Brenda Lee ka thyer rekord në listat amerikane, pasi kënga festive “Rockin’ Around the Christmas Tree”, e publikuar për herë të parë në vitin 1958, më në fund ka arritur në vendin e parë në Hot 100.
Shkruar nga Johnny Marks, kënga u regjistrua kur Lee ishte 13 vjeç.
Rockin’ Around the Christmas Tree kryesoi listat për herë të parë këtë vit, 65 vjet pas publikimit, duke lënë pas Mariah Carey me këngën ‘’All I want for christmas is you’’.
‘’Around the christmas tree’’, ka rreth 35 milionë transmetime dhe është transmetuar 21 milionë herë në radio.
Në moshën 78-vjeçare, Lee tani është personi më i moshuar që kryeson listën amerikane, duke kapërcyer një rekord të mbajtur nga Louis Armstrong që nga viti 1964, kur ai arriti në vendin e parë me Hello, Dolly!/atvlive.tv/
Balenciaga ka filluar të fokusohet për shfaqjen e modës së vjeshtës 2024.
Nga ecja e fundit në pasarelë në fundjavë në Los Angeles, që ishin yjet duke përfshirë Kendall Jenner , Kim Kardashian,Cardi B. Shtëpia e famshme e modës njoftoi se Nicole
Kidman është ambasadorja më e re e Balenciaga-s.
Kidman u shpreh se “Balenciaga ka qenë me mua gjatë disa prej ngjarjeve më të paharrueshme në jetën time, nga dasma ime te tapeti i kuq i Oscars.”
Së fundmi, Nicole Kidman pati vëmendje të madhe për shkak se humbi 20 kilogramë./atvlive.tv/
Psikologia Antigona Qenaj-Sejdiu, në emisionin ALARM në ATV, shpjegoi se personat të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, jo gjithmonë mund të bëhen vrasës.
Tendenca për të përcaktuar si me probleme të shëndetit mendor një vrasës, sipas psikologes Qenaj – Sejdiu, është për me e shfajësua vrasjen. Ajo thotë se vrasësi nuk mund të shfajësohet duke marrë një diagnozë të tillë.
“Nuk ekziston ndonjë gjen i cili lidhet direkt me tiparet e një vrasësi. Ka tipare të caktuara, të cilat përshkruajnë një vrasës, siç është psikopatia, personi mundet me shfaqë simptoma të neuroticizmit, shfaqë vështirësi për me pasë empati ose nuk ka fare empati, nuk arrin me e ndje tjetrin, nuk arrin me i kuptu ndjenjat e tjetrit, nuk përjeton dhimbje ose nuk i vjen gjynah. Pra, këto janë vetëm tiparet e një vrasësi, por jo gjithmonë këta persona mund të bëhen vrasës. Etiketimet se persona të këtillë kanë probleme të shëndetit mendor, frikësojnë njerëzit të cilët përjetojnë realisht probleme të shëndetit mendor, dhe e dyta, tentohet që përmes etiketimit të tillë me u shfajësua kriminelët, e që në asnjë formë, nuk shfajësohet një person që është vrasës duke tentuar me marrë një diagnozë të tillë për me e arsyetua vrasjen”, tha psikologia Qenaj – Sejdiu.
Duke komentuar rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ajo tha se me intervenimin e shpejtë të organeve të drejtësisë, qytetarëve iu është rritur ndjenja e shpresës dhe besimit në institucione.
“Hajnat nëse i marrim, ata thjeshtë ekzistojnë edhe kriminelët e tjerë ekzistojnë edhe nuk nënkupton që ndonjë hajn ka probleme të shëndetit mendor. Kështu që Ligji vlen për të gjithë, Ligji duhet me qenë aty për t’i mbrojtur viktimat, sepse e pamë në rastin e fundit kur organet e drejtësisë e marrin situatën nën kontroll, të gjithë ne e rritëm ndjenjën e shpresës edhe të besimit, përkundër frikës që përjetuam secili prej neve, sepse secili kemi fëmijë, familjarë, vëlla motër, edhe patëm një ndjenjë të frikës që mund të na ndodh gjithsecilit, por kur organet reaguan me shpejtësi, të gjithë ne e përjetuam një ndjenjë të çlirimit, një ndjenjë shprese në institucione”, tha Qenaj – Sejdiu. /atvlive.tv
Njëra ka më shumë se 300 milionë ndjekës në Instagram, tjetra mbi 280 milionë, dhe popullariteti I tyre rritet çdo ditë e më shumë edhe përtej rrjeteve sociale.
Sipas Fashion Network, Beyonce dhe Rihanna dominuan tendencat e modës në vitin 2023.
Beyonce me veshjet e saj nga Balmain, Mugler dhe marka tjera luksoze, në turneun e saj Renaissance, kurse Rihanna me veshjen e saj në Super Bowl.
Beyoncé dhe Rihanna, janë personazhet publike që kanë qenë më me ndikim — dhe kanë frymëzuar si dizajnerët ashtu edhe adhuruesit e modës, në vitin 2023.
Beyonce del që nuk ka kursyer sa i përket stilit të veshjes në turneun e saj, duke veshur gjëra me qindra mijëra euro nga market më të mira të modës.
Markat me të cilat u shfaq Beyonce gjatë performancave të saj, kanë pasur një rritje të madhe të blerjeve .
Ndërsa veshjet e Rihannës, në SuperBowl, Oscars, Golden Globes, Met Gala: nuk kaluan pa u vënë re këtë vit.
Këngëtares i bashkangjitet edhe bashkëshorti i saj për ndikimin që patën këtë vit në modë, ASAP Rocky./atvlive.tv/
Për herë të parë, këngëtarja Lana Del Rey foli për mendimin që ka që një ditë të bëhet nënë. Ajo tha se ka shumë për të eksploruar në jetën e saj.
“Kjo është arsyeja pse Zoti nuk më ka dhënë ende fëmijë, sepse ka më shumë për të eksploruar’’, tha Del Rey për The Sunday Times ”.
Ajo tha se e sheh veten duke u bërë nënë, duke thënë: “E shoh që po vjen për mua. Do ta shohim.
Tutje këngëtarja ka zbuluar se në lidhjes së fundit ajo i dha fund për shkak se ai nuk pranoi të bashkëjetonte me të, duke shtuar se ka qenë e tronditur nga veprimi i tij.
Mes tjerash Lana Del Rey tha se vazhdimisht kujdeset për vetën. “Duhet të kujdesesh vërtet për veten, sepse të besosh te publiku është si të ndërtosh shtëpinë tënde në rërë.
Ata do të vijnë e shkojnë. E kam përjetuar këtë në të gjitha pjesët e jetës sime’’, shpjegoi Del Rey.
Gjithashtu Lana Del Rey së fundmi ka zbuluar se ajo dhuron paratë e fituara nga koncertet e saj, në qytetin ku ajo performon, duke shtuar se bën koncerte sepse i pëlqen, jo se ka nevojë./atvlive.tv/
Dua Lipa është ndarë me regjisorin Romain Gavras , me të cilin patën konfirmuar lidhjen e dashurisë në mars të këtij viti.
Siç thanë burimet afër këngëtares për Sun, këngëtarja është aq e ngarkuar me punë, sidomos me albumin e saj të tretë, sa të dy kanë vendosur të ndahen përpara se gjërat të përkeqësoheshin.
‘’Për Duan, përqendrimi në muzikë është më I rëndësishëm’’, tha burimi.
Lidhja e Dua Lipës dhe Romain Gavras pati vëmendje të madhe për shkak se ky i fundit, ishte në lidhje me Rita Orën./atvlive.tv/
Gjatë ditës së sotme në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Gjilani me 2 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 9 gradë Celsius.
Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë Peja me -3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale përsëri Prizreni me 8 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot të vranët dhe me kthjellime të herëpashershme. Temperaturën minimale do e ketë Kukësi me 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Vlorë dhe Durrës me nga 15 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Flamuri gjigant kuqezi, i punuar në detajin më të vogël nga Arbnora Fejza-Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve botërore Guiness.
Me 120 mijë letra origami e shtrirë në 130 metra katror Arbnora, finalizoi për një muaj njërin ndër projektet më të rëndësishëm për jetën e saj.
Derisa, dëshira e madhe e Arbnorës ishte që ky flamur të shtrihet në kryeqytetin e Kosovës.
Kujtojmë se në të kaluarën, me artin e letrës origami, Arbnora Fejza-Idrizi ka hyrë në librin Guinness për herë të parë në vitin 2018 me lulen më të madhe në botë prej 8,7 metrash, derisa vazhdojë me rekorde edhe në vitin 2019 me vazon më të madhe prej letre, me një lartësi 2,73 metrash dhe gjerësi 2,38 metra, në të cilën paraqiti në miniaturë flamujt e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kurse për herë të tretë, pjesë e rekordit botëror me artin origami u bë në 2021 me flamurin shtetëror të Kosovës në përmasa prej 1 mijë e 216 metrash katrorë, ndërsa në muajin nëntor ajo në vendlindjen e saj synon një rekord tjetër me flamurin kombëtar shqipëtar./atvlive.tv/
Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me reshje shiu dhe bore.
Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajnë Ferizaj, Prishtina, Mitrovica me nga 1 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 7 gradë Celsius.
Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta ketë Gjilani me -3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale përsëri Prizreni me 6 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot të vranët dhe me kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Kukësi me 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Vlorë dhe Durrës me 18 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:
Një zanat i vjetër sa njerëzimi, thuhet për poçarinë. Ky lloj arti me argjilë për të krijuar enë e vazove të ndryshme prej balte është trashëguar brezë pas brezi nga familja Qukani e Gjakovës.
Ky zanat i hershëm arrinë të mbijetoj edhe në ditët e sotme nga pasioni i madh i Luan Qukanit, i cili e nisi menjëherë pas humbjes së babit.
Mbi 35 vite në këtë zanat, poçari Luan Qukani nuk arriti t’ia barte fëmijëve të tij teksa me dëshpërim thotë se ky zanat i familjes pas tij do të zhduket.
Procedura e krijimit të aksesorëve të ndryshme prej balte nuk është e lehtë por poçari e bënë të duket aq e thjeshtë dhe e shpejt. Forma të ndryshme një procedurë e gjatë, nga ngjeshja e deri tek pjesa e formës, më pas pjekja e ngjyrosja marrin shumë kohë për të arritur në një rezultat të tillë./atvlive.tv/