ATV

Blog

  • Kjo është gruaja e kryetarit të Prishtinës që ju lë gojë hapur me bukurinë, Përparimi bëri 3 dasma për të

    Kjo është gruaja e kryetarit të Prishtinës që ju lë gojë hapur me bukurinë, Përparimi bëri 3 dasma për të

    I pari i Prishtinës Përparim Rama, ishte i ftuar në “LIBERO”, ku rrëfeu për jetën e tij personale, jashtë asaj politike.

    Rama ndau fotografinë e martesës si kujtimin më të bukur të tij, e ku zbuloi se kishte bërë tri dasma me bashkëshorten e tij, Kristale Ivezaj.

    “… Nëna e fëmijëve të mi, Kristalja… Kemi bo tri dasma një shqiptarqe këtu në Kosovë, një shqiptarqe në Detroit dhe një në Hawaii vetëm unë dhe Kristalja. Ajo e para ka qenë në Hawaii vetëm për ne të dy si kemi pasur dëshirë vetë, e këto dy tjerat janë bërë për familje …”, shprehet Rama.

    Ndryshe, Kristale Ivezaj- Rama është themeluese e “ The Balkan Artist”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështetë artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.

    Vlen të theksohet se Kristalja e ka përkrahur vazhdimisht kryetarin Përparim Rama, teksa ka zgjedhur që nga Londra të kthehet për të jetuar në Prishtinë.

    Kujtojmë se çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.

    Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama:

  • Përparim Rama flet për lejimin e shamisë në shkolla – secili të jetë i lirë, por të mos i imponohet feja

    Përparim Rama flet për lejimin e shamisë në shkolla – secili të jetë i lirë, por të mos i imponohet feja

    Arkitekti i njohur shqiptar Përparim Rama, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Prishtinës, ishte i ftuar të hënën në një intervistë ekskluziv në “LIBERO”.

    Përparim Ramën krahas arkitekturës përflitet mjaft shumë edhe për punën e tij, i cili tash e 1 vit e gjysmë po e drejton Kryeqytetin, por synimet e tij për ndryshimin e Prishtinës nuk po ndalen.

    Ndër të tjerash, ai ka foli edhe për lejimin e shamisë në shkolla ku ishte i pyetur se ai ishte “Për apo kundër lejimit të shamisë në shkolla”.

    “ Për lirinë, për me vendosë secili person për veten ajo se çka e ndien me qenë konfort nëse dikush ndihet më konfort me vendos shaminë atëherë duhet me iu lejuar shamia… Mirëpo, mendoj që duhet të filloj nga mosha 18 vjeçare ku munden me marrë mendime të vetat pra, nuk duhet me iu imponuar as feja apo diçka tjetër të rinjve pra, mosha 18 vjeçare ose 16 e tutje me pas mundësi për lejimin e shamisë… Duhet me qenë të rinjtë të lirë pa imponim”, thotë Rama.

    Ndryshe, konsiderohet se lejimi i bartjes së shamisë për vajzat në shkolla fillore e të mesme do të lehtësonte e legjitimonte akoma më shumë diskriminimin dhe shtypjen ndaj vajzave, pa e pasur asnjë barrierë e pengesë për një gjë të tillë.

    Kujtojmë se në Bashkësinë Islame të Kosovës thonë se bartja e mbulesës apo shamisë është obligim, përkatësisht detyrim fetar, për gjininë femërore dhe se kjo obligohet nga mosha madhore apo ndryshe, mosha e pubertetit. Kjo moshë thuhet të jetë nga mosha 14- 15 apo 16 vjeç.

    Klikoni në linkun e mëposhtëm, për ta dëgjuar intervistën e plotë të Përparim Rama:

  • Rohde: Nuk mjafton një version, Kosova ka obligim hartimin e draft-statutit për Asociacionin

    Rohde: Nuk mjafton një version, Kosova ka obligim hartimin e draft-statutit për Asociacionin

    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se Kosova ka obligim që ta hartojë draftin për Asociacionin, e se një version i tij nuk është i mjaftueshëm, raporton Ekonomia Online.

    I pyetur se kush do të mund ta hartonte draftin më të mirë, Rohde tha se është vetë Kosova ajo që mund ta bëjë këtë.

    “Është përgjigje e thjeshtë. Versioni më i mirë, drafti më i mirë për Kosovën, mund të hartohet nga vetë Kosova. Mirëpo një version nuk është një draft, kështu që na duhet një draft nga Kosova së shpejti që ta shohim se çfarë ide konkrete ka për Asociacionin. Ky është obligimi i Kosovës që ta përshpejtojë procesin”, ka thënë Rhode, pas takimit me anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Ndërsa, i pyetur për kompaninë Visametric, e cila i obligon qytetarët të paguajnë 30 euro për kthimin e pasaportës, Rhode nuk dha koment.

    Ai po ashtu nuk u përgjigj nëse duhet t’i merret licenca kësaj kompanie.

  • Përleshje mes nxënësve në një shkollë në Gramsh, theret për vdekje një 13-vjeçar

    Përleshje mes nxënësve në një shkollë në Gramsh, theret për vdekje një 13-vjeçar

    Një 13-vjeçar në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, dyshohet se është therur për vdekje.

    Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 4 nxënës të klasës së 9-të.

    Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.

    Po ashtu një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse./TCh

  • Andin Hoti për babanë: S’pata fatin të bëheshe udhërrëfyes i jetës sime, ama u bëre i fatit të popullit

    Andin Hoti për babanë: S’pata fatin të bëheshe udhërrëfyes i jetës sime, ama u bëre i fatit të popullit

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka përkujtuar babanë e vet, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

    Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se edhe pse ai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së të birit, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.

    “Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por Ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë. 24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

  • Kryeministri Kurti: Strategjia shtetërore për rini do të jetë reformë

    Kryeministri Kurti: Strategjia shtetërore për rini do të jetë reformë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se Strategjia shtetërore për rini do të jetë reforme për politikë bërjen dhe dokument kryesor orientues karshi rinisë.

    Sipas Kurtit, të jesh i ri është sfidë në vetvete, për çka shtoi se duhet të zhvillohen politika rinore të cilat ndihmojnë këto grup-mosha.

    Kryeministri Kurti gjatë prezantimit të procesit hartues të Strategjisë Shtetërore për Rini 2024-2032 dhe Planit të veprimit 2024-2026, tha se në qendër do të jetë i riu.

    “Përmes planifikimit të mirë duam që realizimi të jetë me kohë dhe efektiv. Planifikimi i mirë është veçanërisht i nevojshëm për zhvillimin e rinisë, si një çështje dhe kategori komplekse dhe ndër sektoriale. Takoj të rinj çdo ditë dhe çdonjëri ka ëndrra, mbase po aq sa ka edhe sfida. Të jesh i ri është sfidë në vetvete, prandaj dhe zhvillohen politikat rinore dhe jo le të themi politika për personat në mes-moshë. Edhe pse edhe kjo periudhë i ka krizat e veta. Të jesh i ri është të gjen vetën në tranzicion nga kujdesi familjar në pavarësim. Në këtë fazë i riu në një mënyrë kalon në kujdesin e shtetit që t’i ofrojë një vend pune, qasje në shërbime financiare, një vendbanim të sigurt dhe mundësi për të investuar, kursyer dhe planifikuar të ardhmen. Në këtë fazë, i riu apo e reja po merr vendimet më të rëndësishme”, ka thënë Kurti.

    Në këtë fazë, siç tha Kurti, të rinjtë janë shpesh pa punë dhe të atakuar nga presioni dhe përdorues të substancave narkotike. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se roli i shtetit është që t’i mbrojnë nga disavantazhet.

    “Strategjia shtetërore për rini do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë karshi rinisë, ku secila ministri dhe institucion pritet të përcaktojë rolin e vet. Përveçse është strategji e cila na orienton drejt zhvillimit, do të jetë edhe një mjet reforme për politikë bërjen ndër sektoriale karshi rinisë. Në të kaluarën kemi pasur planifikim dhe zbatim të fragmentuar, e zaten kur ka pak planifikim, zbatimi është i fragmentuar, të pa konsoliduar dhe shpesh kontradiktor. Ato që janë deklaruar si prioritete, zakonisht nuk janë financuar dhe buxhetuar, por kjo nuk do të ndodhë më”, ka shtuar Kurti në prezantimin e strategjisë shtetërore për rini.

    Kryeministri Kurti ka deklaruar se përmes programit “Super Puna”, janë punësuar mbi dy mijë të rinj.

    Tutje, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se politika e qeverisë për të rinjtë po përjeton transformim.

