ATV

Author: A.M.

  • Edon Zhegrova mund të jetë titullar për Juventusin ndaj Veronës

    Edon Zhegrova mund të jetë titullar për Juventusin ndaj Veronës

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,mund të jetë titullar në ndeshjen kundër Veronës këtë fundjavë në Serie A.

    Trajneri Igor Tudor ishte i kënaqur me paraqitjen e Zhegrovës,dhe një paraqitje e yllit dardan në 11-shen e parë pritet të jetë mjaft e rëndësishme.

    Përndryshe Zhegrova pati një periudhë të vështirë para transferimit tek Zonja e Vjetër,ku reprezentuesi i Kosovës ka pasur problem fizike që prej lëndimit që pësoi në dhjetor të vitit të kaluar.

    Por ajo çfarë është e rëndësishme është që Zhegrova po e merrë veten pas lëndimit,dhe në javët e ardhshme mund të jetë ndër lojtarët që mund të jap kontribut në ndeshjet e ardhshme.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova debutoi me Juventusin të mërkurën kundër Borussia Dortmund-it në Champions,ku asistoi në baraziminin 4:4 të Juves kundër ekipit gjerman.

  • Eric Cantona:FIFA dhe UEFA duhet të përjashtojnë Izraelin

    Eric Cantona:FIFA dhe UEFA duhet të përjashtojnë Izraelin

    Legjenda franceze e Manchester United Eric Cantona,ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga FIFA dhe UEFA për shkak të luftës në Gaza.

    Cantona u tregua i ashpër me dy shtëpitë e futbollit,duke thënë se po bëjnë standarde të dyfishta në lidhje me Izraelin,teksa shton se Rusia u përjashtua 4 ditë pas agresionit të nisur ndaj Ukrainës.

    “FIFA dhe UEFA e pezulluan Rusinë vetëm katër ditë pasi filloi agresioni kundër Ukrainës. Tani kanë kaluar 716 ditë nga ajo që Amnesty International e quajti gjenocid dhe Izraeli ende lejohet të garojë.Pse ka standarde të dyfishta? FIFA dhe UEFA duhet ta pezullojnë Izraelin dhe të gjitha klubet në botë duhet të refuzojnë të luajnë kundër ekipeve izraelite”

    Përndryshe janë shtuar zërat për një bojkotim të Kampionatit Botëror të vitit 2026 në rast të kualifikimit të Izraelit,ku njëra nga to ishte Spanja e cila e kishte përmendur një mundësi të tillë.

  • Lionel Messi afër rinovimit me Inter Miamin

    Lionel Messi afër rinovimit me Inter Miamin

    Ylli argjentinas Lionel Messi,pritet të nënshkruaj një marrëveshje me klubin e MLS Inter Miami.

    Klubi amerikan është duke punuar në finalizimin e kontratës me Messin përtej vitit 2026,që do t’i mundësonte të luante në botërorin e vitit 2026 në SHBA,Meksikë dhe Kanada.

    Përndryshe ka pasur zëra të shumtë lidhur me një largim të Messit nga Inter Miamit,ku shumë klube në Evropë dhe në Arabinë Saudite kanë shprehur interesim për të trasnferuar 8 herë fituesin e Topit të Artë.

    Megjithatë Messi është i vendosur që të qëndrojë tek Inter Miami,dhe se po shijon momente mjaft të mira.

    Kujtojmë që Lionel Messi në 25 ndeshje ka shënuar 22 gola e dhuroi 11 asistime për Inter Miamin

  • Erling Haaland në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Erling Haaland në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Sulmuesi i Manchester City-it Erling Haaland,është përfshirë në radarin e gjigantit katalunas Barcelona.

    Mediat spanjolle bëjnë të ditur se blaugransit po synojnë të transferojnë norvegjezin në Camp Nou vitin e ardhshëm,dhe për këtë gjë janë të vetëdijshëm edhe në Angli.

    Përndryshe Sky Sports raporton se presidenti i Barcelonës Juan Laporta e dëshiron transferimin e Haaland,të cilin e konsideron si pasardhës të Robert Lewandovskit i cili mund t’i jap fund karrierës ku në vitin e ardhshëm pritet t’i mbushë 38 vjeç.

    Kujtojmë që Erling Haaland po kalon formë fantastike në fillim të këtij sezoni,ku në 4 ndeshje në Premierligë shënoi 5 gola.

     

  • Manuel Neuer i lumtur pas fitores kundër Chelsea-it

    Manuel Neuer i lumtur pas fitores kundër Chelsea-it

    Portieri gjerman Manuel Neuer,ka folur për ndeshjen të cilën Bayern Munich e fitoi kundër Chelsea-it në ndeshjen e parë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

    Neuer u shpreh tejet i lumtur pas fitores kundër Bluve të Londrës,duke thënë se paraqitja përballë kampionëve të botës ishte tejet e mirë,dhe mënyra sesi luajti skuadra ishte perfekte.

    “Më pëlqeu shumë mënyra si luajtëm. Fitoren e arritëm kundër kampionit aktual të Kupës së Botës për Klube, një kundërshtar vërtet i vështirë,”

    Përndryshe Neuer shton se nuk ishte një detyrë e vogël ndaj Chelsea-it,dhe se ky sezon pritet të jeë mjaft shpresëdhënës për bavarezët.

    Kujtojmë që Manuel Neuer arriti fitoren e 100-të në Ligën e Kampionëve,duke iu bashkuar legjendave si Cristiano Ronaldo,Iker Casillas dhe Iker Casillas

  • Lamine Yamal nuk ftohet nga Hansi Flick për takimin kundër Newcastle United shkaku i lëndimit

    Lamine Yamal nuk ftohet nga Hansi Flick për takimin kundër Newcastle United shkaku i lëndimit

    Gjiganti katalunas Barcelona mund të mos llogarisë në shërbimet e Lamine Yamal,dhe atë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Newcastle United.

    Yamal nuk iu bashkua kampit të katalunasve për shkak të një lëndimi që pësoi kohë më parë,dhe për këtë arsye mbeti në Barcelonë për të mos rrezikuar në përballjen kundër ekipit anglez.

    Përndryshe lojtarët tjerë si:Lewandovski,Pedri,Raphinha,Dani Olmo janë pjesë e skuadrës,teksa ishte rikthyer edhe holandezi Frenkie De Jong i cili pritet të ketë minutazhë ndaj Newcastle United.

    Kujtojmë që Barcelona do të takohet kundër Neëcastle United në xhiron e parë të fazës së ligës në Ligën eKampionëve,takim i cili pritet të zhvillohet në “St James Park”me fillim nga ora 21:00.

  • Pep Guardiola nuk e sheh Manchester City-in si favorit për Ligën e Kampionëve

    Pep Guardiola nuk e sheh Manchester City-in si favorit për Ligën e Kampionëve

    Trajneri i Manchester City-it Pep Guardiola,ka folur para ndeshjes të cilën City do të takohet kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

    Guardiola në një konferencë të mbajtur për shtyp ka folur për shanset e City-it për të triumfuar në Champions,duke thënë se skuadra e tij nuk është favorite për të fituar trofeun prestigjioz.

    “Natyrisht, ne nuk jemi kandidatë për titull. Thjesht do të përpiqemi të shijojmë momentin. Jemi të lumtur që jemi këtu, pas gjithë sfidave që kemi kaluar, kështu që fokusi ynë është vetëm tek ndeshja e nesërme, fillimi i mirë i këtij turneu”

    Përndryshe Guardiola shton se është tejet e rëndësishme që sezoni të nis mirë,dhe thotë se në rast të startit të dobët atëherë edhe rrjedhja e sezonit do të jetë e njëjtë.

    Kujtojmë që Man.City e nis aventurën në Ligën e Kampionëve në Etihad Stadium kundër Napolit,ndeshje e cila pritet të zhvillohet të ejnten me fillim nga ora 21:00.

  • Trajner i ri i PSG-së Luis Enrique kërkon transferimin e Dani Olmos

    Trajner i ri i PSG-së Luis Enrique kërkon transferimin e Dani Olmos

    Trajneri i kampionit të Evropës PSG Luis Enrique,po synon që të nënshkruajë me një futbollist të ri.

    Enrique dëshiron transferimin e Dani Olmos në Parkun e Princave,dhe pritet që të ofroj gjigantit katalunas Barcelona rreth 70 milionë euro.

    Përndryshe tek Barcelona Olmo konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm,edhe përkundër që nuk e nisi mjaft mirë këtë sezon në La Liga.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse një transferim tek PSG mund të ndodhë verën e ardhshme.

    Kujtojmë që Dani Olmo deri më tani ka bërë 4 paraqitje në La Liga,por deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol e nuk dhuroi ndonjë asistim.

  • Kylian Mbappe i Lumtur pas fitores kundër Olympique Marseille

    Kylian Mbappe i Lumtur pas fitores kundër Olympique Marseille

    Ylli francez Kylian Mbappe është shprehur pas fitores të cilën Real Madrid e shënoi kundër Olympique Marseille,ku Mbappe shënoi dy gola nga penalltia për të siguruar 3 pikëshin në Champions ekipit të Xabi Alonsos.

    Mbappe ka folur pas ndeshjes duke thënë se dëshiron të jap gola sa më shumë,dhe se nuk e ka ndërmend t’i jap kufij në arritjen e qëllimeve.

    “Sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk i vendos kufij vetes. Dua vetëm të ndihmoj skuadrën, nëse kjo nënkupton të shënoj, atëherë do të shënoj”.

    Përndryshe Mbappe shton se nëse është nevoja të bëjë presion do ta bëj,dhe se do ta jap maksimumin në ndeshjet e rëndësishme.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka realizuar 6 gola në 5 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat,teksa ka dhuruar edhe 1 asistim.

  • Spanja po e shqyrton mundësinë për mospjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2026

    Spanja po e shqyrton mundësinë për mospjesëmarrje në Kupën e Botës të vitit 2026

    Kombëtarja e Spanjës mund të mos marrë pjesë në botërorin e vitit 2026,dhe kjo për arsye të një kualifikimi të mundshëm të Kombëtares së Izraelit.

    Disa liderë politikë spanjollë kanë bërë deklarata lidhur me tërheqjen e mundshme të Spanjës nga botërori,kjo për shkak edhe të luftës në Gaza në të cilën Izraeli akuzohet për kryerjen e agresionit në atë rajon.

    Përndryshe zëdhënësja e Partisë Socialiste në kongresin spanjoll Patxi Lopez ka deklaruar se Spanja po e shqyrton këtë gjë,dhe se kjo varet edhe nga ecuria e kombëtares së Izraelit në kualifikimet për botëror.

    Në anën tjetër janë bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga organizatat sportive,njëjtë sikurse që u bë edhe me Rusinë që ishte përjashtuar për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

    Kujtojmë që Spanja është lidere në grupin E në kualifikimet e botërorit 2026 me 6 pikë,teksa Izraeli gjendet në grupin I me 9 pikë aq sa ka edhe Italia me të cilën humbi me rezultat 5:4.