ATV

Blog

  • Mustafa  komenton marrëveshjen e Ohrit, këto janë kritikat e tij

    Mustafa komenton marrëveshjen e Ohrit, këto janë kritikat e tij

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në emisionin CONTEXT në ATV, duke komentuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, të përfunduar në Ohër, tha se nga kjo marrëveshje, palët janë të obliguara t’i implementojnë të gjitha marrëveshjet e më hershme, pra atë të vitit 2013 dhe parimet e asaj të vitit 2015.

    “Këtu janë dy detyra te ndara, por ndoshta që mund të gërshetohen njëra me tjetrën. Sepse pika 7 e marrëveshjes së Brukselit, pastaj e përfunduar me planin e implementimin në Ohër, flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb, ose për gjetjen enjë zgjidhje në bazë të praktikës evropiane, e cila do të mundësonte në nivel të duhur, të vetmenaxhimit të serbëve, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme për komunitetin, shërbime të veçanta për komunitetin serb atje, pastaj vjen edhe çështja e kishës ortodokse serbe, dhe është pastaj pika 10 e marrëveshjes e cila flet se të dy palët duhet t’i implementojnë pa asnjë vërejtje, pa asnjë kundërshtim të gjitha marrëveshjet që janë arritë në marrëveshjen e Brukselit”. Tha Mustafa.

    Sipas tij, në marrëveshjen e vitit 2013, po ashtu edhe në atë të vitit 2015, askund nuk është përmendur vetmenaxhimi, por se aty është Asociacioni.

    “Në këtë pikën 10 qëndrojnë edhe marrëveshjet për Asociacionin, fakt është se është aty një marrëveshje, marrëveshje e vitit 2013 e cila është ratifikuar në Kuvend me ligj. Plani i implementimit të asaj marrëveshje që po ashtu është arritë në vitin 2013. Dhe pastaj marrëveshja e vitit 2015 që përfshinë vetëm parimet themelore ose një ide, një koncept se si do dukej ai Asociacion për të cilin është aprovuar, është ratifikuar marrëveshja në vitin 2013. Ndërkaq, në atë kohë nuk është folur për vetmenaxhim, në asnjë rast. Edhe në marrëveshjen e vitit 2013, edhe parimet e vitit 2015, flasin sepse në parime është kopjuar 2013-ta, edhe thuhet se shprehimisht ‘Asociacioni do të ketë vështrim të plotë’”, tha Mustafa.

    Ai tha se, për të, vetëmenaxhmi është një koncept krejt tjetër.

    “Me pas vështrim, do të thotë me qenë të njohur anëtarët e Asociacionit, për çështje të arsimit, edhe çështje tjera, është një çështje krejt tjerë. Ndërkaq, me vetmenaxhu, do të thotë është e drejtë që ata të pavarur nga pushteti qendror të menaxhojnë me ato fusha apo fusha tjera”, tha Mustafa. /atvlive.tv

    Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Kurti paralajmëron mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë

    Kurti paralajmëron mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar mbajtjen e një mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

    Kurti në një postim në rrjetin social Facebook ku ka postuar pamje të mbledhjes së Qeverisë të mbajtur të mërkurën kanë thënë mbledhja e radhës do të jetë ajo e përbashkëta me Qeverinë e Shqipërisë.

    Qeveria e Kosovë dhe Shqipërisë kanë mbajtur 8 mbledhje të përbashkëta deri më tani.

    Ndërsa, që mbledhja e radhës pritet të mbahet në qershor.

  • Varhelyi takon Rakiqin: Themelimi i Asociacionit, parakusht për progresin e Kosovës drejt BE-së

    Varhelyi takon Rakiqin: Themelimi i Asociacionit, parakusht për progresin e Kosovës drejt BE-së

    Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka qëndruar në Mitrovicë të Veriut pasdite.

    Ai është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa ka përmendur procesin e formimit të Asociacionit, transmeton KlanKosova.tv.

    “Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, është shprehur Varhelyi pas takimit.

    Ai ka thënë se me Rakiqin kanë diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit.

  • Rritet importi me vendet që se kanë njohur Kosovën, 27 milionë euro vetëm nga Greqia

    Rritet importi me vendet që se kanë njohur Kosovën, 27 milionë euro vetëm nga Greqia

    Kosova vazhdon të ketë rritje të importit nga vendet e ndryshme, pavarësisht raporteve të saj ekonomike, politike dhe diplomatike me ato shtete.

    Greqia, ani se nuk e njeh shtetin e Kosovës, vazhdon ta “pushtojë” tregun kosovar me mallra.

    Vetëm në muajin prill të këtij viti, Kosova importoi mallra nga Greqia në vlerë mbi 27 milionë euro apo 1 milion e 121 mijë euro më shumë se një muaj më parë, në mars të këtij viti.

    Derisa vendi ynë në drejtim të Greqisë nuk pati dërgesa më shumë se 512 mijë euro në prill.

    Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rumania nga 5.7 milionë euro sa kishte eksportuar në Kosovë gjatë muajt mars, në prill shënoi rritje në 8.6 milionë euro, raporton KosovaPress.

    Po kështu, edhe shteti tjetër Spanja që nuk e njeh shtetin e Kosovës, ka rritje të qarkullimit tregtar me Kosovën. Nga 3.7 milionë euro sa ishte importi nga Spanja në muajin mars, në muajin prill ky import u rrit në 5.8 milionë euro.

    Ndërsa, Sllovakia nga 1 milion euro sa kishte eksportuar në Kosovë gjatë muajt mars, në prill ka arrit 1.3 milion.

    Po ashtu Serbia gjatë muajt prill ka eksportuar në Kosovë 27.5 milionë euro, me një rritje prej 280 mijë më shumë se në mars.

  • Skandal në futbollin shqiptar, tifozët e Tiranës e sulmojnë gjyqtarin

    Skandal në futbollin shqiptar, tifozët e Tiranës e sulmojnë gjyqtarin

    Fundi i përballjes mes Tiranës dhe Bylisit nuk i ngjasoi aspak një ndeshjeje të rregullt të futbollit, pasi që tifozët kryeqytetas filluan të hyjnë në stadium, ndërsa caku ishte gjyqtari i ndeshjes.

    Tirana barazoi 2:2 me Bylisin, barazim ky i cili e rrëzoi nga pozita e liderit dhe tani i rrezikon seriozisht humbjen e titullit në kampionatin shqiptar, raporton KosovaPress.

    Tirana ishte duke fituar deri në minutën e 87’, kur atëherë Bylisi barazoi shifrat në 2:2 përmes një penalltie të konkretizuar me gol nga Aleksandar Damcevski.

    Pikërisht kjo penallti e akorduar nga gjyqtari i ndeshjes, Kridens Meta bëri që tifozët të ishin të revoltuar dhe pas ndeshjes të vërshojnë fushën e gjelbër.

    Tifozët e Tiranës u vërsulën drejt fushës për ta sulmuar gjyqtarin Meta, dhe skenat nuk janë aspak të dëshirueshme.

    Më poshtë mund ta gjeni videon e momentin kur tifozët hyjnë në fushë për ta sulmuar gjyqtarin.

  • Irani teston raketën e re balistike, ka një rreze veprimi prej 2 mijë kilometrash

    Irani teston raketën e re balistike, ka një rreze veprimi prej 2 mijë kilometrash

    Irani ka thënë të enjten se ka testuar me sukses raketën e re balistike, e cila ka rreze veprimi prej 2.000 kilometrash.

    Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, “IRNA”, një raketë balistike me rreze të mesme e quajtur “Khaibar”, u prezantua në kryeqytetin Teheran me një program ku pjesëmarrës ishin zyrtarë të lartë ushtarakë.

    Televizioni shtetëror shfaqi, gjithashtu, pamjet e lëshimit të raketës dhe më pas duke goditur një objektiv.

    Ministri iranian i Mbrojtjes, Mohammad Reza Ashtiani, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, deklaroi se raketa balistike ka një fuqi shumë të lartë shkatërruese.

    Mes shqetësimeve për përparimin e shpejtë të Teheranit në avancimet bërthamore, përpjekjet e gjashtë fuqive botërore për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, kanë ngecur nga shtatori i kaluar.

    Marrëveshja, e cila u braktis nga Uashingtoni në vitin 2018, vendosi kufizime në aktivitetet bërthamore të Iranit, duke zgjatur në mënyrë efektive kohën e nevojshme për Teheranin që të mund të zhvillojë materiale të mjaftueshme të zbërthyeshme për një armë bërthamore.

    Megjithatë, Irani vazhdimisht ka hedhur poshtë çdo pretendim për armë bërthamore. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • “Wagner” tërhiqet nga Bakhmuti

    “Wagner” tërhiqet nga Bakhmuti

    Kreu i grupit mercenar rus “Wagner”, ka thënë të enjten se luftëtarët e këtij grupi kanë nisur të tërhiqen nga qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës.

    Shefi i “Wagner”-it, Jevgeni Prigozhin, tha se kontrolli i qytetit do t’i bartet ushtrisë së rregullt ruse, deri më 1 qershor.

    Megjithatë, Prigozhin tha se forcat e tij do të jenë të gatshme të rikthehen, nëse ushtria ruse nuk është në gjendje ta menaxhojë situatën.

    Beteja për qytetin lindor të Bakhmutit, ka qenë më e gjata dhe më e përgjakshmja e luftës në Ukrainë, që filloi para 15 muajve.

    Mercenarët e “Wagner”-it kanë udhëhequr luftimet në këtë qytet për Rusinë, por sipas Prigozhin-it, grupi në këtë betejë ka humbur 20 mijë prej luftëtarëve të tij.

    Prigozhin ka qenë figurë kyçe e pushtimit rus të Ukrainës, që nisi në shkurt të 2022-ës. Ai kishte rekrutuar nga burgu mijëra kriminelë të dënuar, derisa, sipas tij, prej 20 mijë të vrarëve, rreth gjysma e tyre ishin kriminelë të dënuar.

    Më herët këtë muaj, SHBA-ja tha se besohet se më shumë se 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë në betejën e Bakhmutit dhe 80 mijë të tjerë janë plagosur.

    Kreu i “Wagner”it, të shtunën tha se qyteti i Bakhmutit është kapur, megjithatë, Ukraina nuk ka pranuar se qyteti ka rënë në duart e forcave ruse.

    Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Maliar, tha të enjten se forcat ukrainase vazhdojnë të kontrollojnë një pjesë të një distrikti, në jugperëndim të qytetit.

    Sipas analistëve dhe ekspertëve ushtarakë, Bakhmuti ka vlerë të vogël strategjike për Rusinë, por kapja e tij do të ishte një fitore simbolike, pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Betimi i tre kryetarve të rinj në veri jashtë objeketeve komunale/ Dugolli: Nuk e bënë ndërtesa funksional një kryetar komune

    Betimi i tre kryetarve të rinj në veri jashtë objeketeve komunale/ Dugolli: Nuk e bënë ndërtesa funksional një kryetar komune

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, duke komentuar betimin e tre kryetarëve të rinj të komunave veriore, të cilët betimin e bënë jo në objektet komunale, tha se ky ka qenë një proces ceremonial dhe se ndërtesa nuk e bën funksional një asamble komunale apo një kryetar të zgjedhur nga votat e qytetarëve.

    “Ne, si Qeveri edhe si Institucione, në vazhdimësi kemi thënë dhe jemi angazhu që të kalojë ky proces pa tensione, për të mos u dhënë shkas pretendimeve të Serbisë se ne po dojmë të instalojmë diçka dhunshëm dhe kemi qenë të kujdesshëm që në ato objekte ku ka pasur vlerësime se mund të ketë tensionim të situatës apo mund të zhvillohet ndonjë skenë jo e këndshme, nuk kemi dëshiruar që ta çojmë përpara, por ta zhvillojmë një proces krejt normal ligjor inaugurimin e kryetarëve dhe të asambleve, për shkak se është krejt ceremonial dhe nuk e pengon fare kryetarin dhe asamblenë që të merr vendime në të mirën e qytetarëve në të ardhmen. Tash e tutje, edhe ato pjesë i kanë kryetarët e vet, i kanë asambletë funksionale për marrjen e vendimeve, për realizimin e buxhetit dhe ofrimin e shërbimeve”, tha Dugolli.

    Ai tha se nuk e mohon faktin që do të ishte më mirë që betimi i kryetarëve të rinj të bëhet në objektet komunale, por sipas tij, ky proces është kryer në ato kushte dhe rrethana, megjithatë në objekte publike. /atvlive.tv

  • Zeqiri: Nesër do të filloj punën

    Zeqiri: Nesër do të filloj punën

    Kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, i cili sot bëri betimin në fshatin Çabër, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin DIREKT në ATV, tha se nga dita e nesërme do t’ia fillojë punës, por si do të ndodh kjo, do të këshillohet me këshilltarët e tij.

    “Unë do të filloj punën natyrisht këtu dhe do të këshillohem me këshilltarët, të cilët nuk i kam caktuar ende, mirëpo i kam të planifikuar. Do të këshillohem me ta se si do t’ia nisim, fillimisht punës, qoftë në objektin komunal, qoftë këtu. Meqenëse i përmenda shumë nga vështirësitë e para që s’janë ato, për shembull protokolli e shumë gjëra të tjera, janë asisoji që mos t’i përsëriti. Ne do të shohim së bashku me bashkëpunëtorët se si do t’ia bëjmë prej nesër e tutje”, tha Zeqiri. /atvlive.tv

  • Zeqiri: Pres që të ketë pranim-dorëzim të gjithçkaje që i përket komunës, ndryshe do të përdorim masa të tjera

    Zeqiri: Pres që të ketë pranim-dorëzim të gjithçkaje që i përket komunës, ndryshe do të përdorim masa të tjera

    Kryetari i ri i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, i cili sot bëri betimin në fshatin Çabër, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin DIREKT në ATV, tha se është i interesuar që të ketë një pranim-dorëzim dhe gjithçka të shkojë në mënyrë të rregullt, në të kundërtën, ai thotë se do të marrin masa të tjera.

    Ai tha se ende nuk i posedon as vulat e komunës, as dokumentacionin, as veturat komunale e as gjërat e tjera që i përkasin komunës së Zubin-Potokut.

    “Jo nuk i kemi (vulat). Unë kam qenë dhe jam shumë i interesuar që gjithçka të shkojë mbi bazat të marrëveshjes. Për mua kishte me qenë e rregullt të bëhet pranim-dorëzimi i gjithçkaje në mënyrën e rregullt çfarë duhet, mirëpo do të insistojmë që ajo të bëhet asisoji, në mënyrën më të mirë të rregullt ashtu siç edhe e lypin ligjet, edhe rregulloret e pas këtyre proceseve. Mirëpo, në qoftë se jo, ne do të përdorim masa të tjera të gjërave, sepse është e vërtetë që nuk e kemi as protokollin, as vulat, as automjetet që i posedon komuna dhe ato konsideroj që keqpërdoren”, tha Zeqiri. /atvlive.tv