ATV

Tahir Lushtaku emërohet në krye të skuadrës të Trepçës

Written by

in

Trepça ka emëruar Tahir Lushtakun si trajner të ri të skuadrës.

Lushtaku pritet të zvëndesojë Emin Baliqin,i cili u largua nga stoli i skuadrës mitrovicase.

Përndryshe Trepça në një postim në rrjetet sociale e konfirmoi emërimin e Lushtakut,dhe shpresojnë që të ndërtojnë një skuadër kompakte gjatë rrjedhës së sezonit.

Klubi i futbollit Trepça ju njofton se nga sot, Tahir Lushtaku do të jetë në krye të skuadrës si trajner i ri. Ky vendim vjen pas një periudhe ku klubi ka kërkuar ndryshim dhe freski dhe për të rikthyer stabilitetin brenda grupit.Tahir Lushtaku pritet të sjellë përvojën në punën me lojtarët, duke u fokusuar në ndërtimin e një skuadre kompakte.

Kujtojmë që më parë Tahir Lushtaku ka drejtuar skuadrën e Drenicës.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *