ATV

Blog

  • Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

    Mbrëmje emocionuese në NBA ku solli përmbysje dhe fitore vendimtare

    Mbrëmje emocionuese në NBA, ku disa prej serive të “playoff”-it prodhuan spektakël dhe përmbysje të rëndësishme.

    Në përballjen Atlanta Hawks – New York Knicks, vendasit triumfuan 109-108 në një ndeshje dramatike, duke kaluar në avantazh 2-1 në seri. Heroi i ndeshjes ishte CJ McCollum, i cili realizoi koshin vendimtar 12 sekonda nga fundi. Knicks kishin përmbysur rezultatin në momentet e fundit falë Jalen Brunson, por nuk arritën të finalizonin aksionin e fundit. Ndërkohë, Jonathan Kuminga spikati nga stoli me 21 pikë për Atlantën.

    Në përballjen Toronto Raptors – Cleveland Cavaliers, skuadra kanadeze fitoi bindshëm 126-104 dhe ngushtoi serinë në 1-2. Toronto dominoi çerekun e fundit me plot 43 pikë, duke mos u lënë asnjë shans kundërshtarëve. Scottie Barnes dhe RJ Barrett realizuan nga 33 pikë secili, ndërsa për Cleveland zhgënjyen Donovan Mitchell dhe James Harden, ky i fundit me tetë humbje topi.

    Fitore e rëndësishme arriti edhe Minnesota Timberwolves, që mposhtën Denver Nuggets 113-96 dhe kaluan në avantazh 2-1 në seri. Minnesota dominoi ndeshjen falë mbrojtjes së fortë dhe kontrollit të ritmit, duke neutralizuar Nikola Jokic, i cili pati një mbrëmje të vështirë në gjuajtje. Vendimtar nga stoli ishte Ayo Dosunmu me 25 pikë dhe 9 asistime.

  • Daut Haradinaj me urim të veçantë për Thaçin: Sot po shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri

    Daut Haradinaj me urim të veçantë për Thaçin: Sot po shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë një urim të veçanta me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Duke postuar një fotografi me Thaçi, ai është shprehur i bindur në kthimin e ish-presidentit në Kosovë.

    Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Thaçi është në prag të fitores së fundit për liri.

    “Të urova para një viti me bindjen se një vit më vonë do të jeni të lirë, e sot po shpresoj se jeni në prag të fitores së fundit për liri”, ka shkruar Haradinaj.

  • Skandal i ri për Jeffrey Epstein në Londër: Rrjet abuzimi, apartamente luksoze dhe akuza për dështim të policisë britanike

    Skandal i ri për Jeffrey Epstein në Londër: Rrjet abuzimi, apartamente luksoze dhe akuza për dështim të policisë britanike

    Një hetim i BBC ka zbuluar detaje të reja tronditëse për aktivitetin e financierit të dënuar Jeffrey Epstein në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar se ai ka mbajtur të paktën katër apartamente luksoze në lagjen Kensington dhe Chelsea në Londër, ku dyshohet se janë strehuar dhe abuzuar gra të trafikuara. Sipas dokumenteve, këto banesa janë financuar nga vetë Epstein dhe janë përdorur si pjesë e një rrjeti më të gjerë abuzimi seksual dhe shfrytëzimi.

    Hetimi tregon se disa nga gratë që jetonin në këto apartamente më vonë kanë dalë publikisht si viktima të abuzimit të tij. Ato janë sjellë nga vende të ndryshme, përfshirë Europën Lindore dhe Rusinë, dhe në disa raste janë detyruar të rekrutonin gra të tjera për rrjetin e tij.

    BBC raporton se Epstein mbante kontakte të vazhdueshme me to, madje deri pak para arrestimit të tij në 2019.

    Një tjetër element i rëndësishëm i hetimit është përdorimi i transportit ndërkombëtar. Epstein dyshohet se ka organizuar dhjetëra udhëtime me Eurostar mes Londrës dhe Parisit për gratë e përfshira në këtë rrjet, edhe pas vitit 2015 kur ishin ngritur akuza serioze për trafikim njerëzor. Po ashtu, janë identifikuar mbi 120 fluturime private të lidhura me aktivitetin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

    Dokumentet e publikuara tregojnë gjithashtu se ai kishte një rol shumë aktiv në menaxhimin e jetës së këtyre grave, duke paguar qira, shkollime dhe shpenzime personale, ndërsa në disa raste i trajtonte ato si pjesë të një sistemi borxhi apo varësie financiare. Disa prej tyre jetonin në kushte të mbingarkuara, madje duke fjetur në divane, pavarësisht se apartamentet ishin në zona shumë të shtrenjta të Londrës.

    Hetimi i BBC ngre gjithashtu pyetje serioze për autoritetet britanike, veçanërisht policinë Metropolitane, e cila sipas kritikëve ka pasur mundësi të hapë hetime më të thella por nuk e ka bërë. Ish-zyrtarë dhe avokatë për të drejtat e njeriut thonë se kishte mjaftueshëm sinjale për trafikim njerëzor, por ato nuk u ndoqën në mënyrë efektive.

    Policia britanike nga ana e saj deklaron se ka vepruar brenda procedurave dhe ka bashkëpunuar me autoritetet amerikane, por hetimi i BBC dhe deklaratat e ekspertëve kanë rihapur debatin për dështimin e institucioneve në ndalimin e një rrjeti që, sipas tyre, ka vepruar për vite me radhë në disa vende pa u ndalur.

  • Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri

    Hoti: Ligji për vlerat e luftës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri

    Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës do të procedohet javën e ardhshme për miratim në qeveri, tha ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

    Ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se janë duke hartuar koncept-dokumentin për këtë ligj dhe shumë shpejt do të finalizohet.

    “Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës veçse ka filluar në ministri. Për shkak të procedurave se si fillon një ligj, ne jemi duke hartuar koncept-dokumentin për ligjin që i përfshin të gjitha ato që ka me përmbajtë ligji. Ai është pranë finalizimit dhe javën tjetër do të jetë në qeveri për aprovim dhe pastaj do të fillojmë me procedura të tjera”, tha ai.

  • Nis aksionin për largimin e ekraneve pa leje në Prishtinë, Përparim Rama ndan pamje

    Nis aksionin për largimin e ekraneve pa leje në Prishtinë, Përparim Rama ndan pamje

    Komuna e Prishtina ka ndërmarrë një aksion për largimin e ekraneve të mëdha të vendosura pa leje në hapësirat publike të qytetit.

    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar për fillimin e këtij aksioni.

    Ai ka publikuar edhe fotografi nga terreni, ku shihen ekipet komunale duke larguar një billboard të madh.

  • Eman Rrahmani pyet Kurtin: Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

    Eman Rrahmani pyet Kurtin: Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj?

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani ka ngritur pikëpyetjet e tij lidhur me familjen.

    Rrahmani në foltoren e Kuvendit ka prezantuar pyetjet e tij drejtuar kryeministrit Kurti duke thënë se si do të duket familja sipas konceptit të tij.

    “Si e shihni ju familjen, kush do ta përbëjë familjen sipas konceptit tuaj? A do të përfshini si familje edhe rastet që sipas ligjit që keni propozuar për ndryshimin e gjinisë, një burrë që ka ndryshuar gjini dhe është bërë grua, ose një grua që ka ndryshuar gjininë dhe është bërë burrë a do ta njihni si familje? A do ta njihni si familje martesën e të njëjtës gjini? A do ta njihni si familje një grua që ka lindur fëmijë nga një dhurues i spermës? Ju keni deklaruar se rreth 10% e popullsisë ka orientim të tillë seksual. Pra, a do angazhoheni si Qeveri për t’i realizuar këto qëllime, pra të drejtat e këtij 10% siç e quani ju”, tha Rrahmani.

  • Paqeruajtësi i gjashtë i OKB-së vritet gjatë luftës me Iranin

    Paqeruajtësi i gjashtë i OKB-së vritet gjatë luftës me Iranin

    Një paqeruajtës i gjashtë i OKB-së është vrarë gjatë luftës në Iran.

    Kaporali Rico Pramudia u plagos më 29 mars, pas një “shpërthimi të predhës” në një bazë të Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL), raporton SkyNews.

    Incidenti mori jetën e një paqeruajtësi tjetër, gjatë një periudhe që pa edhe dy të tjerë të vrarë në një incident të veçantë rreth fundit të marsit.

    UNIFIL njoftoi këtë mëngjes se Kaporali Pramudia kishte vdekur, duke ndërruar jetë nga plagët e marra në një spital në Bejrut.

    “Ne kërkojmë nga të gjithë aktorët që të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe të sigurojnë sigurinë e personelit dhe pronës së OKB-së në çdo kohë. Sulmet e qëllimshme ndaj paqeruajtësve janë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, dhe mund të përbëjnë krime lufte”, thuhet në reagimin e OKB-së.

  • Seanca për Eliot Engel i bën bashkë dy ish-presidentet

    Seanca për Eliot Engel i bën bashkë dy ish-presidentet

    Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, ka bërë bashkë edhe dy ish-presidentet e Kosovës.

    Atifete Jahjaga dhe Vjosa Osmani janë parë afër njëra tjetrës në hapësirën e dedikuar për mysafirë.

    Ato janë përshëndetur nga çdo përfaqësues i pozitës dhe opozitës që merrte fjalën në këtë seancë.

  • Poster në shkollë në mbështetje të LGBT – Prindi në Korçë kërkon reagim të institucioneve

    Poster në shkollë në mbështetje të LGBT – Prindi në Korçë kërkon reagim të institucioneve

    Një prind nga Korça ka ngritur shqetësim lidhur me vendosjen e një posterin, ku sipas tij konsiderohet mbështetje e komunitetit LGBT në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, duke kërkuar reagim dhe transparencë nga institucionet arsimore.

    Në një mesazh të dërguar në redaksi, prindi shprehet se posteri është vendosur brenda shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe e konsideron këtë si të papërshtatshme për moshën e nxënësve. Ai bën thirrje për reagim nga prindërit e tjerë, duke kërkuar që rasti të trajtohet dhe të sqarohet nga autoritetet përkatëse.

    “Përshëndetje, kanë vendosur poster për mbështetje të komunitetit LGBT në shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’. Duhet të ngrihemi të gjithë prindërit ta heqim dhe të reagojmë, pasi në shtator pritet ta fusin edhe në tekste shkollore”, shprehet prindi në mesazhin e tij.

  • “Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje

    “Ati i Pavarësisë së Kosovës”, Ganimete Musliu e uron Thaçin për ditëlindje

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka uruar për ditëlindje ish-presidenten Hashim Thaçi, duke e vlerësuar lart kontributin e tij për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

    Ajo tha se mbështetësit e tij i urojnë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në Kosovë.

    “Dëshiroj t’ia uroj atit të pavarësisë së Kosovës ditëlindjen, duke kujtuar me epitetin më të lartë angazhimin dhe sakrificën e tij për liri, pavarësi dhe shtet ndërtim. Urimi i mbështetëseve të tij është që të ketë shëndet dhe ai e shokët e tij të kthehen sa më shpejt një Kosovë. Dhe e drejta legjitime e popullit liridashës të Kosvoës ta gjejë rrugine vet”, deklaroi Ganimete Musliu,