ATV

Tag: Ballina

  • Policia e Kosovës do ta ndërtojë një nënstacion në Leshak të Leposaviqit, punimet pritet të fillojnë brenda këtij muaji

    Policia e Kosovës do ta ndërtojë një nënstacion në Leshak të Leposaviqit, punimet pritet të fillojnë brenda këtij muaji

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Vendbanimi më verior në territorin e Kosovës, Leshaku, do të bëhet me nënstacion policor. Objekti që u ndërtua rreth vitit 1970 dhe para luftës përdorej nga ish-policia jugosllave, do t’i lëshojë rrugë ndërtesës së re.

    Ky objekt i vjetër gati 5 dekada pritet të rrënohet brenda këtij muaji. Policia e Kosovës, këtu në Leshak pritet ta ndërtojë një nënstacion të ri.

    Për ATV-në, këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Ne konsiderojmë se punimet do të fillojnë brenda këtij muaji. Komplet ndërtesa do të rrënohet dhe do të punohet një ndertës e re në bazë të planifikimeve që i kemi”, deklaroi Elshani.

    Nënstacioni i vendosur rreth 10 kilometra nga pika kufitare me Serbinë, sipas Veton Elshanit, është shumë i nevojshëm.

    “Është shumë i nevojshëm sepse Leposaviqi si qytetet është i ndarë edhe me dy qendra të tjera. P:sh si Istogu qe e ka Vrellen dhe Gurrakocin ashtu edhe Leposaviqi e ka Leshakun dhe Soqancen”, shtoi tutje ai.

    Ndërkaq, praninë e përhershme të policisë në këtë zonë, e mirëpriti edhe kryetari i Leposaviqit.

    “Ne shpesh kemi kërkesa nga qytetarët aty për te dërguar ndonjë patrullë të policisë. Leshaku është një vendbanim bukur i dendur dhe ka nevojë po ashtu edhe policet do ta kenë një vend me të përshtatshëm për të vepruar”, tha kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

    Derisa javë më parë u përurua nënstacioni në Soçanicë, policët e Zubin-Potokut, që nga tetori i vitit të kaluar, punojnë në kontejnerë.

    Ndërtimi i stacionit të ri nuk është gati të nisë, për shkaqe prokurimi. Lëvizje nuk ka as në planin për një stacion të ri në Mitrovicë të Veriut./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Osmani paralajmëron padi: S’kemi asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme

    Osmani paralajmëron padi: S’kemi asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike në Ferizaj mbrëmë, ku u raportua në disa media se personi i vrarë, i cili është axha i bashkëshortit të saj, u privua nga jeta pasi kishte lidhje me pedofili.

    Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se është duke i marrë të gjitha hapat ligjorë, lidhur me publikimin e Gazetës Nacionale dhe pronarit të saj, Berat Buxhala, të cilat sipas saj janë “propagandë e paprecendtë.”

    Postimi i plotë i saj:

    Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

    I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

    Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

    Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

    Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.

  • Fati i të zhdukurve gjatë luftës, Kosova në pritje të caktimit të datave për fillimin e gërmimeve në territorin e Serbisë

    Fati i të zhdukurve gjatë luftës, Kosova në pritje të caktimit të datave për fillimin e gërmimeve në territorin e Serbisë

    Kosova është në pritje të datave nga Serbia për fillimin e gërmimeve për personat të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka thënë Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

    Gara ka thënë se janë në pritje për përcaktimin e datës për fillimin e gërmimeve në tri lokacione në territorin e Serbisë, teksa ka treguar se takimi i 2 korrikut me delegacionin serb ka qenë vazhdimësi e takimit të 31 janarit.

    “Takimi i 2 korrikut, pra takimi i Grupit Punues për Personat të Zhdukur me delegacionin e Serbisë me ndërmjetësimin e komuniteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mekanizëm që funksion nga viti 2004-2005, ka qenë takimi i dytë këtë vit, pra pas takimit që është mbajtur me 31 janar. Takim i mbajtur pas më shumë se dy vite e gjysmë, për shkak se Serbia nuk ka reflektuar kundrejt, kërkesës së kryeministrit të Kosovës, për të bërë zëvendësime të nevojshme në hierarkinë e tyre ose delegacionit të tyre, në kuptim të zëvendësimit të emrave që mbesin edhe përgjegjës për pjesën e kohës së luftës për shkak të pozitave zyrtare që kanë mbajtur, por edhe përgjegjës në kuptimin e mungesës së bashkëpunimit dhe dhënies së informacioneve. Takimi i 2 korrikut ka qenë vazhdimësi e takimit të 31 janarit. Janë të paktën diku 20 raste ose lokacione ose kërkesat në të cilat ne kemi qenë të fokusuar gjatë këtyre takimeve”, ka thënë ai.

    Gara ka thënë se kërkesat kanë qenë për qasje në arkivat e institucioneve të Serbisë për Brigadën 37, Brigadën 549, si dhe një sërë rastesh të tjera individuale.

    Ai ka theksuar se kanë pasur kërkesa edhe për qasje për një sërë lokacionesh brenda territorit të Serbisë, duke përmendur lokacionet në Batajnica, Ptrovo Sella dhe lokacionin në afërsi të Liqeni i Peruqacit (Bajna Bashta).

    Ai ka potencuar se është shumë e domosdoshme që Kosovës ti lejohet qasja në arkivat e Serbisë.

    “Duke filluar nga kërkesat ose dukë bërë përpjekje ti prioritizojmë kërkesat për qasje ne arkivat e institucioneve të Serbisë në mënyrë të veçantë po flasim për arkivin e Brigadës të motorizuar 37. Apo edhe Brigadës të motorizuar 549. Të dhëna për qasje ne arkivat, sigurisht kanë qenë në sër rastesh, edhe për rastet individuale që kemi kërkuar informacion plotësuese. Duke filluar nga rasti i profesor Ukshin Hotit, rasti i doktor Hafir Shalës, rasti i Xhavit Haziri, rasti i Sahide Metushit, rastin e Sinan Dautit, një fëmijë që përkundër të dhënave që kemi pasur, vendodhja e tij mbete e pa ndriçuar dhe një sërë rastesh tjera”.

    “Krahas këtyre kërkesave me shumë prioritet janë listuar edhe kërkesat për një sër lokacionesh brenda territorit të Serbisë, tani më të shënjuara që është lokacioni për të filluar gërmimet si raste të eja ose si raste të reja. Ose lokacione që përkundër gërmimeve që janë realizuar deri më tani përgjatë këtyre 25 viteve, në mënyrë të veçante po flas për tri lokacionet e adresuara për vitet e para të pas luftës. Ne kemi kërkuar që të kthehemi në këto lokacione, siç është për shembull rasti në Batajnica, Ptrovo Sella dhe në afërsi të Liqeni i Peruqacit (Bajna Bashta), në mënyrë të veçante po e adresojmë rastin e Batajnica, për shkak se përkundër faktit që në këtë lokacion, këtë zonë që tani është zonë ushtarake, ashtu siç ka qenë në kohën e luftës. Përkundër faktit që janë gjetur dhe zhvarrosur më shumë se 700 viktima shqiptar, që janë riatdhesuar, megjithëatë në bazë të një vlerësimi dhe një analize që po e bëjmë duke ndërlidhur pastaj me rastet e masakrave që janë kryera, ne kemi ardhur në përfundim që janë më shumë se 50 viktima që janë në listën e personave të zhdukur që mund të jenë në këtë zonë, nëse nuk janë në këtë zonë sigurisht do të kemi edhe lokacione të reja. Por të gjitha këto raste duhet të konfirmohen nga të dhënat, nga arkivat e institucioneve të Serbisë”, ka thënë ai.

    Gara ka thënë se nga takimet që kanë zhvilluar presin që të fillojnë gërmimet në dy, deri në tri lokacione brenda territorit të Serbisë.

    Ai ka shtuar se prioritet mbetet lokacioni në Batajnicë, si dhe dy lokacione në regjionin e Novi Pazarit.

    “Në gjitha këto takime, gjitha këto raste që i potencova, pra më shumë se 20 raste, 20 lokacione janë adresuar, ri-adresuar, në përpjekjet të prioretizimit. Ajo që është e rëndësishëm që të theksohet nga këto takime ne shpresojmë dhe presim që të paktën do të kemi dy, deri në tri lokacion brenda territorit të Serbisë, në kuptim të gërmimit vlerësues. Në baze të diskutimeve për ne prioritet mbetet lokacioni në Batajnica, për shkak të dhënave të shumta përfshirë edhe të pamjet satelitorë. Nuk përjashtohen dy lokacionet që mbesin ne regjionin e Novi Pazarit, me që kemi thënë në vazhdimësi që përkundër punës që është kryer gjatë vitit 2021, në lokacionin Kizhevak dhe gërmimet që janë kryer në lokacion 2014, në guroren në Rudnicë varrit masiv. Zona e Rashkës dhe regjioni i Novi Pazarit, mbesin si lokacione të pa përfunduar për ne. Besoj që do të jenë edhe dy lokacione në regjionin e Novi Pazarit, me saktësisht një lokacion që është në mesë Tutinit dhe Novi Pazarit, që është krucilae që të kemi edhe të dhëna nga institucionet e Serbisë, për shkak të specifikave të këtij lokacioni.  Edhe këtë rast është lokacion më afër kufirit me Kosovës në lokacionin Kozarevë”, ka thënë ai.

    Gara ka shtuar se si rezultat i takimeve që kanë mbajtur deri më tani, Kosova do të duhej që të kishte pranuar nga Serbia datat për fillimin e gërmimeve në këto lokacione.

    Ai ka thënë se është çështje ditësh kur Kosova do të pranojë caktimin e datave për të filluar gërmimet në territorin e Serbisë.

    “Tani do të duhej ti kishim pranuar datat qoftë për fillimin e gërmimeve në lokacionet të cilat iniciohen si lokacione të reja, apo edhe për të vazhduar edhe gërmimet që janë adresuar pas viteve të luftës. Është çështje për ne do të duhej që tani të kishim data, megjithatë jemi në pritje të caktimit të datave nga pala serbe. Po e marrim me shumë kujdes caktimin e datës për shkak qasjes politizuese të tyre, kundrejt këtij procesi, megjithatë është çështje ditësh, mos të them javësh që duhet të kemi data për vazhdimin e gërmimeve”, ka thënë Gara./EO

  • Vrasja në Ferizaj: Zyrtari policor privoi nga jeta burrin e tezes së tij – gjithçka që dihet deri tani për rastin e rëndë

    Vrasja në Ferizaj: Zyrtari policor privoi nga jeta burrin e tezes së tij – gjithçka që dihet deri tani për rastin e rëndë

    Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restoranti që po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër.

    Siç zbuloi ekskluzivisht Sinjali dje, Festim Ramadani, zyrtar policor, shtiu me armë drejt një të moshuari, duke e vrarë në vend, teksa ai ishte jashtë detyrës zyrtare – për t’u dorëzuar më pas në Polici.

    Viktima ishte Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.

    Sinjali mësoi se zyrtari policor dyshohet se privoi nga jeta burrin e tezes së tij, për motive akoma të panjohura.

    Sipas informacioneve të para, viktima kishte ardhur për ta martuar nipin dhe u vra nga polici, i cili paguhet ta mbrojë jetën e qytetarëve.

    Përveç dorasit Festim Ramadani që kreu vrasjen në Ferizaj si zyrtar policor, pjesë e Policisë janë edhe dy vëllezër të tij.

    Lidhur mbi incidentin tragjik në Ferizaj, reaguan edhe Prokuroria e IPK.

    Në njoftimin e Prokurorisë u tha se rasti ndodhi rreth orës 19:30 në parkingun e sallës së dasmave “Fron Palace” – në fshatin Bibaj.

    Tutje në njoftim u tha se i dyshuari në këtë rast sipas informatave të para dyshohet se është zyrtar policor dhe i njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh.

    Ndërsa në reagimin e IPK-së, u tha se bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë.

    ” I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

    I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë”, u tha në njoftim.

    Tutje, në një prononcim në orët e vona të mbrëmjes, majori Qazim Reka në një deklaratë për media tregoi detaje të reja lidhur me rastin, duke shtuar se polici nuk ishte në detyrë në kohën kur kreu vrasjen.

    Ai po ashtu njoftoi se polici nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar dhe shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

    “Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është Festim Ramadani dhe viktima është Sadri Sadriu. Motivet nuk dihen ende. Nuk ka qenë pjesë e ahengut familjar”, tha Reka.

  • Gjendja në pikat kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova deri në 5 orë

    Gjendja në pikat kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova deri në 5 orë

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa u përket pritjeve në pikat e kalimit kufitar.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë për të dalë nga Kosova po pritet deri në pesë orë, ndërsa kolona është 2500 metra.

    Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Muçibabë. Aty po pritet më shumë se dy orë, derisa kolona është 1100 metra.

    Ndërsa të pikë-kalimi kufitar te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet më shumë se një orë e gjysmë, kurse kolona është 800 metra.

  • “Jam betuar se i gjallë nuk bie në duar të shtetit serb” – Pas arratisjes, Blerim Ramadani kthehet në Nerodime

    “Jam betuar se i gjallë nuk bie në duar të shtetit serb” – Pas arratisjes, Blerim Ramadani kthehet në Nerodime

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Dyert u hapën sërish për ta pritur të zotin e shtëpisë, Blerim Ramadanin.
    Ish-ushtari i UÇK-së, pas arratisjes nga Maqedonia e veriut, në Nerodimen ku kishte luftuar për çlirim, arriti në orët e vona të së enjtes.

    Punët e oborrit që i kishte lënë në gjysmë, ditën kur u nis drejt shtetit fqinje ku edhe u ndalua, 47-vjeçari është gati t’i vazhdojë, veçse fillimisht duhet t’i presë e përcjellë, të afërmit të cilët pareshtur i vinin për vizitë.

    Beli siç e thërrisnin bashkëluftëtarët, nuk qe i gatshëm që publikisht të deklarohet lidhur me përvojën në Shkup ku u mbajt në paraburgim e arrest shtëpiak për më shumë se tri javë.

    Megjithatë, prapa kamerës tha se nuk ndjehet krenar për arratisjen, por konsideron se e kishte të vetmen rrugë, meqë i gjallë ishte betuar se nuk do binte në duar të shtetit serb.

    Këto dyshime iu kishin shtuar në momentin kur Gjykata Themelore atje kishte vendosur ta kthente sërish në paraburgim.

    Bashkëfshatarët, konsiderojnë se nuk gaboi fare që u largua.

    Blerim Ramadani ishte ndaluar më 17 korrik, kur po hynte në Maqedoni të Veriut.

    Derisa mbahej në arrest shtëpiak, Gjykata Themelore Penale kishte vendosur që të mos e ekstradonte në Serbi.

    Por, në ditën e fundit kur pritej vendimi final i Gjykatës Supreme, Penalja vendosi që ta kthente sërish në paraburgim./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Nëntë muaj prej kur u dogj, renovimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore larg fillimit

    Nëntë muaj prej kur u dogj, renovimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore larg fillimit

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Gati 9 muaj që kur një pjesë e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore u përfshi nga zjarri, renovimi nuk ka filluar ende.

    Madje, as 4 muaj nga hapja e tenderit, vlera e të cilit është parashikuar të jetë gati 900 mijë euro nuk është nënshkruar kontrata për fillimin e punimeve. Teksa tenderi u hapë në maj, është përcjellë me zvarritje dhe vetëm dosja e tenderit është korrigjuar 3 herë.

    Ministria e Drejtësisë nuk preferoi që në këtë fazë të japë komente.

    Duke pasur parasysh rëndësinë e IML-së, zvarritjet në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri, juristët i konsiderojnë të pakuptimta.

    Sidoqoftë, sipas Dosjes së Tenderit, parashihet që të behet rikonstruktimi i kulmit, funksionalizimi i një laboratori si dhe përmirësimi i kushteve të punës për të gjithë stafin e IML-së.

    Mes tjerash, parashihen instalime në ujësjellës dhe kanalizim, instalime elektrike si dhe investime në makineri./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Pas shumë kohësh, krahas njësive të përhershme të karabinierëve, KFOR-i qëndron me autoblinda dhe ushtarë me armë të gjata

    Pas shumë kohësh, krahas njësive të përhershme të karabinierëve, KFOR-i qëndron me autoblinda dhe ushtarë me armë të gjata

    PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

    Përkundër pranisë së përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me njësi të Karabinierëve Italianë, për kohë të gjatë KFORI nuk ishte parë aty me autoblinda me kamuflazhe dhe ushtarë me armë të gjata.

    Edhe pse përkohësisht, KFOR-i e çoi në këtë nivel prezencën në kohën kur Qeveria shpalosi planin për hapjen e urës për qarkullim edhe për automjete.

    Nga fillimi, misioni paqeruajtës i udhëhequr nga NATO – nën rezolutën 1244 të OKB-së – tha se “çfarëdo vendimi për hapjen duhet të ndërmerret në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

    Në grumbullin e deklaratave dhe reagimeve publike lidhur me përgatitjet e Qeverisë për hapjen e urës, KFOR-i ka përsëritur se njësitë e saj mbajnë prezencë të përhershme dhe statike në urën kryesore mbi Ibër, dhe se janë të gatshëm dhe nuk do të hezitojnë të trajtojnë çfarëdo zhvillimi apo çështje që ndikon sigurinë dhe stabilitetin.
    Vetë presidentja Vjosa Osmani përmendi rrezikun e një konfrontimi eventual mes policisë dhe ushtarëve paqeruajtës – si pasojë veprimeve të pakoordinuara.

    Pasi tha se një situatë e tillë hipotetike do të ishte tmerri për Kosovën, ish zv-ministri i Mbrojtjes dhe ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, theksoi se presidentja është dashur të thërrasë takimin e Këshillit të Sigurisë.

    “Është krejtësisht e qartë, nëse nuk ka bashkë-planifikim me NATO-n ura nuk mund të hapet, as ky ministri me brushë në dorë, ministri Sveçla, as asnjëri. Sepse, po flasim për një institucion ushtarak, i cili është mbi Kushtetutën e Kosovës dhe ka mandat në tërë territorin e Kosovës, jo vetëm në zona të caktuara”, tha Ramadani.

    Shtimin e pranisë së ushtarëve dhe pajisjeve nga KFOR-i, ai e vlerësoi pasojë të dështimit në komunikimin e Qeverisë me NATO-n për nevojën, dobitë dhe domosdoshmërinë e hapjes së urës.

    “Pra, këto konfrontime deklarative të ulëta, nga njerëz të padijshëm dhe eksperimentalë e kanë dëmtuar vetë procesin e hapjes së urës. Pra, duke thënë që ne e hapim me KFOR, pa KFOR, me NATO, pa NATO, këta realisht kanë ndihmuar të dëmtohet Kosova edhe në kuptimin strategjik, por edhe ura të mos hapet. Nuk e di nëse qëllimi ka qenë të mos hapet ura duke i vendosur, të themi, gishtat në sy të NATO-s dhe duke i tregu forcë NATO-s. Janë elemente bazike të komunikimit strategjik që Kosova duhet të ndërtojë me NATO-n”, shtoi tutje ai.

    Duke kërkuar bashkërendim, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se hapja e urës në këtë moment mund të vë në rrezik ushtarët amerikanë.

    Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, kërkoi përfillje këshillash që të shmanget një skenar si ai në Zveçan, kur me qëllim parandalimin e përshkallëzimit, KFOR-i hyri në mes protestuesve të dhunshëm serbë dhe policisë së Kosovës.

    Deri në marrjen e kontrollit të situatës, si pasojë e lëndimeve, disa ushtarë humbën gjymtyrët e poshtme.

    Në një rast tjetër, në Dhjetor 2022, KFOR-i kishte marrë kontrollin e plotë në pikën kufitare në Jarinjë, duke vendosur tela gjembor, derisa dhjetëra metra nga aty – në territorin e Serbisë – një grup ekstremistësh provoi të futej në Kosovë./atvlive.tv

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Hyn në fuqi udhëzimi administrativ që i hap rrugë MPB-së që të shfrytëzojë pasurinë e Millan Radojiçiqit

    Hyn në fuqi udhëzimi administrativ që i hap rrugë MPB-së që të shfrytëzojë pasurinë e Millan Radojiçiqit

    PËRGATITI: NORA LUTA

    Udhëzimi administrativ që i hap rrugë Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të shfrytëzojë vilën milionëshe buzë liqenit të Ujmanit, banesën dhe restorantin në Mitrovicë të Veriut të MIlan Radojicicit, organizatorit të sulmit në Banjskë, tashmë ka hyrë në fuqi.

    Megjithatë MPB-ja, vazhdon të jetë e mbyllur sa i përket dhënies së informacioneve se kur dhe për çfarë do të shfrytëzohet vila nga Policia e Kosovës.
    Jozyrtarisht ATV-së i është thënë se kryesisht vetëm oborri i vilës do të mund të shfrytëzohet për logjistikë.

    Ndërkohë njohës të sigurisë thonë se vila, u shfrytëzua për poenë politikë nga ministri Xhelal Sveçla. Sipas tyre ajo nuk i përmbush kushtet që të shfrytëzohet si stacion policor.

    Njësitë speciale do të qëndrojnë për të ofruar siguri, sipas kërkesave të menaxhmentit të Policisë.

    Udhëzimi, të cilit i është shtuar vetëm një nen, ai 21/A do të mundësojë dhënien me qira, dhe shitjen e pasurisë së paluajtshme, pa ankand publik, kur kërkesa për shfrytëzim do të jetë nga një institucion shtetëror edhe në rastet e tjera.

    Në maj të këtij viti, Gjykata e Prishtinës dha pëlqimin për dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar të të dyshuarit kryesor për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Radojicic, deri në një vendim përfundimtar./atvlive.tv./

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Presidentja Osmani cakton datën 9 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

    Presidentja Osmani cakton datën 9 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 9 shkurt për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Përmes dekretit zyrtar, të nënshkruar nga presidentja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve udhëzohet t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

    Vendimi i presidentes vjen dy javë pas takimit që pati me krerët e partive politike, takim ky i cili u mbajt pa prezencën e LV-së.