    “Besojmë që ka ardhur koha të ketë planifikim të mirëfilltë, të ketë përfshirje më të madhe ndërinstitucionale dhe të rritet investimi. Investimi tek të rinjtë gjithmonë ka kthim imediat dhe të shumëfishtë…Kemi filluar punën për një dokument strategjik, ku në qendër është jo sektori rinor, por i riu. I riu i cili kërkon punë, kërkon drejtësi, mirëqenie dhe siguri dhe janë institucionet tona që kërkojnë vizion dhe qëndrueshmëri. Strategjia është menduar pikërisht për këtë qëllim, të na tregojë shtegun drejt zhvillimit të qëndrueshëm për të gjithë të rinjtë tanë pa dallim”, ka thënë ai.

    Koordinatorja e UNKT-së, Arnhild Spence tha se ky dokument është me rëndësi për hartimin e politikave të reja, duke shtuar se përfshihen edhe nevojat e të rinjve.

    “Kam përshtypje shumë të mira për këtë dokument dhe mënyrën se si keni artikuluar këtë në mënyrë shumë konstruktive, për zgjidhje për situatën e të rinjve që janë në Kosovë, nevojat e tyre dhe shpresat e tyre. Me qenë i ri nënkupton të gjitha aspektet e shoqërisë, politikat, të gjitha aspektet ndikojnë në jetën tënde. Jemi përballur me këtë lloj situate, ku diku 50 për qind e njerëzve që jetojnë në Kosovë janë të rinj, çka është një fuqi, i jep potencial të madh këtij vendi. Dhe kjo është në kërcënim, siç e thatë të rinjtë po largohen nga Kosova. Ne nuk e dimë sa, sepse nuk kemi pasur mundësi që të numërojmë njerëzit që largohen nga Kosova që nga viti 2011. Po shpresojmë që përmes këtyre politikave që të arrijmë të adresojmë këto problematika dhe këtë faktor që i motivojnë njerëzit”, ka thënë Spence.

    Në prezantimin e sfidave të të rinjve, konsulentja për zhvillim social, Engji Susuri ka treguar të dhënat nga mbi 300 përgjigje të qytetarëve.

    Madje ajo ka treguar për sfidat kryesore.

    “Kjo është renditja sa i përket sfidave specifike. Numër 1 e kemi shëndetin mendor, për të vijuar më pas me qasjen në arsimin cilësor, numër 3 është qasja në punësim, pastaj kemi ngacmimet seksuale dhe dhunën në bazë gjinore. Në vendin e gjashtë është liria e shprehjes, në vendin e shtatë është përfshirja e personave me aftësi të kufizuara, në vendin e tetë është siguria publike, për të vijuar me cilësinë e punës dhe qasjen në punë praktike”, ka përfunduar Susuri.

    Strategjia shtetërore për rini ka për synim përmirësimin e situatës së të rinjve të grup-moshave 15-24 vjeç. Po ashtu, kjo strategji synon të nxitë bashkëpunimin ndërmjet organizatave rinore, veprimtaria e të cilave lidhet me rininë, si dhe ndërmjet organizmave qendrorë dhe atyre komunal për të fuqizuar politikat dhe programet rinore.

  • Kryetarja e PE-së: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura

    Kryetarja e PE-së: Ballkani Perëndimor i përket BE-së, Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjet e hapura

    Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, tha se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe se kjo është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin, dhe siç shtoi ajo, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhja e tyre janë kyçe. Vendet e rajonit, siç tha ajo, duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe.

    “Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Rruga drejt anëtarësimit në BE është një mjet i fuqishëm për reforma, për ndryshime që sigurojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin,” shkroi Mecola në Twitter.

    Në një video-mesazh ajo kujtoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kërkuan përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

    “Ju dëgjuam me zë të lartë dhe qartë. Kjo po zgjat shumë, por gjërat ende po ecin përpara. Bota po ndryshon dhe BE-ja po ndryshon bashkë me të. Ndër arritjet e fundit është miratimi i statusit të kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të duhet të aplikojnë më për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, por edhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë t’i përmbahet kritereve të anëtarësimit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe.Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç. ndërlidhja përmes infrastrukturës, teknologjisë, dixhitalizimit, e gjithë kjo do të krijojë më shumë siguri”, tha Mecola.

    Ajo shtoi se perspektiva e anëtarësimit në BE shërben si një nxitje e fortë për të çuar përpara reformat që janë kyçe për përmirësimin e qeverisjes, sundimin e ligjit dhe promovimin e lirisë së medias.

    “Në rrugën drejt integrimit dhe reformës evropiane, më lejoni t’ju them se Parlamenti Evropian qëndron pranë atyre që duan t’i bashkohen projektit tonë të madh evropian të paqes dhe prosperitetit,” tha Mecola.

  • Evropianët nervoz, Amerikania Amy Pope zgjidhet gruaja e parë në krye të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Gjenevë

    Evropianët nervoz, Amerikania Amy Pope zgjidhet gruaja e parë në krye të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Gjenevë

    Shkruan: Nefail Maliqi, Gjenevë, 16 maj – Kandidati i mbështetur nga presidenti Joe Biden do të marrë frenat e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin me qendër në Gjenevë.

    Amerikania Amy Pope, e afërt me presidentin Joe Biden, do të bëhet gruaja e parë që do të drejtojë Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në Gjenevë. Me zgjedhjen e saj, Shtetet e Bashkuara treguan forcën e tyre goditëse kundër evropianëve të hënën, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

    Kjo grua 49-vjeçare, numri dy në institucion që nga viti 2021, nuk kishte nevojë të drejtohej në një fletëvotim të dytë. Pasi doli e para, ajo mundi të mbështetej në tërheqjen e portugezit në largim Antonio Vitorino, pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe u zgjodh me aklamacion.

    Evropianët e zemëruar
    Shtëpia e Bardhë do të ketë vënë peshën e saj për të rimarrë një mandat të mbushur tradicionalisht nga një shtetas amerikan. Diçka për të mërzitur evropianët.

    Të përballur përsëri me një krizë migracioni, zoti Biden dhe sekretari i tij i Eta Antony Blinken thirrën javën e kaluar për të votuar për këtë ish-këshilltar të presidentit.

  • Vazhdon seanca e mbyllur ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon seanca e mbyllur ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon të dëgjohet edhe sot dëshmia e dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Dëshmitari i mbrojtur i cili mban kodin 4748 ka filluar të merret në pyetje më 10 maj, ndërsa e gjithë dëshmia e tij ka vijuar në seancë private.

    Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, deri tani kanë përfunduar dëshmitë e tre dëshmitarëve të prokurorisë.

    Dëshmia e tyre nuk është bërë e ditur për publikun dhe të njëjtit kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse.

    Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

    Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

  • ​Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez

    ​Osmani konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e presidentit të ri malazez

    Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar së do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri malazez, Jakov Millatoviq, e cila do të mbahet të shtunën në Podgoricë. Ekonomisti 36-vjeçar, i arsimuar në Perëndim, fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë në Mal të Zi përballë presidentit në largim Milo Gjukanoviq.

    Kandidatura e Millatoviq ishte parë me shumë dyshim në Prishtinë pasi ai u mbështet nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse, me kryeministrin Albin Kurti që ishte deklaruar publikisht para zgjedhjeve se humbja e Gjukanoviqit do të çonte kombin malazez drejt shuarjes.

    Gjithsesi, pas fitores, të paktën publikisht, presidentja Osmani nuk e uroi homologun e saj të ri malazez, ndryshe me sa vepron me liderë të tjerë.

    Gjithsesi ajo do të jetë të shtunën në inaugurimin e presidentit Millatoviq, së bashku me presidentët e tjerë të rajonit.

    “Në momentin e zgjedhjes së presidentit të ri të Malit të Zi janë ftuar pastaj për ceremoninë e inaugurimit të gjithë presidentët e rajonit. Tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen shumica dërrmuese prej tyre, përfshirë edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara dhe natyrisht si presidente e Republikës së Kosovës e kam bërë konfirmimin në emër të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani pas pyetjes së KosovaPress.

    Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas zgjedhjeve për televizionin “Nova” tha se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme – bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare – nuk do të ndryshojë.

    I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha se “kjo është e qartë”.

    “Ne mbështesim gjithçka për të cilën do të bien dakord Beogradi dhe Prishtina. Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjitha vendet në rajon, dhe Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë që do të promovojë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Millatoviq.

    Ndërsa, për të kthyer përgjigje kryeministrit Kurti, u përkujdes homologu i tij malazez Dritan Abazoviq që deklaroi se kombi malazez jo se nuk do të shuhet por do të jetë edhe më i fuqishëm.