ATV

Lushtaku lartëson veprën e Idriz Rrecajt: Në kohët më të vështira, zgjodhi angazhimin kombëtar

Written by

in

Në nderim të heroit Idriz Rrecaj, është mbajtur Akademia Përkujtimore, ku u kujtua jeta, veprimtaria patriotike dhe sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.Përmes një postimi, i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka vlerësuar kontributin e Idriz Rrecajt, duke theksuar se ai ishte një prej burrave që në kohët më të vështira për Kosovën zgjodhi rrugën e angazhimit kombëtar dhe e dëshmoi përkushtimin e tij me vepra konkrete, deri në flijim për lirinë e vendit,.Lushtaku ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e heroit do të mbeten përherë në kujtesën e qytetarëve të Skenderajt dhe të gjithë Kosovës.