ATV

Author: A.M.

  • Luis Enrique:PSG skuadra më e mirë në botë

    Luis Enrique:PSG skuadra më e mirë në botë

    Trajneri spanjoll Luis Enrique ka lavdëruar skuadrën e tij PSG,duke marrë parasysh edhe suksesin e sezonit të kaluar.

    Enrique thotë se PSG është skuadra më e mirë në botë,dhe kjo është për shkak të mentalitetit që ka.

    “Ishte një sezon i mrekullueshëm, ne dominuam dhe jemi të lumtur. PSG është skuadra më e mirë në botë dhe kjo është e bukur. Është mentaliteti që kemi dhe që e pëlqejnë edhe tifozët”

    Përndryshe Enrique foli edhe fituesin e “Topi të Artë”Ousmanne Dembele,i cili thotë se niveli që ka treguar francezi është shumë e bukur ,dhe se shpreson që kjo tempo të vazhdojë edhe më tutje.

    Kujtojmë që PSG sezonin e kaluar nën drejtimin e Luis Enriques fitoi gjithçka,ku fituan titullin e kampionit të Francës,Kupën e Francës dhe Ligën e Kampionëve.

  • Trajneri i Fenerbahçes Domenico Tedesco: Arbër Hoxha lojtar tejet i mirë

    Trajneri i Fenerbahçes Domenico Tedesco: Arbër Hoxha lojtar tejet i mirë

    Trajneri i Fenebahçes Domenico Tedesco,ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit në Europa League.

    Italiano-gjermani ka komentuar edhe paraqitjen e Arbër Hoxhës,duke e vlerësuar se nuk e priste që të luante nga minuta e parë dhe shton se është lojtar tepër i mirë.

    “As nuk e dija që do të luante, u befasuam në fakt. Hoxha ishte shumë i shpejtë dhe i fortë me topin, lojtar tepër i mirë”

    Përndryshe edhe trajneri i gjigantit kroat Dinamos Kovacevic i ka dhënë mbështetje për Hoxhën,duke thënë se është i befasuar nga trajneri i gjignatit turk për reprezentuesin shqiptar dhe se për paraqitjet e mira duhet respektuar.

    Kujtojmë që Arbër Hoxha ka dhënë një asistim në fitoren prej 3:1 të Dinamo Zagrebit kundër Fenerbahçes

  • Arne Slot del në mbrojtje të Hugo Ekitikes

    Arne Slot del në mbrojtje të Hugo Ekitikes

    Trajneri i Liverpool-it Arne Slot,ka dalur në mbrojtjes të sulmuesit francez Hugo Ekitike.

    Tekniku holandez ka thënë se nuk do të ketë kurrfarë gjobe për Ekitiken,dhe se francezi ka kërkuar falje për këtë gjë.

    “I disiplinuar do të thotë një gjobë, të cilën ai nuk e mori. Unë fola me të. Ai u kërkoi falje menjëherë shokëve të tij të ekipit”

    Përndryshe Slot shton më tutje se Ekitike është i ri,dhe se të tilla gabime bëhen dhe se në këtë klub lejohet një gjë të bëhet pa u gjobitur.

    Kujtojmë që Hugo Ekitike shënoi në fitoren 2:1 të Liverpool-it në Carabao Cup kundër Southamptonit,ku më pas u përjashtua nga loja për shkak të heqjes së fanellës pas festimit të golit.

  • Cole Palmer pritet t’i mungojë Chelsea-it rreth 3 javë

    Cole Palmer pritet t’i mungojë Chelsea-it rreth 3 javë

    Mesfushori sulmues Cole Palmer,nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Chelsea-it në ndeshjet e rradhës.

    Sipas raportimeve Palmer do të mungojë rreth 3 javë,dhe kjo për shkak të një dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Man United-it.

    Përndryshe edhe trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar mungesën e 23 vjeçarit,duke bërë të ditur se Palmer ka nevojë për pushim në mënyrë që dëmitimi të mos përkeqësohet,dhe të jetë i gatshëm pas pushimit të kombëtareve.

    Kujtojmë që Cole Palmer në 10 ndeshje deri më tani në të gjitha garat ka realizuar 4 gola,duke konfirmuar që është një nga lojtarët kyç tek “Blutë e Londrës”

  • Iljasa Zulfiu ylli i javës për xhiron e 6-të në Albi Mall Superligë

    Iljasa Zulfiu ylli i javës për xhiron e 6-të në Albi Mall Superligë

    Iljasa Zulfiu shpallet ylli i javës për xhiron e 6-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

    Zulfiu ishte protagonist në fitoren 3:1 kundër Llapit,ku në këtë ndeshje shënoi golin e tretë.

    Përndryshe Zulfiu u shpreh mjaft i lumtur me fitimin e këtij çmimi,dhe shpreson se në ndeshjet e rradhës të jap edhe maksimumin në arritjen e qëllimeve në këtë sezon.

    Kujtojmë që Dukagjini ka 13 pikë në vendin e dytë në Albi Mall Superligë,aq sa ka edhe Prishtina që është lidere në tabelë.

  • FIFA synon të ndryshojë rregullin për penalltitë

    FIFA synon të ndryshojë rregullin për penalltitë

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA,po synon të bëjë një revolucion sa i përket ekzekutimit të penalltive.

    Ish-gjyqtari spanjoll Eduardo Iturralde në një intervistë për Cadena Ser deklaron se kreu i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, po shtyn përpara një ide që do të ndryshonte rrënjësisht mënyrën se si ekzekutohen penalltitë.

    Përndryshe sipas propozimit, nëse portieri priste një penallti qoftë duke e kapur topin loja do të mbaronte menjëherë.Lojtari sulmues nuk do të ishte më në gjendje të ndiqte një rikuperim,dhe në vend të kësaj ekipi mbrojtës do të rifillonte lojën me një goditje nga porta.

    Megjithatë nëse propozimi merr miratimin, ai nuk do të hyjë në fuqi deri pas Kupës së Botës FIFA 2026, e cila do të bashkëorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja nga 11 qershori deri më 19 korrik. Kjo do të thotë që turneu historik në Amerikën e Veriut do të jetë Kupa e Botës e fundit e luajtur sipas rregulloreve aktuale të ndëshkimeve.

    Vlen të përmendet FIFA nuk i kontrollon në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës,pasi kjo përgjegjësi i takon Bordit Ndërkombëtar të Shoqatës së Futbollit (IFAB), i vetmi organ i autorizuar për të krijuar, ndryshuar ose shfuqizuar Rregullat e Lojës, që të miratohet çdo ndryshim rregulli, kërkohen të paktën gjashtë vota. Katër votat e FIFA-s i japin asaj fuqinë efektive të vetos,nëse të katër përfaqësuesit e FIFA-së e kundërshtojnë një propozim, ai nuk mund të ndryshojë.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Bundesliga gjermane pritet të zhvillojë xhiron e 5-të këtë fundjavë.

    Kampioni Bayern Munich e pret në shtëpi Werder Bremenin,ku bavarezët synojnë të vazhdojnë me fitore kurse Bremen synon të marrë pikë nga ky takim.

    Në anën tjetër Borussia Dortmund luan në udhëtim kundër Mainz-it,ku me 3 pikë synon të mbetet në hap me Bayernin në renditjen tabelare kurse Mainz për të shkaktuar befasi.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Bayer Leverkusen do të jetë mysafir i St.Paulit ku synon pikë të plota,teksa RB Leipzig poashtu do të luaj si mysafir i Ëolfsburgut.

     

  • Milan-Napoli derbi i fundjavës në Serie A

    Milan-Napoli derbi i fundjavës në Serie A

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 5-të në Serie A,ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në San Siro,ku Milan e pret kampionin aktual Napoli në derbin e kësaj fundjave.

    Të dyja skuadrat e nisën mjaft mirë këtë sezon në Serie A,ku napolitanët kanë fituar të gjitha ndeshjet këtë sezon,ndërkohë që rossonerët kanë vetëm një humbje dhe atë ndaj Cremonenses.

    Sa i përket bilancit në 5 ndeshjet e fundit Napoli ka 2 fitore,1 ndeshje ka fitore ka Milan,teksa dy ndeshje të tjera kanë përfunduar me barazim.

    Ndeshja Milan-Napoli pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali nënkampioni Inter do të jetë në udhëtim kundër Cagliarit,teksa Juventus e pret në shtëpi ekipin e Atalantës.

    Roma e pret në Olimpico skuadrën e Veronës,kurse Lazio do të luaj në udhëtim tek Genoa.

  • Atletico Madrid-Real Madrid derbi i fundjavës La Liga

    Atletico Madrid-Real Madrid derbi i fundjavës La Liga

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të zhvillojë xhiron e 7-të.

    Vëmendja pritet të jetë të dielën në Ëanda Metropolitano,ku pritet të zhvillohet derbi madrilien ndërmjet Atletico Madrid-it dhe Real Madridit.

    “Los Colchoneros”synon që të fitoj këtë ndeshje në mënyrë që të ngritet në renditjen tabelare,ndërkohë që në anën tjetër “Los Blancos”synon të vazhdojë bilancin 100% të fitoreve dhe të mbetet edhe më tutje lider në La Liga.

    Sa i përket bilancit në 5 ndeshjet e fundit të dyja ekipet kanë nga 1 fitore,teksa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

    Ndeshja Atletico Madrid-Real Madrid pritet të nis nga ora 16:15.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë kampioni Barcelona do të luaj në shtëpi kundër Real Sociedad,kurse Athletic Bilbao në udhëtim do të takohet kundër Villarealit.

     

  • Ndeshje tejet interesante në Premierligën Angleze

    Ndeshje tejet interesante në Premierligën Angleze

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 6-të në Premierligën angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Kampioni aktual Liverpool do të luaj në udhëtim kundër Crystal Palace,ku “The Reds”synon të vazhdojë me fitore ndërsa Crystal Palace synon të marrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

    Nënkampioni Arsenal poashtu do të luaj në udhëtim kundër Newcastle United,ku londinezët synojnë të rikthehen tek fitorja në Premiership kurse laraskat një fitore do t’i jepte një shtysë drejt daljes nga kriza e rezultateve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City e pret në shtëpi Burnley-in,teksa Man United,Chelsea dhe Tottenham do të takohen kundër Brentfordit respektivisht Brightonit dhe Wolverhamptonit.