ATV

Adri Mehmeti realizon golin e parë në MLS dhe ndal Inter Miamin e Lionel Mess-it

Written by

in

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti ka vazhduar të lërë gjurmë në MLS, duke realizuar golin e tij të parë në kampionat në sfidën mes New York Red Bulls dhe Inter Miami.

17-vjeçari ishte titullar dhe zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, ndërsa momenti më i rëndësishëm erdhi në minutën e 77-të. Pas një goditjeje dënimi, ai arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke barazuar shifrat në 2-2.

Ky ishte goli i parë në MLS për talentin shqiptar, i cili më parë ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara.

Goli i Mehmetit i mohoi fitoren e radhës Inter Miamit, skuadër ku aktivizohet edhe ylli argjentinas Lionel Messi.

Për ekipin e Miamit, kjo ishte ndeshja e dytë radhazi pa fitore në stadiumin e ri, pas një tjetër rezultati zhgënjyes ndaj Austin, ku luan edhe Myrto Uzuni.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *