ATV

Blog

  • Plagosja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

    Plagosja në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

    Një person u arrestua lidhur me rastin e plagosjes që ndodhi sot në Gjakovë.

    Policia informoi se u konfiskua një armë, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë, si dhe dy fishekë.

    Sot rreth orës 12:21 është pranuar informatë së në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë një person ishte qëlluar me armë zjarri. Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja si dhe është kuptuar se viktima mashkull i moshës madhore ishte qëlluar me armë zjarri. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe nga personeli mjekësore jemi njoftuar se gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë). Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë: A.N., mashkull i lindur në vitin 2001, shtetas i Republikës së Kosovës.”, bëri të ditur Policia.

    Lidhur me rastin, u njoftua edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit, i dyshuari u ndalua në mbajtje për 48 orë si dhe rasti u iniciua si “Vrasje në tentativë”./KP

  • “Defender 23”, në Kosovë organizohet Dita e Vizitorëve

    “Defender 23”, në Kosovë organizohet Dita e Vizitorëve

    Në Kosovë po zhvillohet ushtrimi më i madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ‘23”. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se me 30 maj do të organizohet Dita e Vizitorëve të Shquar.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, dhe nga vendet partnere, pritet të jenë pjesë e kësaj ditë në kuadër të ushtrimit që po zhvillohet në Babaj të Bokës.

    Vizita do të zhvillohet në Aeroportin e Gjakovës pastaj do të lëvizin për në Babaj të Bokës.

    Gjithashtu, mediat do të mund të filmojnë pjesë nga aktivitetet ushtarake.

    “Defender 23” në Kosovë ka nisur më 21 maj, ushtrim ky që udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e ndërveprueshmërinë në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj kontinentit të Evropës.

    Gjatë këtij ushtrimi do të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së, atij të regjimentit të parë.

    Kosova ka qenë nikoqire e këtij ushtrimi edhe në vitin 2021 por sivjet Forca ka pjesëmarrje më të madhe, me mbi 1300 pjesëtarë.

    Ndërsa janë mbi 300 pjesëtarë të njësive partnere që kanë zbarkuar bashkë me FSK-në në Babaj të Bokës-vendi ku po zhvillohet ushtrimi.

    Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarak.

  • EKSKLUZIVE: Prishtina ende nuk i ka paguar borxhet, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane

    EKSKLUZIVE: Prishtina ende nuk i ka paguar borxhet, rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane

    Si pasojë e borxheve të shumta që ka Prishtina, ata nuk arritën të licencohen as nga Federata e Futbollit të Kosovës për garat evropiane.

    Siç merr vesh ATV Sport, klubi nga kryeqyteti ende nuk i ka paguar borxhet e saj për disa nga ish-lojtarët e tyre.

    Ka qenë vet futbollisti Drilon Cenaj i cili ka deklarat për ATV që deri më tani klubi nga i ka paguar asnjë cent.

    Përndryshe, Cenaj ka paditur kryeqytetasit në FIFA, me ç’rast edhe e ka fituar rastin.

    Kujtojmë që përveç bardhekaltërve, gjithashtu dhe Ferizaj dhe Drenica janë tri klubet e vetme të cilat nuk u licencuan për garat evropiane nga Komisioni për Licencim i FFK-së./atvlive.tv

  • Fenerbahce rivalizon Galatasarayn për transferimin e Rashicës

    Fenerbahce rivalizon Galatasarayn për transferimin e Rashicës

    Milot Rashica ka kaluar një sezon fantastik me fanellën e Galatasaray.

    Megjithatë, paraqitjet e yllit kosovar i cili është i huazuar te klubi turk nga Norëich City deri në fund të sezonit, nuk kanë mbetur pa rënë në sy të shumë skuadrave.

    Njëri nga klubet e interesuara për shërbimet e vushtrriasit është edhe Galatasaray, i cili synon ta blejë kartonin e tij.

    Megjithatë, ditë më parë në garë është future edhe Burney, klub ky që ka sigurar Premier Leaguën për edicionin e ardhshëm.

    Tashmë sipas raportimeve të mediumit turk ‘Footspor’, në garë për shërbimet e 26-vjeçarit është futur edhe gjiganti tjetër turk, Fenerbahce.

    Feneri duket se do t’i bëjë konkurrencë të fortë rivalit të tyre të përbetuar të qytetit për transferimin e Rashicës.

    Kujtojmë që anësori kosovar ka zhvilluar 29 paraqitje nën fanellën e Galatasarayt në të gjitha garat, duke realizuar gjashtë gola./ATVlive.tv

  • Plagoset një person afër gjykatës në Gjakovë

    Plagoset një person afër gjykatës në Gjakovë

    Një person është plagosur sot,në afërsi të gjykatës në Gjakovë, dhe i nëjjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të kësaj komune.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në mesditë.

    “Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai.

    Sipas Elezajt, gjendja e viktimës për momentin është stabile (jashtë rreziku për jetë).

    Ai ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

  • Promovohet “Zorba”: Ngjarje si kjo janë gurë shtesë në forcimin e marrëdhënieve me Greqinë

    Promovohet “Zorba”: Ngjarje si kjo janë gurë shtesë në forcimin e marrëdhënieve me Greqinë

    Një histori për jetën, dashurinë dhe gjendjen njerëzore, është përshkruar në librin “Zorba” me autor Nikos Kazantzakis. Në promovimin e tij në Prishtinë, u tha se ky libër është një nismë e mirë për procesin e bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Greqisë.

    Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, tha se ngjarjet e tilla janë gurë shtesë të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si në kuptimin përmbajtjesor, ashtu edhe në atë formal.

    “Është përparësi e madhe kur qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi kanë mundësinë ta lexojnë këtë vepër në gjuhën shqipe dhe të njoftohen me Aleksis Zorbën, dhe përpjekjen e tij jo vetëm për liri, por mbi të gjitha për kuptimin e saj. Është shumë e rëndësishme se thellimi i marrëdhënieve institucionale mes Kosovës dhe Greqisë të reflektojë edhe në intensifikimin e marrëdhënieve mes popujve tanë. Qasja në veprat e tilla dhe organizimi i ngjarjeve sikurse kjo sot e bëjnë të mundur këtë dhe jam i lumtur se këto po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Ngjarjet e tilla janë gurë shtesë të forcimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Heleni si në kuptimin përmbajtjesor poashtu edhe në atë formal”, tha Ahmeti.

    Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se kjo është ngjarje të veçantë me interes ndërkulturor dhe si një nismë e mbarë në procesin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shkencore të Kosovës dhe të Greqisë.

    “Lidhjet kulturore e gjuhësore dhe historike të shqiptarëve me kombet fqinje kanë qenë një fushë tjetër interesimesh e studiuesve tanë, megjithatë në këtë drejtim ende nuk është bërë punë e mjaftueshme. Rezultatet tona shkencore nuk njihen sa duhet në përmasën ballkanike dhe anasjelltas, ne nuk njohim sa duhet produktin shkencor të fqinjëve tanë. Prezantimin e sotëm të autorit të njohur grek, Nikos Kazantzakis, e konsideroj si një ngjarje të veçantë me interes ndërkulturor dhe si një nismë të mbarë në procesin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shkencore të Kosovës dhe të Greqisë. Afërsia jonë gjeografike e vullneti për të bashkëpunuar përbejnë një mundësi e mirë për punë e për rezultate të përbashkëta shkencore”, tha Matoshi.

    Udhëheqësja e Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, ambasadorja Heleni Vakali, tha se në libër autori ka shprehur frikën e gëzimin që ka njeriu, gjithashtu edhe shqetësimet e problematikën e tij që janë të përbashkëta si për grekët, ashtu edhe për kosovarët.

    “Dëshira dhe pritshmëria e zyrës këtu në Prishtinë kur lindi ideja për prezantimin e këtij libri, nuk ishte për të folur për një libër me shkallë të njohur, por ishte që të prezantohej një libër të një shkrimtari grek i cili konsiderohet se ka shprehur frikën, gëzimin që ka njeriu, shqetësimet e problematikën e tij që besoj se janë të përbashkëta si për ne greket dhe për ju kosovarët”, tha Vakali.

    Për “Zorbën”, ka folur edhe studiuesi i Institutit Albanologjik, Gëzim Aliu.

    “Jeta e Zorbës është shembull, Zorba është shembull i të menduarit të gjerë që e sheh ne tërësi tablon e jetës, jo si i burgosur i ideve e bindjeve që krijohen copa-copa, më herët nga librat e tash dhe tash edhe nga interneti që i bënë njerëzit robër të kënaqur. Prandaj, nganjëherë është mirë ta marrim nganjëherë shembull jetën e tij, ajo mund të shërbejë edhe si terapi ngadalësimi për të shijuar përditshmërinë, gjërat që i quajmë të vogla, miqësitë cilësore por edhe vetminë shëruese, si terapi e reflektimit në jetën tonë, për të mirat që mund të kemi por edhe të këqijat. Zorba është njëri që e pranon vetën, është njëri i dhembshur, njëri që ka hequr dorë nga idetë e ideologjitë për të qenë i lirë. Ai është njeri i lirë nga gjithçka dhe jeton në këtë mënyrë, i lidhur pashkëputshëm me tokën, natyrën, pra jetën e vërtetë”, tha Aliu.

  • Varhleyi kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesë marrëveshjet e dialogut

    Varhleyi kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesë marrëveshjet e dialogut

    Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi, bëri thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë, përfshirë këtu edhe marrëveshjen e viti 2015.

    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ai shtoi se përmes një dialogu të suksesshëm do të përfitojnë të gjithë. Sipas tij, të dyja palët duhet t’i zbatojnë pa kushte marrëveshjet e dakorduara.

    Ai tha se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën.

    “Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha  element e progresit. Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë. përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”.

    “Jemi duke ardhur me raportin vjetor, kemi diskutuar për ta parë se deri sa është arritur kryerja e reformave. Këto reforma duhet të zbatohen, duhet të shihet si janë kryer reformat, kjo është kritike. E kemi prekur edhe temën e gjyqësorit sepse administrata është e ngadalshme, kemi raste të ndikimeve dhe kjo përbën një sfidë të madhe, kështu që kërkojmë zotimin e qeverisë që të gjitha praktikat të jenë në pajtim me Komisionin e Venecias. Kosova ka luftuar edhe në luftimin e korrupsionit duhet ti gjejmë edhe disa vendime të duhura”.

    “Jemi këtu dhe kemi zotimin e Qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim. Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhet hapa për investirot, duhet të krijohet klima për investitor. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbin, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjell edhe rezultat”, tha ai.

  • Gjermania i jep donacion FSK-së tre kamion në vlerë 405 mijë euro

    Gjermania i jep donacion FSK-së tre kamion në vlerë 405 mijë euro

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, ka marrë donacion tre kamion të autoshkollës me vlerë prej 405 mijë eurosh nga Gjermania.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaja ka bërë të ditur se sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranuam tre kamionë të autoshkollës në vlerë prej 405.000€ si donacion nga Gjermania, duke lehtësuar kësisoj përmes këtyre automjeteve zhvillimin e orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licensimit për kategorinë C.

    “Me këtë rast, në ceremoninë e pranim-dorëzimit falënderova zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Republikës e Kosovës, z. Mathias Conrad, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë”, ka thënë Mehaj.

  • Presidentja Osmani: Kosova po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit

    Presidentja Osmani: Kosova po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit

    Presidentja, Vjosa Osmani, tha se Kosova po e dëshmon me rezultate konkrete avancimin drejt integrimit në Bashkim Evropian.

    Pas takimit me komisionerin për zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi, Osmani tha se Kosova ka përafruar politikën e jashtme me BE-në dhe po forcon demokracinë dhe sundimin e ligjit.

    Ndërsa komisioneri Oliver Verhelyi, tha se Kosova është e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në por duhet përshpejtim më i madh i reformave.

    Verhelyi përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi duke kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksin e dakorduar në Ohër.

    Gjatë vizitës në Kosovë, Varhelyi do ta takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

    Sipas Komisionit Evropian “këto takime do të jenë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit, si dhe reformat kryesore, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit energjetik dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Është bërë e ditur po ashtu se gjatë kësaj vizite, Varhelyi dhe ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lansojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizohen më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.

  • Aktakuzë ndaj katër personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

    Aktakuzë ndaj katër personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur sot se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

    Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

    “Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12.10.2022, në Prishtinë dhe në vende të tjera në Kosovë, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale, duke i vënë në lajthim kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar GREEN-SKRILL, ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539.00€ (treqind e katër mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë euro), me ç ‘rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror. Me këto veprime te pandehurit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, të pandehurit: F.C., (në cilësinë e pronarit të biznesit), R.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe E.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe L.G., (në cilësinë e personit fizik), në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 10.10.2022, i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale, në atë mënyrë që derisa kanë pranuar të ardhura përmes institucioneve mikrofinanciare, nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34€ (tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër euro).”, është bërë e ditur nga gjykata.

    Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokurori i Shtetit, siç është bërë ditur, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë, si dhe të pandehurit F.C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim.