ATV

Tag: Ballina

  • Miratohet Projektligji për për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Miratohet Projektligji për për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Përmes këtij projektligji u tha se do të bëhet përgatitja më e mirë e strukturave për menaxhimin e emergjencave.

    Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe nismës për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim me Turqinë, për “shëndetin ushtarak”.

    Krahas këtyre, qeveria mori vendim edhe për themelimin e komitetit drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e profesionistëve të rinj” në kuadër të programeve IPA 2018.

  • ​Kurti e quan të suksesshëm samitin e Procesit të Berlinit

    ​Kurti e quan të suksesshëm samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të suksesshëm samitin e javës së kaluar të Procesit të Berlinit.

    Kurti para kabinetit qeveritar tha se Procesi i Berlinit po afron vendet e rajonit me njëri-tjetrin.

    Ai përmendi edhe vendimin për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën nga 1 janari 2025.

    Krahas këtyre, Kurti nënvizoi modernizimin e shërbimeve në Telekom.

    Derisa e quajti lajm të mirë ardhjen e Starlinkut në Kosovë.

  • ​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

    ​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po planifikon që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për sezonin e dimrit, por nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) konsiderojnë se kërkesa për konsum është më e madhe sesa prodhimi vendor. Sipas KESCO-s edhe këtë vit do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike nga Shqipëri dhe Hungaria.

    Përveç kësaj, zyrtarë të KESCO-s paralajmërojnë se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në tarifat e vitit të ardhshëm për konsumatorët.

    Në anën tjetër zëdhënësi KEK-ut, Skënder Bucolli në një prononcim për KosovaPress derisa tregon se dy njësi në këtë korporatë kanë qenë në remont (riparim), potencon se planifikojnë që të ketë më shumë sasi të energjisë elektrike sesa vitin e kaluar.

    “Korporata Energjetike e Kosovës planifikon që të prodhojë një sasi pak më shumë se vitin e kaluar, megjithatë kjo varet edhe prej kushteve atmosferike të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e thëngjillit…KEK në këta muajt e verës bënë parapërgatitjet për sezonin dimërore dhe disa prej njësive për kohë të gjatë siç e theksuam te ‘Kosova B’, dy njësi nga 35 ditë kanë qenë në remont të rregullt vjetor. Pavarësisht kësaj, KEK ka arritur që nga muaji janar deri në muajin shtator në termocentralin ‘Kosova A’ të prodhojë afër 1.7 milionë megavat energji elektrike. Në ‘Kosovën B’ ka arritur të prodhojë 3 milionë megavat energji elektrike. Ndërkohë që shifra është afro 6 milionë ton edhe e prodhimit të thëngjillit…Kemi krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit edhe në deponi edhe të shpalosura në djerrina dhe sipas të gjitha gjasave nuk presim që të kemi ndonjë telashe gjatë sezonit dimëror”, thotë Bucolli.

    Bucolli thotë se në periudhën janar-shtator të viti 2023 është prodhuar mbi 4 milionë megavat orë energji elektrike dhe mbi 5 milionë ton thëngjill.

    Ndërkaq, zëdhënësja në KESCO, Margarita Rashiti thotë se furnizimi me energji elektrike për konsumatorët gjatë stinës së dimrit varet nga disa faktorë.

    Ajo thekson se janë të obliguar që të importojnë energji elektrike rreth 600 megavat për orë nga shtetet e tjera me të njëjtin çmim siç e blejnë edhe vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

    “Sa i përket çështjes se si do të jetë dimri, këtë gjë nuk e dimë sepse kjo varet nga shumë faktorë. Fillimisht varet sesa prodhon prodhuesi vendor e më pastaj edhe sa është kërkesa për konsum. Rrjedhimisht sa herë që shkaktohet ky (gep) në mes të kërkesës për konsum dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë atë energji elektrike. Përpos që blejmë energji elektrike nga KEK-u, normalisht që ne blejmë edhe nga burimet e ripërtëritshme…Import do të ketë gjithsesi. Ne edhe në këtë periudhë jemi duke importuar energji elektrike, sepse prodhuesi vendor arrin të mbulojë vetëm 850 megavat (për orë), kërkesa për konsum është 1200-1300 megavat (për orë) varësisht nga faktorët e jashtëm që nuk varen prej nesh…Për 600 megavat (për orë) ne duhet ta importojmë atë nga burësa (berëza) ndërkombëtare dhe ne si Kosovë pavarësisht që nuk jemi në Bashkimin Evropian, ne duhet ta blejmë energjinë elektrike apo megavatin në bursat ndërkombëtarëve me çmim të njëjtë se si e blejnë ndoshta edhe vendet e tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë Rashiti.

    Përveç kësaj, Rashiti thekson se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në rritjen e tarifave në vitin e ardhshëm për qytetarët konsumator.

    “Në kohën e krizës energjetike atëherë një megavat ndoshta ka shkuar deri në 700-800 euro. Mandej, lëvizin çmimet ndoshta varësisht edhe sipas tregut, por që për këtë vit ende nuk e kemi vërejtur ndonjë rritje shumë të madhe…Nëse vazhdohet me import me çmime të larta dhe vlerë shumë të madhe, kjo mund të reflektojë edhe në tarifat e vitit të ardhshëm”, thekson Rashiti.

    Lidhur me këtë, eksperti i energjisë Arben Kllokoqi thotë se në situata të tilla ku kërkesa për konsum rritet dhe tarifa nuk e mbulon koston, mund të bëhet thirrje për kursim sa më të madh të energjisë elektrike.

    “Mundet që nëse çmimet janë shumë të larta që tarifa e cila është ekzistuese të mos i mbulojë të gjitha kostot por prapë është vështirë të spekulohet se për çfarë çmime dhe çfarë sasie të importit që mund të ndikojë në rritjen e tarifës…03:13 Nëse KEK-u nuk mund të mbulojë kërkesën që është në Kosovë e që është në rritje dhe gjeneratorët e tjerë, është Ujmani dhe të tjerë me erë dhe solarë. Nëse prodhimi në Kosovë nuk mund ta mbulojë konsumin është vështirë të imagjinohet diçka në afatshkurtë që mund të bëhet. Zakonisht kur ka situata edhe në Evropë mund të ketë thirrje për të kursyer sa më shumë sidomos në periudha të caktuara”, thotë Kllokoqi.

    Ndërkaq, nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) tregojnë për mbulueshmërinë e prodhimit të energjisë në vend dhe ato të importit.

    “Rreth 85% e konsumit në Kosovë mbulohet nga Prodhimi i energjisë elektrike nga Termocentralet e TC Kosova A dhe TC Kosova B dhe nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë, ndërsa rreth 15% e konsumit mbulohet përmes importit të kontraktuar nga KESCO dhe KEDS”, thuhet në përgjigjen e ZRRE për KosovaPress.

    Përveç këtyre, nga KESCO tregojnë se çdo muaj vetëm 13.6 për qind të konsumatorëve kanë tejkaluar bllok tarifën apo kanë shpenzuar mbi 800 kilovat.

    Derisa në dy vitet e fundit ka pasur dy herë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Në prill të vitit 2023, ZRRE vendosi që tarifa të rritet për 15.4 për qind. Po ashtu ZRRE-ja edhe më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.

    Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00./kp

  • Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë

    Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë.

    Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e saj është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    “Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt Neë York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, ka shkruar Osmani.

  • I rrethuar nga forca të shumta policie, Ilir Meta mbërrin në gjykatë

    I rrethuar nga forca të shumta policie, Ilir Meta mbërrin në gjykatë

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, por Meta është parë i rrethuar nga policia ne parkimin e GJKKO, raporton gazeta Panorama.

    Atje pritet të paraqitet edhe deputetja Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës.

    Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën në mesditë me urdhër të SPAK-ut.

    Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

  • DASH për arrestimin e Metës: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë

    DASH për arrestimin e Metës: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë

    SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të Departamentit amerikan Shtetit të martën në mbrëmje, ndaj një kërkese të Zërit të Amerikës për të komentuar pas arrestimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

    “Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

    Ish-Presidenti i Republikës dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    SPAK-u e shpalli persona në hetim nën dyshimet për korrupsion pasiv, mosdeklarim dhe fshehje pasurie si dhe pastrim të parave Ilir Metën, si edhe vendosi masën për detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin, si edhe arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon dhe detyrim paraqitjeje për Ema Çokun.

    Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, tha për mediat pas takimit me zotin Meta në mjediset e sigurisë, se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi ëshë bërë për qëllime politike.

    Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.

    Meta, ish bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, zoti Xhixho dhe zonja pritet të dalin nesër para gjykatës në një seancë ku do të shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.

    Krahas akuzave nga SPAK-u për zotin Meta, të martën vazhduan reagimet mbi mënyrën se si u ndalua të hënën në mesditë nga policia ish presidenti i Republikës, i cili e cilësoi ngjarjen si “rrëmbim në mënyrë banditeske”.

    Por ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, deklaroi në rrjetet sociale se forca lëvizëse operacionale, e specializuar për ndalime sipas standarteve, gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës ndeshi me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të.

    SPAK-u detajoi të hënën në një njoftim publik se Ilir Meta e Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish në një seri episodesh, që nisin nga afro 15 vjet më parë. /VOA

  • Dita e dytë e intervistimit të Fadil Gecit në gjykatën speciale

    Dita e dytë e intervistimit të Fadil Gecit në gjykatën speciale

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Emri i tij më shumë se i kujtdo tjetër, përmendej nga dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Fadil Geci, edhe në ditën e dytë të dëshmisë në Hagë.

    Pavarësisht pyetjeve të avokatit apo prokurorit, Geci, pareshtur pretendonte se udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, e shkroi Komunikatën 59 për vëllanë e tij Ganiun.

    “E kam ditë që Hashim Thaçi e ka shkru. Prej ditës së parë që e ka shkru, unë e kam ditë dhe i kam shku në shpi e i kam thanë ama përgjigjen për komunikatën 59”, tha Geci.

    Për këtë takim në shtëpinë e Thaçit në Burojë, avokati Luka Mishetiq, pati një pyetje.

    “A ka persona të tjerë që mund ta verifikojnë takimin tënd me babanë e thaçit në shtëpinë e tij?”, tha Mishetiq.

    “Ka qenë vëllai i Thaçit dhe dy persona tjerë që kanë vdekur…”, tha Geci.

    Geci, po ashtu, u pyet për një takim me Thaçin vite më vonë, për të cilin pretendon se ia ka puthur dorën.

    “Nuk kam pa kurrë në jetë asi rasti dhe kanë mendu që situata është aq e ashpër qysh kanë ba vetë dhe unë nuk kisha pa kurrë në jetë dhe nuk kisha pa kurrë as sot asi rasti. Kurrë s’ka ba vaki kush me ma puthë dorën. Femrat me ma puthë dorën ia kam mërzi e jo burrat”, tha Geci.

    Kjo përgjigje edhe ndërroi mimikën e ish-presidentit.

    Sidoqoftë, orët kalonin e pyetjet sërish çonin drejt deklarimeve për këtë komunikatë. Në vazhdim, prokurori e pyeti për vrasjen e komandantit Abedin Rexha-Sandokanit rast në të cilin ishte përfshirë vëllain i tij, Gani Geci.

    “Nuk ia vlen me folë për një rast të cilin e ka mbyllë mjekësia ligjore. Vëllai im nuk e ka qëllu, por ai ka vdekë. Këtë e ka vërtetu mjekësia ligjore”, tha Geci.

    Kur Geci insistonte vetëm te raporti i autopsisë, avokati Mishetiq ndryshoi pyetjen.

    “A mund ta konfirmoni se Komunikata 59 ndaj Gani Gecit është lëshuar për faktin se ai ka shtënë me armë në drejtim të Sandokanit që ishte komandant i UÇK-së?”, tha Mishetiq.

    Pas Fadil Gecit, në Gjykatën Speciale në procesin ndaj Thaçit e të tjerëve, së shpejti do të dëshmojë edhe Shukri Buja. Ish-ushtari i UÇK-së, më 20 tetor njoftoi se drejt Hagës ka udhëtuar pa dëshirën e tij.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Plani i rritjes: Kosova synon investime në asfalt dhe në hekurudha

    Plani i rritjes: Kosova synon investime në asfalt dhe në hekurudha

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Në ndërtimin e rrugëve, autostradave dhe hekurudhave është përqendruar lista indikative e aplikacioneve të Kosovës në kuadër të Agjendës së Reformave për Planin e Rritjes.

    Shumica e listës përbëhet nga projekte infrastrukturore ekzistuese, për jetësimin e të cilave Kosova synon të përfitojë grante nga Bashkimi Evropian ose kredi të leverdishme.

    Rehabilitimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore 10, nga kufiri me Serbinë në komunën e Leposaviqit e deri në Fushë-Kosovë, dhe tutje deri në Hanin e Elezit, në kufi me Maqedoninë e Veriut, është në krye të projekteve të synuara – por ndërtimi nuk pritet të nisë para vitit 2025.

    Lista përfshin edhe pesë projekte të tjera për ndërtim, rehabilitim ose modernizim të linjave hekurudhore – dhe, për shumicën prej tyre afati i synuar i nisjes së punëve është viti 2028.

    Hekurudha Fushë-Kosovë – Klinë – Pejë, pastaj ajo Klinë – Prizren, tjetra Ferizaj – Gjilan deri në kufi me Serbinë, si dhe segmenti i ri Kramovik – Gjakovë, janë pjesë e aplikacionit.

    Në të është përfshirë edhe hekurudha nga Aeroporti i Prishtinës deri në Fushë Kosovë – te lokacioni i supozuar i Portit të Thatë të Prishtinës – ndërtimi i të cilit synohet të nisë më 2027 me ndihmën financiare të BE-së, me synim lidhjen me Portin e Durrësit.

    Ndërtimi i autostradës Duhël – Shtime – Lipjan, po ashtu është pjesë e aplikacionit të Kosovës – me synim të shënuar për nisjen e punëve: vitin e ardhshëm. Projekt tjetër në listë është rruga nga Prizreni në drejtim të Tetovës.

    Edhe pse pjesë e projekteve për të cilat kërkohet ndihmë financiare, ndërtimi i anashkalimit të Prishtinës – si tip unaze – sipas dokumentit, synohet të nisë tek më 2028.

    Zgjerimi i rrugës rajonale Istog – Pejë – Deçan – Gjakovë – Prizren është po ashtu pjesë e agjendës së reformave, në kuadër të instrumentit të rritjes ekonomike.

    Ndërkaq, ndërtimi i stacioneve të digjitalizuara dhe strehimoreve të autobusëve përmendet si projekt i ri – por i cili po ashtu nuk pritet të nisë menjëherë.

    Derisa tabela nuk qartëson krejtësisht burimet e financimit, kostoja e përgjithshme e projekteve infrastrukturore që synohet të përfundohen deri më 2030, tejkalon shifrën 2.4 miliardë euro.

    Kosova mund të përfitojë deri në 882 milionë euro nga Plani i Rritjes për projekte, të cilat do të zbatohen nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor.

    Paraprakisht, për të përfituar, Kosova si parakusht ka angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Kandidatët e KE-së në seanca dëgjimore – pyetje edhe për Kosovën

    Kandidatët e KE-së në seanca dëgjimore – pyetje edhe për Kosovën

    Derisa pjesa më e madhe e botës pritet të përqendrohet në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe rezultatet e tyre, Bashkimi Evropian do të jetë i zënë me krejt diçka tjetër: seancat dëgjimore për 26 komisionarët, të cilat janë caktuar nga data 4 deri më 12 nëntor.

    Secili kandidat, për tri orë, do të përballet me pyetjet e anëtarëve të Parlamentit Evropian në një komitet që lidhet me portofolat e tyre.

    Herën e fundit, më 2019, tre kandidatë nuk kanë kaluar. Diçka e ngjashme mund të ndodhë përsëri dhe të çojë në seanca shtesë dëgjimore, gjatë nëntorit.

    Ajo që pritet të kalojë, është shefja e pritshme e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Ish-kryeministrja e Estonisë konsiderohet si një nga “yjet” e ekipit të ri të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

    Ajo që do të jetë interesante në seancën e saj të 12 nëntorit, është të shihet se nëse dhe sa do ta zbusë retorikën e saj të ashpër ndaj Kinës dhe Rusisë, për t’iu përshtatur postit të ri, ku diplomacia dhe gjetja e konsensusit për çështjet e politikës së jashtme janë shumë të rëndësishme.

