ATV

Author: A.M.

  • Albian Hajdari zgjedhë Kombëtaren e Kosovës

    Albian Hajdari zgjedhë Kombëtaren e Kosovës

    Qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane Hoffenheim Albian Hajdari,ka zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës.

    Sipas gazetës zvicrane Blick Hajdari ka vendosur që të mbrojë ngjyrat e Kosovës,duke refuzuar përfundimisht Kombëtaren e Zvicrës.

    Përndryshe Hajdari pritet që të ftohet nga selektori Franco Foda për ndeshjet e tetorit,ku kombëtarja e Kosovës së pari do të luaj kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri”teksa tre ditë më vonë në udhëtim kundër Suedisë në stadiumin Ullevi në Goteborg.

    Kujtojmë që Albian Hajdari bëhet futbollisti i rradhës që pranon të luaj për Kombëtaren e Kosovës,dhe atë pas Leon Avdullahut që pranoi ftesën e “Dardanëve”në muajin shtator.

  • PSG nuk do ta vë në shitje Joao Neves

    PSG nuk do ta vë në shitje Joao Neves

    Gjiganti francez PSG nuk e ka ndërmend që ta vë në shitje mesfushorin Joao Neves.

    Portugezi po kërkohet nga klubi anglez Manchester City,i cili e sheh si një partner ideal me Rodrin në mesfushë,por PSG e konsideron si pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe se një largim i Neves është pothuajse e pamundur.

    Përndryshe vlera aktuale e Joao Neves në tregun e transferimeve është 80 milionë euro,dhe pritet që në muajt në vazhdim interesimi për 21 vjeçarin të shtohet edhe më shumë.

    Kujtojmë që Joao Neves në 11 ndeshje të zhvilluara për PSG ka shënuar 5 gola e bëri 1 asistim,teksa u rendit i 19-ti në listën për Topin e Artë 2025 ku fitues u shpallë bashkëlojtari i tij Ousmanne Dembele.

  • Ardian Nuhiu largohet nga posti i trajnerit të Gjilanit

    Ardian Nuhiu largohet nga posti i trajnerit të Gjilanit

    Ardian Nuhiu është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës së Gjilanit .

    Të dyja palët kanë arritur marrëveshje për përfundimin e bashkëpunimit,dhe kjo pas humbjes 4:1 kundër Llapit në xhiron e 7-të në Albi Mall Superligë.

    Përndryshe edhe SC Gjilani e ka konfirmuar largimin e Nuhiut nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale,duke e falenderuar për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në të ardhmen.

    “Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe mediat se pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional, në mënyrë të dyanshme është mbyllur bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu.Klubi e falënderon trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Sport Club Gjilani. Sport Club Gjilani i uron trajnerit Nuhiut shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm profesional.”

    Kujtojmë që SC Gjilani gjendet në pozitën e 7-të në Albi Mall Superligë me vetëm 7 pikë dhe atë pas 7 xhirove.

  • Llapi shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina deklason Ferizajn në udhëtim

    Llapi shënon fitoren e parë në Albi Mall Superligë,Prishtina deklason Ferizajn në udhëtim

    Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 7-të në Albi Mall Superligë.

    Skuadra e Llapit shënoj fitoren e parë,duke mundur Gjilanin me rezultat 4:1.

    Axel Gnapi shënoi dy gola në minutat 3 dhe 49,teksa golat e tjerë për ekipin nga Podujeva i shënuan Liridon Peci dhe Arbnor Ramadani,kurse golin e vëtëm për Gjilanin  e shënoi Almir Aganspahić.

    Prishtina në anën tjetër shënoi fitore të thellë,ku në udhëtim deklasoi skuadrën e Ferizajt 5:0 me golat e Mujës,Ilievskit,Zeqirit,Baftiut dhe Ahmetit.

    Ndeshja Ferizaj-Prishtina u nis disa minuta më vonë,kjo pasi tifozët e të dyja skuadrave patën përleshje jashtë tribunave të stadiumit të qytetit të Ferizajt.

    Drita arriti të shënoj fitore të rëndësishme,duke mundur Dukagjinin 3:1,dhe kështu ekipi gjilanas bën ngritje në tabelë teksa Dukagjini humb pozitën e liderit.

    Në ndeshjet e tjera Ballkani mundi Prishtinën e Re 3:0 në udhëtim,kurse Malisheva mundi si mysafir Drenicën 4:3

  • Amir Rrahmani do t’i mungoj Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit

    Amir Rrahmani do t’i mungoj Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit

    Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kombëtares së Kosovës,dhe atë në ndeshjet e muajit tetor kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

    Rrahmani pësoi lëndim në stërvitjen para ndeshjes derbi kundër Milanit të dielën,dhe për këtë arsye trajneri Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në kapitenin e dardanëve.

    Përndryshe edhe trajneri i Napolit Antonio Conte ka konfirmaur lëndimin e Rrahmanit,por tekniku italian nuk dha shumë detaje lidhur me atë sesa ndeshje do të mungojë ylli dardan.

    Kujtojmë që Kosova më 10 tetor e pret Slloveninë, kurse pas tri ditësh luan në Goteborg kundër Suedisë.

  • PSG pa dy futbollistë kryesorë për ndeshjen kundër Barcelonës

    PSG pa dy futbollistë kryesorë për ndeshjen kundër Barcelonës

    Kampioni i Francës dhe i Evropës PSG,nuk do të mund të llogarisë në dy futbollistë kryesorë për ndeshjen kundër Barcelonës.

    Sipas Diaro AS Këicha Kvaratskhelia dhe Vitinha nuk do të jenë present kundër katalunasve,njëjtë sikurse nuk do të jenë edhe pa Ousmane Dembele, Marquinhos and Joao Neves,kurse në dyshim janë Fabian Ruiz dhe Desire Doue.

    Përndryshe edhe Barcelona nuk do të mund të llogarisë në Gavin,i cili është i lënduar dhe pritet që të mungojë një kohë larg fushave.

    Ndërkohë trajneri Luis Enrique lëndimet e futbollistëve e sheh si gjë negative,dhe shton se të dyja ekipet kanë pesë-gjashtë lojtarë të lënduar që nuk do të jenë në gjendje të luajnë.

    Kujtojmë që ndeshja Barcelona-PSG e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve pritet të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00

  • Juventus nuk arrin më shumë se një barazim kundër Atalantës

    Juventus nuk arrin më shumë se një barazim kundër Atalantës

    Juventusi ka barazuar në shtëpi kundër Atalantës me rezultat 1:1,ndeshje kjo e xhiros së 5-të në Serie A.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta të bianconerëve,por tentimet e lojtarëve vendas ishin pa sukses.

    Në fund të 45 minutëshit të parë ishin mysafirët që realizuan për 1:0,ku autor i golit ishte Kamaldeen Sulemana.

    Në pjesën e dytë Juve u hodh në sulm për të rikthyer rezultatin,dhe në minutën e 78-të Juan Cabal shënoi për 1:1.

    Në këtë ndeshje luajti edhe reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova,i cili pati mundësi të shënonte golin e fitores në minutat shtesë por në fund ndeshja përfundoi me rezultat 1:1.

    Pas këtij barazimi Juventusi ka 11 pikë të grumbulluara,kurse Atalanta ka 9 pikë pas 5 xhiros në Serie A.

  • Atletico Madrid ia shkakton humbjen e parë Real Madridit në La Liga

    Atletico Madrid ia shkakton humbjen e parë Real Madridit në La Liga

    Atletico Madrid ka shënuar fitore në derbin ndaj Real Madridit me rezultat 5:2,duke ia shkaktuar humbjen e parë në “Los Blancos”në La Liga.

    “Los Colchoneros”e nisi mirë ndeshjen,ku qysh në minutën e 14-të Le Normand kaloi në epërsi Atleticon në 1:0.

    Ndërkohë Real Madridi u rikthye me dy gola,ku Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit në 1:1,kurse Arda Guler kaloi në epërsi “Los Blancos”në 2;1 por Atletico barazoi në fund të pjesës së parë përmes Sorloth.

    Në pjesën e dytë Atletico Madrid dominoi në tërësi Real Madridin,ku së pari Alvarez në minutën e 51-të shënoi nga penalltia për 3:2,kurse argjentinasi shënoi edhe golin e 4-të në minutën e 63-të.

    Në fund Griezmann vulosi fitoren e vendasve në minutat shtesë duke realizuar për 5:2,që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Real Madrid mbetet në kuotën e 18 pikëve,teksa Atletico Madrid grumbullon 12 pikë pas kësaj fitorjeje.

  • Manchester City deklason Burnleyn në Etihad

    Manchester City deklason Burnleyn në Etihad

    Manchester City shënoi fitore kundër Burnley-it,duke e deklasuar me rezultat të thellë 5:1.

    CitizeNs e nisën mjaft mirë këtë ndeshje,dhe në minutën e 12-të lojtari mysafir Maxime Esteve shënoi autogol për 1:0.

    Mysafirët arritën ta barazonin rezultati në minutën e 38-të nëpërmjet Jaidon Anthony në 1:1,dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Man.City dominoi tërësisht ku së pari Matheus Nunes kaloi sërish vendasit në epërsi,kurse Esteve shënoi sërish autogol për 3:1 duke u bërë figura tragjike e Burnley-it në këtë takim.

    Në fund të ndeshjes Erling Haalad vulosi fitoren e City,ku shënoi dy gola në minutat shtesë për 4:1 dhe 5:1.

    Manchester City pas kësaj fitorjeje grumbullon 10 pikë,teksa Burnley mbetet në kuotën e 4 pikëve.

     

  • Borussia Dortmund mban hapin me Bayernin,mposhtë Mainzin në udhëtim

    Borussia Dortmund mban hapin me Bayernin,mposhtë Mainzin në udhëtim

    Borussia Dortmund shënoi fitoren e rradhës në Bundesligë kundër Mainzit me rezultat 2:0,duke mbajtur hapin me Bayernin në renditjen tabelare.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të mysafirëve të cilët shënuan përmes Daniel Svensson në 1:0 në minutën e 27-të ,teksa Karim Adeyemi dyfishoi epërsinë në 2;0 pesë minuta para fundit të 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë me raste të ndryshme nga të dyja ekipet,teksa Mainzi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi portieri Robin Zentner u ndëshkua me të kuq,dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Dortmund-it.

    Borussia Dortmund gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë,dy më pak se Bayern Munich në pozitën e parë, kurse Mainz ka vetëm 4 pikë të grumbulluara.