ATV

Real Madridi blindon Jude Bellingham, marrëveshje e re deri në vitin 2031

Written by

in

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Jude Bellingham për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, sipas raportimeve të gazetarit të “Diario AS”, José Félix Díaz. Mesfushori anglez pritet të përfitojë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës.

Klubi madrilen synon ta sigurojë për një kohë të gjatë shërbimin e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke e zgjatur kontratën e tij aktuale, e cila skadon në vitin 2029.

Sipas raportimeve, marrëveshja e re do të shoqërohet edhe me përmirësime financiare, në përputhje me rëndësinë që Bellingham ka fituar në ekipin madrilen.

Që nga transferimi te Real Madridi, anglezi është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës. Ai pati ndikim të madh në sezonin 2023/24, kur “Los Blancos” fituan Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Paraqitjet e tij kanë forcuar edhe më shumë statusin e tij në futbollin ndërkombëtar, ndërsa në Madrid shihet si një nga lojtarët mbi të cilët klubi dëshiron ta ndërtojë të ardhmen.

Bellingham, i cili luan në mesfushë dhe mund të paraqitet edhe në rolin e numrit 10, mbetet një element i rëndësishëm në planet e Real Madridit.

Nëse marrëveshja zyrtarizohet, kontrata deri në vitin 2031 do të përbënte një sinjal të qartë të besimit të klubit madrilen te ylli anglez për vitet e ardhshme.