ATV

Blog

  • Zyrtare: Maguire rinovon me Manchester United, mbyll spekulimet për largimin

    Zyrtare: Maguire rinovon me Manchester United, mbyll spekulimet për largimin

    Manchester United ka zyrtarizuar sot rinovimin e kontratës me mbrojtësin Harry Maguire, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij në fund të sezonit.

    Edhe pse 33-vjeçari ishte pranë largimit si lojtar i lirë, dëshira e tij kryesore mbeti vazhdimi i aventurës në “Old Trafford”. Forma e mirë e treguar kohët e fundit, e cila i siguroi edhe rikthimin në përfaqësuesen e Anglisë, duket se ka bindur drejtuesit e klubit për ta mbajtur në skuadër.

    Sipas njoftimit zyrtar, qendërmbrojtësi ka firmosur një marrëveshje të re njëvjeçare, që e mban te “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

    Përvoja e Maguire konsiderohet një aset i rëndësishëm për ekipin, sidomos në zhvillimin e talenteve të rinj si Leny Yoro dhe Ayden Heaven, me të cilët pritet të ndërtohet një repart mbrojtës i qëndrueshëm për të ardhmen.

    Që nga transferimi i tij në vitin 2019, Maguire ka regjistruar 266 paraqitje me fanellën e United, duke fituar edhe EFL Cup dhe FA Cup gjatë kësaj periudhe.

  • Pistons pëson humbje, Spurs e Nuggest vazhdojnë me fitore

    Pistons pëson humbje, Spurs e Nuggest vazhdojnë me fitore

    Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar disa ndeshje tejët interesante në Ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

    Lideri I Konferencës së Lindjes, Detorit Pistons ka pësuar një humbje me rezultat të thellë 123-107 nga Orlando Magic.

    Paolo Banchero udhëhoqi skuadrën e tijë drejt fitores me 31 pikë, pesë kërcime e po aq asistime, derisa Desmonde Bane shtojë 25 sosh.

    Te skuadra humbëse u dalluan, Jalen Duren e Daniss Jenkins me nga 18 pikë dhe Kevin Huerter e Javnote Green me nga 17 pikë.

    Kujtojmë që Magic renditen në poziten e nëntë në Konferencën e Lindjes.

     

    San Antonio Spurs është këndellur me fitore pas triumfit ndaj Philadelphia 76ers me shifrat 115-102.

    Më meritorët për këtë fitore ishin, Stephone Castle me triple-double prej 19 pikëve, 10 kërcime e 13 asistime, Victor Wembanyama e Dylan Harper me nga 17 pikë.

    Nga ana tjetër Joel Embiid shkëlqeu me 34 pikë e 12 kërcime por që nuk mjaftuan për fitore.

    Spurs renditen në poziten e dytë në Konferencën e Perëndimit derisa 76ers në vendin e shtatë në tabelën e Lindjes.

     

    Denver Nuggets po kalojnë nëpër një formë fantastike duke realizuar fitoren e nëntë radhazi pas fitores ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 137-132.

    Nikola Jokic ishte ylli i mbrëmjes duke realizuar një triple-double prej 35 pikëve, 14 kërcimeve e 13 asistimeve, derisa në këtë fitore kontriubuan edhe Aaron Gordon me 23 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime dhe Jamal Murray me 20 pikë e shtatë assitime.

    Te skuadra humbëse më efikasët ishin Toumani Camara 30 pikë, Deni Avdija me 26 pikë dhe Jrue Holiday me 19 pikë e 11 asistime.

    Nuggets renditen në poziten e tret në Konferencën e Perëndimit, derisa Blazers në vendin e nëntë.

  • Kusari: Këta janë emrat e deputetëve që do të marrin vendime jetike për mediat

    Kusari: Këta janë emrat e deputetëve që do të marrin vendime jetike për mediat

    Juristja e medias Flutura Kusari ka publikuar listën e anëtarëve të dy komisioneve parlamentare ad-hoc të themeluara për zgjedhjen e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Radio Televizionin e Kosovës.

    Kusari ka thënë se anëtarët e dy komisioneve të përkohshme, në ditët në vijim, do të marrin vendime jetike për fushën e mediave.

    KPM është organi rregullues i mediave, të cilin pushteti aktual ka provuar ta fusë nën kontroll përmes dërgimit të njerëzve të lidhur me Vetëvendosjen dhe përmes tij të vendosë nën trysni mediat.

    Në anën tjetër, RTK-ja tashmë kontrollohet defacto nga Vetëvendosje, e cila ka instaluar një ish-aktivist si drejtor të Transmetuesit Publik.

    Postimi i plotë i Kusarit:

    Në ditët në vijim, do të zgjedhen anëtaret e KPM-së dhe RTK-së.

    Këta janë emrat e deputetëve të komisioneve ad hoc që do të marrin vendime me rëndësi jetike në fushën e mediave.

    Emrat i kam siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike në Kuvend të Kosovës, institucion ky që kthen përgjigje në kohë rekorde.
    ____
    Përbërja e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave:

    Grupi Parlamentar i LVV-së
    Alban Bajrami – kryetar
    Arbëreshë Kryeziu Hyseni
    Egzon Azemi
    Fitim Haziri
    Nezir Kraki

    Grupi Parlamentar i PDK-së
    Ariana Musliu Shoshi –Zëvendëskryetare e parë
    Ganimete Musliu

    Grupi Parlamentar i LDK-së
    Ermal Sadiku

    Grupi Parlamentar i Listës Serbe
    Igor Simiq- Zëvendëskryetar i dytë

    Grupi Parlamentar Multietnik
    Fridon Lala

    Grupi Parlamentar i AAK-së
    Time Kadrijaj
    _____
    Përbërja e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për gjashtë (6) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës:

    Grupi Parlamentar i LVV-së

    Arbërie Nagavci- kryetare
    Arbëreshë Kryeziu Hyseni
    Egzon Azemi
    Fitim Haziri
    Nezir Kraki

    Grupi Parlamentar i PDK-së
    Ariana Musliu Shoshi
    Ganimete Musliu

    Grupi Parlamentar i LDK-së
    Armend Zemaj- Zëvendëskryetar i parë
    Grupi Parlamentar i Listës Serbe
    Slavko Simiq

    Grupi Parlamentar Multietnik
    Emilija Rexhepi- Zëvendëskryetare e dytë
    Grupi Parlamentar i AAK-së
    Time Kadrijaj

  • Rihapet ura që e lidh Arabinë Saudite me Bahreinin

    Rihapet ura që e lidh Arabinë Saudite me Bahreinin

    Është rihapur lidhja e vetme rrugore mes Arabisë Saudite dhe Bahreinit, pasi ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie gjatë sulmeve ajrore iraniane.

    Autoritetet kishin pezulluar qarkullimin në ‘Rruga e Mbretit Fahd’ si masë paraprake, për shkak të frikës nga mbeturinat e mundshme pas sulmeve ndaj objekteve energjetike në zonë.

    Rreth pesë orë më vonë, u njoftua rihapja e urës, ndërsa autoritetet konfirmuan në rrjetet sociale se lëvizja e automjeteve kishte rifilluar normalisht, shkruan TCH.

    Rruga e Mbretit Fahd është një korridor strategjik prej rreth 25 kilometrash, i përbërë nga një seri urash që lidhin dy vendet e Gjirit dhe shërben si nyja kryesore e transportit mes tyre.

  • E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon

    E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon

    Ditë më parë, një person, Korab Bajgora, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërcënuar, sharë e fyer, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

    I njëjti, më vonë u arrestuar, dhe për të, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    Lidhur me këtë rast, është deklaruar vetë Haradinaj, ka thënë se të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon, ose nga ligji ose nga zoti.

    “Kushdo, të gjithë kanë me marr ndëshkimin për aq sa i takon, ja prej ligjit ja prej Zotit. Çka do që e bajnë kanë me pagu, kushdo që e bon mbi këtë dhe, pra kanë me marrë, ja prej ligjit ja prej zotit”, tha dje Haradinaj në Debatplus.

  • Spektakël në Champions, përballje gjigantësh në çerekfinale

    Spektakël në Champions, përballje gjigantësh në çerekfinale

    Sot rikthehet emocionet e mëdha të Liga e Kampionëve, me dy përballje të forta që hapin fazën çerekfinale, ndërsa dy sfidat e tjera zhvillohen të mërkurën.

    Vëmendja kryesore është e përqendruar në stadiumin “Santiago Bernabéu”, ku përballen gjigantët evropianë Real Madrid dhe Bayern Munich. Ky duel klasik ka dhuruar gjithmonë spektakël dhe dramë, dhe edhe kësaj radhe pritet një ndeshje e vendosur nga detajet.

    Madrilenët synojnë të shfrytëzojnë përvojën e tyre të jashtëzakonshme në këtë kompeticion, ndërsa bavarezët udhëtojnë me besim për të eliminuar një nga favoritët kryesorë.

     

    Ndërkohë, në Portugali, Sporting CP pret Arsenal në një përballje që premton tempo të lartë dhe lojë sulmuese. Vendasit kërkojnë të befasojnë, ndërsa londinezët duan të vazhdojnë formën e mirë që kanë treguar këtë sezon.

    Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00, ndërsa të mërkurën spektakli vazhdon me duelet mes Barcelona dhe Atletico Madrid, si dhe përballjen mes Paris Saint-Germain dhe Liverpool.

  • Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër, Shaqiri, Hajrizi dhe Saipi në formacionin e javës

    Shqiptarët shkëlqejnë në Zvicër, Shaqiri, Hajrizi dhe Saipi në formacionin e javës

    Tre futbollistë shqiptarë kanë spikatur në mënyrë të veçantë në javën e fundit të elitës së futbollit zviceran, duke siguruar një vend në “Formacionin e Javës” për xhiron e 32-të, sipas vlerësimeve të SofaScore.

    Në qendër të vëmendjes ishte Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të tregojë cilësitë dhe përvojën e tij të jashtëzakonshme. Me notën 8.0, ai pati një rol kyç në barazimin spektakolar 3-3 të Baselit ndaj Young Boys, duke kontribuar me një gol dhe duke udhëhequr fazën sulmuese me kreativitetin e tij.

    Një tjetër paraqitje mbresëlënëse erdhi nga mbrojtësi Kreshnik Hajrizi. Ai u vlerësua me notën 8.3 pas një loje shumë solide në fitoren bindëse 0-4 të Sionit ndaj Grasshoppers. Qëndrueshmëria dhe ndërhyrjet e sakta e bënë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në këtë përballje.

    Ndërkohë, në portë shkëlqeu Amir Saipi, i cili mori notën më të lartë, 8.8. Portieri i Kosovës ishte vendimtar në fitoren 1-0 të Luganos ndaj liderit Thun, duke realizuar pritje të rëndësishme dhe duke garantuar siguri gjatë gjithë ndeshjes.

    Këto performanca janë dëshmi e qartë e ndikimit në rritje të futbollistëve shqiptarë në Superligën zvicerane, ku ata po shndërrohen në protagonistë të padiskutueshëm të këtij sezoni.

  • Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

    Albulena Haxhiu nis punën si ushtruese e detyrës së presidentes

    Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është mirëpritur me lule nga stafi i Presidencës në ditën e saj të parë në Zyrën e Presidentes, pasi e mori këtë detyrë të shtunën gjatë ceremonisë zyrtare nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

    “Ju uroj shëndet e punë të mbarë dhe uroj që secili në këtë institucion ta bëjë dhe të japë më të mirën nga vetja”, iu tha Haxhiu stafit të Presidencës.

    Ajo ndau gjithashtu një video në Facebook nga pritja që i është bërë në Presidencë.

    “Faleminderit stafit të Presidencës për pritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme në mëngjesin e sotëm”, shkroi udhëheqësja Haxhiu.

  • Komuna e Istogut vendos tabela paralajmëruese për ruajtjen e mjedisit

    Komuna e Istogut vendos tabela paralajmëruese për ruajtjen e mjedisit

    Komuna e Istogut ka vendosur tabela paralajmëruese në disa zona të qytetit, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe përkujdesjes ndaj mjedisit.

    Nga Drejtoria e Inspeksionit bëhet thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat dhe të mos hedhin mbeturina jashtë hapësirave të caktuara, pasi shkeljet ndëshkohen me gjobë sipas ligjit në fuqi.

    Komuna njofton se do të vazhdojë me masa konkrete për mbrojtjen e ambientit dhe për promovimin e ndërgjegjësimit publik.

  • LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm publik

    LDK i përgjigjet Haradinajt që tha se s’i intereson takimi me Abdixhikun: Korrektësinë tonë po e shndërron ne sulm publik

    Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se s’ka interes të takohet me kreun e kësaj partie për ta pyetur rreth diskutimeve me kreun e LVV-së, Albin Kurtin, për temën e presidentit.

    LDK në një përgjigje për Express kanë thënë se kërkesa e Abdixhikut për takim me Haradinajn s’ka qenë dhe s’është çështje e ndonjë “roli” që po tentohet të imponohet në publik.

    “Ka qenë një minimum korrektese politike dhe institucionale, i ndërtuar ndër vite, veçanërisht në rrethana që kërkojnë koordinim dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.

    Sipas kësaj partie, shndërrimi i kërkesës për takim në sulm publik nuk është e denjë për nivelin e diskutimeve që kërkon situata.

    “Shndërrimi i kësaj korrektese në sulm publik është i panevojshëm dhe i padenjë për nivelin e komunikimit që kërkon situata politike në vend.LDK nuk do të bëhet pjesë e këtij standardi. Ne vazhdojmë me seriozitet, korrektesë dhe përgjegjësi”, kanë thënë nga LDK.