ATV

Tag: Ballina

  • Prokuroria Speciale as pas gati dhjetë muajve nga arrestimi, nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Krasniqit

    Prokuroria Speciale as pas gati dhjetë muajve nga arrestimi, nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Krasniqit

    Përgatiti: Arton Hamiti

    Gati dhjetë muaj nga arrestimi, Prokuroria Speciale akoma nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, i suspenduar nga pozita e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Në lidhje me rastin, Prokuroria u tregua e rezervuar në përgjigjen dërguar ATV-së.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është duke punuar në mënyrë intensive lidhur me këtë rast, në këtë fazë të procedurës nuk mund të japim të dhëna të cilat i kërkoni ju, andaj kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

    Teksa, KEK-u është duke funksionuar me ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv, që nga muaji prill, duke shkelur afatet ligjore ende nuk ka shpallur konkurs të ri.

    Në gusht të vitit të kaluar, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut kishte njoftuar se nuk do ta shkarkojë Krasniqin e as nuk do të shpallë konkurs për kryeshef të ri, “pa një vendim nga organet e drejtësisë, apo pa krijimin e rrethanave të cilat Bordi do t’i konsiderojë të domosdoshme për të sjellë një vendim meritor”.

    Sidoqoftë, sipas ligjit të punës, gjatë kohës së largimit të përkohshëm nga puna, Nagip Krasniqit i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%.

    Përkthyer në shifra, për afro 10 muaj, duke i qenë i pezulluar, llogaritet se Krasniqi mori rreth 17 mijë euro, pasi siç mëson televizioni jozyrtarisht kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, paguhet afro 3500 euro në muaj.

    Ndërkohë, moshapja e konkursit konform afateve ligjore, sipas Zekirja Shabanit ndodh për shkak të politizimit të Bordit në ndërmarrjen kryesore energjetike në vend.

    Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19 Prill nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konfliktit të interesit.

  • ​Reagon Kurti pas seancës së KS-së: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

    ​Reagon Kurti pas seancës së KS-së: Rregullorja e BQK-së i mbron qytetarët nga krimi dhe terrorizmi

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas përballjes së mbrëmshme me Serbinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    Në llogarinë e tij në X, Kurti tha se fjalimi djeshëm në OKB ka forcuar përkushtimin e tij që të përkushtohet ndaj të drejtave të njeriut.

    Ndër të tjera ka shtuar se Kosova do të jetë e përkushtuar të sigurojë që rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës të mbrojë të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi, ndërkaq serbët të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë.

    “Fjalimi im në KS të @OKB. Fatkeqësitë me të cilat është përballur Kosova kanë forcuar përkushtimin tonë ndaj të drejtave të njeriut. Ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që rregullorja BQK-së të mbron të gjithë qytetarët nga krimi dhe terrorizmi dhe që serbët e Kosovës të marrin ndihmë për një tranzicion të qetë”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

  • Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj

    Rohde kërkon që periudha kalimtare e vendimit të BQK-së për dinarin të zgjatet në 4 muaj

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njëjtë sikur kishte ndodhur me kampanjën për liberalizimin e vizave.

    Rohde në një postim në X, ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani.

    “Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj 4 mujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për atë përsëri tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman.

    Qeveria e Kosovës si përgjigje për presionin ndërkombëtar ka mundësuar 1 muaj periudhë tranzicioni, ku qytetarët më shumë do të informohen dhe s’do të ketë ndëshkime.

  • Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese.

    Kupchan në një intervistë për Evropën e Lirë thotë se të dy udhëheqësit – Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

    “Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan.

    Profesori është pyetur edhe lidhur me seancën e së enjtes në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

    “Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

    Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

    A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave.

    Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste – me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

    Kupchan po ashtu thekson se as Vuçiq nuk është bashkëpunues dhe luan me kartën e tij nacionaliste dhe bën gjëra provokuese.

    “Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu.

    Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme”, tha ai.

  • “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për seancën e zhvilluar të enjten në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Ai tha se seanca ishte e pa kuptimtë, sipas tij vendet duhet të përqendrohen në dialog.

    “Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama.

  • Kurti fillon fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Fjalët e Vuçiqit janë pretendime të rrejshme

    Kurti fillon fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Fjalët e Vuçiqit janë pretendime të rrejshme

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hyrje të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se ato që i tha presidenti serb, janë pretendime të rrejshme, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20.

    Ai ka shtuar se Kosova ka dalë nga lufta si simbol i luftër dhe triumf i të drejtave të njeriut.

    Kurti ka shtuar se nuk jemi trishtuar asnjëherë dhe kemi ndërtuar veten në një shoqëri shumëetnike me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik.

    “Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë”, është shprehur Kurti.

  • Vuçiq flet për rregulloren e BQK-së për dinarin: Sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

    Vuçiq flet për rregulloren e BQK-së për dinarin: Sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, në fjalimin e tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se instituconet e përkohshme të Prishtinës, kanë krijuar kushte të padurueshmë për serbët.

    Ai është shprehur se kjo mund të shkaktojë dëme të parregullueshme, deri në takimin e radhës së UNMIK-ut.

    Vuçiq është shprehur se kanë kërkuar këtë takim për shkak të vendimit të BQK-së.

    “Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit”, është shprehur ai.

    Tutje, presidenti serb tha se i ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullit serb dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore, varet nga buxheti i shtetit të Serbisë.

    “Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, tha tutje Vuçiq.

    Ai u shpreh se nuk ka asnjë bazë të argumentimit në Prishtinë, që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë zyrtare, është mundësi për të ofruar sundimin e ligjit.

    “Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, shtoi ai.

  • Nuk miratohen marrëveshjet ndërkombëtare

    Nuk miratohen marrëveshjet ndërkombëtare

    Përgatiti: Benita Zeneli

    8 marrëveshje ndërkombëtare ishin në rend dite në seancën e së enjtes të Kuvendit. Përveç tyre u propozua që të futet edhe një tjetër.

    Pavarësisht që votat u mblodhën e propozimi i tillë u miratua, marrëveshjet ndërkombëtare mbetën pa u votuar për shkak të mungesës së kuorumit.

    Derisa ishin 50 pika në rend dite, njëra prej tyre ishte edhe themelimi i komisionit hetimor parlamentar lidhur me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Por, derisa vetë ministrja Gërvalla nuk ishte e pranishme në seancë, kolegët u kujdesën që për punën e dikasterit të saj të thurin lëvdata.

    Gërvalla më vonë u deklarua nëpërmes llogarisë së saj në Facebook, duke thënë se opozita ka zgjedhur të diskutojë mbi punën e Ministrisë në ditën kur pritet ballafaqimi me presidentin e Serbisë.

    Komisioni për punën e MPJD-së ishte vetëm njëri prej dy komisioneve të propozuara respektivisht ai për përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore e zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

    Për të dy komisionet nuk pati vota të mjaftueshme të themelohen.

    Ndërkohë, pas mungesës prej gati 5 muajsh në seancën e së enjtes u paraqitën edhe deputetët e Listës Serbe, megjithatë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandateve. Pas qëndrimit disaminutësh, ata lëshuan sallën.

    Ndërkohë, Kuvendi dështoi ta miratojë edhe një rezolutë që kërkon uljen e çmimit të rrymës.

  • Kosovës i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve, këto kombëtare do t’i ketë përballë

    Kosovës i buzëqesh fati në shortin e Ligës së Kombeve, këto kombëtare do t’i ketë përballë

    Ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve është duke u zhvilluar aktualisht në Francë, dhe Kombëtarja e Kosovës tanimë ka mësuar grupin dhe kundërshtarët e saj.

    Shorti e ka pozicionuar Kosovën në Grupin 2 të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, raporton kp.

    Përveç grupit, “Dardanët” kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre.

    Së bashku me Kosovën, në Grupin 2 të Ligës C janë pozicionuar edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

  • Anulohet vendimi i këmbimit të pronave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës

    Anulohet vendimi i këmbimit të pronave në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Prishtinës

    Në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me 27 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, është anuluar vendimi i datës 21 dhjetor 2023 për këmbim të pronave në zonën e mbrojtur në Badovc me prona në lagjen ‘Prishtina e Re’, raporton ATV.

    Në seancë, pas fjalimeve te dy grupeve te asamblistëve atij te LV-së dhe LDK-së kryetari Përparim Rama bashkë me kabinetin e tij dolën nga salla, për të mos dëgjuar fjalimin e asamblistëve të partisë me të cilën edhe udhëheqin se bashku qeverisjen komunale të Prishtinës.

    Kryetari i Prishinës, Përparim Rama në fjalën e tij në seancë ka ftuar Prokurorinë Speciale për hetime në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), dhe në Ministrinë e Financave për këmbimin e këtyre pronave. /atvlive.tv