ATV

Blog

  • Aksion për largimin e shitësve ilegal në kryeqytet, Rama: I kemi shpall luftë ilegalitetit

    Aksion për largimin e shitësve ilegal në kryeqytet, Rama: I kemi shpall luftë ilegalitetit

    Inspektorati i komunës së Prishtinës, të martën ka nis një aksion për largimin e shitësve ilegalë afër Stacionit të Trenit në kryeqytet.

    I pranishëm në këtë aksion ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se kjo hapësirë e cila ka qenë e uzurpuar për më shumë se dy dekada po lirohet tani.

    Sipas kryetarit Rama, në këtë hapësirë do të ndërtohet një park që do të shfrytëzohet nga qytetarët.

    Ai tha se si komunë i kanë shpallur luftë ilegalitetit.

    Ndërsa, drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi tha se tashmë kjo hapësirë po lirohet, ndërsa për një pjesë të objekteve që ndodhen në afërsi do t’i shikojnë mundësitë pasi janë në pronësi të hekurudhës së Kosovës.

  • Kurti thotë se nuk kanë marrë raport nga BE për shkeljet e marrëveshjes nga Serbia: Zbatimi të jetë pa kushte

    Kurti thotë se nuk kanë marrë raport nga BE për shkeljet e marrëveshjes nga Serbia: Zbatimi të jetë pa kushte

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk ka marrë raport nga Bashkimi Evropian (BE) mbi denoncimet e Kosovës për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

    Kreu i Qeverisë, ka thënë se pala kosovare është e interesuar të zbatohet në tërësi marrëveshja, por që jo vetëm neni 7.

    Sipas tij, formimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes, por nuk është vet marrëveshja, duke shtuar se duan një plan i cili është i hollësishëm, konkretë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës.

    “Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë”.

    “Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7”.

    “Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel dhe gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi i cili është i hollësishëm, konkretë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës. Nuk mund të jetë plani i zbatimit të sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë vetëm në neni 7”, u shpreh Kurti.

  • “Boom Boom”, kënga e re e Ledri Vulës dhe Mozzik

    “Boom Boom”, kënga e re e Ledri Vulës dhe Mozzik

    Dy reperët Ledri Vula dhe Mozzik pritet të vijnë me një bashkëpunim.

    “Boom Boom” titullohet kënga e tyre e cila pritet të lansohet më 24 maj.

    Ata kanë ndarë edhe disa fotografi në rrjete sociale.

    Bile, në rrjetin social instagram lë përshtypje një komenti i Ledri Vulës.

    “G po na dojnë edhe pse kem fmi”, ka shkruar ai.

    Se si do të duket projekti i tyre i ri, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

  • Mandl: Kosova ka orientim drejt Evropës

    Mandl: Kosova ka orientim drejt Evropës

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, se tha se Populli i Kosovës ka orientim drejt Evropës.

    Këto komente ai i bëri në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, raporton Ekonomia Online.

    Mandl falënderoi shoqërinë civile, që sipas tij ka kontribuuar në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve derisa potencoi se të gjithë duhet të punojnë më shumë për qytetarët.

    Në këtë ngjarje ka marrë pjesë presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, akterë të tjerë politikë, ambasadorë të huaj, deputetë austriakë e përfaqësues të shteteve tjera.

  • Zhduket një e mitur në Klinë

    Zhduket një e mitur në Klinë

    Një vajzë është zhdukur në Klinë dhe për pasojë familja nuk di asgjë për të që nga e shtuna.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastin e ka raportuar motra e saj, shtetase e Shqipërisë.

    “Klinë 13.05.2023-NN. Me datë 15.05.2023 ankuesja femër Shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh.

    Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

  • Veriu, sfidë edhe për regjistrimin e popullsisë

    Veriu, sfidë edhe për regjistrimin e popullsisë

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se regjistrimi i popullsisë ndryshe nga komunat e tjera në vend, në pjesën veriore të Kosovës do të jetë sfidë, për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave.

    Ushtrues i detyrës së kryeshefit kryeshefi i ASK-së, Ilir Berisha derisa tregon për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, thekson për KosovaPress se për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri nuk janë bërë propozimet e anëtareve të komisionit me kohë, dhe kjo ka pamundësuar që të krijohen komisionet komunale të cilat sipas Ligjit duhet të jenë aktive gjashtë muaj para datës së regjistrimit.

    Kryetarët e katër komunave veriore patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, derisa zgjedhjet në këto komuna ishin shtyrë deri në prill të këtij viti, dhe kryetarët e rinj nuk janë betuar ende.

    “Aktualisht, ASK i ka kryer të gjitha aktivitetet, mirëpo situata në katër komunat veriore të Kosovës ka bërë që ne duhet ta amandamentojmë Ligjin për regjistrimin e popullsisë, pasi në ligj parashihet që gjashtë muaj para datës së regjistrimit të popullsisë duhet që kryetari i komunës të bëjë propozimin e anëtarëve të komisionit komunal të regjistrimit, pasi në këto katër komuna kanë dhënë dorëheqje më herët kryetaret e komunave dhe nuk janë propozimet me kohë të jemi në përputhje me ligjin për regjistrimin e popullsisë”, thotë Berisha.

    Berisha thotë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim në mënyrë që të krijohen komisionet në këto katër komuna.

    “Konsiderojmë se ligji shumë shpejtë do të dërgohet për amandamentim që do t’i parasheh rastet që këta gjashtë muaj nuk vlejnë për zgjedhjet lokale, sepse në ligj parashihet që gjashtë muaj para regjistrimit nuk duhet të ketë as zgjedhje lokale dhe zgjedhje qendrore, dhe ne kishim zgjedhjet lokale në katër komunat. Tash ligji duhet ta amandamentohet që në përjashtime kryetarët e komunave ose në rastet ku ndonjë komunë e zgjedh ndonjë kryetar tjetër, do të thotë në zgjedhje tjera, atëherë mund të ketë përjashtime dhe do të amandamantohet që të jemi në përputhje me ligjin që të krijohen komisionet komunale edhe në këto katër komuna të Kosovës të cilat ende nuk i kanë krijuar. Ndryshe, komunat tjera kryetarët i komunave i kanë propozuar komisionet, dhe kryesuesi i komisionit qendror me vendim i ka themeluar të gjitha komisionet për regjistrimin e popullsisë”, thotë mes tjerash Berisha.

    Procesi i regjistrimit të popullsisë parashihet të nis më 1 shtator të këtij viti i cili do të zgjasë deri më 16 tetor.

  • Atletja spanjolle u vetëizolua në një shpellë për 500 ditë

    Atletja spanjolle u vetëizolua në një shpellë për 500 ditë

    Të jetuarit për një vit e gjysmë vetëm në një shpellë, mund të duket si një makth për shumë njerëz.

    Por atletja spanjolle Beatriz Flamini doli e buzëqeshur nga aty, dhe tha se mendonte se kishte pasur më shumë kohë për të përfunduar librin e saj.

    Ajo ishte privuar nga çdo kontakt me botën e jashtme gjatë eksperimentit të saj mbresëlënës në lidhje me qëndrueshmërinë njerëzore.

    Për 500 ditë dokumentoi përvojat e saj, që t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë efektet e izolimit ekstrem, transmeton atvlive.tv.

    Një nga gjërat e para që u bë e dukshme më 12 prill 2023 kur ajo doli nga shpella, ishte se sa fluide është koha.

    Ajo formëson më shumë nga tiparet e personalitetit vetjak dhe njerëzit përreth jush sesa nga një orë që kalon.

    Kur bisedonte me gazetarët për përvojat e saj, Flamini shpjegoi se e humbi shumë shpejt ndjenjën e kohës.

    Ajo ishte aq e madhe, saqë kur ekipi i saj mbështetës shkoi për ta marrë, Beatriz u befasua kur i thanë se kishte mbaruar koha e eksperimentit.

    Ajo vetë besonte se kishte qenë në shpellë për 160-170 ditë.

    Po pse e humbi ndjenjën e kohës? Veprimet, emocionet tona dhe ndryshimet në mjedisin përreth nesh mund të kenë efekte të fuqishme tek mënyra sesi e përpunojnë kohën mendjet tona.

    Për shumicën e njerëzve, lindja dhe perëndimi i diellit shënojnë kalimin e ditëve, dhe rutinat e punës dhe ato sociale shënojnë kalimin e orëve.

