ATV dje raportoi për kushtet e rënda të Pranvera Shala nga Peja, e cila me dy fëmijët e saj jeton në kushte tejet të rënda. Pamjet e rënda nga shtëpia e saj, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë, nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.
Sot, Pranvera ishte e ftuar në Studio A në ATV, ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.
Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë.
Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.
Shikoni videon e më poshtme për ta parë këtë moment tejet emocionues:
Mbrëmja e së martës në Podujevë mblodhi mbi 500 bija të familjes Blakçori, të cilat u takuan me njëra-tjetrën pas shumë vitesh. Madje, disa morën rrugë edhe nga vendet perëndimore për t’u çmallur me kushërirat, transmeton atvlive.tv.
Të gjitha i përkasin një fisi dhe që të gjitha janë kushërira mes vete, por rrugët e jetës i ndanë, e nuk u panë prej vitesh me njëra-tjetrën.
“Kam mëndu edhe më shumë se 500, sepse bijat e Blakçorve janë më shumë dhe i thash një rast, organizatores ‘a e din që na jena shumë dhe nuk na zënë një lokal neve’. Me të vërtetë me vjen mirë që janë taku kaq shumë bija. Kam shumë emocione që mi rikujton ditët e fëmijërisë, të shkollimit, të rrugëve, takimeve të fëmijërisë e tash edhe të moshës që jemi taku prapë”, tha për ATV-në, Myrvete Hoxha – Duraku, pjesëmarrëse në këtë iftar të organizuar.
Një organizim i tillë ishte menduar prej kohësh, por se do të bëheshin mbi 500 kushërira bashkë, nuk e kishin besuar as organizatoret.
E për këtë takim, disa prej bijave Blakçori, morën rrugë edhe nga kurbeti.
“Krejt kemi komunikim mes veti, njihemi krejt. Kanë ardhur prej Gjermanie, France, Austrie, Danimarke, krejt bijat kanë ardhur ngado që janë”, thotë Kimete Hasani
Gjatë kësaj mbrëmjeje, pos që u çmallën me njëra-tjetrën, patën rastin që gjeneratat më të vjetra të njihen me gjeneratat e reja të familjes.
Pos kësaj, zonjat e shijuan muzikën, vallëzimin e humorin.
“Humori gjithmonë është i ndjeshëm dhe ata që i bëjmë ne me qesh, na shohin ne si humoristë, si tjerë, por vetëm një humorist mundet me e kuptuar kur del para 50 vetave. Kam ndjerë njëfarë adrenaline, njëfarë emocioni, por përndryshe tepër mirë kemi kaluar, sepse shumicën i njoh, keni mujt me e vërejt që shumicën me emra i kam thirrur”, thotë aktori Adnan Blaku.
“Edhe jam vendas këtu nga qyteti i Podujevës, edhe i kam afër me shtëpi, edhe i kam kojshi të moqëm edhe i respektoj shumë. Kam nderin dhe kënaqësinë që më kanë zgjedhur mua sonte të jem në iftar i ftuar për Bijat e Blakçorit”, tha këngëtari i mbrëmjes Dardan Restelica.
Pos kënaqësisë që e përjetuan, kjo mbrëmje pati edhe karakter humanitar. Gratë u bënë bashkë për ta ndihmuar kushërirën e tyre, e cila nuk qëndron mirë financiarisht.
“Ne qëllimin e kemi pasur të jemi të bashkuara, por e kemi bërë edhe një organizim në dy arka, ku do t’i ndihmojmë një bijës tonë që e ka fëmijën e hendikepuar dhe një arkë tjetër ku do t’iu ndihmojmë me ndihma disa bijave që kanë kushte financiare jo të mira”, tha organizatorja e Iftarit, Fita Blakçori – Gashi.
Ky ishte takimi i parë kaq masiv mes bijave Blakçori, por i cili nuk do të mbetet i vetmi, pasi qëllimi i organizatoreve është të mblidhen më shpesh dhe të takohen me njëra-tjetrën. /atvlive.tv
“Në Gjermani veç paret janë të mira se jeta është katastrofë”. Kështu ka thënë Milazim Feka, një banor i fshatit Karaçë të Komunës së Vushtrrisë.
Ai, në një bisedë për ATV-në, ka treguar historinë e tij 27-vjeçare gjatë kohës sa ka qëndruar e punuar në Gjermani.
“Në gjermani kam parë gjithçka, që aty, veç parët janë të mira, jeta është katastrofë. kam punuar në një firmë sikur minierë, kam thyer, kemi prerë ura, e punë të ngjashme, me ato kam punuar për 27 vite. Jeta në gjermani është shumë e rëndë, shumë e zorshme, por unë i kam pasur familjen këtu, më është dashur të punoj. Jo që i kam mbajtur vetëm fëmijët e mi, por i kam mbajtur edhe të vëllezërve edhe krejt diku 23-24 kemi qenë që kanë ngrënë dhe prirë prej këtyre duarve”, ka rrëfyer Feka.
Ai ka treguar se edhe në Gjermani, njerëzit që punojnë mezi arrijnë të jetojnë, përveç atyre siç thotë ai, që merren me drogë ose me hajni. /atvlive.tv
Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.
Nga një fshat plotë gjallëri e gjurmë, viteve të fundit, Karaça e Vushtrrisë u shndërrua në një vend të braktisur, në të cilin mbretëron kryesisht qetësia.
Safet Feka, banor i këtij fshati, në një bisedë për ATV-në, tregon se rreth 10 vite më parë, ku fshati numëronte më shumë se 500 banorë, ndërsa sot, tregon ai, nuk kanë mbetur as 50 banorë, transmeton atvlive.tv.
Ai ka folur edhe për familjen e vet, ku ka treguar se fëmijët e tij pasi kanë mbaruar fakultetin, janë martuar dhe kanë ikur jashtë vendit për një jetë më të mirë.
“Para dy viteve fëmijët veç e morën veten, e kryen fakultetin. “Babë” thanë “në do të marrim një drejtim tjetër”. Mirë boll, merrne drejtimin ku të gjeni veten. Djali i madh u martu, ka shku në Finlandë, vajza u martu, djali i vogël edhe ai ka me shku se e ka marrë vizën, kështu që ne, gjeneratat e vjetra po mbesim këtu. Unë me shoqen time, edhe çka është më e keqja, mjerimi më i madh është jo vetëm te unë, por i gjithë fshati, dy vetë, dy të moshuar, një fëmijë ose asnjë”, ka rrëfyer Safet Feka. /atvlive.tv
Reportazhin e plotë të ATV-së “Karaça, fshati i Vushtrrisë që pësoi ndryshime të mëdha ndër vite”, mund ta shikoni në videon më poshtë.
Muzeu i Pejës daton nga viti 1971, ndërsa në vitin 1977 me vendimin e kuvendit komunal të Pejës themelohet edhe muzeu etnografik i Pejës dhe vendoset në objektin e sotëm të shtëpisë së kulturës, kurse nga viti 1989 vendoset në konakun e Tahir Beut.
Për nga përmbajtja ky muze, është ndër më të pasurit në vend, e këtë na e thotë edhe vet drejtoresha e muzeut zonja Besa Berisha, e cila për shumë vite udhëheq këtë institucion.
“Muzeu i Pejës posedon diku mbi dy mijë objekte muzeore të cilat janë të natyrës së etnologjisë, arkeologjisë dhe historisë dhe në këtu ekspozohen dhe prezantohen punimet dhe veprat e zejtarëve vendor që kanë qenë në atë kohë”, tha Berisha.
Hapësirat e muzeut të gjitha shfrytëzoheshin nga banorët e dikurshëm në këtë muze, transmeton atvlive.tv.
E xhubleta është ndër më të lashtat në muzeun e Pejës.
Muzeu ka një numër të konsiderueshëm të vizitorëve, e të vegjlit e qytetit të Pejës përmes organizimeve shpeshherë janë ndër vizitorët më të ëmbël të muzeut./atvlive.tv/
Pikat e shiut që nuk i mban dot tavani i pa qëndrueshëm, bëhen bashkë me lotët e nënës, e cila është e detyruar që, e vetme t’i rrisë dy fëmijët e saj.
Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.
Në një bisedë për ATV-në, ajo ka thënë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dy fëmijëve të saj.
“S’kam as social, as nuk marrë pare prej ndokujt. Këtu kur ka ra zjarri, me kanë ndihmu tri familje me nga 50 euro. Socialin i kam dorëzuar edhe njëherë dokumentet, ishalla kësaj radhe e lëshojnë. Kam punu ditë-ditë, kam pastru nëpër banesa, por s’ka as punë, nuk po thirrin”, thotë ajo.
Pranvera thotë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dhe veshmbathjen dy fëmijëve të saj.
“Shumë e kam vështirë me e siguru ushqimin, sepse janë ende të vegjël e s’po mundem me i lanë vet, por nga 3-4 orë sa janë në shkollë, kur po më thirr ndokush me pastru banesa, po shkoj. Kështu po ia dalim. Edhe për veshmbathje nuk është se na ka ndihmu ndokush, veç vet kështu qysh kam mundur”, rrëfen ajo. /atvlive.tv
Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.
Në një bisedë për ATV-në, ajo ka rrëfyer ngjarjen e rëndë që i kishte ndodhur deri sa ajo nuk ishte në shtëpi, por kishte dy fëmijët e saj brenda.
“Jam e ndarë që pesë vite. Më parë kam jetuar diku me qira, por me kanë thënë me e lëshu. Kam ardhur këtu. Në ditën e parë, e kam ndezur zjarrin, i kam lënë fëmijët që kam shku deri në shkollë me iu marrë flet lëshimin, me i sjellë në shkollë këtu. Kur erdha, kish marrë zjarr shtëpia, fqinjët i kanë thirrur zjarrfikësit e kanë ardh këtu. Kur kam ardh në shtëpi, i kishin tërhjek fëmijët prej këtu. Edhe aty ku kam qenë deri më tani nuk u kanë mirë, por ma mirë se këtu u kanë. Edhe shiu mbërëmë krejt ka pikur, në banjo nuk ka as dyer”, ka rrëfyer ajo.
Shtëpia ku Pranvera me dy fëmijët e saj është vendosur, nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për jetesë.
“Në këtë vend jam vendosur përmes një të njofshmi, me ka propozu këtu. Shtëpi e banueshme kështu, mundemi me e marr me ma hjek qeranë, me kanë pa qera e kam ardh këtu, por kur kam ardh, katastrofë. Nuk është shtëpi që mundem me jetu me fëmijë këtu, por kur s’ki çka me ba. Nuk është se mundet me jetu dikush këtu, se nuk ka as dyer, edhe ato që janë, janë të prishura”, ka rrëfyer ajo. /atvlive.tv
Pikat e shiut që nuk i mban dot tavani i pa qëndrueshëm, bëhen bashkë me lotët e nënës, e cila është e detyruar që, e vetme t’i rrisë dy fëmijët e saj.
Pranvera Shala nga Peja është një nënë vetë ushqyese dhe e cila jeton në kushte tejet të rënda. Ajo ka disa vite që është ndarë nga burri dhe që atëherë ka mbetur pa vendbanim.
Në një bisedë për ATV-në, ajo ka thënë se e ka shumë të vështirë t’ua sigurojë ushqimin dy fëmijëve të saj.
“S’kam as social, as nuk marrë pare prej ndokujt. Këtu kur ka ra zjarri, me kanë ndihmu tri familje me nga 50 euro. Socialin i kam dorëzu edhe njëhere dokumentat, ishalla kësaj radhe e lëshojnë”, thotë ajo.
“Shumë e kam vështirë me e siguru ushqimin, sepse janë ende të vegjël e s’po mundem me i lanë vet”. /atvlive.tv
Ivaja konsiderohet si një nga fshatrat më të vjetër të Komunës së Kaçanikut, një vendbanim kodrinoro-malor me një bukuri të rrallë natyrore, klimë të shëndetshme e ajër të pastër.
Mikpritja dhe bujaria janë virtyte të mëdha të cilat ruhen me fanatizëm nga banorët e kësaj ane. Një nga lagjet e këtij fshati ka një histori interesante. Bëhet fjalë për lagjen ‘Livorekë’.
Isa Rexha, banor i këtij fshati, për ATV-në ka treguar historinë dhe gojëdhënat se si është emërtuar lagjja “Livorekë”.
Rexha ka thënë se një nga shpjegimet se si është emërtuar kjo lagje, është se rrjedhë nga fjalët sllave, që në shqip do ta kishte kuptimin lumi i livadhit. Por, ai tregon edhe disa gojëdhëna të përcjella nga banorët e kësaj lagje.
Livoreka është e njohur edhe për kultivimin njërës prej kulturave më të njohura bujqësore në vend, atë të fasules, apo ‘pasulit’ siç njihet në popull.
“Livoreka është e njohur edhe për kultivimin e pasulit, jo vetëm në vend por në rreth më të gjerë, është i njohur për nga kualiteti. Kaçanikasit thonë, kur hanë pasul të Lovorekës, e konsiderojnë atë sikur pasul me mish. Në që jemi mësuar me pasul tonë, pasulin tjetër e hamë ndoshta, por nuk na pëlqen edhe aq”, ka treguar Rexha. /atvlive.tv