ATV

Blog

  • Krerët e shtetit nderojnë viktimat e masakrës së Poklekut, në 24-vjetorin e rënies

    Krerët e shtetit nderojnë viktimat e masakrës së Poklekut, në 24-vjetorin e rënies

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Poklek të komunës së Drenasit me rastin e 24 vjetorit të masakres në këtë fshat, raporton Ekonomia Online.

    24 vjet më parë në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

    Pas homazheve kreret e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër.

  • Kishte kursyer 5 vjet vetëm për të arritur që ta shihte Qabenë

    Kishte kursyer 5 vjet vetëm për të arritur që ta shihte Qabenë

    Puna është që ka gjithçka në jetë tregtari Hysamedin Zekiqi. Nga ajo mund ta largojë vetëm namazi, pasi që ai nuk lë asnjë vakt pa shkuar në xhami.

    Ai e kujtn kohën kur e mori vendimin për t’ia filluar namazit dhe që nga ajo ditë, për asnjë edhe njëherë nuk ndaloi. Pikërisht namazi ishte arsyeja që ky tregtar t’ia vinte vetes një qëllim jetësor.

    Për ta përmbushur shpirtin dhe për ta kryer obligimin, të cilin e ndjente si mysliman, Hysamedin Zekiqi, kurseu pesë vite radhazi dhe çdo ditë të punës ia kushtoi ëndrrës së tij për të shkuar në haxh.

    Nuk kishte rëndësi dita, data e as stina për Zekiqin, i cili kishte vetëm një dëshirë, ta shihte Qabenë. Këtë vend që cilësohet i shenjtë për myslimanët e shihte vetëm në televizor, ndërsa lutjet e çdo mbrëmjeje, ishin që t’iu mundësohet shkuarja atje.

    Në një bisedë për ATV-në, Zekiqi thotë se është lutur shpesh edhe deri në ora 2-3 të mëngjesit që Zoti t’ia plotësojë këtë dëshirë.

    “Kam bërë dua shumë, deri në 2-3 të mëngjesit, që Allahu me ma plotësu dëshirën dhe në vitin 2018, unë u pensionova, me 10 prill veç i bana 65 vjet, ma ndihmoi edhe pensioni pak, por ia nisa me punu me mjaltë dhe shtova besimin te njerëzit, kam shitur mirë dhe e pash që ngadal dale veç po më bëhet një pasuri”, thotë ai.

    E vetmja pasuri ishte shtëpia që jeton dhe ishte i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë, vetëm e vetëm që ta shihte Qabenë.

    “Thash shpinë kam me e shit dhe pa shku nuk e la vetëm nëse ma merr Zoti shpirtin. Por Zoti i madh, kur të thirrë me shku, atë s’mund ta ndalë askush”, thotë Zekiqi. /atvlive.tv

    Në videon e më poshtme e gjeni bisedën e plotë të ATV-së me Hysamedin Zekiqin:

  • ​Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    ​Përfundon dëshmia e dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar dëshmia e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

    Dëshmitarja e mbrojtur është dëgjuar për më shumë se tri ditë tërësisht në seanca private.

    Pas një pauze, në gjykatore do të flas dëshmitari i dytë i prokurorisë, gjithashtu i mbrojtur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për publikun.

    Sipas trupit gjykues, ai mban kodin W02652.

    E lidhur me këtë dëshmitar, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur një çështje në seancë private.

    Ndërsa më vonë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar kanë deklaruar se e kundërshtojnë një kërkesë të mbrojtjes së Hasim Thaçit dhe për këtë kanë bërë të ditur se do të dorëzojnë parashtrim.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë parë në sallën ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.

    Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

    Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./kp

  • ​Thaçi dhe të tjerët, refuzohen si provë disa deklarime të dëshmitarit të prokurorisë

    ​Thaçi dhe të tjerët, refuzohen si provë disa deklarime të dëshmitarit të prokurorisë

    Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka miratuar një mocion të mbrojtjes së Rexhep Selimit lidhur me përjashtimin e disa provave të cilat janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve që paraqitën në aktakuzë. Sipas trupit gjykues pranueshmëria e këtyre provave do të mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve, transmeton Kosova Press.

    Në hapjen e eancës gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith ka bërë të ditur se sot do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitares së mbrojtur, e cila mban kodin W04474.

    Ndërsa më pas do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) i cili mban W02652.

    Për këtë të fundit, mbrojtja e Rexhep Selimit, më 6 prill, kishte dorëzuar kërkesën për përjashtimin e dëshmisë për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë.

    Kjo kërkesë kishte marrë edhe mbështetjen e mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit.

    “Mbrojtja e Selimit kërkon që të përjashtohet dëshmia e dëshmitarit W02652 për provat që janë jashtë kuadrit kohor të ngjarjeve të paraqitura në aktakuzë. Mbrojtja e Selimit mendon që incidenti nuk është përkatës dhe vlera provuese zhbëhet nga efekti cenues që ka. Mbrojta e Selimit më tej parashtron se trupi gjykues nuk duhet të pranojë si prova, fillimisht të vlerësohet rëndësia që ka në një fazë të mëvonshme pasi kjo praktikë është konsumuese dhe çorientuese”, ka thënë kryetari i turpit gjykues.

    Nga ZPS e kanë kundërshtuar këtë mocion, përmes një parashtrimit të dorëzuar më 12 prill.

    “Sa i takon incidentit të dytë, siç përshkruhet në paragrafin 16 të parashtrimit F1438 mbrojtja parashtron se kjo dëshmi nuk ka përputhshmëri dhe nuk duhet të merret për bazë. Mbrojtja e Selimit më tej argumenton se dëshmia është vetëm dytësore, vjen nga burime të pabesueshme dhe duhet parë me shumë kujdes. Së fundmi në paragrafin 23 të parashtrimit F1438 mbrojtja e Selimit kundërshton pranimin e dëshmisë sa u takon dy incidenteve të tjera të pretenduara që kanë ndodhur jashtë periudhës së aktakuzës. ZPS kundërshton mocionin, argumenton se dëshmia është e pranueshëm sipas rregullës 137 dhe 138 duke marrë parasysh se dëshmia është relevante apo autentike dhe ka vlerë provuese dhe nuk zhbëhet nga efekti cenues”, ka thënë kryegjykatësi Smith.

    Trupi gjykues ka rikujtuar se pala që dorëzon materiale apo paraqet prova duhet të demonstrojë se faktet që kërkon të vërtetojë janë përkatëse për çështjen.

    “Trupi gjykues vëren se ZPS pretendon në paragrafin 32 të aktakuzës, i akuzuari dhe anëtarët e tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale ndanin një qëllim të përbashkët për të fituar, ushtruar, kontroll në të gjithë Kosovën, ndër të tjera duke ushtruar dhunë ndaj kundërshtareve. Paragrafi 59 i aktakuzës shpjegon aktet e renditura në aktakuzë që tregojnë një fushatë të gjerë të sulmeve kundër kundërshtarëve në të gjithë Kosovën, para, gjatë dhe pas periudhës së aktakuzës. ZPS nuk tregon primafacie relevancën e këtyre incidenteve të cilat i kundërshton mbrojtja e Selimit, këto nuk pretendohen të kenë qenë pjesë e nkp-së të cilat mbulojnë vetëm periudhën e aktakzuës dhe as sulmet e pretenduara që u atribuohen të akuzuarve. Për më tepër asnjë nga këto incidente nuk pretendojnë të kenë qenë pjesë apo të japin prova apo të dëshmojnë që ka pasur sulm sistematik dhe të zgjeruar kundër kundërshtarëve apo të jenë të lidhura materialisht me konfliktin e armatosur i cili paraqitet në aktakuzë”, ka thënë Smith.

    Përmes urdhrit gojor, kryetari i trupit gjykues ka miratuar mocionin e mbrojtjes së Selimit duke thënë se pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve.

