ATV

Tag: Ballina

  • Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, s’tregon arsyet pse

    Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, s’tregon arsyet pse

    Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë.

    Në njoftim theksohet se seancat ishin paraparë për datat 14 dhe 17 prill.

    ‘‘Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme

    Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar. Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme’, ka njoftuar Specialja.

  • Tahiri: Dy seanca, 7 ditë dhe 32 milionë euro dëm për Prishtinën, skandal juridik dhe vendim i papranueshëm

    Tahiri: Dy seanca, 7 ditë dhe 32 milionë euro dëm për Prishtinën, skandal juridik dhe vendim i papranueshëm

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj një vendimi të fundit gjyqësor që obligon Ndërmarrjen Publike Banesore të paguajë mbi 32 milionë euro në emër të “fitimit të humbur”, duke e cilësuar atë si një “rast të paprecedentë dhe tejet të dëmshëm për buxhetin e Prishtinës”.

    Sipas Tahirit, i gjithë procesi gjyqësor ka zgjatur vetëm shtatë ditë dhe është zhvilluar në vetëm dy seanca, për të përfunduar me një vendim që favorizon një konsorcium kompanish private mbi bazën e një kontrate të kundërligjshme, e cila më herët ishte rrëzuar nga Gjykata e Apelit.

    Ai thotë se pasi dështuan ta përvetësojnë pronën publike në qendër të Prishtinës “grupet në fjalë tani po tentojnë të përfitojnë mbi 32 milionë euro nga taksat e qytetarëve përmes një vendimi që, sipas tij, sfidon çdo logjikë juridike dhe ekonomike”.

    “Është hera e parë në Kosovë që një projekt që nuk ka nisur kurrë, ku nuk është vendosur asnjë tullë dhe nuk ka pasur zbatim real, shpërblehet me ‘fitim të humbur’ në këtë nivel”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai rikujton se bëhet fjalë për një kontratë të vitit 2021, të lidhur gjatë mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe kompanive private, e cila kishte qenë e bllokuar për vite për shkak të paligjshmërive dhe ishte pezulluar edhe nga gjykata penale.

    Sipas tij, vendimi i fundit i Gjykatës Komerciale përbën një “aktgjykim skandaloz”, që rrezikon të gllabërojë gati një të katërtën e buxhetit të kryeqytetit, i cili kap vlerën rreth 150 milionë euro.

    Tahiri ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke përmendur një urgjencë të pashpjegueshme dhe një ekspertizë joprofesionale, ndërsa barra financiare i është lënë NPB-së, pavarësisht se ajo kishte detyrim të respektonte vendimet e mëhershme gjyqësore.

    Ai kërkoi që ky vendim të rrëzohet nga Gjykata e Apelit, duke theksuar se çështja nuk është vetëm juridike, por lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e parasë publike dhe interesin e qytetarëve të Prishtinës.

    Në reagimin e tij, Tahiri akuzoi gjithashtu për ndikime të grupeve të interesit brenda Gjykatës Komerciale, të lidhura, sipas tij, me “oligarkë të pushtetit”, por shtoi se beson se në këtë institucion ka edhe gjyqtarë të ndershëm që do të mbrojnë drejtësinë.

    Në fund, ai bëri të ditur se vendimi tashmë është kundërshtuar me ankesë nga zyra e avokatit Faton Fetahu, i cili ka punuar pro bono gjatë gjithë procesit, duke paralajmëruar se beteja ligjore do të vazhdojë deri në rikthimin e ligjshmërisë.

  • Komisioni për Legjislacion të martën dhe të mërkurën interviston 23 kandidatët për KGjK

    Komisioni për Legjislacion të martën dhe të mërkurën interviston 23 kandidatët për KGjK

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën e javës së ardhshme do të intervistohen 23 kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Tahiri e bëri të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në vend.

    “Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë,” shkruan mes tjerash Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Sot, Komisioni për Legjislacion, pas shqyrtimit të aplikimeve, ka caktuar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Të martën dhe të mërkurën do të intervistohen gjithsej 23 kandidatë.

    Ky proces intervistimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rendin dhe ligjin në Kosovë, pasi bëhet fjalë për një institucion shumë serioz dhe me rol kyç në garantimin e sundimit të ligjit në vend.

  • Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agon Dobrunën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare.

    Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri Kurti e uroi Dobrunën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

    Emërimi i tij vjen si pjesë e angazhimit të qeverisë për fuqizimin e punës së Ministrisë dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në fushat e punës, familjes dhe vlerave të Luftës Çlirimtare.

  • Rritet çmimi i naftës, njoftimi i fundit nga MINT-i

    Rritet çmimi i naftës, njoftimi i fundit nga MINT-i

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 8 prill 2026.

    Sipas njoftimit të ministrisë, për datën 8 prill çmimet maksimale të lejuara janë si në vijim: Nafta (dizel) 1.89 litër, benzina 1.46 euro /litër Gas: 0.77 euro/litër

  • Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK, do ta ngushtonte garën me LVV-në

    Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK, do ta ngushtonte garën me LVV-në

    Anëtari i LDK-së Naser Rugova, ka thënë se rikthimi i Vjosa Osmanit në këtë parti dhe veprimtarëve të tjerë të larguar do të krijonte momentum të ri politik dhe do ta kënete një garë serioze politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Ai ka thënë se LDK-ja ka nevojë për përbashkim dhe unifikim.

    “LDK-ja ka nevojë për një përbashkim, unifikim dhe do të dëshiroja të shihja znj. Osmanin dhe veprimtarë të tjerë të LDK-së që për një arsye apo tjetër nuk janë në LDK. Ky përbashkim, unifikim besoj se do ta krijonte një momentum të ri politik, do ta rikthente besimin e elektoratit të fjetur të LDK-së dhe do të kishte një garë politike bukur serioze mes LDK-së dhe LVV-së. Nuk ka dilema në këtë”, ka thënë ai në Tëvë1.

    Rugova thotë se ka vlerësuar idenë e Abdixhikut për një bashkim të së djathtës, por ai ka thënë se kryetari i partisë duhet të hapet “pa dorëza” ndaj figurave që kontribuan dhe kanë peshë.

    “Dua të besoj edhe në një reflektim goxha serioz edhe të kryetarit të LDK-së. Të hapet pa dorëza për të gjithë ata njerëz që kanë dhënë kontribut, kanë peshë e unifikojnë elektoratin e LDK-së”, ka thënë Rugova.

    Ai po ashtu ka thënë se në parti duhet të rikthehet edhe Agim Veliu.

  • Gjykata Kushtetuese hap sot dyert për qytetarët

    Gjykata Kushtetuese hap sot dyert për qytetarët

    Në shënim të Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese do të hapë sot dyert për qytetarët.

    Më 8 prill do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, ku të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

    “Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta. Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë). Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

  • Mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet rendi i seancës së ardhshme

    Mblidhet Kryesia e Kuvendit, caktohet rendi i seancës së ardhshme

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh procedurale dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme.

    Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin nga mbledhja e mëparshme.Në kuadër të pikës kryesore të rendit të ditës, do të diskutohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare, e cila pritet të përfshijë disa pika të rëndësishme legjislative dhe politike.Seanca plenare, sipas propozimit, do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Në vijim, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe votojnë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë, përfshirë ato me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe KfW, që lidhen me zhvillimin e sektorit financiar, energjinë, klimën si dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

    Po ashtu, në rend dite është paraparë votimi i një propozim-rezolute lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e saj në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik në vend.Kuvendi do të shqyrtojë edhe zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe një propozim-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.Në fund, pritet të trajtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.

  • Osmani: Garancë e betonuar nga Trump që nuk preket integriteti territorial dhe sovraniteti

    Osmani: Garancë e betonuar nga Trump që nuk preket integriteti territorial dhe sovraniteti

    Presidentja Vjosa Osmani, tha se në letrën e urimit për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të pranuar nga presidenti Donald Trump, theksohet se ShBA mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    Aty askund nuk është as “dialogu me Serbinë, as Asociacioni”, “këtë e kemi arritë me shumë punë”, shtoi Osmani.

    “Kjo na duhet ne, të ecim përpara me Amerikën”, theksoi Osmani në T7.

    “Garancë e shkruar, e betonuar nga Presidenti Trump që nuk preket integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se ky qëndrim nuk ka qenë kurrë më i fuqishëm.

  • Drejtori i AVONET ngre alarmin: Standarde të dyfishta dhe vendime kontradiktore në OSHP

    Drejtori i AVONET ngre alarmin: Standarde të dyfishta dhe vendime kontradiktore në OSHP

    Një analizë e bërë nga drejtori i OJQ-së AVONET, Kenan Gashi, nxjerr në pah një sërë vendimesh kontradiktore nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën e interpretimit dhe zbatimit të ligjit. Sipas tij, rastet me numra 0006/2025, 1012/2025 dhe 0093/2026 dëshmojnë për një praktikë të paqëndrueshme dhe trajtim selektiv, ku për raste të ngjashme merren vendime të ndryshme, pa një standard të qartë juridik.

    Gashi thekson se në një rast pranohet se ka pasur hapësirë për interpretim, por vendimi nuk korrigjohet, ndërsa në një tjetër rast, edhe pse mungojnë kriteret bazë, çështja kthehet në rivlerësim. Sipas tij, kjo tregon për një devijim të rrezikshëm nga parimet e barazisë dhe transparencës, duke dëmtuar besimin në sistemin e prokurimit publik dhe duke ngritur pikëpyetje për ndikime të mundshme në vendimmarrje.

    Ai bën thirrje që institucionet përgjegjëse, përfshirë Kuvendin e Kosovës, Qeverinë dhe Prokurorinë e Shtetit, të trajtojnë këtë çështje me prioritet, duke theksuar se heshtja përballë këtyre praktikave rrezikon të kthejë abuzimin në normë.

    Postimi i plotë: