ATV

Author: A.M.

  • Chelsea rikthen interesimin për Mike Maignan

    Chelsea rikthen interesimin për Mike Maignan

    Gjiganti londinez Chelsea është duke kërkuar një portier të ri,kjo pas paraqitjeve jo të mira të Robert Sanchez në ndeshjet e fundit.

    Blutë e Londrës i janë rikthyer garës për shërbimet e gardianit të Milanit Mike Maignan,i cili ka kontratë me rossonerët deri në qershor të vitit të ardhshëm.

    Përndryshe Maignan ishte shumë afër kalimit në Stamford Bridge në afatin kalimtar veror,por emërimi i Masimiliano Allegrit në stolin e Milanit bëri që francezi të qëndrojë në San Siro kjo për faktin se Allegri e konsideron Maignan si pjesë të rëndësishme të skuadrës për këtë sezon.

    Ndërkohë Roberto Sanchez nuk ka pasur momente të mira kohëve të fundit,ku madje në ndeshjen kundër Man United në fundjavë u ndëshkua me karton të kuq.

     

     

  • Erling Haaland barazon rekoridin e golave të Ole Gunnar Solskjaer në Premierligë

    Erling Haaland barazon rekoridin e golave të Ole Gunnar Solskjaer në Premierligë

    Sulmuesi Erling Haaland po vazhdon me formë fantastike tek Manchester City.

    Me golin e shënuar ndaj Arsenalit Haaland arrin shifrën e 91 golave në Premierlligë,duke barazuar me bashkëkombasin e tij Ole Gunnar Solskjaer i cili poashtu ka 91 gola.

    Përndryshe ish sulmuesi legjendar i Manchester United ishte lojtari i vetëm norvegjez me së shumti gola të shënuar në Premiership,të cilën e arriti përgjatë 11 viteve në “Old Trafford”.

    Ndërkohë Haaland me formën që po e kalon aktualisht mund të parakalojë Solskjaer sa i përket numrit të golave,dhe njëherësh mund të shkruajë një faqe të re në futbollin anglez.

    Kujtojmë që Erling Haaland ka shënuar 7 gola në të gjitha garat me Manchester City-in këtë sezon.

  • Trepça nis kualfikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll

    Trepça nis kualfikimet për Ligën e Kampionëve në basketboll

    Kampioni i Kosovës në basketboll Trepça sonte do të luaj ndeshjen e parë  çerekfinale në kualifikimet e Ligës së Kampionëve,ku do të takohet kundër kampionit të Holandës Heroes Den Bosch.

    Ndeshja pritet të zhvillohet në Samokov të Bullgarisë,ku skuadra mitrovicase pritet të ketë përkrahjen e tifozërisë “Torcida”në përballje kundër holandezëve.

    Përndryshe në rast se Trepça arrin të kalojë kampionët e Holandës,atëherë në gjysmëfinale do të takohet me Bakken Bears nga Danimarka apo Kutaisi nga Gjeorgjia.

    Në edicionin e kaluar Trepça arriti në gjysmëfinale të kualifikimeve së Ligës së Kampionëve,ku u eliminua nga ekipi çek Nymburk

    Kujtojmë që ndeshja Trepça-Heroes Den Bosch pritet të nis nga ora 20:00.

  • Hansi Flick:Ne u fokusuam tek loja jo tek kundërshtari

    Hansi Flick:Ne u fokusuam tek loja jo tek kundërshtari

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick,është shprehur i kënaqur pas fitores së ekipit të tij ndaj Getafes.

    Flick u ndal tek loja e skuadrës duke thënë se duhet fokusuar më shumë në këtë pjesë,dhe se nuk dëshiron të flas për kundërshtarin.

    “Duhet të fokusohemi te loja jonë. Shënuam tre gola dhe nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh kaq ndaj një skuadre të fortë. Nuk dua të flas për kundërshtarin, por për ekipin tim. Fokusi ynë është te loja dhe plani ynë”.

    Përndryshe Flick iu përgjigj edhe pyetjeve për mosparaqitjen e Rashford,duke thënë se për anglezin është normale të mos luaj çdo ndeshje,teksa foli edhe për Fermin Lopez që luajti shumë minuta, dhe poashtu edhe zëvendësimin e Raphinas që ka karton nga ndeshjet e kaluara.

    Kujtojmë që Barcelona fitoi kundër Getafes me rezultat 3:0,ku ka 13 pikë dy më pak se lideri Real Madrid.

  • Sonte ceremonia e ndarjes së Topit të Artë 2025

    Sonte ceremonia e ndarjes së Topit të Artë 2025

    Sonte në Theatre du Chatelet në Paris pritet të mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë për vitin 2025,që është një ndër çmimet më prestigjioze në futboll.

    30 futbollistë janë në garë për të fituar këtë çmim,ku vetëm njëri nga ta do ta fitoj në fund,teksa dy favoritët kryesorë janë Ousmanne Dembele dhe Lamine Yamal.

    Përndryshe Dembele fitoi të gjitha trofetë sezonin e kaluar me PSG-në,ku fitoi titullin e kampionit në Francë,Kupën e Francës,Ligën e Kampionëve,ndërkohë Yamal shkëlqeu me Barcelonën ku fitoi titullin e La Ligës dhe Kupën e Mbretit.

    Këtë vit Topi i Artë do të ndahet vetëm në bazë të performancës mbrenda një sezoni, teksa elementët kolektivë dhe trofetë janë në plan të dytë.

    Kujtojmë që ceremonia e Topit të Artë pritet të nis nga ora 20:00.

  • Arsenal dhe Manchester City ndajnë pikët në derbin e javës në Premierligë

    Arsenal dhe Manchester City ndajnë pikët në derbin e javës në Premierligë

    Arsenal dhe Manchester City kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1,në derbin e xhiros së 5-të në Premierligën angleze.

    “Citizens”e nisën mjaft mirë këtë takim,ku qysh në minutën e 9-të Erling Haaland shënoi golin e epërsisë për City-in në 1:0.

    Arsenal pas pësimit të golit bënin përpjekje për të gjetur golin e barazimit,ku Madueke tentoi por Donnarumma priti goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Man.City-it në 1:0.

    Në pjesën e dytë Arsenal u hodh në sulm për të barazuar rezultatin,dhe në minutat e fundit Gabriel Martinelli barazoi shifrat në 1:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

    Arsenal pas kësaj xhiroje në Premierligë ka 10 pikë në pozitën e dytë,teksa Man.City ka 7 pikë në pozitën e 9-të.

  • Drita shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina i rikthehet fitoreve

    Drita shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina i rikthehet fitoreve

    Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 5-të në Albi Mall Superligë,ku ka pasur pasur rezultate interesante.

    Kampioni Drita më në fund shënoi fitore në Superligë,ku në shtëpi mund Prishtinën e Re me rezultat 2:1.

    Golat për Dritën i realizaun Veton Tusha në minutën e 32-të dhe Arb Manaj në të 63-tën,kurse për Prishtinën e Re shënoi Patrick Eze në minutën e 63-të.

    Prishtina iu rikthye fitoreve pas dy xhirove,duke mundur Malishevën në udhëtim 3:1.

    Ardian Muja,Ardian Limani dhe Valmir Veliu ishin goalshënuesit për Prishtinën,teksa golin e vëtëm për Malishevën e realizoi Samuel Opeh.

    Nënkampioni Ballkani barazoi 2:2 kundër Llapit si mysafir,ku Valentin Serebe shënoi dy golat për suharekasit kurse për ekipin nga Podujeva shënuan Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni.

    Kurse në takimet e tjera Drenica dhe Dukagjini barazuan 1:1,kurse Ferizaj humbi para shikuesve të vet nga Gjilani me rezultat 0:1.

  • Shtyhet derbi Olympique Marseille-PSG për shkak të motit të ligë

    Shtyhet derbi Olympique Marseille-PSG për shkak të motit të ligë

    Derbi i fundjavës në kampionatin francez ndërmjet Olympique Marseille dhe PSG nuk do të luhet të dielën mbrëma,duke bërë që ndeshja të shtyhet datën 22 shtator .

    Vendimi u morrë nga autoritetet franceze,kjo pasi rajoni i Marsejës po përballet me mot të keq,dhe është paralajmëruar që ky mot do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.

    Përndryshe pas konsultimeve të bëra u konfirmua shtyrja e kësaj ndeshjeje,duke marrë parasysh edhe rrezikun që mund të jetë për tifozët edhe sfidat logjistike që mund të sjellë zhvillimi i ndeshjes në kushtet ekstreme.

    Kjo shtyrje e ndeshjes e ka ndërlikuar më shumë kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve në mes dy rivalëve,por siguria e shikuesve është më e rëndësishme.

  • UEFA po konsideron suspendimin e Izraelit nga garat

    UEFA po konsideron suspendimin e Izraelit nga garat

    Shtëpia evropiane e futbollit UEFA,po mendon që të suspendojë Izrealit nga garat e kombëtareve dhe ato të klubeve.

    Sipas Israel Hayom, Katari luan një rol kyç në shtyrjen përpara të iniciativës, duke pasur presion të shtuar mbi anëtarët e UEFA-s pas sulmit të dështuar të Izraelit në Doha, dhe po lobon në mënyrë aktive për përjashtimin e Izraelit,teksa shumica e vendeve e mbështesin këtë veprim me vetëm dy ose tre që e kundërshtojnë atë.

    Përndryshe Federata Izraelite e Futbollit është e shqetësuar nga kjo situatë,dhe është duke punuar që një gjë e tillë të shmanget më votimin që mund të ndodhë të martën.

    Në rast se Izraeli suspenndohet atëherë kombëtarja e këtij shteti nuk do të mund të luaj ndeshjet e mbetura në kualifikimet për botëror,si dhe Maccabi Tel Aviv nuk do të paraqitet në Europa League këtë edicion.

    Kujtojmë që së fundmi Spanja kishte paralajmëruar bojkotimin e botërorit të vitit të ardhshëm,në rast të kualifikimit të Kombëtares së Izraelit.

  • Bayerni vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë,mund Hoffenheimin e Fisnik Asllanit,Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit

    Bayerni vazhdon serinë e fitoreve në Bundesligë,mund Hoffenheimin e Fisnik Asllanit,Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit

    Bayern Munich ka vazhduar bilancin e fitoreve në Bundesligë,ku mposhti në udhëtim Hoffenheimin me rezultat 4:1.

    Në pjesën e parë Hoffenheim pati disa raste për shënim,ku vlen të përmendet ai i Fisnik Asllanit i cili  në minutën e 15-të qëlloi shtyllën e portës së Manuel Neuer.

    Mysafirët arritën të realizonin  në fund të pjesës së parë,ku sulmuesi në topformë Harry Kane shënoi për epërsinë e bavarezëve në 1:0.

    Në fillim të pjesës së dytë Bayerni fitoi një penallti,të cilën në gol e konvertoi kush tjetër pos Harry Kane për 2:0.

    Edhe në minutën e 75-të kampionët e Gjermanisë fituan një tjetër pënallti ,ku Kane kompletoi hattrikun për epërsinë prej 3:0.

    Hoffenheim arriti të shënoj golin e nderit në minutën e 82-të përmes Vladimir Coufal në 3:1,kurse në fund Serge Gnabry vulosi fitoren e Bayern-it në 4:1 që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Bayern vazhdon të jetë lider në Bundesligën gjermane me 12 pikë,teksa Hoffenheim mbetet në kuotën 6 pikëve.