    Gjykuar nga letra e misionit të Von der Leyenit drejtuar Kallasit, pjesa më e madhe e pyetjeve do të jetë për Ukrainën.

    Në letrën e misionit – e cila është një dokument publik që përshkruan atë që presidentja pret nga një komisionar gjatë pesë vjetëve të ardhshëm – thuhet: “Ne do të punojmë ngushtë së bashku, për të siguruar se Evropa qëndron me Ukrainën për aq kohë sa i duhet – ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht – dhe mbështet integritetin e saj territorial”.

    A mund të ofrojë Kallas diçka të re këtu?
    Kievi pritet t’i hapë kapitujt e negociatave të anëtarësimit në BE vitin e ardhshëm dhe mbështetja financiare e BE-së për Ukrainën, për vitin 2025, është siguruar.

    Deri më tani, BE-ja ka ndërmarrë 14 runde sanksionesh kundër Rusisë, por, sipas diplomatëve në Bruksel, po bëhet gjithnjë e më e vështirë që vendet anëtare të binden për të miratuar masa shtesë kundër Moskës.

    Ndaj, do të jetë interesante të shihet nëse Kallas do të marrë një qëndrim më të ashpër – për shembull duke parandaluar anashkalimin e sanksioneve me shtimin e kompanive të vendeve të treta apo edhe vende të treta në listën e zezë të BE-së.

    BE-ja ka mekanizma për ta bërë këtë, por listat, deri më tani, kanë mbetur bosh.

    Nëse miratohet – dhe çështja është kur dhe jo nëse – Kallas ka të ngjarë të paraqesë një regjim të ri sanksionesh, që do t’i ketë në shënjestër kërcënimet hibride ndaj BE-së.

    Një regjim i ri që merret me veprimet subversive ruse ndaj bllokut, është miratuar së voni, por Kallas pritet të shtyjë përpara një mekanizëm global.

    Shumë eurodeputetë sigurisht se do ta nxisin Kallasin që ta përfshijë korrupsionin si një vepër të sanksionueshme në “Aktin Magnitsky” të BE-së, i cili përcakton sanksione për shkelësit e të drejtave të njeriut në Rusi.

    Kjo është diçka që është shmangur nga shefat e mëparshëm të politikës së jashtme të BE-së dhe ata që e mbështesin një masë të tillë, shpresojnë se ajo do të nënkuptojë shfrytëzimin e aseteve të ngrira ruse në BE, për të paguar rindërtimin e Ukrainës.

    Të dyja këto lëvizje kërkojnë unanimitet dhe do të jetë detyrë e Kallasit për ta realizuar atë.

    Si Von der Leyen, ashtu edhe Parlamenti Evropian do të duan që Kallas të përpiqet të marrë më shumë vendime të politikës së jashtme të BE-së, me votim nga shumica.

    Ndoshta aspekti më kurioz i letrës së misionit të Von der Leyenit është se ajo nuk përmend Ballkanin Perëndimor apo Kinën. Por, eurodeputetët me siguri se do ta pyesin atë për të dyja.

    Ka gjasa që ajo të njoftojë në seancë dëgjimore se udhëtimi i saj i parë si komisionare do të jetë në Ballkanin Perëndimor. Sa i përket këtij rajoni, ajo me siguri se do të pyetet se si synon ta ringjallë dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga BE-ja./REL/

  • Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

    Kurti kundërshton përsëritjen e marrëveshjeve të migracionit Itali-Shqipëri në Ballkan

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se përsëritja e marrëveshjes së migracionit Itali-Shqipëri nuk ishte “një zgjidhje” dhe do të sillte shqetësime për të drejtat e njeriut, në një intervistë në Euractiv

    Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, “si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen?” Kurti pyeti, duke theksuar se këto qendra do të rëndojnë “në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

    “Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu kohët e fundit mbështetje për “idenë e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë BE-së”, duke përmendur marrëveshjen e transferimit midis Italisë dhe Shqipërisë si një shembull për të “mësuar nga kjo përvojë.” Një gjykatë italiane urdhëroi të premten që 12 emigrantët e dërguar në Shqipëri sipas marrëveshjes do të kthehen në Itali.

    “Pranimi i përkohshëm i refugjatëve nëse e kërkon urgjenca është, natyrisht, gjithmonë i mundur”, ka nuancuar Kurti, por ai e hodhi poshtë me vendosmëri idenë e përsëritjes së modelit italian. Po flasim për qenie njerëzore që ndaj të cilëve duhet të ketë kujdes”, theksoi ai.

    Pasi Kabuli ra në duart e Talibanëve më 15 gusht 2021, Kosova – si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – priti disa qindra afganë të evakuuar nga ushtria amerikane, duke i strehuar në bazat e NATO-s përpara se të zhvendoseshin në vende të ndryshme perëndimore.

    Ndjekja e integrimit evropian

    Nga 1 janari 2024, Kosova përfiton nga liberalizimi i vizave me BE-në dhe Kurti u shpreh i kënaqur që hapja e kufijve evropianë për qytetarët e Kosovës nuk ka sjellë një valë masive largimesh nga vendi i tij.

    Vlerësimet sugjerojnë se rreth 800,000 njerëz nga Kosova jetojnë brenda BE-së, ndërsa rezultatet e regjistrimit të publikuar këtë verë tregojnë se popullsia e vendit të vogël ka rënë në 1.6 milionë, nga 1.8 milionë një dekadë më parë.

    “Diaspora jonë e madhe ndjen mall për shtëpinë dhe është e lëvizshme”, tha Kurti, duke shprehur shpresën se emigrantët do të kthehen për të kontribuar në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht kur ajo ndjek anëtarësimin në BE.

    Kryeministrja përshëndeti gjithashtu angazhimin e von der Leyen për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç e përsëriti ajo gjatë një takimi të Procesit të Berlinit më 14 tetor, megjithëse negociatat me Serbinë kanë ngecur prej muajsh.

    “Të bësh zgjerimin një objektiv prioritar është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të thyejnë sigurinë dhe unitetin e Evropës”, ​​shpjegoi Kurti, duke iu referuar kërcënimit të paraqitur nga “presidenti despotik Putin”.

    Negociatat me Serbinë kanë ngecur

    Megjithatë, “është e rëndësishme që bashkëpunimi midis vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në atë vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor,” shtoi ai.

    “Ne po llogarisim që Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Beogradit se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë të japësh një çek të bardhë për të shkelur të drejtat e njeriut, për të ngacmuar fqinjët e saj dhe për të manipuluar zgjedhjet.”

    Gati një vit më parë, qindra mijëra njerëz dolën në rrugë në qytetet kryesore të Serbisë për të protestuar kundër parregullsive në zgjedhjet parlamentare dhe komunale të 17 dhjetorit 2023, me OSBE-në duke vënë në dukje “blerje votash” dhe “mbushje kutish”.

    Megjithatë, më 19 korrik, kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Beogradin për të dëshmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin me litium serb në BE. Disa ditë më vonë, më 29 gusht, presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi shitjen e dymbëdhjetë avionëve luftarakë Rafale ushtrisë serbe.

    Beogradi, nga ana e tij, po denoncon atë që ai e përshkruan si diskriminim të 100,000 serbëve që jetojnë ende në Kosovë, ndërsa Prishtina ka bërë përpjekje për të çmontuar institucionet ende të varura nga Beogradi, siç janë sistemi postar, shkollat ​​dhe sistemi shëndetësor. si një mënyrë për të shkëputur lidhjet e pakicës me Serbinë.

    “Unë po luftoj kriminalitetin që rrënon zonat serbe në veri dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi”, shpjegoi Kurti.

    “Nëse dikush priste që unë të bëhem kryeministër dhe ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet.”

    Ndërsa Kosova mbetet i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë statusin zyrtar kandidat për integrim në BE, dhe me pesë vende të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e saj (Qipro, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia), qeveria e Prishtinës së fundi riautorizoi importin e mallrave serbe në territorin e saj.

    “Kjo do t’i ndihmojë vendet e rajonit të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe me BE-në,” shpjegoi për Euractiv në atë kohë Manuel Sarrazin, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor.