ATV

Author: A.M.

  • Borussia Dortmund mban hapin me Bayernin,mposhtë Mainzin në udhëtim

    Borussia Dortmund shënoi fitoren e rradhës në Bundesligë kundër Mainzit me rezultat 2:0,duke mbajtur hapin me Bayernin në renditjen tabelare.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të mysafirëve të cilët shënuan përmes Daniel Svensson në 1:0 në minutën e 27-të ,teksa Karim Adeyemi dyfishoi epërsinë në 2;0 pesë minuta para fundit të 45 minutave të parë.

    Në pjesën e dytë u zhvillua një lojë me raste të ndryshme nga të dyja ekipet,teksa Mainzi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi portieri Robin Zentner u ndëshkua me të kuq,dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e Dortmund-it.

    Borussia Dortmund gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 13 pikë,dy më pak se Bayern Munich në pozitën e parë, kurse Mainz ka vetëm 4 pikë të grumbulluara.

  • Amir Rrahmani nuk do të luaj kundër Milanit të dielën

    Amir Rrahmani nuk do të luaj kundër Milanit të dielën

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani,nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Napolit në derbin kundër Milianit.

    Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Antonio Conte,i cili bëri të ditur se Rrahmani nu do të luaj kundër rossonerëve.

    “Nuk ka qenë javë më fat, disa lojtarë po mungojnë (Rrahmani dhe Bongiorno) , kemi pasur edhe disa probleme tjera, por siç e dini problemet gjithnjë vijnë tërë sezonin dhe shpesh së bashku”.

    Përndryshe Conte thotë se në ndeshje të tilla duhet gjetur zgjidhje,kurse foli edhe për atë se kush është favorit për titull në Itali duke thënë se nuk ka ekipe të caktuara se kush mund të bëhet kampion.

    Kujtojmë që Amir Rrahmani pësoi lëndim në ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës në fillim të shtatorit.

  • Man United pëson humbje nga Brentford në udhëtim

    Man United pëson humbje nga Brentford në udhëtim

    Manchester United nuk po arrin të këndellet nga kriza e rezultateve,ku pësoj humbje në udhëtim ndaj Brentford-it kundër 3:1.

    Pjesa e parë u dominua nga vendasit,të cilët realizuan përmes Igor Thiago në minutën e 8-të për 1:0,kurse i njëjti futbollisti shënoi për 2:0 në minutën e 20-të.

    Man United arriti të shënoj në minutën e 26-të nëpërmjet Benjamin Seskos për të ngushtuar epërsinë në 2:1,dhe me epërsinë e Brentford-it përfundoi edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Man United ishte në kërkim të golit të barazimit,dhe në minutën e 76-të fitoi penallti por Bruno Fernandes dështoi nga pika e bardhë.

    Në fund të ndeshjes Brentford shënoi edhe golin e tretë ku Mathias Jensen shënoi për 3:1,që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Manchester United ka 7 pikë të grumbulluara pas 6 xhirosh në Premierligë,aq sa ka edhe skuadra e Brentford-it

  • Massimiliano Allegri e konsideron Napoli si favorit për titullin në Serie A

    Massimiliano Allegri e konsideron Napoli si favorit për titullin në Serie A

    Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri ka folur në një konferencë për shtyp para derbit kundër Napolit.

    Allegri thotë se ekipi i Antonio Contes është favorit për titull,dhe se gjithmonë e nxjerrin më të mirën.

    “Ata patën një afat të rëndësishëm transferimesh dhe unë ende besoj se janë favoritë për titullin. Conte është i shkëlqyer në nxjerrjen më të mirë nga lojtarët. Në 26 ndeshjet e tyre të fundit, ata fituan 18 herë”.

    Përndryshe Allegri shton se ndeshja ndaj Napolit është tejet e rëndësishme,dhe se ekipi do të bëjë të mundurën që ta fitojnë këtë takim.

    Kujtojmë që derbi Milan-Napoli pritet të zhvillohet të dielën nga ora 20:45 nga ora 20:45.

     

  • Juventus synon transferimin e Marc Casados

    Juventus synon transferimin e Marc Casados

    Gjiganti italian Juventus po synon që të përforcojë repartin e mesfushës.

    Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”janë duke menduar për transferimin e mesfushorit spanjoll Marc Casado,dhe 22 vjeçari dëshiron të marrë më shumë minuta dhe Juventus shihet si një skuadër e përshtatshme për të.

    Përndryshe Casado nuk po gjen edhe shumë minutazhë tek Barcelona,dhe drejtuesit po mendojnë që ta vënë në shitje për të pasur një balanc financiar.

    Ndërkohë që Juventus po synon që të ndërtojë një skuadër që mund të garojë në Evropë për vitet e ardhshme,dhe Casado është njeriu i duhur për bianconerët.

    Kujtojmë që Marc Casado ka luajtur vetëm 5 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën në të gjitha garat.

  • Shiten biletat për ndeshjen Suedi-Kosovë

    Shiten biletat për ndeshjen Suedi-Kosovë

    Kombëtarja e Kosovës në tetor pritet t’i zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme për kualifikimet e botërorit të vitit 2026,ku në “Fadil Vokrri”e pret Slloveninë teksa 3 ditë më vonë i shkon në udhëtim Suedisë.

    Sa i përket ndeshjes me Suedinë Federata Suedeze e Futbollit ka njoftuar se biletat për ndeshjen kundër Kosovës janë shitur,njëjtë sikurse edhe për ndeshjen kundër Zvicrës.

    Përndryshe Suedia nuk gjendet mirë në renditjen tabelare të grupit B për kualfikimet për botëror,ku barazoi 2:2 kundër Sllovenisë e më pas pësoi humbje nga Kosova në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0 me golat e Elvis Rexhbeçajt dhe Vedat Muriqit .

    Kujtojmë që ndeshja Suedi-Kosovë pritet të zhvillohet në stadiumin Ullevi në Goteborg më 13 tetor.

  • Karim Benzema në radarin e gjigantit portugez Benfica

    Karim Benzema në radarin e gjigantit portugez Benfica

    Sulmuesi francez Karim Benzema mund të rikthehet në elitën e futbollit evropian.

    Sipas raportimeve të mediave Benzema është futur në radarin e gjigantit portugez Benfica,dhe trajneri Jose Morinho e do me çdo kusht ish-sulmuesin e Real Madrid-it në janar.

    Përndryshe Benzema ka kontratë me Al Ittihad deri në qershor të vitit 2027,dhe më parë kishte deklaruar se dëshiron t’i jap fund karrierës me klubin saudit.

    Mbetet të shihet në ditët në vijim sesi do të rrjedhin gjërat,dhe drejtuesit e Benficas do të mundohen që ta realizojnë transferimin e fituesit të “Topit të Artë”të vitit 2022.

    Kujtojmë që Karim Benzema me Al Ittihad ka shënuar 5 gola e bëri 1 asistim në 8 ndeshje të zhvilluara.

     

  • Harry Kane arrin shifrën e 100 Golave në 104 Ndeshje për Bayern Munichun

    Harry Kane arrin shifrën e 100 Golave në 104 Ndeshje për Bayern Munichun

    Sulmuesi anglez Harry Kane vazhdon të jetë në top formë me gjigantin gjerman Bayern Munich.

    Kane shënoi dy gola në fitoren 4:0 të bavarezëve kundër Werder Bremenit,duke arritur shifrën e 100 golave për gjigantin gjerman në 104 ndeshje të zhvilluara,që është numri më i ulët i takimeve në 5 ligat evropiane.

    Përndryshe anglezi  tani gjendet para dy yjeve botërorë si Cristiano Ronaldos dhe Erling Haaland,ku portugezi shënoi 100 gola për Real Madridin në 105 paraqitje njëjtë sikurse edhe sulmuesi norvegjez për Manchester City-in.

    Kujtojmë që Harry Kane këtë sezon ka shënuar 15 gola në 8 ndeshje për Bayern Munich,skuadër kjo e cila është lidere në Bundesligë me 15 pikë të grumbulluara.

  • Albi Mall Superliga vjen me xhiron e 7-të në program

    Albi Mall Superliga vjen me xhiron e 7-të në program

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 7-të në Albi Mall Superligë,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Kampioni Drita në shtëpi e pret liderin aktual Dukagjinin,ku ekipi gjilanas synon fitore në mënyrë që të dal nga kriza e rezultateve,ndërkohë që skuadra nga Klina për të mbetur edhe më tutje lider në tabelë.

    Nënkampioni Ballkani do të luaj në udhëtim tek Prishtina e Re,ku suharekasit synojnë 3 pikët në mënyrë që të mbetet në hap me ekipet lidere në tabelë,teksa Prishtina e Re do të tentojë të marrë pikë nga kjo ndeshje mjaft e vështirë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen këtë fundjavë Prishtina do të jetë mysafire e Ferizajt ku synon 3 pikët e rradhës,kurse ekipi i Ferizajt synon të rikthehet tek rezultatet pozitive.

    Llapi në “Zahir Pajaziti”e pret Gjilanin,kurse Drenica i bën konak Malishevës.

    Kujtojmë që të gjitha ndeshjet pritet të nisin nga ora 15:00.

  • Ish futbollisti kosovar Albert Kuqi dënohet me 8 vjet burg për trafik droge në Finlandë

    Ish futbollisti kosovar Albert Kuqi dënohet me 8 vjet burg për trafik droge në Finlandë

    Ish futbollisti me prejardhje nga Kosova Albert Kuqi është dënuar me 8 vjet burg nga Gjykata e Helsinkut në Finlandë,pasi ishte i akuzuar për tre vepra penale lidhur me trafikim të drogës.

    Sipas aktgjykimit Kuqi bashkë me dy të tjerë kishin sjellur rreth 14 kilogramë kokainë në Finlandë gjatë viteve 2024–2025,ku rreth 9.5 kg ishin shpërndarë për shitje në treg.

    Përndryshe mediumi finlandez “iltalehti.fi”raporton se Kuqi ishte i angazhuar në sigurimin e apartamenteve në zona të Helsinkut për grupin kriminal,e më pas për të ushtruar veprimtarinë për mbledhje të parave nga tregu i drogës.

    Ndërkohë dy të akuzuar të tjerë Lulzim Gerxhaliu (34) dhe Ergi Tusha (34) të cilën organizonin trafikun jashtë shtetit finlandez,ishin dënuar me vetëm 10 vjet e 2 muaj burg secili.