ATV

Blog

  • Mos i mbani paratë në kasafortën e hotelit: Këtu janë më të sigurta

    Mos i mbani paratë në kasafortën e hotelit: Këtu janë më të sigurta

    Hajdutët e dinë saktësisht ku kërkojnë, ndaj duhet të mendoni më zgjuar se ata

    Ruajtja e sendeve personale gjatë udhëtimit mund të jetë sfidë e vërtetë, ndërsa metodat klasike të mbrojtjes shpesh nuk janë më të mjaftueshme. Çantat rreth belit apo xhepat e fshehtë nën rroba dikur konsideroheshin zgjidhje të sigurta, por hajdutët me përvojë i identifikojnë shumë shpejt këto zona të synuara. Për këtë arsye, sot kërkohet një qasje më e zgjuar dhe më diskrete ndaj sigurisë.

    Si ju lexojnë hajdutët pa e kuptuar
    Hajdutët me përvojë vëzhgojnë me kujdes sjelljen e udhëtarëve. Një turist që rregullon vazhdimisht çantën apo kontrollon xhepat pa e kuptuar tregon se ku i mban sendet me vlerë. Fryrjet nën rroba të holla verore vihen re lehtë, ndërsa çantat klasike të udhëtimit shpesh ua lehtësojnë punën hajdutëve. Mbrojtja e vërtetë qëndron te një rregull i thjeshtë: të mos bini në sy dhe të përziheni me ambientin përreth.

    Truku i thjeshtë që ju shpëton paratë
    Gabimi më i madh që bëjnë udhëtarët është mbajtja e të gjitha dokumenteve, kartave dhe parave në një vend. Udhëtarët e kujdesshëm i ndajnë mjetet: për përdorim ditor mjafton një shumë e vogël dhe një kartë, ndërsa pjesa tjetër ruhet në vend më të sigurt. Një taktikë shumë efektive është përdorimi i një portofoli të rremë me pak para dhe karta të vjetra. Në rast grabitjeje, ai dorëzohet pa hezitim, ndërsa sendet e vërteta mbeten të sigurta.

    Vendet që hajdutët nuk i kontrollojnë kurrë
    Kur duhet të mbani më shumë para me vete, vendet më të sigurta janë ato që nuk tërheqin vëmendje. Ambalazhi bosh i kremit për diell, balsami i buzëve apo një kuti higjienike mund të jenë fshehje ideale. Hajdutët zakonisht kërkojnë portofol ose pajisje elektronike, ndërsa këto sende i anashkalojnë. Për dokumente, shumë të përshtatshëm janë edhe xhepat e fshehtë të qepur në rroba, të padukshëm nga jashtë.

    Rregulli që ju mbron më shumë se çdo fshehje
    Siguria gjatë udhëtimit nuk varet vetëm nga vendi ku i fshihni sendet, por nga mënyra si planifikoni dhe silleni. Ndani kartat, paratë dhe dokumentet, keni gjithmonë një alternativë rezervë dhe shmangni ekspozimin e panevojshëm në publik. Në këtë mënyrë mund të përqendroheni te ajo që ka më shumë rëndësi: shijimi i udhëtimit, jo frika për sendet tuaja.

  • Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën

    Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën

    Në shënim të Ditës së Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese do të hap dyert për qytetarët, shkruan Reporteri.net.

    Më 8 prill do të organizojë aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”, ku të gjithë qytetarët, e veçanërisht studentët e drejtësisë, përfaqësuesit e komunitetit juridik dhe vizitorët e tjerë, do të kenë mundësi që të vizitojnë objektin e Gjykatës Kushtetuese dhe të njihen më për së afërmi me Gjykatoren, me Bibliotekën dhe me ambientet në të cilat punojnë gjyqtarët dhe zyrtarët e Gjykatës, si dhe të informohen drejtpërsëdrejti përkitazi me historikun, me punën e deritanishme dhe me kompetencat kushtetuese të këtij institucioni.

    “Organizimi i vizitës së qytetarëve të interesuar do të bëhet në përputhje me kapacitetet akomoduese që ofron ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese dhe për grupe prej jo më shumë se pesëmbëdhjetë (15) personash në të njëjtën kohë. Vizitat do të organizohen çdo orë, ndërmjet orës 10:00 dhe 14:00, ndërsa kohëzgjatja maksimale e vizitës do të jetë dyzet e pesë (45) minuta. Para vizitës në Gjykatë, të gjithë vizitorët e moshës mbi 16 vjeç duhet të kenë me vete dhe të dorëzojnë në recepcion një dokument zyrtar identiteti (kartë studentore, letërnjoftim apo pasaportë). Gjatë vizitës, vizitorët do të kenë mundësi të bëjnë foto vetëm në Gjykatore dhe në oborrin e Gjykatës”, thuhet në njoftim.

  • Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij

    Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij

    Reperi i njohur, Don Xhoni ka bërë të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kjo është një dhuratë për fansat e tij.

    Reperi ka njoftuar se kënga do të publikohet të mërkurën në ora 18:00.

    “Veç drynin me ia shti”, ka shkruar Don Xhoni.

  • Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

    Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin Parlamentar të PS-së.

    Rama ka pak minuta që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja.

    Top Channel raporton se kjo është një mbledhje rutinë që e zhvillojnë për të diskutuar mbi agjendën parlamentare.

    Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese./TCh/

  • Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?

    Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?

    Pranvera është sezoni i freskisë dhe rigjallërimit, dhe ushqimi që zgjedhim luan rol kyçn në energjinë dhe shëndetin tonë.

    Frutat dhe perimet e sezonit janë burim i pasur vitaminash dhe mineralesh,

    Disa rekomandime për këtë sezon:

    Frutat e freskëta

    Portokallet, mandarinat, luleshtrydhet dhe kivi janë të pasura me vitaminë C.

    Perimet e gjelbra

    Spinaqi, rukola, lakrat dhe asparagu janë të pasura me antioksidantë dhe fibra.

    Ushqimet me proteina të lehta

    Peshku, pulë dhe vezë ndihmojnë energjinë pa rënduar stomakun.

    Erëzat dhe bimët aromatike

    Majdanozi, borziloku dhe rigoni jo vetëm shtojnë shije, por përmirësojnë tretjen.

    Këshilla kryesore është të konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta, të sezonit dhe të shmangni ato shumë të përpunuara. Kjo ndihmon trupin të pastrohet dhe të përgatitet për ditët e ngrohta që vijnë.

  • Libri dhe arti bëhen bashkë sot në Galerinë e Arteve në Pejë

    Libri dhe arti bëhen bashkë sot në Galerinë e Arteve në Pejë

    Në Galerinë e Arteve në Pejë sot mbahen dy ngjarje kulturore. Nga ora 12:00 promovohet libri “Karavani i Rozhajës”, i autorit Hilmo Haxhiq, ndërsa nga ora 18:00 hapet ekspozita kolektive e disa prej artistëve të njohur vendorë.

    Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e artistëve: Abdyl Berisha, Faik Krasniqi, Ferid Morina, Haxhi Krasniqi, Musa Kalaveshi, Nagip Belegu, Nijazi Llonqari, Nysret Ramosaj, Shefqet Borinca, Zijah Radoniqi dhe Zymer Mulliqi.

    Screenshot

  • Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit: Nuk kemi pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

    Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit: Nuk kemi pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave

    Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka folur për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota, derisa tha se Gjykata nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit.

    Ajo tha se ka qenë hera e parë kur kjo Gjykatë është përballur me numër kaq të madh të personave të ndaluar. Sipas saj, ka qenë sfidë e theksuar numri i madh i personave të ndaluar.

    “Sa i përket rasteve të njohura, nga kapitulli i të drejtave të votimit, ka qenë sfidë e theksuar për shkak të numrit të madh të personave të ndaluar, ku 109 persona janë ndaluar me masë të ndalimit 48 orë, ndërsa, 28 prej tyre i është parashtru kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ajo.

    Kryetarja bëri të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë, janë organizuar dhe kanë caktuar nga katër prokurorë dhe gjyqtarë.

    “Duke pasur parasysh se ky numër ka qenë shumë i madh, në bashkëpunim me Prokurorinë, jemi organizu dhe i kemi caktu gjyqtarët, Prokuroria i ka caktu katër prokurorë, ne i kemi caktu katër gjyqtarë dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë, të cilët kanë punu 24 orë, në mënyrë që procesi të shkojë në mënyrë të rregullt dhe mos të ketë ngecje”, u shpreh Emra.

    Emra theksoi se kjo ka qenë sfidë për ta për shkak se nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme dhe nuk e dinë se si do i menaxhonin në rast se Prokuroria do kishte shkuar me 109 të ndaluar.

    “Ne kemi qenë Gjykata e parë e cila ka fillu me këto lëndë. Domethënë me këto çështjet në lidhje me votimet dhe besoj që ka qenë sfidë për ne, për arsye se edhe objektin e kemi të vjetër edhe hapësira të mjaftueshme nuk kemi pas, edhe në fillim kanë qenë 109 të ndalum edhe nëse Prokuroria do kishte shkuar me 109, nuk e dimë se si do e kishim menaxhuar, 109, 109 avokatë, policë, kjo gjykatë nuk ka pasur kapacitet për menaxhimin, por me 23 persona i kemi menaxhu katër gjyqtarë edhe gjashtë bashkëpunëtorë edhe sigurisht se edhe me avokatë edhe me sigurim edhe me krejt, ka shku në mënyrë të rregullt”, tha ajo./Betimi për Drejtësi

  • Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta

    Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta

    Sipas analistit Dardan Sejdiu, duhen “pesë minuta punë” për zgjidhjen e problemit të presidentit.

    Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo.

    “Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.

    Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur.

    Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

  • Komisioni për AKI’në mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës

    Komisioni për AKI’në mban mbledhje të mbyllur për media, shqyrton planin e punës

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka filluar mbledhjen e së martës, ku ka pasur disa pika të rendit të ditës.

    Por, me të filluar mbledhja, ajo është mbyllur për media.

    Përveç miratimit të proceverbalit të mbledhjes së kaluar, në rend dite është edhe shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të viti 2026 dhe të ndryshme.

  • Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

    Azemi akuzon KEDS dhe Ministrinë e Ekonomisë për minimizim të skandalit me njehsorët

    Visar Azemi në cilësinë e dëshmitarit është duke dhënë dëshminë e tij në departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës lidhur me njehsorët elektrik.

    Azemi në një konferencë për medie, tha se është ftuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitarit dhe do t’i paraqes dëshmitë e tij.

    Sipas tij, ky skandal i madh me njehsorët elektrik po tenton të minimizohet nga ana e KEDS dhe Ministrisë së Ekonomisë.

    “Unë jam ftuar nga drejtoria për krime ekonomike për t’i paraqitur dëshmitë e mijë që i kam mbledhur dhe qytetarëve që mi kanë dërguar në adresën time të paraqes të gjitha të dhënat duke besuar në policinë dhe prokurorinë e Kosovës”, tha ai.

    Visar Azemi nga LDK paralajmëroi se do te iniciojë edhe një peticion përmes të cilit do të kërkohet kthimi i parave tek qytetarët.

    LDK-ja i çon në polici dëshmitë për skandalin e KEDS-it me njehsorët elektrikë