ATV

Blog

  • Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

    Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së

    Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot në orët e mëngjesit në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

    Sipas tij, të dy janë në gjendje të mirë pas trajtimit që kanë marë dhe janë në shtëpitë e tyre.

    “Dy punëtorë shëndetësorë janë sulmuar sot nga qentë endacakë. Njëri është doktor në Klinikën e Pediatrisë dhe tjera është punëtore shëndetësore në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre është stabile dhe janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Syla.

  • Komisioni Europian: Kosova rrezikon të humbasë dhjetëra milionë euro nëse vonohen reformat deri më 30 qershor

    Komisioni Europian: Kosova rrezikon të humbasë dhjetëra milionë euro nëse vonohen reformat deri më 30 qershor

    Nëse deri më 30 qershor 2026 Kosova nuk e zbaton Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, rrezikon të humbasë fonde me vlerë dhjetëra milionëshe të parapara nga Bashkimi Europian.

    Aktualisht, vendi nuk ka Kuvend funksional, ndërsa ekziston mundësia që kjo gjendje të vazhdojë edhe gjatë muajit qershor, apo edhe më tej.

    Zgjedhjet janë caktuar për 7 qershor, dhe proceset pasuese – numërimi i votave, certifikimi i rezultateve dhe konstituimi i Kuvendit – pritet të zgjasin përtej këtij afati.

    Komisioni Europian në një përgjigje për KALLXO.com, tha se Kosova ka të drejtë të përfitojë deri në 882.6 milionë euro, me kusht të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave dhe nëse plotësohen kushtet e përgjithshme dhe parakushtet për pagesë.

    Institucioni, shtoi se pas ratifikimit të vonuar të Marrëveshjes për Instrumentin dhe Marrëveshjes së Huasë, Kosovës i duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e fondeve që lidhen me hapat reformues, afatet e të cilëve po afrohen.

    Në përgjigje, rikujtuan se afati i ardhshëm i raportimit do të jetë më 30 qershor 2026 dhe pas vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave – me kusht që të jenë plotësuar kushtet e përgjithshme dhe parakushtet – mund të bëhet lëshimi i rregullt i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes.

    “Me përfundimin e periudhës së parë të tolerimit (grace period) më 30 qershor të këtij viti për 13 hapa reformues, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”- shkruan në përgjigje.

    Kur Komisioni Europian kishte nisur bartjen e mjeteve të parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh për Kosovën pas ratifikimit të marrëveshjevem, Qeveria kishte bërë me dije se në Agjendën e vet të Reformave që është bazë për ndarjen e mjeteve të Planit të BE-së për Rritje Ekonomike – Kosova është zotuar të zbatojë 111 hapa reformash, duke mbuluar fusha kyçe si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, si dhe kapitali njerëzor.

  • Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

    Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët e martirët e rënë në ngjarjet e 8 Majit gjatë luftës çlirimtare.

    Haradinaj e cilësoi Ekrem Rexhën – Drinin si një ndër figurat më emblematike të UÇK-së, duke vlerësuar rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar në luftën për liri.

    “Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai theksoi se humbja e Rexhës kishte qenë një goditje e rëndë për vendin, familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.

    Në të njëjtin reagim, Haradinaj kujtoi edhe sakrificën e banorëve të fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, të cilët, sipas tij, “u bënë gurthemel i shtetit që e gëzojmë sot”.

    Kreu i AAK-së rikujtoi gjithashtu edhe Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj 1998, duke e cilësuar atë si një nga betejat më të lavdishme të luftës çlirimtare.

    Sipas Haradinajt, kjo betejë shënoi një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e luftës frontale dhe ndërpreu një nga arteriet kryesore të furnizimit të forcave serbe.

    “Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës”, thuhet në postimin e tij.

    Haradinaj ka përkujtuar po ashtu edhe dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë, duke theksuar se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë së Kosovës.

    “Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, përfundon reagimi i Haradinajt.

  • Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

    Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren

    Partia Demokratike organizon sot në orë 19:00 protestën e saj të radhës kombëtare, ku Policinë e Tiranës e ka njoftuar se do ta organizojë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

    Për të menaxhuar protestën, Policia bëhet me dije se do të angazhojë më shumë se 1200 efektivë policie, ndërsa i bën apel organizatorëve që të respektojnë vendin e përcaktuar dhe orarin e njoftuar.

    Për menaxhimin e protestës u hartua një plan i posaçëm masash, ku që prej mesnatës së të enjtes u kufizua qarkullimi në disa segmente rrugore, të cilat deri në përfundim të protestës do të jenë të paaksesueshme për automjetet.

    Ndalimi i parkimit apo edhe i qarkullimit pas orës 15:00 do të jetë në fuqi në gjithë perimetrin e bulevardit, ndaj dhe uniformat blu kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

    Për protestuesit, policia apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike./rtsh

  • Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të përballen me padi për çdo shpifje të bërë publikisht

    Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të përballen me padi për çdo shpifje të bërë publikisht

    Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht me tone të ashpra pas deklaratave dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.

    Përmes një postimi, ata shprehen se prej momentit kur Mimoza u bë pjesë e formatit televiziv, është kthyer në objekt sulmesh, shpifjesh dhe “historish të fabrikuara” nga persona që, sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

    Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se çdo ditë po publikohen deklarata të reja vetëm për vëmendje, klikime dhe interesa personale, duke kaluar sipas tyre çdo kufi njerëzor dhe moral.

    Ata e konsiderojnë të papranueshme faktin që po sulmohet një grua e cila nuk ka mundësinë minimale të reagojë apo të mbrojë veten, pasi ndodhet e izoluar brenda spektaklit.

    “Është e turpshme të përfitosh nga heshtja e dikujt dhe të ndërtosh ‘show’ mbi gënjeshtra e manipulime”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Ata shprehen të tronditur nga niveli ku ka arritur debati publik, duke akuzuar disa persona se kanë harruar se shpifja ka pasoja dhe se askush nuk mund të luajë me dinjitetin e një gruaje për përfitime personale apo mediatike.

    Në fund të reagimit, familjarët paralajmërojnë se sapo Mimoza të përfundojë eksperiencën e saj në Ferma VIP, shumë persona do të përballen me padi për çdo deklaratë të pavërtetë dhe shpifje të bërë publikisht.

  • Si t’i mbani luleshtrydhet të freskëta për më gjatë, një truk i thjeshtë që funksionon

    Si t’i mbani luleshtrydhet të freskëta për më gjatë, një truk i thjeshtë që funksionon

    Luleshtrydhet janë një frut delikat që prishet shpejt, por një hap i thjeshtë para ruajtjes së tyre mund t’ua zgjasë freskinë. Duhet t’i zhytni në ujë të ftohtë me sodë buke.

    Sipas një studimi nga Universiteti i Masaçusetsit, zhytja e manave në një tretësirë me ujë dhe sodë buke mund të ndihmojë në largimin e papastërtisë, baktereve dhe mbetjeve të pesticideve sipërfaqësore. Kjo gjithashtu mund të ngadalësojë kalbjen e frutave.

    Rekomandohet që luleshtrydhet të zhyten në ujë të ftohtë me sodë buke për 15 minuta, pastaj të kullohen në një kullesë dhe të shpëlahen. Pas kësaj, ato duhet të lihen të thahen në ajër të pastër ose të thahen lehtë me letër kuzhine dhe të ruhen në një enë. Ruajini në një enë qelqi hermetike për freski maksimale.

    Vini re se soda e bukës ndonjëherë mund t’i zbusë luleshtrydhet, kështu që uthulla mund të përdoret si zëvendësim. Për një shpëlarje të tillë, rekomandohet një sasi prej 100 mililitrash uthull dhe 300 mililitra ujë, një zhytje e shkurtër prej një deri në dy minutash, një shpëlarje e shpejtë me ujë të ftohtë dhe një tharje shumë e plotë para se të hidhet.

    Nëse hahen në të njëjtën ditë, luleshtrydhet mund të ruhen në një temperaturë më të freskët ambienti, larg rrezeve të diellit dhe burimeve të nxehtësisë. Për ruajtje nga dy deri në pesë ditë, rekomandohet të ndani frutat e buta ose të mykura, të mbuloni enën me letër kuzhine dhe t’i vendosni luleshtrydhet në një shtresë të vetme, me rrjedhje të mjaftueshme ajri në frigorifer.

  • Parregullsitë me njehsorët: KESCO s’ka nisur kompensimin, KEDS në korrigjim

    Parregullsitë me njehsorët: KESCO s’ka nisur kompensimin, KEDS në korrigjim

    Rreth 600 ankesa janë bërë nga qytetarët për njehsorë me afat të skaduar dhe dyshime për matje të pasakta. Edhe pse është vërtetuar se një pjesë e tyre kanë qenë jashtë afatit, KESCO ende nuk ka nisur kompensimin e qytetarëve të dëmtuar. Nga KEDS-i thonë se janë në fazën e trajtimit të ankesave dhe korrigjimit, ndërsa Ministria e Industrisë ka shqiptuar 18 gjoba ndaj kompanisë në vlerë prej 90 mijë eurosh.

    Ka rreth dy vjet që është ankuar në KEDS rreth dyshimeve për matje të pasakta të rrymës. Sejdi Gashi nga Fushë Kosova po pret të kompensohet, pasi pretendon se është dëmtuar. Megjithatë deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.

    “Njehsori im elektrik ka matur në mënyrë të gabueshme. Pra e kam vrenjtur që ka pas shmangie apo huqje, si në datë ashtu edhe në kohën reale dhe rrjedhimisht edhe faturimi ka qenë, do të thotë, jashtë suazave normale. Imagjinoni një familje mesatare, pavarësisht sezonit dimër apo verë, të ketë një faturë mesatare apo llogaritsh diku 80 euro, konsideroj që nuk është, nuk është në rregull”, tha Sejdi Gashi, qytetar.

    KESCO ende nuk ka nisur me kompensimin e qytetarëve, edhe pse është vërtetuar se një pjesë e njehsorëve kanë qenë me afat të skaduar. E deri më tani janë bërë rreth 600 ankesa nga konsumatorët.

    “Kemi pasur një numër të konsiderueshëm të njehsorëve, ku deri më tash ka mbërritur numri diku 9 ose 10 njehsorë. Prej, domethënë datës po flasim për datën 5 dhe 6 maj. Verifikimi tash në të gjitha pikat, nëse verifikohet njehsori, atëherë e merr diku kohën rreth 2 deri në 3 orë. Edhe caktohen të gjitha pikat e matjes, domethënë duke filluar nga ora, data, matjet e kilovatëve edhe, domethënë gjëra të tjera që mund t’i përmbajë një mjet matës që është në këtë rast njehsori elektrik”, tha Sebahate Bushrani-Ibrahimin, drejtore ekzekutive e Agjencisë së Metrologjisë.

    Nga KEDS i kanë thënë RTK-së se janë duke i trajtuar ankesat dhe se janë në fazën e korrigjimit.

    “Devijimet e vërejtura në kohë janë një karakteristikë teknike e njohur e kohës së njehsorëve dhe përbëjnë problem teknik të cilin deri në një masë e parasheh edhe rregullorja. Çdo njehsor që ka tejkaluar këtë normë do të verifikohet, në qoftë se vërtetohet që lëvizja në orë e ka dëmtuar konsumatorin në fjalë, ndaj tij do të aplikohen korrigjimet sipas procedurave në fuqi”.

    KEDS Sipas njohësve të drejtësisë, KESCO ligjërisht nuk do të mund t’i shmanget kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar.

  • Produksioni del me një njoftim zyrtar: Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Ferma VIP”?

    Produksioni del me një njoftim zyrtar: Çfarë pritet të ndodhë sonte në “Ferma VIP”?

    Pas një jave të mbushur me dinamika të forta, debate të ashpra dhe një eliminim të papritur, “Ferma VIP” po bëhet gati për një tjetër natë të nxehtë televizive.

    Së fundmi, faqja zyrtare e formatit ka publikuar në rrjetet sociale promon përmbledhëse të spektaklit të radhës, duke paralajmëruar zhvillime kyç për rrugëtimin e banorëve.

    Në njoftimin e shpërndarë, theksohet se dalja e Adion Pukës dhe incidentet e bujshme të spektaklit të fundit kanë sjellë një tronditje të vërtetë brenda fermës.

    Në qendër të vëmendjes mbetet padyshim Fabjola Elezaj, e cila pas fjalorit ofendues të përdorur pak ditë më parë, do të përballet me pasojat e veprimeve të saj.

    Sipas promos, ajo ka marrë një masë disiplinore nga Agai, masë e cila rrezikon seriozisht qëndrimin e saj të mëtejshëm në garë.

    Fati i Olës i është besuar plotësisht audiencës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i publikut nëpërmjet televotimit dhe se si ky verdikt do të ndryshojë balancat dhe dinamikat e bashkëjetesës në ditët në vazhdim.

    Për të zbuluar të gjitha të pathënat dhe vendimin përfundimtar, spektakli do të transmetohet sonte, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus, si edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në platformën YouTube.

  • Inspektorati Qendror i Punës me 126 ndalim pune pas aksionit në gjithë Kosovën

    Inspektorati Qendror i Punës me 126 ndalim pune pas aksionit në gjithë Kosovën

    Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor të institucionit.

    Sipas raportit përmbledhës të publikuar nga Inspektorati Qendror i Punës, deri më 30 prill 2026 janë realizuar gjithsej 300 inspektime dhe 143 riinspektime në terren.

    Nga këto kontrolle janë shqiptuar 126 masa për ndalim të punimeve, ndërsa për 38 raste është lejuar vazhdimi i punimeve pas përmbushjes së kushteve të kërkuara.

    Raporti tregon gjithashtu se janë dhënë 121 vërejtje, ndërsa 86 subjekte kanë rezultuar pa vërejtje gjatë inspektimeve. Po ashtu, 70 raste kanë eliminuar parregullsitë e evidentuara nga inspektorët.

    Inspektorati ka bërë të ditur se çdo vendim për “ndalim të punimeve” nënkupton automatikisht edhe inicimin e kërkesave për kundërvajtje ndaj subjekteve përkatëse. Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar kjo masë do të procedohen në gjykatë për shkeljet e konstatuara.

    Në raport përfshihen edhe 4 raste të proceduara në polici, që lidhen me vazhdimin e punimeve në kundërshtim me vendimet e inspektorëve për ndalim të punimeve, si dhe me dëmtimin e shiritit ndalues në kantierë.

    Sipas Inspektoratit, procesi i riinspektimeve dhe monitorimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për subjektet që kanë marrë masa ndaluese ose vërejtje për evitimin e parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

  • Studimi i ri: Antitrupat e fuqishëm njerëzorë neutralizojnë virusin e fruthit

    Studimi i ri: Antitrupat e fuqishëm njerëzorë neutralizojnë virusin e fruthit

    Virusi i fruthit është një sëmundje shumë ngjitëse që rezulton në ethe, kollë dhe skuqje me njolla. Miratimi i vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (MMR) në vitet 1960 uli ndjeshëm shkallën e sëmundjes; në fakt, virusi në fjalë u shpall i eliminuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000.

    Megjithatë, në vitet e fundit, një rënie në shkallën e vaksinimit ka çuar në një rritje të shpërthimeve të fruthit në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

    “Ka një numër në rritje njerëzish që nuk mund të vaksinohen ose nuk janë vaksinuar plotësisht”, tha Erica Ollmann Saphire, biologe strukturore dhe imunologe në Institutin La Jolla për Imunologji në një njoftim për shtyp. “Të njëjtët njerëz që nuk mund të vaksinohen ose nuk mund të vaksinohen ende, janë të njëjtët njerëz për të cilët një infeksion nga virusi i fruthit do të ishte më i rëndi – ose vdekjeprurës”.

    Kjo e motivoi atë dhe kolegët e saj që të hartojnë epitopet, të cilat janë pjesë specifike të një virusi që njihen nga antitrupat e nxitur nga vaksina, si dhe të identifikojnë një terapi specifike kundër fruthit për këtë kategori të ndjeshme pacientësh, raporton revista shkencore “The Scientist”.

    Në një studim të ri, të publikuar në “Cell Host & Microbe”, Saphire dhe kolegët e saj identifikuan një panel antitrupash njerëzorë që synojnë virusin e fruthit te pacientët e vaksinuar me vaksinën MMR. Këta antitrupa u lidhën ose me proteinën e bashkimit të fruthit (F), ose me proteinën e ngjitjes (H) në sipërfaqen e virusit dhe bllokuan infeksionin në një model kafshësh. Për shkak se ekipi vëzhgoi si mbrojtjen parandaluese, ashtu edhe atë terapeutike me këta antitrupa, kjo punë mund të udhëheqë zhvillimin e trajtimeve të ardhshme.

    Shumica e antitrupave të nxitur nga vaksina lidhen me proteinën H; megjithatë, një përqindje e antitrupave kundër proteinës F janë gjithashtu frenues të fuqishëm viralë, megjithëse ndërveprimet e tyre nuk janë karakterizuar plotësisht. Në një studim të mëparshëm, Saphire dhe kolegët e saj përdorën mikroskopinë krio-elektronike në antitrupat kimerikë mi-njeri që synojnë proteinën F.

    Me këtë metodë, ata vëzhguan një pamje më të qartë se si këto antitrupa lidhen me virusin e fruthit. Kur virusi bashkëvepron me një qelizë njerëzore, ai i nënshtrohet një ndryshimi në formë për t’u bashkuar me veten [me membranën e qelizës amë dhe më pas infekton qelizën pritëse]. Veçanërisht, katër antitrupa të miut synuan konformacione të dallueshme F: tre prej këtyre antitrupave u lidhën me epitope para bashkimit, duke parandaluar ndryshimin e formës dhe nga ana tjetër duke bllokuar virusin nga hyrja në qelizë.

    Në këtë studim të ri, ekipi kërkoi të identifikonte nëse një model i ngjashëm ishte i pranishëm në antitrupat njerëzorë. Ata analizuan gjakun nga një pacient i vaksinuar më parë dhe izoluan një panel të përbërë nga 52 antitrupa anti-H dhe 46 antitrupa anti-F. Pastaj, studiuesit përdorën teknika të imazherisë 3D për të hartuar epitopet strukturore në këto proteina virale dhe ndërveprimet e tyre me antitrupat njerëzorë: ata identifikuan katër vende kryesore në proteinën H dhe pesë në proteinën F. Ashtu siç vunë re në punën e tyre të mëparshme, këto antitrupa kishin gjithashtu potencial neutralizues.

    “Ne zbuluam se këto antitrupa janë jashtëzakonisht të fuqishëm”, tha në një deklaratë bashkautori i studimit Dawid Zyla, i cili është një studiues postdoktoral në grupin e Saphire.

    Kur i testuan këto antitrupa në një model paraklinik me miun, ata zbuluan se nëse e jepnin panelin e antitrupave para ekspozimit ndaj fruthit ose brenda 24 deri në 48 orësh pas infeksionit, antitrupat e ulnin ngarkesën virale – deri në 500-fish. Këta antitrupa mbrojtës synonin epitope të dallueshme, jo-konkurruese, duke bërë me dije se ato mund të përdoren si një trajtim i fuqishëm për pacientët.

    Ndërsa nevojitet punë e mëtejshme për të sjellë këto njohuri në klinikë, studiuesit janë optimistë se këto gjetje ofrojnë rrugë të reja për ndërhyrje profilaktike ose terapeutike kundër fruthit.