ATV

Blog

  • “Kudo në botë, nëse i sheh njerëzit duke bërë këtë gjë, folju shqip se shqiptar janë”, kështu dallohen shqiptarët sipas këtij qytetarit

    “Kudo në botë, nëse i sheh njerëzit duke bërë këtë gjë, folju shqip se shqiptar janë”, kështu dallohen shqiptarët sipas këtij qytetarit

    Salih Koliqi, një qytetar i lagjes Tophane në kryeqytet, në një bisedë me ATV-në, tha se populli i jonë e ka traditë me e zënë udhën.

    “Zakonisht populli i jonë e ka traditë me e zënë udhën. E zënë udhën e vet, e qet shtëpinë në udhe, i qet edhe shkallët. Vetit ia zë udhën”, tha ai.

    Madje, qytetari tha se këtë traditë shqiptarët e zbatojnë edhe nëse jetojnë jashtë vendit.

    “Ku të shkojsh në krejt botën, ku t’i shohësh udhët që janë ngushtë, shqip foli, se shqiptar janë ata”, u shpreh i mllefosur banori i Tophanes, lagjes që vuan nga rrugët e ngushta. /atvlive.tv

  • Stoltenberg: Vendi meritor i Ukrainës është në NATO

    Stoltenberg: Vendi meritor i Ukrainës është në NATO

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga Kievi ka deklaruar se vendi i merituar i Ukrainës është në aleancë.

    Stoltenberg u prit nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev këtë të enjte, shkruan Skynews.

    “Vendi i merituar i Ukrainës është në NATO. Dhe me kalimin e kohës, mbështetja jonë do t’ju ndihmojë ta bëni këtë të mundur”, deklaroi Stoltenberg.

    Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se, deri më tani, aleatët e NATO-s kanë trajnuar dhjetëra mijëra trupa ukrainase dhe kanë ofruar vetëm 65 miliardë euro ndihmë ushtarake.

    “NATO qëndron me ju sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet”, tha Stoltenberg, përpara se të ftonte Zelenskyy në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik.

    “Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo luftë, por ne e dimë se agresioni rus është një model toksik që duhet të ndalet. Kështu që ne duhet të vazhdojmë të forcojmë forcat e armatosura të Ukrainës. Dhe ne duhet të sigurojmë se janë vendosur marrëveshje të fuqishme dhe të fuqishme për sigurinë e Ukrainës” tha ai.

    Ndërsa ishte në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm vizitoi Buçën dhe bëri nderimet e tij për viktimat.

    Ai vendosi gjithashtu një kurorë në Murin e Kujtimit të të Rënëve për Ukrainën, duke bërë homazhe për të gjithë të rënët.

  • Bie çmimi i naftës nëpër tregje ndërkombëtare

    Bie çmimi i naftës nëpër tregje ndërkombëtare

    Çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët në tre javët e fundit, nëpër tregjet ndërkombëtare.

    Nafta e papërpunuar Brent ka rënë për 1.12 dollarë, a po 1.4 për qind, apo në çmim total prej 82 dollarë për barrel. Ndërsa nafta e papërpunuar e “West Texas” pësoi rënie prej 1.02 dollarë, apo 1.3 për qind, që me çmim total i bie të jetë 78.14 dollarë për barrel, raporton Reuters.

    Nga të dyja, rënia e regjistruar të mërkurën është 2 përqind, në pikën më të ulët që nga fundi i marsit.

    Pas kësaj lëvizjeje, indeksi i dollarit amerikan ka shënuar rritje prej 0.3 pëqind gjatë kësaj jave, që është ngritja më e fortë që prej fundit të shkurtit.

  • Ministri i Jashtëm i Suedisë në Kosovë, pritet nga Gërvalla

    Ministri i Jashtëm i Suedisë në Kosovë, pritet nga Gërvalla

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, raporton EO.

    Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e MPJD-së. Të dy homologët pas takimit do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.

    Billstrom do të pritet në takime të ndara edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

  • ​Komisioni Evropian përshëndet nënshkrimin për liberalizimin e vizave

    ​Komisioni Evropian përshëndet nënshkrimin për liberalizimin e vizave

    Komisioni Evropian ka përshëndetur nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili u bë të mërkurën nga Parlamenti Evropian. Në një komunikatë për media, thuhet se udhëtimi pa viza do të sjell përfitime për qytetarët nga të dy anët si dhe do të forcojë më tutje raportet e Bashkimit Evropian me Kosovën.

    Sipas Komisionit Evropian, Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kushtet duke dëshmuar përkushtim në këtë drejtim.

    “Udhëtimi pa viza sjell përfitime për qytetarët nga të dyja anët, duke forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Kosova në vazhdimësi i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka treguar përkushtimin e saj”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, bëhet e qartë se lëvizja e lirë për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet më së voni më 1 janar 2024.

    “Udhëtimi pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës do të bëhet realitet më së voni më 1 janar 2024. Pas pajtimit në mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit, në bazë të propozimit të Komisionit Evropian, bartësit e pasaportave të Kosovës do të lejohen të udhëtojnë në Bashkim Evropian pa viza për një qëndrim maksimal deri në 90 ditë, në periudhën prej 180 ditësh” thuhet tutje në komunikatë.

    Në këtë komunikatë, Komisioni thotë se në vitin 2016 i kishte propozuar Parlamentit Evropian dhe Këshillit, mundësinë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza.

    Në vitin 2018, thuhet në komunikatë, Komisioni kishte vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.

    Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar të mërkurën.

    Për të hyrë në fuqi, ai pritet të botohet në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian.

  • Kush janë 13 zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë në afatin e caktuar?

    Kush janë 13 zyrtarët që nuk e deklaruan pasurinë në afatin e caktuar?

    Data 31 mars ka qenë afati i fundit ligjor për subjektet deklaruese që ta deklarojnë pasurinë. Mirëpo, jo të gjithë e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar.

    Këtë vit, janë 13 subjekte deklaruese të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin e caktuar.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit sot ka publikuar listën e 13 zyrtarëve që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në afatin e caktuar, ku prijnë këshilltarët komunalë, ndërsa në mesin e tyre është edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi. /atvlive.tv

  • Qeveria me pako mbështetëse prej 3 milionë euro për komunitetet joshumicë

    Qeveria me pako mbështetëse prej 3 milionë euro për komunitetet joshumicë

    Qeveria e Kosovës ka rënë dakord të ketë një pako të re mbështetëse për komunitetet joshumicë.

    Kjo pako, që për fillim do të jetë në vlerë prej 3 milionë euro, përmban masa mbështetëse për: vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja; bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve jo-shumicë.

    “Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Kryeministri i Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Redžepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rašić dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Goëing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend.

  • Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, LDK: Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit

    Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, LDK: Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit

    Lidhja Demokratike e Kosovës nga kërkuar nga institucionet e drejtësisë që me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit në KEK. Një ditë pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, LDK ka deklaruar se drejtësia s’ka pse t’i frikësohet kryeministrit Albin Kurti.

    Sipas anëtarit të kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, korrupsioni milionësh në tregtimin e energjisë elektrike ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit duhet zbardhet.

    “Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit”, ka thënë ai, transmeton KP.

    Në një konferencë për media, Azemi ka thënë se zvarritja e remontit të bllokut A5 duket se ka pasur prapavijë që i është përshtatur mafisë energjetike.

    Ai ka përmendur edhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    “Zvarritjen e remontit të bllokut A5 të Kosova A, e duke importuar energji nga jashtë me çmime tepër të larta. Krejt kjo dukej si paaftësi e këtij pushteti, i cili s’ka bërë as edhe një hap për të investuar në kapacitete të reja prodhuese. Por, nga dje, duket se është kristal e qartë se këtu ka një prapavijë. Krejt këto veprime e mosveprime duket se janë të përshtatura për mafinë energjetike. Për bizneset multimilonëshe të Martin Berishajt, Albin Kurti, i cili në krye të shtetit erdhi me zotimin që t’iu shërbejë qytetarëve, duket se tashmë është shndërruar në shërbyes të Martin Berishajt, e për të cilin po del se ka angazhuar edhe argatë si Nagip Krasniqi”, ka shtuar Azemi.

    Ai ka deklaruar se Kosova është e zhytur në krizë energjetike në qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

    “Ky arrestim vjen pas gati dy viteve të Nagip Krasniqit në krye të këtij institucioni. Janë dy vite të Kosovës të thelluar në krizë energjetike dhe dyshimeve të pareshtura për keqpërdorime dhe abuzime në sektorin e energjisë. Sipas raportimeve në medie ai sot po hetohet për tenderin në vlerë 3.4 milionë euro që iu dha një biznesi pas një negocimi për vetëm 6 ditë. Për më tepër njeriu i Kurtit, Nagip Krasniqi përflitet se kishte qëndruar në një vizitë në Zagreb bashkë me Martin Berishaj në vitin 2022, së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrinte dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë”, ka thënë ai.

    Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve në zyrën e tij në KEK si dhe në banesat e tij.

    Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tij si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

  • Prishtina dhe Trepça zhvillojnë sot përballjen e tretë

    Prishtina dhe Trepça zhvillojnë sot përballjen e tretë

    Sigal Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë sonte duelin e tretë ndërmjet tyre. Ata do të ballafaqohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

    Nga një fitore e kanë secila skuadër nga dy ballafaqimet e para, ndërsa sonte synojnë triumfin e dytë në përballjen e tretë, raporton KosovaPress.

    Cila do skuadër që triumfon sonte do të kishte përparësi në vazhdim për shkak se do t’i nevojitej vetëm një fitore, që të shkonte në finalen e madhe.

    Ndeshja do të nis nga ora 20:30.

  • ​AAK lëshon seancën, Tahiri: Kuvendi është i bllokuar

    ​AAK lëshon seancën, Tahiri: Kuvendi është i bllokuar

    Derisa seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës e lëshuan dy partitë opozitare PDK dhe LDK, sallën më pas e lëshoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se Kuvendi i Kosovës është i bllokuar për shkak të mos dijes së ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    “Kuvendi i Kosovës është i bllokuar ose nëse ka një qasje strategjike politike për ta bllokuar ose për shkak të mos dijes mos konsulimit, mos trajtimi nga ministri i Financave….Të hyrat vetanake të mos preken ky ka qenë qëllimi ky diskutimi dhe ky ka qenë amandamentimi dhe ky ligj i cili është periodik prej 1 janar deri më 31 dhjetor e prek vetëm temë. Tash për ta vendosur LDK-në keq dhe opozitën që nuk kanë ditur me bë amandament është kah luhet një lojë që do të na bien në situatë që neve si opozitë me bojkotua Kuvendin, me bojkotua punën në Komisione për ta dërguar një porosi”, tha ai.