ATV

Blog

  • Dita e Kushtetutës, Rama: Reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik

    Dita e Kushtetutës, Rama: Reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik

    Sot bëhen 18 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në Facebook tha se kjo ditë përkujtohet si ‘një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik’.

    “Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që e bënë të mundur këtë realitet”, shkruan Rama.

    Postimi i plotë:

    Në ditën e Kushtetutës, shpreh respekti më të lartë për aktin themeltar që ka përcaktuar drejtimin, vlerat dhe rendin demokratik të Republikës së Kosovës.

    Këtë ditë e përkujtojmë si një moment reflektimi mbi rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit demokratik, duke nderuar sakrificën dhe përkushtimin e brezave që e bënë të mundur këtë realitet.

    Në këtë frymë, riafirmojmë përkushtimin e palëkundur për forcimin e shtetit ligjor, mbrojtjen e të drejtave dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, në shërbim të qytetarëve dhe dinjitetit të Republikës së Kosovës.

  • Trump paralajmëron sërish Iranian: Trupat amerikane do të jetë aty derisa marrëveshja të zbatohet tërësisht

    Trump paralajmëron sërish Iranian: Trupat amerikane do të jetë aty derisa marrëveshja të zbatohet tërësisht

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha se rritja e numrit të anijeve luftarake dhe trupave amerikane do të mbetet rreth Iranit “derisa marrëveshja e vërtetë e arritur të zbatohet plotësisht”.

    Një marrëveshje armëpushimi dyjavor për të ndaluar luftën në Iran duket e paqëndrueshme pasi Irani mbylli përsëri Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve izraelite në Liban, dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se forcat amerikane do të mbeten “në vend” derisa Teherani të zbatojë plotësisht marrëveshjen “e vërtetë” të armëpushimit.

    Retorika e fundit në konflikt vjen pasi SHBA-ja dhe Irani pretenduan fitoren më parë këtë javë pas një marrëveshjeje armëpushimi dyjavor, por dhuna e re në Liban kërcënoi ta prishte marrëveshjen.

    Në një postim në rrjetet sociale të enjten herët në mëngjes, Trump tha se rritja e numrit të anijeve luftarake dhe trupave amerikane do të mbetet rreth Iranit “derisa marrëveshja e vërtetë e arritur të zbatohet plotësisht”.

    “Nëse për ndonjë arsye nuk zbatohet, gjë që është shumë e pamundur, atëherë fillojnë ‘të shtënat’, më të mëdha, më të mira dhe më të forta se kushdo që ka parë ndonjëherë më parë”, shkroi Trump.

    Ai tha gjithashtu se Irani nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë armë bërthamore dhe “ngushtica e Hormuzit do të jetë e hapur dhe e sigurt”.

  • Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë

    Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bashkërendimi i ngushtë me partnerët strategjikë të Kosovës është më i rëndësishëm se kurrë. E ka theksuar këtë, me rastin e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës (NALT) të NATO-s në Kosovë. E, në një takim me drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, ka bërë të ditur se FSK-ja aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

    Ai ka thënë se Kosova ka ndërtuar institucionet e saj të sigurisë mbi bazën e bashkëpunimit të ngushtë dhe të qëndrueshëm me NATO-n dhe shtetet e saj anëtare dhe ka theksuar se Forca e Sigurisë e Kosovës është sot një institucion profesional, i besueshëm dhe në zhvillim të vazhdueshëm, dhe, sipas tij, ky progres është rezultat i përkushtimit të brendshëm, por edhe i mbështetjes së palëkundur të partnerëve.

    Në njoftim, Kurti është cituar të ketë thënë se FSK-ja ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi, dhe ka bërë të ditur se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

    Në njoftim është bërë e ditur se drejtorja e NATO-s për Operacione, Hallengren, ka vlerësuar lart vendimin për angazhimin e FSK-së në misionin stabilizues në Gazë.

    Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në këtë vend të shkatërruar nga lufta në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), mekanizëm që është paraparë të formohet me themelimin e Bordit të Paqes – nismës së presidentit amerikan, Donald Trump për arritjen e paqes në botë.

    Krahas vendimit për dërgimin e trupave në Gazë, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm.

    Komandanti i Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese, Jasper Jeffers, ka bërë të ditur se Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – përfshirë Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar se do të angazhojnë trupa, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë.

  • Çmimet e naftës rriten sërish

    Çmimet e naftës rriten sërish

    Çmimet e naftës u rritën lehtë të enjten në mëngjes në tregjet aziatike, pasi kishin rënë ndjeshëm kur SHBA ra dakord të ndalte sulmet ndaj Iranit për dy javë.

    Referenca globale, nafta Brent, u rrit me 2.2% në 96.70 dollarë (72.18 paund) për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate u rrit me 2.8% në 96.90 dollarë.

    Plasaritjet në armëpushimin e kushtëzuar kanë filluar të shfaqen pasi Izraeli vazhdoi të kryejë sulme ndaj Libanit.

    Brent fillimisht ra me 15% në pak nën 92 dollarë për fuçi të mërkurën pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump, megjithëse çmimet u rritën pak më vonë gjatë ditës.

    Çmimet e naftës janë ende shumë më të larta se sa ishin para fillimit të luftës më 28 shkurt

  • Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuzi, tarifojnë në Bitcoin

    Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuzi, tarifojnë në Bitcoin

    Anijet që planifikojnë të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit duhet të përdorin rrugë alternative për të “respektuar parimet e sigurisë detare dhe për t’u mbrojtur nga përplasjet e mundshme me minat detare”, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë të transmetuar nga media shtetërore iraniane.

    Deklarata përshkruan më tej rrugët alternative, së bashku me një hartë që i tregon ato. Anijet që hyjnë nga Deti i Omanit duhet të lundrojnë në veri të ishullit Larak dhe pastaj të vazhdojnë drejt Gjirit Persik.

    Anijet që udhëtojnë në drejtim të kundërt duhet të dalin nga Gjiri Persik, të kalojnë në jug të Ishullit Larak dhe të vazhdojnë drejt Detit të Omanit. Udhëheqësit iranianë kanë njoftuar një plan të fokusuar në Bitcoin për të ruajtur kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, duke u lejuar cisternave të naftës të vazhdojnë trafikun normal përmes kësaj rruge ujore vendimtare.

    Qeveria iraniane do të ngarkojë një tarifë prej 1 dollari për çdo fuçi nafte që kalon nëpër ngushticë, dhe kjo tarifë do të duhet të paguhet në Bitcoin, sipas një raporti të Financial Times të mërkurën.

    Çdo anije që dëshiron të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit do të duhet të njoftojë autoritetet iraniane me anë të email-it për përmbajtjen e ngarkesës së saj dhe më pas të presë për miratim. Pasi të marrin dritën jeshile, operatorët e anijeve do të kenë “disa sekonda” për të dërguar një pagesë Bitcoin në një portofol të kontrolluar nga Irani.

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, në fokus dialogu dhe zhvillimet politike

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, në fokus dialogu dhe zhvillimet politike

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet që sot të mbajë raportimin e parë për këtë vit mbi situatën në Kosovë.

    Në këtë seancë, Përfaqësuesi Special dhe shefi i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Peter Due, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 31 mars dhe mbulon zhvillimet midis 16 shtatorit 2025 dhe 15 marsit. Kosova dhe Serbia pritet të marrin pjesë.

    Due pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm. Ai pritet të theksojë, ndërsa situata në veri të Kosovës vazhdoi të ishte e qetë, por e brishtë dhe dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) arriti njëfarë progresi, por pasiguria politike në Kosovë ka vazhduar.

    Aty përmenden zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025, ku pati pjesëmarrje të gjerë në të gjitha komunitetet dhe një tranzicion paqësor të autoritetit, përfshirë në veri të Kosovës, ku kryetarët e komunave serbe të Kosovës kanë marrë detyrën për herë të parë që nga tërheqja nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.

    Raporti përmend se zgjedhjet nacionale, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, gjithashtu u zhvilluan paqësisht, por Kuvendi mbeti i bllokuar për thuajse një vit.

    “Më 11 shkurt, Kuvendi zgjodhi Kryeministrin Albin Kurti si udhëheqës të qeverisë së re me 66 vota pro, duke zgjidhur përkohësisht një bllokim politik pothuajse njëvjeçar”, thekson raporti.

    Përmendet edhe çështja e presidentit që ka shkaktuar një pasiguri të re politike.

    “Megjithatë, më 5 mars, afati kushtetues për zgjedhjen e një Presidenti të ri të Kosovës skadoi pa marrëveshje midis partive politike, duke shkaktuar pasiguri të përtërirë politike. Të nesërmen, Presidentja në detyrë Vjosa Osmani nxori një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se akterët politikë kishin dështuar qëllimisht në përmbushjen e afatit kushtetues. Partia Vetëvendosje e kundërshtoi dekretin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke pretenduar se shpërbërja mund të ndodhë vetëm pas tre raundeve të pasuksesshme të votimit presidencial. Më 9 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi një masë të përkohshme që e ndalonte Osmanin të vepronte sipas dekretit të saj. Gjykata vendosi më 25 mars se dekreti ishte pa efekt ligjor dhe i dha Kuvendit 34 ditë për të zgjedhur një president”, thekson raporti.

    Sipas dokumentit, “nuk ka pasur progres domethënës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet” Kosovës dhe Serbisë.

    Në përpjekje për ta ringjallur procesin, thuhet se i dërguari special i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë të lartë në Prishtinë dhe Beograd gjatë janarit dhe shkurtit, përfshirë edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin serb Alleksandar Vuçiq.

    Më 22 janar, Sorensen mblodhi në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë për takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, një trupë trilaterale që mbikëqyr zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të vitit 2023.

    Tutje përmendet, Ligji për të Huajt dhe marrëveshja e arritur mbi modalitetet e zbatimit të këtij ligji, duke përfshirë masa shtesë që lidhen me lejet e qëndrimit dhe dokumentet e identifikimit.

    Në takimin e sotëm, Due dhe disa anëtarë të Këshillit pritet t’i bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.

  • NYT pretendon se e ka zbuluar kush i ka krijuar kriptovalutat

    NYT pretendon se e ka zbuluar kush i ka krijuar kriptovalutat

    Gazeta The New York Times publikoi të mërkurën një raport hulumtues që sugjeron se kriptografi britanik, Adam Back mund të jetë Satoshi Nakamoto, duke u bazuar në ngjashmëri në modelet e të shkruarit.

    Megjithatë, raporti – i cili mbështet në një bazë të dhënash me 134,308 postime nga listat e postës së komunitetit “cypherpunk” – nuk shkon deri në përfundimin se Back është shpikësi i kriptomonedhës kryesore, me vlerë rreth 1.4 trilion dollarë.

    Gazetari fitues i çmimit Pulitzer, John Carreyrou, bëri të ditur se kaloi një vit duke shqyrtuar mijëra postime të vjetra në internet, dokumente gjyqësore dhe arkiva emailesh, në përpjekje për të ndërtuar këtë tezë.

    Sipas tij, ai arriti ta reduktojë një grup prej 620 përdoruesish të hershëm të listave kriptografike në një të dyshuar të vetëm, duke u mbështetur në analiza të detajuara të stilit të shkrimit – përfshirë përdorimin e vizave dhe variante të ndryshme drejtshkrimore.

    Gjurmimi filloi nga një skenë në dokumentarin e HBO të vitit 2024, “Money Electric: The Bitcoin Mystery”. Sipas raportit, Back ishte ulur në një stol parku në Riga dhe u zemërua kur regjisori përmendi emrin e tij si një Satoshi i mundshëm.

    Carreyrou, i cili ka zhvilluar ekspertizë në zbulimin e mashtrimeve, vlerësoi se reagimi i Backut gjatë intervistës ngjalli dyshime. Kjo e çoi gazetarin drejt arkivave të listave cypherpunk, ku Back kishte qenë pjesëmarrës aktiv që nga viti 1995.

    Sipas Carreyrou, Back kishte përshkruar në postimet e vitit 1997 pesë tiparet kryesore të Bitcoinit, një dekadë para publikimit të dokumentit themelor (white paper).

    Ai kishte propozuar një sistem parash elektronik “plotësisht të shkëputur” nga bankat tradicionale, që do të ruante privatësinë e paguesit dhe të përfituesit, do të funksiononte në një rrjet të shpërndarë, do të kishte mungesë të integruar dhe nuk do të kërkonte besim në asnjë bankë.

    Back gjithashtu kishte parashikuar elemente të zgjidhjes së Bitcoinit për problemin e Gjeneralëve Bizantinë, kishte përshkruar nyje që mund të “hyjnë dhe dalin” pa ndikuar funksionimin e rrjetit, dhe kishte propozuar përdorimin e Hashcash — shpikjen e tij — për të gjeneruar monedhat b-money të Wei Dai. Më vonë, Satoshi i përmendi si Hashcash ashtu edhe b-money në dokumentin e Bitcoinit.

    Megjithatë, Back ka mohuar vazhdimisht se është Satoshi. Në dokumentarin e HBO-së, ai hodhi poshtë këtë pretendim dhe kërkoi që biseda të mos regjistrohej. Kur Carreyrou i dërgoi email për të kërkuar metadata nga emailet e përdorura në gjyqin e Craig Wright, Back nuk iu përgjigj dy kërkesave të ndara.

    Kjo nuk është hera e parë që dikush pretendon të ketë zbuluar identitetin e Satoshi Nakamoto. Dokumentari i HBO-së, i transmetuar në tetor 2024, veçoi gjithashtu zhvilluesin kanadez Peter Todd si një kandidat të mundshëm.

    Provat e filmit u fokusuan në një diskutim të vitit 2010 në forumet Bitcointalk, ku Todd korrigjoi Satoshin për një çështje teknike. Dokumentari spekuloi se ishte vetë Satoshi që po përfundonte mendimin e tij. Megjithatë, Todd e mohoi shpejt këtë pretendim përmes një postimi në X.

    Të dyshuar të tjerë gjatë viteve kanë përfshirë Nick Szabo, Hal Finney dhe Len Sassaman. Sipas hetimit të The New York Times, Finney u fotografua duke marrë pjesë në një garë 10 miljesh në prill 2009, në të njëjtën kohë kur Satoshi po dërgonte emaile dhe transaksione Bitcoin.

    Si Finney (i cili vdiq nga ALS në vitin 2014), ashtu edhe Sassaman (i cili vdiq në vitin 2011) nuk ishin më gjallë kur një mesazh i atribuuar Satoshit u publikua në gusht 2015, megjithëse autenticiteti i tij mbetet i diskutueshëm.

    Ndërkohë, disa individë kanë pretenduar në mënyrë të rreme se janë Satoshi. Craig Wright kaloi vite duke deklaruar se ishte krijuesi i Bitcoin. Në një vendim të majit 2024, Gjykata e Lartë e Londrës konstatoi se Wright kishte gënjyer “gjerësisht dhe në mënyrë të përsëritur”, kishte përdorur falsifikime të dobëta “në shkallë të gjerë” dhe “zhargon teknik” për të mbështetur pretendimet e tij.

    Në dhjetor 2024, Wright mori një dënim me një vit burg me kusht për shpërfillje të gjykatës, pasi vazhdoi të padiste zhvilluesit e Bitcoinit në kundërshtim me një urdhër gjyqësor.

    Satoshi Nakamoto nuk është dëgjuar publikisht që nga një email i datës 26 prill 2011. Besohet se krijuesi zotëron rreth 1.1 milion BTC — më shumë se 5 për qind e ofertës totale prej 21 milionësh.

  • Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”

    Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”

    Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të shoqëruar edhe me videoklip, me titull “Hysteria”.

    “Hysteria” është kënga e radhës nga albumi i saj i ri në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor. Kjo këngë vjen si projekti i katërt i zbuluar nga albumi, pas “Çike çike”, “I Like You Better Than Me” dhe “New Religion”.

    Në aspektin muzikor, “Hysteria” vjen si një këngë e shpejtë me elemente dubstep, duke e sjellë Rexhën në një version më energjik dhe ndryshe nga çfarë publiku është mësuar ta dëgjojë në disa prej publikimeve të saj të fundit.

    Edhe videoklipi ruan të njëjtin ritëm: Bebe shfaqet në një ambient diskoje, në skena të guximshme dhe provokuese, mes njerëzve që i bashkohen atmosferës së këngës, teksa e interpretojnë së bashku në një energji “party” që dominon gjithë klipin.

    Me këto publikime, Bebe Rexha duket se po e vulos një rikthim të fuqishëm në vitin 2026, duke e konfirmuar edhe një herë prezencën e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, ndërsa fansat tashmë presin lansimin e plotë të albumit “Dirty Blonde” më 12 qershor.

  • SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim – çfarë duhet të dini

    SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord për një armëpushim – çfarë duhet të dini

    Pas një muaji e gjysmë të konfliktit në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord të martën për një armëpushim dyjavor.

    Ky marrëveshje u arrit vetëm pak më pak se dy orë para afatit të vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kishte kërcënuar më parë se do të shkatërronte një “civilizim të tërë”.

    Ky kërcënim, që kritikët paralajmëruan se mund të përbënte një krim lufte nëse do të realizohej, duket se u shmang në minutën e fundit.

    Megjithatë, ekziston një hendek i madh mes dy vendeve, të cilat secila e paraqiti armëpushimin e përkohshëm si një fitore për vete, shkruan cnn.

    Armëpushimi shërben si pikënisje për negociata të mëtejshme, ndërsa mbetet të shihet se cilat kushte përfundimtare mund të përfshihen në një marrëveshje që do të vendoste fundin e një lufte që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe ka shkaktuar ndërprerjen historike të tregut global të naftës.

    Çfarë kanë thënë SHBA-ja dhe Izraeli?

    Donald Trump njoftoi për armëpushimin përmes një mesazhi në Truth Social, duke theksuar se marrëveshja u arrit me kushtin që Irani të pranonte të rihapte Ngushticën strategjike të Hormuzit, përmes së cilës rrjedh një e pesta e naftës globale.

    Ai shtoi se armëpushimi ishte ndërmjetësuar nga kryeministri i Pakistanit dhe shefi i tij ushtarak. Irani kishte propozuar një plan me 10 pika, të cilin Shtetet e Bashkuara e shohin si “një bazë të zbatueshme për të negociuar”, tha 79-vjeçari.

    Ai tha se dy javët e ardhshme do të shërbejnë për përgatitjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

    Ndërkohë që armëpushimi hyri në fuqi të mërkurën, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance e përshkroi atë si një “armëpushim të brishtë” që i kishte dhënë shumë mësime rreth Iranit.

    Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP të martën, Donald Trump e përshkroi marrëveshjen si “fitore totale dhe të plotë”.

    Megjithatë, ai nuk pranoi të tregonte nëse do të përmbushte kërcënimet e mëparshme për të shkatërruar infrastrukturën civile të Iranit nëse Teherani nuk respektonte marrëveshjen, duke thënë vetëm se “do të duhet ta shihni”.

    Më vonë, pak pas mesnate, në një postim në Truth Social, ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të “ndihmonin në menaxhimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit,” duke theksuar se kjo “do të sjellë fitime të mëdha”.

    Burime amerikane i thanë CNN se administrata Trump po përgatitet për negociata potenciale ballë për ballë, të mundshme në Islamabad, ku kryeministri i Pakistanit ka ftuar të dyja palët të dërgojnë delegacione.

    Izraeli është pjesë e armëpushimit dhe gjithashtu do të ndalojë bombardimet ndaj Iranit, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, por theksoi se kjo nuk do të thotë se konflikti ka përfunduar.

    Megjithatë, u bë e qartë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit, duke u kundërshtuar deklaratave të kryeministrit të Pakistanit që pretendonte se ishte. Trump nuk përmendi Libanin në deklaratën e tij.

    Çfarë ka thënë Irani?

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nëse sulmet ndaj Iranit ndalen, edhe operacionet ushtarake iraniane do të ndalen.

    Ai shtoi në një mesazh në platformën X se ushtria e vendit do të koordinojë kalimin e sigurt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë periudhës së armëpushimit.

    Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve e Iranit, Tasnim News Agency, raportoi se Irani dhe Omani planifikojnë të vendosin tarifa tranzitimi për anijet që kalojnë përmes ngushticës gjatë armëpushimit, me fondet e mbledhura të destinuara për rindërtim. CNN ka kërkuar koment nga ministria e Jashtme e Omanit.

    Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit, organi më i lartë i sigurisë në vend, lëshoi një deklaratë më të ashpër, duke thënë se kishte detyruar Shtetet e Bashkuara të pranonin planin iranian me 10 pika si bazë për bisedime, dhe e përshkroi armëpushimin si një “dështim të qëndrueshëm” për Uashingtonin.

    Deklarata gjithashtu përmendi mundësinë e bisedimeve në Islamabad, duke paralajmëruar se “nëse armiku bën edhe më të voglin gabim, ai do të përballet me gjithë forcën e Iranit”.

    Cilat janë kushtet e armëpushimit?

    Abbas Araghchi tha se, ndërsa Uashingtoni kishte pranuar “kornizën e përgjithshme” të planit iranian me 10 pika si “bazë për negociata”, Irani po shqyrtonte nga ana e tij një plan amerikan me 15 pika.

    Detajet e plota të këtij plani amerikan nuk janë publikuar ende, por besohet se ai përfshin:

    Përkushtimin e Iranit për të mos pasur armë bërthamore
    Dorëzimin e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë
    Kufizime në kapacitetet mbrojtëse të Teheranit
    Ndalimin e grupeve “proxy” rajonale
    Rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
    Pikat e tjera që diskutohen përfshijnë edhe njohjen e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar, sipas dy burimeve rajonale.

    Megjithatë, Irani kishte refuzuar më parë planin me 15 pika, me një zyrtar që e përshkroi kërkesën si “kryesisht të tepruar, jorealiste dhe të paarsyeshme” të hënën – pavarësisht se Trump kishte deklaruar në fund të marsit se Teherani kishte pranuar “më të shumtën e” pikave.

    Ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e planit iranian me 10 pika, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka publikuar pjesët kryesore të këtij plani.

    CNN ka marrë këtë informacion nga zyrtarë iranianë, dhe gjithashtu është raportuar nga disa media shtetërore iraniane.

    Plani përfshinte:

    Regullimin e kalimit përmes Ngushticës së Hormuzit
    Ndalimin e sulmeve ndaj Iranit dhe forcave të tij “proxy” rajonale
    Tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni
    Kompensimin për Iranin
    Heqjen e sanksioneve ndërkombëtare dhe lirimin e aseteve të ngrira
    Një rezolutë detyruese të OKB-së për të siguruar çdo marrëveshje përfundimtare paqeje
    Disa versione të deklaratës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, të shpërndara gjerësisht nga mediat shtetërore iraniane në gjuhën farse dhe angleze, përfshinin gjithashtu një pretendim nga Irani për të drejtën e pasurimit bërthamor.

    Ambasada e Iranit në Indi publikoi gjithashtu një përmbledhje të planit 10-pikësh në llogarinë e saj të verifikuar në X, ku përfshihej “pranimi i pasurimit bërthamor”.

    CNN ka kontaktuar zyrtarë amerikanë dhe ministrinë e Jashtme të Iranit për komente të mëtejshme.

    Në intervistën e tij për AFP, Donald Trump theksoi se uraniumi i Iranit do të trajtohej “në mënyrë të përkryer ose nuk do ta kisha zgjidhur marrëveshjen”.

  • “Opera pushton verën”- Rame Lahaj International Opera Festival vjen me edicionin e 6-të

    “Opera pushton verën”- Rame Lahaj International Opera Festival vjen me edicionin e 6-të

    Edicioni i gjashtë i Rame Lahaj International Opera Festival vjen këtë vit si një udhëtim artistik që përshkon gjithë muajin korrik, duke e kthyer Prishtinën dhe Kosovën në një hapësirë takimi mes zërave, kujtesës, emocioneve dhe bukurisë së artit.

    Me një program të pasur artistik, festivali shtrihet nga arti pamor te muzika urbane, nga nostalgjia e grupeve legjendare te forca e artit lirik, për t’u bashkuar në një rrëfim të vetëm: atë të muzikës që i reziston kohës dhe vazhdon të na flasë me të njëjtën fuqi.

    Këtë vit festivali i njohur RLIOF mbahet nga data 04-29 korrik 2026.