ATV

Author: A.M.

  • Fenerbahçe dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Nottingham Forest

    Fenerbahçe dënohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Nottingham Forest

    UEFA ka ndëshkuar klubin turk Fenerbahçe me një ndeshje pa praninë e tifozëve në transfertën e ardhshme evropiane, si dhe me një gjobë totale prej 50,500 eurosh.

     

    Vendimi erdhi pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Nottingham Forest në fazën e play-off-it në UEFA Europa League.

     

    Sipas raportit zyrtar, tifozët e klubit turk shkaktuan trazira në tribuna, hodhën mjete piroteknike dhe dëmtuan një numër të konsiderueshëm karrigesh në stadiumin City Ground.

     

    UEFA bëri të ditur se nga shuma totale e gjobës, 30,000 euro janë vendosur për sjelljen e tifozëve, ndërsa 20,500 euro për dëmet e shkaktuara në stadium.

     

    Kujtojmë që Fenerbahce kishte fituar në udhëtim 2:1 ndaj Nottingham Forest,por u eliminua nga Europa League me rezultat të përgjithshëm 4:2 pasi ndeshjen e parë e humbi 0:3 në Stamboll.

  • Gabime serioze në diagnozë tronditin Departamentin Mjekësor të Real Madridit-Viktima e rradhës Eduardo Camavinga

    Gabime serioze në diagnozë tronditin Departamentin Mjekësor të Real Madridit-Viktima e rradhës Eduardo Camavinga

    Pas polemikave për diagnozën e pretenduar të gabuar ndaj Kylian Mbappé, departamenti mjekësor i Real Madrid ka marrë një tjetër goditje të fortë, këtë herë me Eduardo Camavinga.

     

    Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, mesfushori francez 23-vjeçar, i cili u lëndua në kyçin e këmbës së majtë gjatë ndeshjes ndaj Athletic Bilbao më 3 dhjetor 2025 (fitore 3-0), ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë të Mbappé-së. Camavinga shënoi një gol, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 69-të.

     

    Një ditë pas lëndimit, ai iu nënshtrua një rezonance magnetike, por për shkak të një gabimi komunikimi midis klubit dhe klinikës ku u krye ekzaminimi, mjekët u fokusuan te këmba e djathtë, aty ku nuk kishte asnjë problem. Si rezultat, mesfushori mori “dritën jeshile” për t’u stërvitur, ndërkohë që problemi real në këmbën e majtë mbeti i pazbuluar.

     

    Ky gabim solli pasoja serioze. Camavinga, edhe pse ishte i grumbulluar për ndeshjen ndaj Celta Vigo më 7 dhjetor, nuk luajti. Më pas ai mungoi edhe në përballjet ndaj Alavés në kampionat, Manchester City në UEFA Champions League dhe Talavera në Kupë, për shkak të problemeve të vazhdueshme me kyçin. Ai u rikthye në fushë më 20 dhjetor ndaj Sevilla, por vetëm për 18 minuta.

     

    Ngjashmëritë me rastin e Mbappé-së janë të dukshme: sulmuesi kishte probleme me gjurin e majtë në dhjetor, ndërkohë që mediat raportuan se mjekët e Realit kishin kontrolluar gjurin e djathtë. Gazetari Daniel Riolo nga Radio Monte Carlo deklaroi se diagnoza e gabuar ishte një turp për klubin dhe mund të kishte pasoja edhe më të rënda për Mbappé-në.

     

    Megjithatë, Mbappé mohoi raportimin, duke theksuar se informacioni se ishte kontrolluar gjuri i gabuar nuk ishte i vërtetë. Ai pranoi se mungesa e komunikimit mund të ketë krijuar keqinterpretime, por rasti i Camavinga-s ka rikthyer sërish debatet mbi menaxhimin mjekësor te Real Madridi.

  • Barcelona po kërkon ta transferojë Mohamed Salah

    Barcelona po kërkon ta transferojë Mohamed Salah

    Mohamed Salah pritet të largohet nga Liverpool FC në fund të sezonit, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij dhe duke kërkuar një sfidë të re. Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, klubi anglez duket i gatshëm ta lejojë largimin e tij si lojtar i lirë, në shenjë respekti për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite dhe si pjesë e një procesi rinovimi të skuadrës.

     

    FC Barcelona po e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe e sheh si një mundësi ideale për të përforcuar repartin ofensiv pa shpenzime transferimi. Presidenti Joan Laporta e konsideron këtë një rast të rrallë në treg, ndërsa trajneri Hansi Flick vlerëson shumë fleksibilitetin taktik të lojtarit egjiptian.

     

    Salah mund të përshtatet lehtësisht në skemën 4-2-3-1, duke mbuluar disa role në sulm. Ideja është që ai të alternohet në krahun e djathtë me talentin e ri Lamine Yamal, i cili mund të zhvendoset më në qendër si mesfushor ofensiv. Gjithashtu, Salah ka aftësinë të luajë edhe si sulmues qendror, një rol që e ka ushtruar më parë me kombëtaren e Egjiptit, duke sjellë lëvizshmëri dhe rrezik të vazhdueshëm për mbrojtjet kundërshtare.

     

    Pavarësisht moshës 33-vjeçare, Salah vazhdon të tregojë formë të lartë fizike dhe efikasitet para portës. Edhe në një sezon jo shumë të qëndrueshëm për Liverpoolin, ai ka arritur të spikasë individualisht me paraqitje të rëndësishme.

     

    Barcelona synon që, përmes këtij transferimi, të rrisë konkurrencën në skuadër dhe të shtojë përvojë në një grup që përbëhet kryesisht nga talente të rinj. Prania e Salah do të ishte një aset i madh në ndeshjet vendimtare, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë psikologjik

  • LA Lakers dhe Boston Celtics shënojnë fitore-Houston Rockets pëson humbje ndaj Minnesota Timberwolves

    LA Lakers dhe Boston Celtics shënojnë fitore-Houston Rockets pëson humbje ndaj Minnesota Timberwolves

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur skuadrën e Indiana Pacers me rezultat 137:130,ku Luka Doncic me 43 pikë,6 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi në këtë ndeshje,teksa Austin Reaves me 25 pikë e 8 asistime dhe Lebron James me 23 pikë,9 këricme e po aq asistime,ndërkohë Jaxson Hayes me 21 pikë e 10 kërcime kontribuan në fitoren e Lakers.

    Tek Pacers Pascal Siakam me 20 pikë e 8 kërcime dhe Jay Huff me 18 pikë të tjera ishin basketbollistët më të mirë në parket,kurse në anën tjetër Timothy John McConnell Jr me 17 pikë.

    Boston Celtics ka shënuar fitore ndaj kampionit aktual Oklahoma City Thunder me rezultat 119:109,ku më efikasi ishte Jaylen Broën me 31 pikë,8 kërcime e 8 asistime,kurse kontribut dha dhe Jayson Tatum me 19 pikë e 12 kërcime.

    Në anën tjetër për Thunder Shai Gilgeous Alexander me 33 pikë e 8 asistime ishte më i miri në parket,por këto ishin të pamjaftueshme për të shmangur këtë humbje.

    Houston Rockets pësoi humbje ndaj Minnesota Timberëolves me rezultat të ngushtë 110:108,ku 30 pikët e Amen Thompson dhe Alperen Sengun nuk mjaftuan që Rockets të shënoj fitore,teksa Jabari Smith Jr dhuroi 16 pikë e 12 kërcime.

    Tek Timberwolves me 25 pikë dhe Julius Randle me 24 pikë të tjera ishin protagonistët në këtë fitore,kurse Donte DiVincezo dha kontribut me 17 pikë.

  • Shqipëria në misionin historik për Kupën e Botës kundër Polonisë

    Shqipëria në misionin historik për Kupën e Botës kundër Polonisë

    Kombëtarja Shqiptare sonte pritet të luaj ndeshjen jetike kundër Polonisë,e vlefshme për fazën e play-off-it për Kupën e Botës 2026.

    Synimi i kuqezinjëve padyshim do të jetë fitorja në një terrën mjaft të vështirë në Varshavë,teksa ekipi i Sylvinhos ka bërë përgatitjet e duhura për këtë ndeshje historike.

    Përndryshe Shqipëria kundër Polonisë ka një bilanc jo edhe aq të mirë në udhëtim,kjo pasi në 7 ndeshje të zhvilluara në tokën polake ka vetëm një barazim.

    Megjithatë kuqezinjët në ndeshjen e fundit kanë arritur të shënojnë fitore 3:0 kundër Polonisë në shtator të vitit 2023,takim i cili i takoi kualifikimeve për EURO 2024.

    Një fitore e Shqipërisë do të thotë kalim në finalen e play-off-it,ku këtë ndeshje do ta zhvillojë në udhëtim ndaj fituesit nga ndeshja Ukrainë-Suedi.

    Kujtojmë që ndeshja Poloni-Shqipëri pritet të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodoëy” me fillim nga ora 20:45.

  • Kosova në kërkim të finales së play-off-it për Kupën e Botës 2026

    Kosova në kërkim të finales së play-off-it për Kupën e Botës 2026

    Sonte Kombëtarja e Kosovës do të zbresë në fushë në ndeshjen kundër Sllovakisë,e cila është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kampionatit botëror të vitit 2026 në SHBA,Kanada dhe Meksikë.

    Dardanët synojnë që të fitojnë këtë ndeshje ndaj sllovakëve,e cila do të siguronte finalen e play-off-it që do të zhvillohej në Prishtinë,ku do të pres fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.

    Përndryshe Kombëtarja e Kosovës do të hyj me besim të plotë në këtë ndeshje ,ku vërehet një atmosferë pozitive mbrenda kampit dardan teksa ndeshja pritet të jetë e luftuar nga të dyja kombëtaret ku sllovakët do të synojnë të mbështetet tek publiku vendas,kurse dardanët synojnë të shfrytëzojë cilësitë individuale për të bërë dallimin në fushë.

    Sa i përket mungesave Kosova do të jetë pa kapitenin Amir Rrahmanin i cili është i lënduar teksa shiritin do ta mbajë sulmuesi Vedat Muriqi,kurse në anën tjetër tek Sllovakia mungesa më e rendësishme do të jetë qendërmbrojtësi i Fenerbahces Milan Skriniar.

    Fitorja ndaj Sllovakisë sonte do të ishte një hap i madh drejtë ëndrrës për botëror që do të mbahet në qershor dhe korrik,dhe do të ishte një motivim i madh për ndeshjen finale më 31 mars.

    Kujtojmë që ndeshja Sllovaki-Kosovë pritet të zhvillohet në stadiumin Tehelné pole në Bratisllavë me fillim nga ora 20:45.

  • Presidenti i TFF-së Ibrahim Haciosmanoglu:Nëse nuk i mposhtim Rumaninë,Kosovën apo Sllovakinë atëherë nuk e meritojmë botërorin

    Presidenti i TFF-së Ibrahim Haciosmanoglu:Nëse nuk i mposhtim Rumaninë,Kosovën apo Sllovakinë atëherë nuk e meritojmë botërorin

    Presidenti i Federatës Turke, Ibrahim Haciosmanoglu, ka bërë një deklaratë të fortë para ndeshjeve të play-offit për Kupën e Botës, duke nënvlerësuar kundërshtarët e Turqisë, përfshirë edhe Kombëtaren e Kosovës, të cilën e vendosi në të njëjtin nivel me Sllovakinë dhe Rumaninë.

    Ai theksoi se Turqia duhet të fitojë pa diskutim këto përballje, duke shtuar se në të kundërt, nuk e meriton pjesëmarrjen në Botëror.

    “Të gjithë e duam Botërorin si shtet. Shpresoj që Zoti të na japë forcë për t’i kaluar këto sfida, duke filluar nga nesër. Kupa e Botës na pret. Me dëshirën e Zotit do të arrijmë atje dhe do të jemi të suksesshëm. Ne besojmë në suksesin tonë,” deklaroi ai.

    Haciosmanoglu shtoi se që nga momenti i shortit, e ka konsideruar Turqinë si favorite dhe përballjen si mjaft të favorshme.

    “E kam thënë gjithmonë këtë, edhe pse disa mund të ofendohen. Nuk kam dashur të nënvlerësoj askënd. Kemi një skuadër cilësore dhe me karakter, që i meriton të gjitha. Shorti ynë është i mirë dhe shpresoj që, me ndihmën e Zotit, t’i kalojmë këto dy ndeshje pa probleme,” u shpreh ai.

    Kujtojmë se në rast se Turqia fiton ndaj Rumanisë dhe Kosova eliminon Sllovakinë, finalja do të zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

  • Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për shtyp-Foda dhe Muriqi optimistë

    Kombëtarja e Kosovës mbajti konferencë për shtyp-Foda dhe Muriqi optimistë

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi kanë mbajtur mbajtur konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Sllovakisë në Bratisllavë,e vlefshme për play-off-in e Kupës së Botës 2026.

    Foda ka deklaruar se ekipi ka bërë përgatitjet maksimale për këtë ndeshje,dhe se do të synoj fitore kundër slloavkëve për të siguruar finalen e play-off-it të botërorit.

    “Kemi bërë stërvitje të mirë në ditët e fundit, jemi përqendruar në anën taktike.Tashmë po shikojmë për ndeshjen e nesërme dhe synojmë fitore ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si mysafir”

    Tekniku gjerman u pyet edhe për synimet kur e nënshkroi kontratën për të drejtuar “Dardanët”,ku thotë se synimi ishte EURO 2028 por tani Kosova gjendet afër kualifikimit në botëror.

    “Kur nënshkrova kontratën qëllimi ishte për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por skuadra bëri përparime sidomos këta muajt e fundit dhe tani jemi afër të arrijmë kualifikimin në Botëror.Normalisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm që Kosova ka kualitet, janë bërë disa përmirësime dhe janë bashkangjitur futbollistët e rinj dhe tani po shikojmë përpara”

    Në konferencë ka folur edhe sulmuesi Vedat Muriqi,i cili ka deklaruar se e rëndësishme është vetëm fitorja,ndërkohë shtoi se nëse ndeshja shkon në penallti atëherë do ta marrë përgjegjësinë për të gjuajtur ato.

    “E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”

    “Në penalti gabon ai që provon. Nesër nëse do të ketë penallti, shpresoj që po , do ta ekzekutoj unë”.

    Kujtojmë që Kosova me fitore ndaj Sllovakisë do të kualfikohej në finalen e play-off-it e cila mund të zhvillohet në Prishtinë më 31 mars.

  • Titulli: Atmosferë “si në shtëpi”? Tifozët e Kosovës pushtojnë edhe sektorët vendas në Bratislavë

    Titulli: Atmosferë “si në shtëpi”? Tifozët e Kosovës pushtojnë edhe sektorët vendas në Bratislavë

    Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Çurny, ka folur për atmosferën që pritet në stadiumin kombëtar të Bratislavës në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Sllovakisë dhe Kosovës. Ai ka pranuar se tifozët kosovarë kanë arritur të shfrytëzojnë një boshllëk në sistemin e shitjes së biletave, duke siguruar qindra prej tyre edhe në sektorët e dedikuar për vendasit.

    Ndeshja, që zhvillohet të enjten nga ora 20:45, është pjesë e gjysmëfinales së “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 dhe pritet të sjellë një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin sllovak.

    “Duke qenë se biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë avantazh në tribuna,” ka deklaruar Çurny. “Megjithatë, e dimë që në mesin e mbajtësve të biletave në sektorët vendas ka disa qindra persona me mbiemra ballkanikë. Këta mund të jenë qytetarë me pasaporta të vendeve të BE-së, përfshirë edhe Sllovakinë.”

    Pavarësisht kësaj, përvoja e mëparshme tregon se përkrahja për Kosovën në ndeshjet jashtë fushe ka qenë mbresëlënëse. Në përballjet e zhvilluara në Lubjanë, Goteborg dhe Bazel, tifozët kosovarë kanë krijuar atmosferë të zjarrtë, shpesh duke bërë që ekipi të ndihet si në shtëpi.

    Stadiumi kombëtar i Bratislavës ka një kapacitet prej rreth 22,500 ulësesh, ndërsa sipas rregullave, të paktën 5 për qind e tyre janë të rezervuara për tifozët mysafirë.

    Megjithatë, duke marrë parasysh praninë e madhe të diasporës shqiptare në Evropë, nuk përjashtohet mundësia që numri i tifozëve të Kosovës të jetë dukshëm më i madh se parashikimet zyrtare

  • Gazzetta Dello Sport:Edon Zhegrova pritet të startoj nga fillimi kundër Sllovakisë

    Gazzetta Dello Sport:Edon Zhegrova pritet të startoj nga fillimi kundër Sllovakisë

    Sulmuesi Edon Zhegrova pritet të jetë titullar në përballjen vendimtare kundër Slovakia, sipas raportimeve të Tuttosport.

    Gazeta italiane ka bërë një analizë të detajuar për yllin kosovar, duke theksuar se kualiteti i tij në krah është thelbësor për lojën e “Dardanëve”. Sipas tyre, Zhegrova ka gjasa reale të nisë ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa përmendet edhe fakti se ai vlerësohet shumë nga trajneri Franco Foda, i cili konsiderohet si një nga admiruesit më të mëdhenj të tij.

    Në raport theksohet se kombëtarja e Kosovës mund të ketë ndikim pozitiv te Zhegrova, i cili po ndiqet nga afër nga Foda. Ai pritet të jetë titullar në këtë ndeshje të rëndësishme, ku Kosova synon të sigurojë një vend në finalen e play-off-it për Kupën e Botës.

    Bëhet fjalë për një ndeshje “jetë a vdekje”, ku aftësitë individuale të Zhegrovës mund të jenë vendimtare për rezultatin.

    Gjithashtu, “Tuttosport” shton se e ardhmja e tij te Juventus mund të ndikohet nga paraqitjet me kombëtaren. Për një lojtar kreativ si ai, këto ndeshje përfaqësojnë një mundësi shtesë për të bindur trajnerin Luciano Spalletti, i cili vazhdon të besojë në potencialin e tij dhe e konsideron një talent me cilësi të veçanta.

    Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet të enjten nga ora 21:00.