ATV

Blog

  • ASK: Transporti i mallrave me tren mbetet zero në vend

    ASK: Transporti i mallrave me tren mbetet zero në vend

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin shkurt të këtij viti, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 690, ose 35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.

    Po ashtu sipas ASK-së, në shkurt të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 598, ose 15.2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 193 000, ose 23.5 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Në njoftimin e ASK-së thuhet se shërbimet e rrjetit telefonik fiks kanë rënë 10 për qind në shkurt krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    “Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 10.0% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 712 663, ose 4.1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raport.

  • Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri Selatin Vokrri

    Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri Selatin Vokrri

    Futbolli kosovar është në zi, pasi që ka ndërruar jetë ish-trajneri, lojtari dhe pedagogu i dalluar, Selatin Vokrri.

    Vokrri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, pasi që dha kontribut tejet të madh si futbollist e si trajner, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, Vokrri shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të rinjve.

    Vokrri do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij gjatë kohës së okupimit serb, ku ishte udhëheqës i guximshëm duke frymëzuar rininë llapjanë të vazhdojë me futboll në kushte të vështira dhe pothuajse të pamundura.

    Selatin Vokrri do të vazhdojë të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, ndërsa kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë.

  • AAK: Serbia s’mund të vendos kushte, qeveria duhet të jetë e kujdesshme

    AAK: Serbia s’mund të vendos kushte, qeveria duhet të jetë e kujdesshme

    Shefi i Grupi Parlamentar të AAK-së ka thënë se kërcënimet e Serbisë për zgjedhjet në veri të vendit janë synime destabilizuese.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Tahiri kërkoi nga Qeveria e vendit të jetë e kujdesshme, sepse sipas tij, Serbia nuk mund t’i vendos kushte Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

    “Agjenda e Qeverisë së Serbisë nuk është e fshehtë, është e hapur, është armiqësore dhe është me synime destabiluzese. Ata(Serbia) po i presin gabimet tona dhe këtu duhet të jetë i kujdesshëm kryeministri Kurti dhe qeveria që mos ta krijojë alibi sidomos te faktori ndërkombëtar. Serbia nuk mund t’i qes kushte Kosovës, ka përfunduar ajo kohë ën vitin 1999”, theksoi ai.

    Ndërsa, Tahiri theksoi se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që të mos bllokohen të hyrat vetanake për komunat nga Ministria e Financave. Në të kundërtën ai tha se AAK nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

    “Në mbledhjen e Kryesisë ne dy çështje që ne si Grup Parlamentar I adresuam. E para ka të bëjë me problemin e të hyrave vetankae për komunat. Ajo që theksova në kryesi, është se AAK-ja nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare, nuk do të merr pjesë në asnjë proces të ligjeve përderisa nuk qartësohet kjo çështje. Është e pa drejtë dhe e pa kuptueshme që kur e kemi kaluar Ligjin për Buxhetin, përkatësisht në nenin e propozuar nga LDK-ja, ne e kemi pasur një qëllim, dhe ai ka qenë që të hyrat vetanake të mund të shfrytëzohen nga komunat. Dhe nuk ka asnjë logjikë që dikush që paguan tatimin në pronë në fshatin Bradash, ajo para të kthehet tek Ministria e Financave, pastaj të shpërndahet kushtimisht në fshatin Gramaqel”, tha ai.

    Po ashtu Tahiri pati edhe një kërkesë tjetër nga Qeveria e Kosovës.

    “Kjo qeveri e bëri katrahurë sektorin publik me ligjin e pagave, tash po donë me lënë katrahurë edhe sektorin privat. Paga minimale vazhdon të jetë 170 euro. Kështu që kjo qeveri nuk e ka as në planifikim. Kërkesa e AAK-së është që urgjentisht ta sjellin ën kuvend projektligjin për pagën minimale”, theksoi ai.

  • ​Nga një muaj paraburgim për personat që dyshohet se sulmuan fizikisht gazetarin Syla

    ​Nga një muaj paraburgim për personat që dyshohet se sulmuan fizikisht gazetarin Syla

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur për një muaj paraburgim për tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

    Ndaj të pandehurve L.D., K.H. dhe O.H. rëndon akuza për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    “Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, njoftoi gjykata.

    Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Policia e Kosovës arrestoi, të mërkurën në mbrëmje, tre personat që dyshohet se sulmuan fizikisht një natë më herët, gazetarin njëherësh drejtuesin e Gazeta Metro, Valon Syla.

    Syla është sulmuar fizikisht, të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

    Gazetari Syla u detyrua të merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve në kokë.

  • Zgjedhjet në veri, miratohen vetëm 19 qendra votimi

    Zgjedhjet në veri, miratohen vetëm 19 qendra votimi

    Vetëm 19 qendra të votimit pritet të hapen në zgjedhjet në katër komunat veriore më 23 prill, ku 13 prej tyre pritet të jenë qendra alternative.

    Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elashani tha se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore.

    Ai tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë.

  • Selvi Izeti-Çarkaxhiu: Të mbijetuarit e dhunës seksuale tashmë e marrin një mbështetje financiare

    Selvi Izeti-Çarkaxhiu: Të mbijetuarit e dhunës seksuale tashmë e marrin një mbështetje financiare

    Selvi Izeti-Çarkaxhiu nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e ftuar në emisionin e mëngjesit “ Alarm”, foli rreth Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Ajo tha se zyrtarizimi i 14 prillit si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka një domethënie të madhe për këtë kategori.

    Tutje ,ajo shtoi se të mbijetuarit përveç që marrin trajtim psikologjik e shëndetësorë nga organizata të ndryshme joqeveritare, tani ata marrin edhe mbështetje financiare nga shteti.

    “Në aspektin institucional të mbijetuarit tashmë e marrin një mbështetje financiare, që është një pension me një shumë të caktuar por kjo shumë për shumë të mbijetuar jo shumë nuk është domethënëse sa është domethënës njihja e dhimbjes. Vet fakti që shteti më në fund po e njeh atë dhimbje ka qenë teje domethënëse por krahas kësaj organizatat joqeveritare vazhdojnë të ofrojnë rehabilitim e tyre qoftë psikologjik qoftë shëndetësor të tyre. Është e dhimbshme që në aspektin institucional ende mungon mbështetja shëndetësore por ne si organizata jemi duke u përpjekur fuqishëm që të mbijetuarit sikurse të gjitha kategoritë e tjera të dala nga lufta të kanë mbështetje në aspektin shëndetësor sepse e meritoj dhe përveç kësaj ata për gjitha këto vite e kanë mbajtur në heshtje dhimbjen e tyre”, tha ajo.

    Izeti-Çarkaxhiu tha se gjithë procesi I punës me të mbijetuarit e dhunës seksuale është sfiduese pasi jo të gjithë kanë guximin të flasin publikisht apo edhe të paraqiten në këto organizata./atlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Konjufca: Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për zgjedhjet ne veri

    Konjufca: Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për zgjedhjet ne veri

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës më 23 prill.

    Kryeparlamentari Konjufca theksoi se për këtë çështje ka pasur një kompromis dhe se zgjedhjet një herë janë shtyrë me rekomandim të bashkësisë ndërkombëtare.

    Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë dhe se kjo çështje sipas tij ka përfunduar.

    “Ka qenë pozitiv qëndrimi i QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet të cilat janë paralajmëruar më 23 prill nuk ka formim të Asociacionit. Pra, qëndrimi ka qenë që nuk ka Asociacion pa pjesëmarrje e tyre në zgjedhje dhe mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare të lëvizë para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Kështu që ne nuk mund të kushtëzohemi prej Vuçiqit, Beogradit dhe Serbisë që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar dhe një kompromis i më hershëm ka ndodhur, zgjedhjet janë shtyrë një herë me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe ne kemi marrë garancinë prej tyre që nuk do të shtyhen më shumë se një herë. Kjo ka përfunduar dhe tash duhet të presim lëvizjen nga ana e partive politike serbe që të regjistrohen. Ata që kanë pasur ndërmend me u regjistruar, janë regjistruar, ka mbetur vetëm Lista serbe e cila nuk i ka paraqitë listat e veta me kandidatë me garauar për këto zgjedhje”, theksoi Konjufca.

    Sa i përket sigurisë dhe kërcënimeve të Serbisë, Konjufca theksoi se në veri të vendit Policia e Kosovës duhet me vepruar konform ligjeve në fuqi. Ai tha se ata që paralajmërojnë dhunë duhet të mbajnë përgjegjësi.

    Ai shtoi se Kosova do të refuzojë çfarë do tendence të Serbisë.

    “Kosova është e përcaktuar që krejt ato që ne i kemi si obligime Kushtetuese institucionale, duhet me i zbatuar në mënyrë paqësore, në mënyrë që KQZ-ja me mundur me pasur veprimin e lirë edhe të sigurt në atë pjesë të territorit. Dhe mendoj se gjithë kush, i cili hapur deklarohet edhe organizohet për me I cenuar këto zgjedhje, edhe me metoda të tjera jo demokratike, të dhunshme apo me ndonjë sulm i cili paralajmërohet dhe organizohet, mendoj se duhet ta mbajnë përgjegjësinë ata që janë organizator, edhe veprojnë. Organet e rendit të shtetit tonë, policia që është atje, duhet me vepruar konform ligjit. AKI-ja natyrisht se i ka informatat e veta, është institucioni shtetëror që na informon për gjithçka, prej të cilës mund të rrezikohet siguria e Kosovës, është e jona pastaj se si i marrim ato informata dhe si veprojmë pastaj me qëllim që mos të zmbrapsemi prej obligimeve Kushtetuese që i kemi dhe në anën tjetër që mos t’i shërbejmë kurrë farë provokimi të situatës në të cilën është e interesuar Beogradi. Ne do të refuzojmë çfarë do tendence për me na futur në kurth të tillë”, theksoi ai.

  • ​Haradinaj:Avancimi i vendit tonë është i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës

    ​Haradinaj:Avancimi i vendit tonë është i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se avancimi i Kosovës është i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës.

    Ai ka shkruar në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ka theksuar se në këtë ditë duhet reflektuar për ngritjen e vetëdijes dhe një angazhim më të madh.

    “Në shënim të Ditës së të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të reflektojmë si institucione por edhe si shoqëri për ngritjen e vetëdijes për një angazhim më të madh, që personat me plagë të luftës ta fitojnë të drejtën e tyre – trajtimin dhe pozicionin e dinjitetshëm në shoqëri, por njëkohësisht që asnjëherë të mos ndihen vetëm në betejën për drejtësinë, të cilën ende nuk e kanë parë. Avancimi i vendit tonë është pothuajse i pamundur pa trajtimin e plagëve të së kaluarës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

  • Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale – Marshohet në sheshet e Prishtinës

    Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale – Marshohet në sheshet e Prishtinës

    Me rastin e zyrtarizmit të 14 Prillit – Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të Platformës “Bëhu Zëri Im”,  kanë marshuar në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë marsh po marrin pjesë Ministrja e Drejtësië, Albulena Haxhiu, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, si dhe personalitet të tjera dhe nxënës të shkollave.

    Marshi ka filluar nga sheshi Ibrahim Rugova deri te monumenti “Heroinat”.

    Sipas organizatorëve motoja e marshit: “Të rinjtë në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka për qëllim rritjen e vetëdijes së popullatës për gjendjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, por veçanërisht luftimin e stigmës dhe mobilizimin për më shumë mbështetje për të mbijetuarit.

  • Avokati i Popullit: Qasje jo e duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues

    Avokati i Popullit: Qasje jo e duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në Kosovë vazhdon të ketë qasje jo të duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues. Ai ka theksuar se ka ende paragjykime, deri të mohimi që të debatohet për këtë çështje. Qelaj ka folur në prezantimin e raportit të mbi të drejtat në shëndetin seksual i cili ka nxjerrë edhe disa rekomandime për të cilat ai u ka bërë thirrje institucioneve që t’i zbatojnë.

    Raporti është rezultat i një hetimi të thelluar për të drejtat në shëndet seksual dhe riprodhues.

    Hulumtimi ndër të tjera ka pasur në fokus qasjen në abort, kujdes pas aborti dhe si kujdesin për shëndetin e nënës.

    E sipas Avokatit të Popullit, gjetjet kanë treguar që situata është shqetësuese sa i përket anashkalimit të shëndetit riprodhues dhe seksual.

    “Gjetjet e raportit kanë treguar se situata është shqetësuese në disa sektorë në lënien pas dore të shëndetit riprodhues dhe seksual, sidomos në drejtim të qasjes, të vetëdijesim, të ofrimit të shërbimeve, trajtimit pa diskriminim por edhe të nivelit ose të përgatitjes, ose profesionalizmit të ofrimit të shërbimeve që në raste të caktuara mungojnë. Prandaj kjo pasqyron neglizhencën, mungesën në disa raste të vullnetit institucional për me investu në këtë sektor duke marrë parasysh rëndësinë që ka kjo thirrje e Avokatit të Popullit që në këtë drejtim autoritetet me qenë më të kujdesshme”, ka thënë Qelaj.

    Qelaj ka kërkuar nga institucionet që të zbatojnë detyrimet dhe përgjegjësitë që u takojnë sipas ligjit në mënyrë që të ofrohet qasje e cila garanton trajtim me dinjitet, mos-diskriminim dhe profesionalizëm në shërbimet në shëndetin riprodhues dhe seksual.

    “Ajo çfarë vërehet në shoqërinë tonë është që vazhdon të ketë qasje jo pragmatike dhe jo të duhur në raport me shëndetin seksual dhe riprodhues, gjë që u pa edhe në krejt debatet e kohëve të fundit që u zhvilluan qoftë në Parlament të Kosovës qoftë edhe në kuadër të platformave të komunikimit publik, u vërejt se edhe më tej ka paragjykime kjo çështje konsiderohet tabu dhe ka koncepte paragjykimi deri të mohimi të debatohet për këtë çështje që konsideroj është një situatë që ne duhet me tejkalu domosdoshmërisht me angazhim të përgjithshëm”, ka thënë Qelaj.

    Në anën tjetër, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se do të hartojnë planin e veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga Avokati i Popullit.

    “Me qëllim të adresimit të rekomandimeve nga institucioni i Avokatit të Popullit, Ministria e Shëndetësisë e ka të themeluar grupin punues për hartimin e planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve dhe në vazhdimësi është marrë dhe do të merret me adresimin dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga institucioni i avokatit të popullit. Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar raporte të rregullta sipas kërkesës së institucionit të avokatit të popullit, andaj edhe këtë raport e mirëpresim dhe tani kemi filluar adresimin dhe zbatimin e rekomandimeve nga ky hetim”, ka thënë ajo.

    Ndërsa Visare Mujku-Nimani ka theksuar se UNFPA do të vazhdojë përkrahjen për të siguruar që të gjithë të marrin shërbimet cilësore.

    “Ne, UNFPA do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahjen tonë për të siguruar që asnjë grua, vajza, djalë apo burrë të mos mbetët pa marrë shërbime cilësore atëherë kur ka nevojë, që asnjë nënë të mos e humb jetën për shkak të shtatzënisë si dhe asnjë i ri të mos paragjykohet nëse kërkon shërbime të planifikimit familjar”, ka thënë ajo.

    Gjatë prezantimit të raportit, zëvendësavokatja e popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, ka bërë të ditur se hulumtimi është bërë në bazë të dëshmive të marra direkt nga gratë dhe vajzat që janë marrëse të shërbimeve shëndetësore si dhe nga ofruesit e këtyre shërbimeve.

    Kjo sipas saj është bërë me qëllim që të kuptohet përvoja e qytetarëve mbi kualitetin shërbimeve në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues.

    “Sistemi shëndetësor ligjërisht përcaktohet si sistem unik me tri nivele të kujdesit shëndetësor që rregullohet, mbikëqyret dhe kontrollohet nga Ministria e Shëndetësisë. Megjithatë, realiteti tregon se çalon rregullimi, çalon mbikëqyrja dhe çalon kontrolli, anomali në funksionim dhe mungesë në koordinim edhe në planifikim. Nuk është shumë e lehtë me thënë kaq direkt por të gjithë përveç që jemi përfaqësues të institucioneve, organizatave, jemi edhe qytetarë të këtij vendi, shumica prej nesh besoj kërkojmë shërbime në këto institucione dhe të gjithë i njohim praktikisht vështirësitë që ekzistojnë në sistem, i shohim i prekim dhe paramendoni përtej nesh gratë dhe vajzat mund të mos jenë në dijeninë e mjaftueshme kur shkojnë dhe drejtohen apo nuk dinë ku të drejtohen sa u përket çështjeve të ndjeshëm sikur shëndetësi seksual dhe riprodhues”, ka thënë ajo.