktuale të kombëtares, ndërsa vendimi i tij lidhet me përqendrimin te klubi.

    Fokusi i portierit gjerman mbetet te Bayern, ku e presin ndeshje të rëndësishme dhe vendimtare në këtë fazë të sezonit.

    Edhe pse kohët e fundit kanë qarkulluar spekulime për një rikthim të mundshëm, portieri gjerman ka sqaruar se nuk është pjesë e planeve të përfaqësueses dhe nuk është i përfshirë në procesin aktual të saj.

    Neuer gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet se mungesa e tij lidhet me trajnerin Julian Nagelsmann, duke theksuar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë dhe profesionale.

  • “Ekipi i Kosovës”-Hoffenheim poston foto me Fisnik Asllanin, Elvis Rexhbeçajn,Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin

    “Ekipi i Kosovës”-Hoffenheim poston foto me Fisnik Asllanin, Elvis Rexhbeçajn,Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin

    Ndeshja mes FC Augsburg dhe TSG Hoffenheim përfundoi me rezultatin 2-2, në një përballje të fortë dhe mjaft të luftuar në kuadër të Bundesliga.

    Përveç rivalitetit në fushë, kjo ndeshje mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të pranisë së katër futbollistëve kosovarë. Në radhët e Augsburg u paraqit Elvis Rexhbecaj, ndërsa te Hoffenheim luajtën Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

    Takimi në fushë ishte i luftuar deri në fund, me të dyja skuadrat që arritën të shënojnë nga dy gola, duke ndarë kështu pikët. Megjithatë, ajo që e bëri këtë ndeshje edhe më të veçantë ishte “përballja shqiptare” në mesin e lojtarëve.

    Pas përfundimit të ndeshjes, katër futbollistët u panë së bashku, duke shkëmbyer përshëndetje dhe duke realizuar një fotografi të përbashkët. Ky moment u publikua edhe nga faqja zyrtare e Hoffenheim, e cila e shoqëroi foton me mbishkrimin “Ekipi i Kosovës”.

    Ky gjest u prit shumë pozitivisht nga tifozët, duke theksuar edhe një herë unitetin dhe lidhjen mes lojtarëve shqiptarë, pavarësisht fanellave që mbajnë në klubet e tyre.

  • Adri Mehmeti realizon golin e parë në MLS dhe ndal Inter Miamin e Lionel Mess-it

    Adri Mehmeti realizon golin e parë në MLS dhe ndal Inter Miamin e Lionel Mess-it

    Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti ka vazhduar të lërë gjurmë në MLS, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami.

    17-vjeçari ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, ndërsa momenti më i rëndësishëm erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje dënimi, ai arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke barazuar shifrat në 2-2.

    Ky ishte goli i parë në MLS për talentin shqiptar, i cili më parë ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara.

    Goli i Mehmetit i mohoi fitoren e radhës Inter Miamit, skuadër ku aktivizohet edhe ylli argjentinas Lionel Messi.

    Për ekipin e Miamit, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në stadiumin e ri, pas një tjetër rezultati zhgënjyes ndaj Austin, ku luan edhe Myrto Uzuni.

  • Tyson Fury rikthehet me fitore bindëse, sfidon Joshua-n për “Betejën e Britanisë

    Tyson Fury rikthehet me fitore bindëse, sfidon Joshua-n për “Betejën e Britanisë

    Ish-kampioni i botës në boks, Tyson Fury, është rikthyer nga pensioni me një fitore bindëse ndaj Arslanbek Makhmudov, në një duel të zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium në Londër.

    Fury siguroi fitoren e tij të 35-të në karrierën profesionale përballë 54,331 spektatorëve, pas 12 raundeve ku dominoi plotësisht. Dy gjyqtarë e vlerësuan ndeshjen 120-108, ndërsa një tjetër 119-109 në favor të britanikut.

    Menjëherë pas përfundimit të meçit, Fury e sfidoi publikisht Anthony Joshua, duke kërkuar një përballje të shumëpritur të quajtur “Beteja e Britanisë”. Joshua, i cili e ndoqi ndeshjen nga rreshti i parë, fillimisht nuk e pranoi sfidën në ring.

    “Dua të të jap ndeshjen që të gjithë e keni pritur… Le t’u japim tifozëve atë që duan”, deklaroi Fury, duke e ftuar rivalin e tij të madh.

    Pas sfidës, Joshua reagoi duke theksuar se negociatat mbeten të hapura dhe se një duel i mundshëm mund të realizohet në të ardhmen, duke lënë kështu të hapur mundësinë për një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e boksit britanik