    “Duket se ka probleme sa i takon mbështetshmërisë, besueshmërisë dhe vlerës provuese të dëshmisë së pritshme të të akuzuarit dhe kjo mund të përfshijë incidentin e parë dhe nuk ka asnjë tregues që i akuzuari është i përfshirë në incidentin e dytë dhe as nuk ka informacion të verifikueshëm që UÇK ka qenë e përfshirë në këto incidente. Pranueshmëria e këtyre provave mund të shkaktojë cenim të padrejtë të të akuzuarve dhe ky informacion i dhënë është i paverifikueshëm. Trupi gjykues miraton mocionin e mbrojtjes së Selimit, nuk lejohet ZPS të bëjë pyetje për incidentet e përshkuara në paragrafin 31623 të materialit. Sa i takon dëshmitarit Ë02652 duhet redaktuar referencat lidhur me këto sulme nga çdo material që synojnë të paraqesin si prova. Së fundmi palët duhet të dorëzojnë versionet e redaktuara bashkë me parashtrimet e tyre deri të hënën 24 prill 2023”, ka thënë kryetari i turpit gjykues derisa e ka mbyllur urdhrin me gojë.

    Pas këtij urdhri, në seancë private po vazhdon dëgjimi i dëshmitares së parë të ZPS-së, pas së cilës do të vijohet me dëshmitarin tjetër të mbrojtur i cili mban kodin W02652.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po marrin pjesë fizikisht në sallë ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj tyre.

    Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

    Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

  • Javë me vranësira dhe reshje të shiut – Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Javë me vranësira dhe reshje të shiut – Parashikimi i motit me Diellza Dakën

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 6 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale do e mbajë Ferizaj me 14 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me reshje të shiut. Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 5 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale do e mbajë Ferizaj me 14 gradë Celsius.

    Parashikimin e plotë të motit me Diellza Dakën në ALARM të ATV-së, mund ta gjeni në videon e më poshtme:

  • Hoti: Parashikimi ekonomik për vitin 2023, nuk është më i mirë se ai i vitit 2022

    Hoti: Parashikimi ekonomik për vitin 2023, nuk është më i mirë se ai i vitit 2022

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë pjesës së parë të mandatit qeverisës, Qeveria Kurtit, nuk ka bërë punë efektive sa i përket punësimit, uljes së inflacionit apo rritjes së ekonomisë.

    Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar se viti që kaloi u përshkua me mungesë të qeverisjes efektive derisa sipas tij një parashikim i tillë shihet edhe për vitin 2023.

    “Kaloi gjysma e mandatit qeverisës dhe asnjë shenjë nuk e bëri në ekonomi qeveria e “punësimit dhe drejtësisë”. Viti 2022 u përshkua me mungesë të qeverisjes efktive, e cila do t’i mbronte qytetarët nga inflacioni dhe do të promovonte zhvillim ekonomik. Parashikimi për vitin 2023 po ashtu nuk është më i mirë.

    1. Rritja ekonomike më 2022 prej 3.5 për qind erdhi nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve, e jo nga investimet publike apo private. Në fakt, më 2022 bruto investimet kapitale kanë rënë për -6.9 për qind dhe konsumi qeveritar ra për -0.8 për qind, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike.

    2. Inflacioni, i cili arriti kulmin në 14.2 për qind në korrik 2022, erdhi si rezultat i rritjes të kostos së transportit, çmimit të energjisë dhe çmimit të ushqimeve. Situata nuk u menaxhua si duhet nga Qeveria pasi ngarkesat tatimore mbetën të pandryshuara. Jo vetëm që nuk e suspendoi akcizën në naftë për një kohë, por Qeveria nuk e uli as TVSH-në Nga 18% në 8% për disa artikuj ushqimor shtesë, edhe pse këtë ia mundësonte ligjin për TVSH-në. Si rezultat, Qeveria mblodhi qindra miliona euro TVSH nga rritja e çmimeve të naftës, energjisë dhe ushqimeve. Për pasojë, bilanci bankar i Qeverisë gjatë vitit 2022 ishte tepër i lartë. Pasi ato mjete nuk u shpenzuan në investime kapitale, ato u zhvlerësuan nga inflacioni.

    3. Eksportet u rritën me 27%, por për shkak të bazës së ulët nuk kishin efekt të ndjeshëm në uljen e deficitit tregtar. Në anën tjetër, importet u rritën me 22%, dhe për shkak të madhësisë së tyre, deficiti tregtar u thellua edhe për 1 miliardë euro. Kjo është indikative se në tregun vendor ende nuk ka rritje substanciale të prodhimit vendor, siç trumbetohet nga qeveritarët”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

  • Disa nga sekretet që fsheh nata e shenjtë e Kadrit

    Disa nga sekretet që fsheh nata e shenjtë e Kadrit

    Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Sipas fesë islame, sot është Nata e Kadrit dhe agjërimi i kësaj dite vlen sa 1000 muaj ose afërsisht 84 vite. E veçanta e kësaj nate qëndron në zbritjen e fjalës së Zotit përmes profetit Muhamed për mbarë njerëzimin.

    Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës.

    Zoti e veçoi dhe e ngriti këtë natë mbi të tjera edhe për faktin se në Kuran ka një sure të veçantë me këtë emër, suretul Kadër. Ajetet e para që zbritën në këtë natë ishin ato që i dhanë vlerë shkollimit dhe diturisë, duke e përcaktuar islamin si fe që e kërkon dhe e obligon diturinë.

    Zbritja e sures së parë të Kuranit u bë në shpellën Sira në këtë natë dhe ishin:

    “Lexo në emrin e zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë.”

    Pse emërtohet nata e Kadrit?

    Kjo natë, në vetvete, ka disa kuptime dhe jo vetëm mirësitë që sjell e mbart ajo. Një ndër kuptimet themelore është që njihet si natë e madhërishme, nisur edhe përcaktimet e mëdha. Është edhe një natë e begatë dhe me shumë mirësi. Përfitimet e saj janë të shumëfishta. Në këtë natë vendoset rrisku, begatia dhe mirësitë mbi tokë. Nisur nga sot e deri në të njëjtën natë të vitit të ardhshëm, emërtohen çështjet e njeriut mbi tokë. Është një natë që ka më pak vuajtje në të gjithë botën. Është një natë me pozitë të veçantë për mrekullitë dhe mirësitë që përmban.

    Paracaktimi është një ndër kuptimet e kësaj nate. Kjo do të thotë që sonte vendoset se ç’do të ndodhë deri në vitin e ardhshëm. Një tjetër kuptim i Natës së Kadrit është shtrëngimi, pasi bota shtrëngohet nga numri i madh i melekëve që zbresin në tokë.

    Çfarë ndodh natën e Kadrit?!

    “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejën e Zotit të tyre, në atë natë zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo që përcakton Zoti është paqe deri në agim të mëngjesit” El Kadr 1-5.

    Mirësitë e saj janë të pafundme dhe begatitë na ndjekin pas deri vitin e ardhshëm.

    Në këtë natë përcaktohet jetëgjatësia e njerëzve. Përcaktohet se ku janë të destinuar të shkojnë. Përcaktohet rrisku, furnizimi dhe skamja. Kush do të kryejë Haxhin përcaktohet pikërisht në këtë natë.

    Në këtë natë zbresim me mijëra engjëj dhe vete Xhiubrili (Shpirti) zbret në tokë.

    Allahu këtë muaj dhe këtë ditë e ka zbritur këtë për të shpërblyer dhe për të adhuruar.

    Pra, në këtë natë përcaktohet fati i krijesave.

    Ajo është një natë, të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Siç thuhet në Kuran, kjo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj. Në të engjëjt e Zotit, të kryesuar nga Xhebraili, zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri, si edhe ajo që është një natë e bereqetshme dhe e mbizotëruar nga paqja, deri në agim.

    Thuhet se në Natën e Kadrit u njoftohet engjëjve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

    U quajt Kadr, sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Dijetarët islam e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.

    Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.

    Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj.

    A është e përcaktuar nata e Kadrit?

    Pavarësisht rëndësisë së saj, është i njohur fakti se Nata e Kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar. Opinionet e dijetarëve në lidhje me të kanë qenë të shumta, por ekziston një konsensus i përgjithshëm, sipas së cilit Nata e Kadrit gjendet në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe me shumë mundësi në një nga dhjetët netët teke të tij. Shumë besimtarë ndihen të intriguar nga fakti i fshehjes së kësaj nate.

    Përse Zoti nuk e ka bërë qartësisht të ditur atë?

    Përse ajo është mbajtur e fshehtë dhe besimtarët janë urdhëruar ta kërkojnë atë në një nga dhjetë netët e fundit të Ramazanit?

    Zoti e ka fshehur atë njësoj siç ka fshehur pranimin e veprave të adhurimit, në mënyrë që të kryejmë sa më shumë prej tyre. Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë ato, por të përpiqemi të kryejmë sa më shumë të tilla. Ai e ka fshehur pranimin e pendimit tonë, në mënyrë që ne të jemi gjithnjë në gjendje pendimi. Zoti e ka fshehur prej nesh emrin e Tij më të madh, përmes të cilit është e mundur përmbushja e çdo lutjeje, në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë emrat e tjerë të Tij, por të thellohemi në meditimin e tyre dhe në lutjen e Zotit me to.

    Çfarë duhet të bëjë një besimtar Natën e Kadrit?

    Një besimtar, Natën e Kadrit falet dhe adhuron, lutet dhe kërkon. Bën sadaka dhe nuk rresht së adhuruari këtë natë. Ai adhuron duke shpresuar tek i madhi Zot dhe te falja e tij, atij do t’ia falë Allahu gjynahet dhe kjo është begati e madhe për besimtarin.

    Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

    Të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

    Të shtojë të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut dhe falënderimet.

    Të bëjë salavat, përmendje për pejgamberin.

    Të japë lëmoshë sa të ketë mundësi.

    Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj.

    Të falë namaz vullnetar dhe namazin e natës më tepër se zakonisht.

    Nata e Kadrit është një natë faljeje e shpërblimi, mirësie begatie, s’ka si të mos vlejë sa njëmijë muaj. Ji falënderues që e arrite edhe këtë vit këtë natë të begatë, Kadër.

  • Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Zelenski bën thirrje për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Përpara zhvillimit të samitit të NATO-s që do të mbahet në korrik në Lituani, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Ukraina ka nevojë për garanci efektive për sigurinë.

    Në fjalimin e tij lideri ukrainas ritheksoi gjithashtu dëshirën e Kievit për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Garanci efektive për sigurinë e Ukrainës (…) janë të nevojshme edhe para se të bashkohemi me aleancën e NATO-s”, tha Zelenski pa dhënë detaje të mëtejshme.

    Zelenski dëshiron pranim të përshpejtuar në NATO

    Ukraina ka kërkuar prej vitesh t’i bashkohet aleancës ushtarake të NATO-s, por në shkurt, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës së NATO-s, duke shtuar në të njëjtën kohë, se kjo do të ndodhë në një perspektivë afatgjatë.

    Një nga parakushtet për anëtarësimin në NATO është që vendi kandidat të mos jetë i përfshirë në konflikte ndërkombëtare dhe të mos ketë mosmarrëveshje kufitare.

    Ky kusht përbën një sfidë për Ukrainën, sepse ajo vazhdon të përballet me agresionin rus.

  • SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

    SpaceX pritet të lëshojë raketën më të madhe ndonjëherë

    Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati të lëshohet.

    E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

    Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori.

    Raketa pa ekuipazh do të niset nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

    Musk ka apeluar te të gjithë që të kenë pritshmëri të kufizuara.

    Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë një lloj dështimi gjatë nisjes së parë.

    “Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë ngjarjen”, ka thënë Musk.

    SpaceX do të përpiqet ta nisë raketën në orën 07:00, sipas kohës lokale.

    Pritet që mijëra spektatorë të mblidhen në vendet bregdetare në Gjirin e Meksikës për të parë ngjarjen.

  • QKUK në kërkim të specialistëve

    QKUK në kërkim të specialistëve

    Më shumë se 93 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Ndërsa 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, ka njoftuar drejtori i kësaj klinike, Naser Syla.

    Syla ka thënë se vetëm 52 mijë pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë mundur të trajtohen nëpër QKMF ose Spitale Regjionale.

    Marrë parasysh numrin e madh të pacientëve nga qyteti i Prishtinës, për Sylën është tregues i qartë për nevojën e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

    “Sa i përket vitit të kaluar në Klinikën Emergjente ka qenë shumë e ngarkuar. Nëse flasim për disa standarde që janë të përcaktuara nga OBSh-ja në Qendrën Emergjente që kryhet trajtimi terciar dhe një vend me 2 milionë banorë, maksimumi duhet t’i ketë 20 mijë pacientë brenda vitit. Kurse gjatë vitit të kaluar në klinikën tonë kanë defiluar afër 93 mijë pacientë. Prej një stafi mjekësor nga 23 specialistëve që janë aktualisht dhe prej 18 specializantëve dhe prej 68 teknikëve të kuadrit të mesëm. Pra kjo tregon sa është e ngarkuar Qendra Emergjente”.

    “Por çka është një paradoks prej këtyre 93 mijë pacientëve, 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, që e tregon më së mirë nevojën për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, tregon sa i mungon Prishtinës spitali i qytetit, ku e dimë që është i vetmi qytet në Kosovë që nuk ka spital, edhe të gjithë pacientët vijnë në QKUK”, u shpreh Syla.

    Këtë Klinikë, thotë Syla e vizitojnë edhe pacientë me sëmundje të lehta. Thotë se pacientët kërkojnë të marrin shërbime që jepe edhe nëpër QKMF.

    “Është me rëndësi që prej këtyre rasteve që janë prezantuar gjatë vitit , pra pacientë që me të vërtetë kanë pasur nevojë për me ardh në QKUK e që janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në qendrën tonë, janë afër 52 mijë pacientë, kurse pjesa tjetër nuk kanë pas nevojë me ardh fare nevojë këtu. Këtu vijnë raste të cilat për një trajtim banal, pra për një tension të lartë të gjakut, dhe ka raste kur ne mbesim pa u marr me raste tjera më të rënda sepse atij pacienti ne duhet t’i japim shërbim”.

    Syla foli edhe për nevojën me staf shtesë, ku aktualisht i nevojiten edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente

    “Në Qendrën Emergjente i kemi 25 specialistë që 23 prej tyre punojnë me ndërrime. Për momentin mua më duhen edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente që me mbërri minimumin e standardëve botërore. Sipas standardeve botërore në 100 mijë banorë duhet me qenë 14.9 specialistë të emergjencës, ndërsa ne në 2 milionë banorë i kemi 2.6 specialistë”, thotë Syla.

    E sa i përket pajisjeve shëndetësore, Syla thotë se klinika që ai e drejton qëndron shumë mirë. Njëjtë thotë se qëndron edhe me barna esenciale e me aparatura.

    “Qendra Emergjente gjithherë ka qenë në nivel të pajisjeve shëndetësore, terapisë dhe listës esenciale, ka qenë në nivel. Çdo ministër që e ka udhëhequr MSh-në primare e ka pas Qendrën Emergjente. Arsyet janë të shumta për nga numri i pacientëve, mandej është faza e parë kur pacienti takohet me një trajtim mjekësor, dhe nëse neve na mungon diçka, atëherë çka më tutje. Kështu që gjithmonë është përpjekur që qendra jonë me qenë në nivel e furnizuar me barna dhe me aparatura. Kemi aparatura të cilat janë vjetërsuar, mirëpo është funksionale”, u shpreh Syla.