ATV

Tag: Ballina

  • Lajçak pyetet për akuzat e Kurtit se po i mban anën Serbisë, reagon Këshilltari i Kancelarit Scholz

    Lajçak pyetet për akuzat e Kurtit se po i mban anën Serbisë, reagon Këshilltari i Kancelarit Scholz

    Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, në konferencën për medie pas takimit që kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti, është pyetur për akuzat e këtij të fundit ndaj tij se po anon kah Serbia.

    Miroslav Lajcak është përgjigjur duke thënë se është në anën e Bashkimit Evropian dhe ka shtuar se në takime të tilla fokusohen në substancë.

    “Unë jam në anën e BE-së dhe jemi të fokusuar në substancë në këto takime”, ka thënë Lajçak, raporton EO.

    Ndërkohë që derisa Lajçak ka folur, ka ndërhyrë këshilltari i kancelarit Scholz, Jens Plotner, duke bërë me dorë nga radha e emisarëve, duke nënkuptuar se Lajçak është bashkë me ta në Prishtinë.

  • Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë: U konfirmua mbështetja e fuqishme e Britanisë

    Konjufca takohet me Kearns, flasin për sulmin në Banjskë: U konfirmua mbështetja e fuqishme e Britanisë

    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka takuar deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

    Gjatë takimit, Konjufca tha se ritheksoi se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe rajon është e nje peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë.

    “Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”.

    “Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme”, tha Konjufca.

    Më tej, ai tha se aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste s’janë kërcënim vetëm për Kosovën, por vënë në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit.

    “Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, tha ai.

  • Osmani-deputetes Kearns: Kosova është më e fortë me aleatë si ju

    Osmani-deputetes Kearns: Kosova është më e fortë me aleatë si ju

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, të cilës i ka thënë se populli i Kosovës është përzemërsisht falënderues për punën e saj të çdoditshme në përkrahje të Kosovës dhe afirmimin e të vërtetës.

    “Kosova është më e fortë me aleatë si ju”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku edhe ka postuar disa fotografi.

  • Arrestohen dy femra në Podujevë, penguan dhe sulmuan fizikisht zyrtarët policorë

    Arrestohen dy femra në Podujevë, penguan dhe sulmuan fizikisht zyrtarët policorë

    Dje janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat në shenjë pakënaqësie me shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Si pasojë e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, derisa të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

  • Kryeministri Kurti takon sot pesëshen euro-amerikane

    Kryeministri Kurti takon sot pesëshen euro-amerikane

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.

    Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 10:00.

    Ndryshe, një ditë para vizitës së diplomatëve perëndimorë, Kurti ka thënë se të shtunën do ta kuptojë kërkesën dhe atë që do të ofrojnë përfaqësuesit euro-amerikanë.

    Ai sërish e ka vënë theksin te siguria në vend, pa të cilën ka thënë se s’mund të ketë normalizim raportesh me Serbinë.

    “Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit edhe për popullin e shoqërinë. Për këtë ne punojmë ditë e natë me krejt çfarë mundemi e dimë. Është jetike për Kosovën, për demokracinë, por do të thosha edhe për rajonin e Ballkanit në përgjithësi që atë të cilët nuk e kanë ditur ose kuptuar se kush është Serbia dhe Beogradi zyrtar më në fund ta bëjnë këtë sepse nuk është Kosova ajo e cila duhet të këtë masa ndëshkuese por është Serbia ajo së cilës duhet t’i vendosen sanksione”, ka thënë Kurti.

    Ndërsa Bashkimi Evropian ka njoftuar se vizita e pesëshes euro-amerikane ka për qëllim progresin konkret në zbatimin e marrëveshjes dhe uljen e tensionimit të situatës.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Vranësirat në pjesën veriperëndimore të dukagjinit dhe në vise të larta mund të sjellin reshje shiu, kryesisht me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

    Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12 m/s.

  • Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje

    Plagosen tre persona në Laktishtë, policia jep detaje

    Policia e Kosovës ka konfirmuar për ATV-në se rreth orës 19:00 tre persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.

    Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /atvlive.tv

  • Bislimi: Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në dialog

    Bislimi: Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në dialog

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi takoi Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, ku thekson se Republika e Kosovës mirëpret planin e ri për zgjerim të BE-së dhe se mbetet e përkushtuar maksimalisht për hapa të rëndësishme përpara në këtë proces.

    Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi prezantoi tre shtyllat e mandatit të tij: integrimin evropian, zhvillimin dhe dialogun.

    Sipas tij, procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e shpërndarje të barabartë për të gjitha shtetet.

    “Kosova është tashmë në vitin e 7-të të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe gjendet e përgatitur institucionalisht për marrjen e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në zhvillim ekonomik, vendi ynë ka dëshmuar se përtej barrierave me të cilat është përballur, ka arritur rritje ekonomike e të performojë pozitivisht në rankime e matje ndërkombëtare. Sa i përket procesit të dialogut, zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova në vazhdimësi ka qenë palë konstruktive. Ndërkohë, përmes shkeljeve të shumta të Marrëveshjes Bazike, Serbia ka dëshmuar se është palë bllokuese në këtë proces. Në mesin e këtyre shkeljeve, ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke cenuar nenin 4 të Marrëveshjes Bazike. Po ashtu, Serbia refuzoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit. Në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit, ai theksoi se ishte një akt agresioni i një shteti kandidat për anëtarësim në BE, kundër një kandidati ende potencial për anëtarësim. Në përfundim u diskutua dhe mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me Francën dhe mundësitë për thellimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

    Paraprakisht zëvendëskryeministri Bislimi pati një takim dhe me të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, ku vlerësoi lartësisht kontributin e angazhimin e Francës në rajon.

    Prezent në këto takime ishin dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, dhe Zëvendës Drejtori i Departamentit për Ballkan në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Nicolas Faye.

  • Statovci sqaron çështjen e vizave dhe ‘keqinterpretimet’ që iu bënë presidentit Macron

    Statovci sqaron çështjen e vizave dhe ‘keqinterpretimet’ që iu bënë presidentit Macron

    Deputetja Jeta Statvoci, në një intervistë në emisionin “A LIVE” në ATV, ka sqaruar çështjen e liberalizimit të vizave si dhe keqinterpretimet e presidentit francez, Emanuel Macron, pasi ky i fundit i bëri në Tiranë.

    Statovci tha se çështja e liberalizimit të vizave nuk do të ketë ndonjë ndërlidhje me dialogun e as me raportet në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Së fundmi patëm edhe miratimin e një rezolute në Parlamentin Evropian, e cila një prej pikave që ishte po në kuadër të kësaj rezolute, ishte që çështja e liberalizimit asesi të mos ketë ndonjë ndërlidhje me dialogun dhe raportet në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse për një kohë të gjatë ishte përdorur si element në kuadër të këtij dialogu, mirëpo siç u qartësua edhe vetë nga zyra e presidentit Macron, mirëpo edhe nga institucionet tona, kishte të bëjë më shumë me çështje të interpretimit në sensin që parimisht, edhe në qoftë se ka vullnet individual një shtet, asesi nuk e ka forcën dhe mundësinë që ta implementojë këtë, sepse ky është një proces që e kërkon konsensusin e përgjithshëm dhe çështja e pezullimit parimisht ndodh në raste kur ka ndonjë shkelje të një dakordance paraprake ose rregullave të liberalizimit, atëherë shtetet e caktuara mund ta vlerësojnë nëse ka nevojë që të kalohet në një hallk të pezullimit”, tha Statovci. /atvlive.tv

  • Kurti për kërkesat e Policisë: Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime

    Kurti për kërkesat e Policisë: Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime

    Kryeministri Albin Kurti tha se kërkesat e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij.

    Për këtë kategori ai tha se duhet të ketë kategorizime e klasifikime në mënyrë që mos të krijohet pabarazi.

    Për të adresuar të gjitha kërkesat, ai pohoi se u duhet edhe më shumë kohë, për siç tha të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet.

    Madje nga Shtimja ku morri pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe, lavdëroi punën e Policisë së Kosovës.

    “Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”.

    “Edhe Ligji i Pagave na pati marrë kohë, por koha shtesë i’a ka vlejtur ngase i kemi minimizuar defektet”.

    “Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”.

    Çfarë kërkon Policia?

    5 mijë e 623 policë të Policsë së Kosovës, kanë dhjetë kërkesa specifike për shtetin, dhe paralajmërojnë se është koha e fundit që ato të rezlizohen.

    Kërkesat e tyre janë të renditura më poshtë:

    1. Ligji i pagave;

    2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë;

    3. Shtesa për punë të veçantë;

    4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil;

    5. Shujta mujore;

    6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë;

    7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit;

    8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para;

    9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor;

    10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës