ATV

Tag: Ballina

  • ​Guvernatori i BQK-së për dinarin: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

    ​Guvernatori i BQK-së për dinarin: Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili mohon të shtyhet apo të anulohet rregullorja që parasheh ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë nga 1 shkurti i këtij viti.

    Ai theksoi se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

    I pyetur nga KosovaPress nëse do të shtyhet ky vendim, ai ka thënë se e njëjta mund të ketë një tranzicion, derisa shtoi se qytetarët serb janë të mirëseardhur t’i bashkëngjiten sistemit financiar të Kosovës.

    “Qysh me shty, çka me shty, a i bien që me shty që të thuhet që prej nesërmit mund të hyjë një automjet pa rregull, i palicensuar, kush mund ta marrë këtë përgjegjësi, a është dikush prej BQK-së që mund ta presë këtë. Kjo mund ta ketë një kohë tranzicionin , ne nuk po merremi individualisht me qytetarët serb. Ata janë të mirëseardhur e mirëpritur t’i bashkëngjitën sistemit financiar të Kosovës”, tha Ismaili.

    Ai po ashtu tha se duhet të zbatohen të gjitha rregullat që vendosen nga BQK.

    “Pozita e BQK-së nuk është politike. Ne vendosim rregulla dhe ato duhet zbatuar. Nëse për zbatimin e rregullave duhet një kohë e arsyeshme, është çështje që për neve këto janë rregulluat. Bile deri dje, se ka plot lloj deklarimesh që thonë se ka qenë e rregulluar, deri dje e sot, dhe në fund të janarit kanë mund të hyjnë mjete transportues në Kosovë me bo kesh dhe si ta fusin në Kosovë ta dërgojë ku ka dashtë. Për fatin e keq edhe Banka që ka qenë e licensuar e Komerciana Banka, e që tash është në proces të përmbylljes, është përdorur si arsyeje për transport, por në të vërtet në bazë të të dhënave që ka deklaruar në BQK, nuk përputhen me volumin e transkasionit që ka deklaruar. Që i bie që BQK nuk ka arritur ta shikojë në mënyrë efektive edhe operimin e vet bankës që ka operuar në atë kohë”, shtoi Ismaili.

  • Osmani për ndalimin e dinarit: Zbatimi mund të marrë kohë një muaj, do të kemi dakordim këto dy ditë

    Osmani për ndalimin e dinarit: Zbatimi mund të marrë kohë një muaj, do të kemi dakordim këto dy ditë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për zbatimin e vendimit që valutë e vetme në Kosovë të jetë vetëm euro duhet të gjendet një “zgjidhje praktike” në mënyrë që Kushtetuta e Kosovës, të zbatohet në çdo cep të Republikës.

    Ajo para gazetarëve teksa bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, deklaroi se për zbatimin e këtij vendimi më së shumti kohë mund të jetë një muaj.

    “Deri në momentin e zbatimit mund të merr përafërsisht një muaj. Do të ketë një dakordim këto dy ditë, do të kemi edhe deklarata publike. Unë jam për atë se zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër por për këtë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri”.

    Ndërsa theksoi se janë duke u diskutuar disa opsione për zbatimin e këtij vendimi.

    “Banka Qendrore e Kosovës, ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë siç edhe kërkohet nga ky institucion”.

    “Ndërsa, sa i përket zbatimit në praktik të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do të thotë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetueses, por në anën tjetër do t’u lihet një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka shtuar se me emisarin e të deleguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, s’ka arritur të diskutoj për këtë çështje.

    “Sa i përket dinarit me zotëri Lajçak, s’kemi arritur të diskutojmë sepse kemi pasur për të diskutuar shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me dialogun. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani, ashtu siç e kërkon Kushtetuta”.

  • Afera “53-milionëshi”: Gjykata dënon Pal Lekajn me 3 vjet e 8 muaj burgim

    Afera “53-milionëshi”: Gjykata dënon Pal Lekajn me 3 vjet e 8 muaj burgim

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dhënë verditktin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

    Gjykata  i ka gjetur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, ish këshilltarin e tij Eset Berisha, ish sekretarin në këtë ministri Nebi Shatri dhe drejtorin e prokurimit në MI, Besim Tahiri, raporton ATV.

    Sipas aktakuzës ata keqpërdorën detyrën zyrtare kur  ndanë  53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

    Ish ministri Pal Lekaj është dënuar me tre vjet  e 8 muaj burgim, Eset Berisha me tre vjet e 3 muaj, Nebi Shatri me 1 vit e 8 muaj dhe Besim Tahiri 1 vit e 8 muaj. /atvlive.tv

  • ATV mbush 3 vjet – një histori suksesi i televizionit më të shikuar në vend

    ATV mbush 3 vjet – një histori suksesi i televizionit më të shikuar në vend

    Tri vite më parë, më datë 31 janar 2021, peizazhi mediatik në Kosovë u pasurua me fillimin e transmetimit të parë të televizionit ATV.

    Sot ky televizion, me suksese të panumërta shënon ditëlindjen e tretë, duke vazhduar të jetë më i shikuari në vend.

    Përgjatë këtyre tri viteve, ATV ka kultivuar një imazh të fortë dhe program të pasur televiziv, duke përfshirë informacionin, kulturën, argëtimin dhe sportin, në mënyrë që secili të gjejë diçka për vete në këtë linjë programore.

    ATV-ja është projekt i “Media Invest”, që funksionon mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili përmes Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e medias në Kosovë për më shumë se dy dekada, duke nxjerrë profesionistë të shquar dhe të përkushtuar.

    Edhe në ditëlindjen e tretë të tij, ATV vazhdon të mbajë titullin e televizionit më të ndjekur në Kosovë, duke konfirmuar edhe një herë se suksesi i tij është rezultat i angazhimit dhe cilësisë së lartë të ofruar çdo ditë nëpërmjet ekranit televiziv.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.

    Seanca e ish-krerëve të UÇK-së pritet të nisë në orën 09:00.

    Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 44-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin 04325.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe ka pësuar disa ndryshime në vitet që kanë pasuar. Aktakuza aktualisht në fuqi u dorëzua më 27 shkurt 2023.

    Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

  • Hamidi: Shteti i Kosovës e ka për obligim të paguajë avokatët e Hashim Thaçit

    Hamidi: Shteti i Kosovës e ka për obligim të paguajë avokatët e Hashim Thaçit

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se shteti i Kosovës e ka për obligim t’i qëndrojë mbrapa me pagesa avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Hamidi thotë të njëjtën gjë e ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e vet, andaj sipas tij, edhe Kosova duhet ta ndjekë këtë shembull.

    “Ne kemi thënë disa herë se Hashim Thaçi atje ka me luftu edhe me dëshmu pastërtinë e luftës së UÇK-së, do me thanë i tejkalon ata individë që janë në burg atje dhe ky shtet e ka për obligim me i qëndrua mbrapa me pagesa të avokatëve, sepse njëjtë ka vepruar edhe Kroacia me gjeneralët e vet, njëjtë duhet me vepru edhe ne, sepse nuk do të dënohet vetëm Hashimi, por do të dënohet edhe lufta e UÇK-së”, tha Hamidi. /atvlive.tv

  • Hashani: Për shkak të dinarit, Serbia i ka bërë dëm Kosovës 350 milionë euro

    Hashani: Për shkak të dinarit, Serbia i ka bërë dëm Kosovës 350 milionë euro

    Profesori Medain Hashani, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se me përdorimin e dinarit, duke u bazuar vetëm në të dhënat zyrtare, Serbia i ka shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës 350 milionë euro.

    “Nëse i marrim për bazë të hyrat që janë për 15 vite, që janë marrë deri tani, janë zyrtare prej buxhetit të Serbisë, mirëpo ato para janë shpenzu në veri të Kosovës dhe nëse i marrim këto, del se evazioni tatimor vetëm për TVSH është 324 milionë euro dëm që ka shkaktu Serbia, dmth vetëm pjesën veriore, plus evazioni tatimor në tatim-fitim që është një 10 për qind e këtyre të hyra i bjen 18 milionë. Do të thotë, dëmi që iu ka shkaktu buxhetit të shtetit tek ne është diku rreth 350 milionë euro si evazion tatimor, duke folë vetëm për të dhënat zyrtare”, tha Hashani. /atvlive.tv

  • Zeka: Kurti nuk do ta krijojë Asociacionin!

    Zeka: Kurti nuk do ta krijojë Asociacionin!

    Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se është i bindur që kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë Asociacionin dhe këtë sipas Zekës, do ta shfrytëzojë të fitojë poena tek elektorati i vet.

    “Jam shumë i bindur në bazë të njohurive të mia mbi politikën ndërkombëtare që Albini po e shfrytëzon një vakum të madh në mes të vendeve të QUINT-it. Nuk ka unitet tek shtetet e madhja. Gjermania, ambasadori gjerman është më të madhe duke e përkrahur Albinin, dmth në bisedat e tij private dhe SHBA-të, Italia, Franca janë pastaj krejt në një linjë tjetër dhe më duket, ky po merr turr tu marrë infuzion prej gjermanëve, hajri e daftë se ku do të dalë nuk e di, por e di një diçka që Albin Kurti nuk ka me e ba Asociacionin dhe duke mos dashtë me e ba Asociacionin, tash ky e shikon xhematin e vet, gardën revolucionare të Homeinit në facebook, që thonë “a po e sheh, vetëm ky ia luan nënën Serbisë””, tha Zeka. /atvlive.tv

  • 30 vjet e gjysmë burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

    30 vjet e gjysmë burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Për armët e blera e të fshehura në një pyll si ky dhe për veprat terroriste që planifikonin t’i kryenin me to, katër persona u dënuan me gjithsej 30 vjet e gjashtë muaj burgim.

    Në seancën e shpalljes së aktgjykimit prezent në gjykatë ishte vetëm Ergim Syla, derisa Ardian Gjuraj, Nehrudin Skenderi dhe Mentor Bellaqa vendimin për dënim e pritën nëpër qeli.

    Për dy vepra penale, dënimin më të lartë e mori Gjuraj – gjithsej 9 vjet e gjysmë burgim.

    “Përgatitja e veprave terroriste, 5 vjet. në bashkëkryerje të armëmbajtjes pa leje 4 vjet”, tha kryetarja e trupit gjykues, Valbona Musliu-Selimaj.

    Për financim në blerjen e armëve përfshirë një granatahedhës, 27-vjeçari Nehrudin Skenderi, do të qëndrojë 8 vjet e gjysmë prapa grilave dhe detyrohet të paguajë pesë mijë euro gjobë.

    “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit…”, tha Musliu-Selimaj.

    Ndërsa, Ergim Syla e Mentor Ballaqa u dënuan me nga 6 vjet e gjysmë heqje lirie.

    Katërshes do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim prej gati dy vjet e gjysmë, prej kur edhe janë arrestuar në vitin 2021.

    Aso kohe, në gjurmë u kishin rënë institucionet e sigurisë, duke e inskenuar shitjen të armëve këtij grupi.

    Megjithëse, nuk dihej caku se ku planifikonin t’i kryenin veprat terroriste, në aktakuzë përmendej komunikimi i Ardian Gjurajt me anëtarë të ISIS-it.

  • Kosova renditet e 83- ta në luftën kundër korrupsionit

    Kosova renditet e 83- ta në luftën kundër korrupsionit

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Njësoj si një vit më parë, edhe në 2023-tën për Kosovën në raportin e indeksit për perceptim të korrupsionit, është dhënë vlerësimi i njëjtë, me 41 pikë.

    Ndërkohë, në ranglistën botërore zë vendin e 83-ta.

    Megjithatë, sa i përket luftës kundër korrupsionit, Kosova qëndron më mirë se Shqipëria, Serbia e Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që para saj janë Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

    Gjithashtu, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, është vlerësuar se reformat që janë kyçe për pavarësi të sistemit të gjyqësorit, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm.

    Në indeksin e Transparency International radhiten çdo vit 180 shtete dhe territore të botës, në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

    Ai përdor një metodologji pikësh, sipas së cilës zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 për një vend të pastër nga kjo dukuri.

    Sipas këtij indeksi, Shqipëria është vlerësuar me 37 pikë, Serbia me 36, Mali i Zi me 46 dhe Maqedonia e Veriut me 42 pikë.