ATV

Llapi-Prishtina derbi i fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

Written by

in

Këtë mesjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 11-të në Albi Mall Superligë,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

Vëmendja pritet të jetë të mërkurën në stadiumin “Zahir Pajaziti”në Podujevë,ku Llapi e pret liderin aktual Prishtinën në derbin e kësaj xhiroje.

Llapi synon që të ndal hovin e Prishtinës,dhe njëherësh me një fitore të ngritet në renditjen tabelare.

Në anën tjetër Prishtina synon që të vazhdojë serinë e fitoreve ,dhe të mbajë disatncën nga ekipet përcjellëse.

Të martën pritet të zhvillohen dy takime të tjera ku Malisheva e pret Ballkanin,teksa Gjilani i bën konak skuadrës së Dukagjinit.

Të mërkurën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera të xhiros së 11-të,ku Drita luan në udhëtim ndaj Drenicës,teksa Drita e pret në shtëpi skuadrën e Prishtinës së Re.

Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 13:00.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *