ATV

Blog

  • Kuvendi i Kosovës formon komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

    Kuvendi i Kosovës formon komisionin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

    Në Kuvendin e Kosovës është formuar komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

    Ky komision do të ketë për detyrë të shqyrtojë dhe të menaxhojë procedurat lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për këtë institucion të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

  • Netanyahu zbulon se është diagnostikuar me kancer të prostatës, thotë se e mbajti të fshehtë për shkak të luftës me Iranin

    Netanyahu zbulon se është diagnostikuar me kancer të prostatës, thotë se e mbajti të fshehtë për shkak të luftës me Iranin

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zbuloi se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

    Netanyahu, 76 vjeç, tha se e vonoi publikimin e raportit të tij vjetor mjekësor – i cili zbuloi se ai ishte diagnostikuar me kancer në prostatë në mënyrë që të mos përdorej si propagandë nga Irani.

    Udhëheqësi më jetëgjatë në historinë e Izraelit iu nënshtrua një operacioni për zmadhim të prostatës në dhjetor 2024, një ndërhyrje që Zyra e Kryeministrit e bëri publike në atë kohë. Në kontrollin më të fundit pas operacionit, Netanyahu zbuloi në një deklaratë në rrjetet sociale se mjekët kishin zbuluar një tumor malinj në prostatën e tij.

    Zyra e Kryeministrit publikoi gjithashtu dy letra nga mjekët e tij për të shoqëruar njoftimin në rrjetet sociale. “Ky është një zbulim i hershëm i një lezioni shumë të vogël, pa metastaza, siç e kanë konfirmuar pa asnjë dyshim të gjitha testet e tjera,” thuhej në një nga letrat.

    Ai nuk zbulon se kur është bërë kontrolli i fundit, por një burim izraelit i njohur me çështjen i tha CNN se kanceri ishte diagnostikuar disa muaj më parë. Sipas burimit, Netanyahu filloi terapinë me rrezatim rreth dy muaj e gjysmë më parë dhe së fundmi e ka përfunduar trajtimin.

    Netanyahu thotë se mori vendimin t’i nënshtrohej terapisë së synuar me rrezatim dhe se “zona u zhduk plotësisht.”

    “Falë Zotit, jam i shëndetshëm,” tha Netanyahu në rrjetet sociale.

  • Siguri e hekurt në Pallatin e Drejtësisë, sot aktgjykimi për rastin e Banjskës

    Siguri e hekurt në Pallatin e Drejtësisë, sot aktgjykimi për rastin e Banjskës

    Njësi të shtuara policore janë vendosur sot në Pallati i Drejtësisë, ku në orën 15:00 pritet të shpallet aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

    Ekipi i KosovaPress njofton se kontrollet e sigurisë janë të rrepta si brenda, ashtu edhe jashtë objektit. Masa të larta sigurie janë vendosur edhe para sallës ku pritet të mbahet seanca gjyqësore.

    Policia ka shtuar praninë policore për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij procesi të ndjeshëm, ndërsa pritet një interesim i madh i publikut dhe mediave për shpalljen e vendimit.

  • Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

    Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

    Me 103 vota “për” është miratuar “Projektligji 10L-007 për ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

    Përkrahjen për Ligjin e kanë ofruar edhe partitë opozitare LDK, PDK dhe e AAK.

    “Konstatoj se me 103 vota “për”, asnjë kundër e asnjë abstenim u miratuar Ligji.”, ka deklaruar kryekuendarja Albulena Haxhiu.

  • Leon Avdullahu rinovon kontratën me Hoffenheim deri në vitin 2031

    Leon Avdullahu rinovon kontratën me Hoffenheim deri në vitin 2031

    Mesfushori kosovar, Leon Avdullahu, ka nënshkruar kontratë të re me Hoffenheim, e cila do të zgjasë deri në vitin 2031. Kontrata e re përfshin një rritje page, ndërsa klubi gjerman nuk ka vendosur ndonjë klauzolë lirimi.

    Lajmin e ka konfirmuar gazetari Florian Plettenberg, duke theksuar se marrëveshja mes palëve është plotësisht e kompletuar.

    Megjithatë, Avdullahu vazhdon të jetë nën vëzhgim të afërt nga klubet e mëdha europiane, përfshirë Atletico Madrid dhe Atalanta, të cilat janë të interesuara për të ndjekur zhvillimin e tij.

    Kjo nënshkrim vjen pas vendimit të mbrojtësit Albian Hajdari për të rinovuar gjithashtu kontratën me Hoffenheim, duke treguar angazhimin e klubit për të ruajtur talentet e rinj kosovarë në ekip.

  • Pep Guardiola mund të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane

    Pep Guardiola mund të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane

    Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lënë derën hapur për një aventurë të mundshme me kombëtaren italiane. Ai nuk ka fshehur kurrë simpatinë e tij për Italinë dhe ka thënë se nëse Federata Italiane e Futbollit e kontakton, do ta shqyrtojë propozimin me një “pse jo?”.

    Pas përfundimit të sezonit të Premier League më 24 maj, çdo ditë mund të jetë e përshtatshme për të nisur bisedimet. Guardiola ka kontratë edhe për një vit me Manchester City, por ka liri për të vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Në rast të largimit, ai do të kërkonte një sfidë më pak stresuese dhe drejtimi i një kombëtareje i ofron këtë mundësi.

    Objektivi i tij fillestar ishte Anglia, por kontratat e trajnerëve aktualë e kanë bërë këtë të pamundur. Italia, përkundrazi, e tërheq Guardiolën jo për arsye ekonomike, por për pasion dhe përvojë personale. Ai ka drejtuar klube në Spanjë, Gjermani dhe Angli, dhe Italia do të ishte një sfidë e re në karrierën e tij.

    Futbolli italian përballet me vështirësi, dhe ardhja e Guardiolës mund të shërbejë si një impuls për rilindjen e kombëtares.

  • “Krejt fuqinë e ke me zhbë”, “Merrni përgjigje nga pyetjet brendapartiake”, Kurti e Musliu-Shoshi përplasen edhe për Specialen

    “Krejt fuqinë e ke me zhbë”, “Merrni përgjigje nga pyetjet brendapartiake”, Kurti e Musliu-Shoshi përplasen edhe për Specialen

    Deputetja e PDK’së, Ariana Musli-Shoshi, në pyetjet parlamentare drejtuar kryeministrit Albin Kurti i kërkoi të listojë “vendime konkrete” që ai ka marrë si kryeministër në respektimin e të drejtave të njeriut, e konkretisht çlirimtarëve të që po gjykohen në Hagë.

    Kurti në përgjigje i tha se gjatë këtyre pesë viteve e gjysmë gjithsej janë ndarë nga Republika mbi 37 mln euro “për mbrojtjen e të akuzuarve padrejtësisht në Hagë”.

    “S’jemi kursyer për ti ‘mbrojtur me vetë avokatët që janë përzgjedhur nga ata”, tha Kurti, derisa shtoi se Qeveria ka pasë vështirësi meqë ka pasë ekipe të mbrojtjes për secilin nga të akuzuarit në Hagë.

    Më pas Kurti riktheu çështjen e votimit të Gjykatës Speciale ku tha se kontributin më të madh e ka dhënë si deputet në vitin kur është votuar në Kuvend.

    “Kontributi më i madh që unë si kryeministër e kam dhënë për këtë çështje është kur si deputet i Kuvendit s’e kam votuar ndryshimin kushtetues dhe as ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë. As me datën 26 qershor dhe as me datën 3 gusht 2015. Ju e dini që sa i përket të drejtave të njeriut, që janë koncept që barazon të gjithë qytetarët dhe i përfshinë ata në mënyrë universale, fatkeqësisht në këtë Kuvend është votuar që ata të kenë….kanë ombudsperson të veçantë për dhoma të veçanta. Këto gjëra janë bërë të gjitha në vitin 2015 dhe unë do t’ju kisha sugjeruar që për këto të merrni përgjigje jo nga pyetjet parlamentare, por nga ato brendapartiake”.

    Në replikë, Musliu-Shoshi i tha se ai e ka pasë mundësitë me i rritë sepse ka qenë në dijeni në detaje se ato kanë qenë të pamjaftueshme, ndërsa për kundërshtinë ndaj Speciales, ajo i tha se ka fuqinë për ta zhbërë.

    “Krejt fuqinë e ki me zhbë atë gjykatë pasi që je kaq shumë kundër saj dhe thatë që s’e keni votuar. Pse nuk e ndërmerr iniciativën me zhbë atë gjykatë. E dimë standardet që janë aplikuar. Duke i mbrojtur çlirimtarët tonë e ke parasysh që e mbron historinë dhe të drejtën tonë për të qenë shtet, luftën tonë çlirimtare dhe mbi të gjitha të ardhmen e këtij vendi”.

  • Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

    Masa të rrepta sigurie para shpalljes së aktgjykimit në rastin “Banjska”

    Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin në rastin Banjska ndaj Bllagoje Spasojeviqit, Vlladimir Tolliqit dhe Dushan Maksimoviqit, të akuzuar për sulmin e armatosur në komunën e Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Para se të nis seanca, në Pallatin e Drejtësisë janë parë një numër i shtuar i Njësisë Speciale të Policisë, duke rritur kështu sigurinë para se të jepet vendimi.

    Seanca pritet të nisë në orën 15:00.

  • ATV Media pjesë e Panairit të Karrierës në Kolegjin AAB, interesim i madh i studentëve për punësim dhe praktikë

    ATV Media pjesë e Panairit të Karrierës në Kolegjin AAB, interesim i madh i studentëve për punësim dhe praktikë

    Në Kolegjin AAB është hapur edicioni i pestë i Panairit të Karrierës dhe Punësimit, duke mbledhur mbi 85 kompani nga industri të ndryshme, përfshirë edhe ATV Media.

    Ky panair synon të lidhë studentët me tregun e punës, duke ofruar mundësi konkrete për praktikë, punësim dhe zhvillim profesional, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Organizimi ka bashkuar studentë, institucione dhe kompani për të krijuar ura bashkëpunimi mes arsimit dhe sektorit privat.

    Vlen të theksohet se interesimi i studentëve ka qenë shumë i lartë, veçanërisht për t’u bërë pjesë e ATV Media, duke reflektuar kërkesën në rritje për mundësi në fushën e medias dhe komunikimit.

    Për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë panair, panairi do të zgjasë edhe të shtunën e 25 prillit.

     

     

  • Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn, shkak njoftimi i parregullt i kryebashkiakut

    Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn seancën për Erion Veliajn, shkak njoftimi i parregullt i kryebashkiakut

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë shqyrtimin e një ankimi të bërë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mbi shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

    Shkak i dështimit të seancës, ka qenë një parregullsi në njoftimin e Veliajt, raporton Top Channel. Çështja do të shqyrtohet më 29 prill.

    Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca dha një prononcim për gazetaret ku u shpreh se nuk ka asnjë arsye përse të pezullohen afatet e paraburgimit.

    “Sot ishte njoftuar klienti por u shty për shkak të një parregullsie. Për seancën tjetër nuk kam informacion. S’mund të them që është shkelje, por ishte një parregullsi për mënyrën se si ishte firmosur.

    E rëndësishme është ndryshimi i kësaj praktike që po dëmton jo vetëm zotin Vleiajn, por me çfarë duket të gjithë të paraburgosurit që nuk kanë arsye pse të pezullohet paraburgimi, sa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrjen e seancave“, u shpreh ai./TCh/