    Në errësirën e një shpelle nëntokësore, pa shoqërinë e të tjerëve, zhduken shumë sinjale të kalimit të kohës.

    Pra, për monitorimin e kalimit të kohës, Flamini mund të jetë bërë më e varur nga proceset psikologjike.

    Një nga mënyrat sesi ne mbajmë gjurmët e kalimit të kohës është kujtesa.

    Nëse nuk e dimë për sa kohë kemi bërë diçka, përdorim numrin e kujtimeve të formuara gjatë ngjarjes si një indeks të sasisë së kohës që ka kaluar.

    Sa më shumë kujtime të krijojmë në një ngjarje apo epokë, aq më gjatë e perceptojmë se ka zgjatur ajo.

    Zakonisht ditët dhe javët më të ngarkuara, të mbushura me shumë ngjarje të reja dhe emocionuese, mbahen mend si më të gjata sesa ato më monotone ku nuk ndodh asgjë e rëndësishme.

    Për Flaminin, mungesa e ndërveprimit social, e kombinuar me mungesën e informacionit për familjen dhe çështjet aktuale, mund ta ketë ulur ndjeshëm numrin e kujtimeve që ajo formoi gjatë izolimit të saj.

    Vetë Flamini deklaroi pas daljes nga shpella: ”Mua më ka ngecur ora më 21 nëntor 2021. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur më pas në botë”. Humbja e ndjenjës së kohës mund të pasqyrojë gjithashtu reduktimin e rëndësisë që ka koha në jetën brenda shpellave.

    Në botën e jashtme, ngarkesa e jetës moderne dhe presioni social për të shmangur humbjen e kohës, nënkuptojnë se shumë prej nesh jetojnë në një gjendje të vazhdueshme të stresit ndaj kohës.

    Por Flamini nuk është e para që përjeton një ndryshim në përvojën e saj të kohës, pas një ndryshimi të tillë mjedisor. Përvoja të ngjashme u raportuan nga shkencëtari francez Mishel Sifre gjatë ekspeditave të tij në shpella nga 2-6 muaj në vitet 1960-1970.

    Një humbje e ndjenjës së kohës është raportuar vazhdimisht nga të rriturit dhe fëmijët që kaluan periudha të gjata të izolimit në bunkerë bërthamorë në kulmin e Luftës së Ftohtë.

    Gjithashtu, raportohet shpesh nga njerëz që vuajnë dënime me burgim dhe u përjetua gjerësisht nga publiku i gjerë gjatë bllokimeve të COVID-19.

    Shpellat, bunkerët bërthamorë, burgjet dhe pandemitë globale ndajnë dy karakteristika të përbashkëta, që duket se krijojnë një ndjenjë të ndryshuar të kohës.

    Ato na izolojnë nga bota e gjerë dhe përfshijnë hapësira të mbyllura.

    Megjithatë, Flamini jetoi me një kalendar bosh që shtrihej në të ardhmen e saj.

    Aftësia e Flamini për të lënë kohën të rrjedhë, mund të jetë rritur nga dëshira e saj e fortë për të arritur qëllimin e saj të qëndrimit 500-ditor në shpellë.

    Tekefundit, ajo vendosi vetë të hynte në shpellë dhe mund të largohej nëse donte.

    Por për njerëzit që mbyllen diku kundër vullnetit të tyre, koha mund të bëhet vetë një burg.

    Të burgosurit e luftës dhe njerëzit që vuajnë dënimet me burg, raportojnë shpeshherë se monitorimi i kalimit të kohës mund të shndërrohet në një fiksim.

    Duket që ne njerëzit jemi në gjendje ta lëmë vërtet kohën të rrjedhë vetëm kur e kemi nën kontroll.

    Liria e Flaminit mund të bëjë që braktisja e civilizimit për një shpellë të duket si një perspektivë tërheqëse./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Hajdari: Qeveria po punon që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë, inovacioni është e ardhmja

    Hajdari: Qeveria po punon që të rinjve t’u krijohen kushte në Kosovë, inovacioni është e ardhmja

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur konferencën “Zhvillimi i ekosistemit  të bizneseve fillestare (start-up) dhe inovacionit”, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast ministrja Rozeta Hajdari tha se promovimi i bizneseve të reja dhe inovacionit mbeten qëllim i Qeverisë e objektiv i Ministrisë që udhëheq.

    Sipas saj, këtë çështje ekzekutivi e ka marrë me seriozitet në mënyrë që të rinjëve t’u krijohen kushte në vend e mos të kërkojnë në vendet tjera kushte më të mira për të jetuar e punuar.

    Ajo madje ka thënë se mbështetja për të rinjtë që merren me teknologji do të vazhdojë, duke e quajtur këtë sektor bazë për zhvillim.

    Madje shtoi se edhe buxheti është i koncentruar në këtë sektor me potencial.

    “Start-up janë baza e zhvillimit, duke marrë për bazë numrin e madh e të rinjve. Qëllimi i Qeverisë e objektivi i Ministrisë mbetet promovimi i bizneseve dhe inovacionit. Po punohet në këtë drejtim dhe Kosova e ka marrë me seriozitet këtë, me qëllim të përfitimit të të rinjve. Në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë e mos të kërkojmë vende më të mira jashtë për të jetuar e punuar”.

    “Kosova në Ballkan është e para sa i përket sundimit të ligjit. Inovacioni është potencë për zhvillim edhe për studentët. Jam e lumtur që të rinjtë po studiojnë teknologji dhe kjo është bazë për zhvillim ekonomik të vendit. Qeveria e Kosovës dhe Ministria do të vazhdojë të përkrah të rinjtë që merren me teknologji dhe inovacion. Në Prizren ekziston Qendra e TIK-ut që u mundëson të rinjve shumë përparësi”.

    “Buxheti i Kosovës është i koncentruar që të mbështes teknologjinë dhe inovacionin. Na duhet edhe ekspertizë që të dimë se cila projekte kërkojmë më shumë mbështetje. Edhe Komisioni Evropian ka shumë projekt që mbështet në këtë aspekt, prandaj duhet që të shihet edhe kjo mundësi. Do të kemi edhe ligji që e rregullon këtë aspekt”.

    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, u shpreh i lumtur që në Kosovë ka shumë ekspertë të teknologjisë madje edhe kompani të specializuar në këtë sektor.

    Ai siguroi mbështetjen e shtetit të tij, duke shtuar se ata kanë bërë zhvillim të shpejt viteve të fundit, raporton EO.

    “Në këtë sektorë ka shumë ekspertë dhe kjo na bënë të lumtur. Gjithashtu ka edhe kompani të specializuara. Dua të falënderojë ministren për mbështetjen në këtë drejtim. Një nga prioritet këtu për të investuar është se rinia këtu është e ardhmja dhe kjo është potencial dhe ne do të bashkëpunojmë më ju shumë ngushtë”.

    “Jam fascinuar me dixhtalizimin këtu. Ne mund të jemi partner shumë i mirë që mund të ndihmojnë në këtë sektorë. Kosova qëndron shumë mirë në Ballkan sa i përket studentëve të teknologjisë”.

    Vjollca Çavolli drejtoreshë ekzekutive e “Kosovo ICT Association”, tha se para 15 vjetësh kishin filluar që të merren me këtë fushë, por asnjëherë nuk e ka menduar se do të kenë këtë sukses.

    Ajo madje u shpreh e gëzuar që vajzat po prijnë sa i përket studimet në teknologji.

    “Kemi filluar para 15 vitesh me një ëndërr të vogël që të bëjmë diçka, nuk e kemi menduar se do të mbërrijmë që shumë kompani të ekspertojnë produkte e tyre jashtë vendit dhe numri po rritet çdo ditë. Madje po rrite edhe numri i vajzave që po studiojnë teknologjinë, kjo edhe e kalon numrin e djemve”.

  • Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

    Aplikoi për kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente dhe më pas ka aplikuar për marrjen e një kredie.

    Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Më datë 15.05.2023 , është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë me dokumente të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Vidhen afro 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

    Vidhen afro 6 mijë euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, ku persona të panjohur kanë marrë nga posta afro 6 mijë euro.

    Po ashtu, gjatë vjedhjes kanë marrë edhe mbushje telefonit në vlerë rreth 200 euro.

    “Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raportin e Policisë.

    Deri tani nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.