Policia informoi sot se një foshnje u dërgua dje pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
“Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për obduksion.”, informoi Policia.
Te gjithë ne kemi numër të madh të rrobave te cilat në fakt dëshira për t’i blerë ende vazhdon, përkundër se në shumë prej tyre nuk i veshim.
Konkretisht, sipas një hulumtimi, 68% e rrobave mbeten në dollap.
Studimi, i kryer në 20 vende të ndryshme me më shumë se 18,000 njerëz, tregon se francezët veshin vetëm 32% të rrobave të tyre.
Të tjera fustane, bluza dhe pantallona të tjera mbeten të grumbulluara në fund të dollapëve tanë pa e parë kurrë dritën e ditës.
Megjithatë, ato duhet të paketohen në mënyrë që të rifitojnë favorin në sytë tanë!
Është turp që disa artikuj janë të preferuar, ndërsa të tjerët duken më pak në modë pas disa muajsh.
Pranoje, të ka ndodhur që të gjeje edhe një veshje të blerë me zbritje, nga e cila nuk kishe asnjë dobi veçse “sepse nuk e di kurrë” ose “sepse ishte në zbritje prej 70%”.
Edhe nëse shifrat e Francës nuk janë për t’u lavdëruar, ato janë larg Belgjikës dhe Italisë, ku vetëm 12 deri në 19% e dhomës së zhveshjes është në lojë.
Vendet veriore si Rusia dhe Suedia performojnë mirë, pasi kanë më pak se 10% të veshjeve të papërdorura.
Midis rrobave pranverë/verë dhe rrobave të vjeshtës/dimrit, disa pjesë mund të rrëshqasin nën radar.
Nëse i ripaketoni rrobat sipas sezonit, do t’ju inkurajojë që t’i hiqni rregullisht rrobat dhe t’i ndërroni vendin.
Ky truk ju lejon të kapni pjesët, t’i shihni ato në një dritë të re dhe të imagjinoni një mënyrë të re për t’i kombinuar ato.
Për të zbrazur rregullisht dollapin tuaj, një auditim i dollapit çdo vit është një mënyrë e mirë për të rrëmuar veshjet tuaja.
Kështu, pjesët që nuk janë veshur në gjashtë muajt e fundit mund të mbahen për një “shans të dytë”.
Nga ana tjetër, ato që nuk i kemi marrë për më shumë se dymbëdhjetë muaj mund të mos e kenë më vendin e tyre në dollap. /atvlive.tv
Në emisionin e sotëm të mëngjesit ALARM në ATV, studentja Erblina Sejdiu, e lindur në Prekaz të Skenderatj, ka rrëfyer përvojën e saj nga ndjekja e studimeve pasuniversitare në SHBA.
Pas përfundimit të studimeve në Kosovë, asaj iu dha bursa prestigjioze “Fulbright” dhe vendosi të vazhdojë studimet pasuniversitare në Universitetin “Georgetown” në Washington.
Erblina ka përmendur se pas përfundimit të studimeve në Kosovë është interesuar që të sigurojë një bursë për të vazhduar shkollimin në SHBA.
Duke pasur parasysh se kostoja e studimeve atje është mjaft e lartë, duke e bërë atë të papërballueshme për një familje mesatare kosovare, ajo nisi të interesohej për bursë, e që doli të ishte një rrugëtim i gjatë për të realizuar ëndrrën e saj.
“Kanë qenë disa vite përpjekje për me arritë deri këtu. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, kam fillu menjëherë me hulumtu se cilat janë bursat e mundshme për arsye se zakonisht studimet në Amerikë janë shumë të shtrenjta dhe janë të pamundshme për një familje me të ardhura mesatare të Kosovës. E kam ditur që mundësia e vetme janë bursat. Kam hulumtu për bursa për disa vite, kam pas përpjekje të cilat kanë qenë të pasuksesshme, deri sa kam arritë me marrë “Fulbright”, e cila është një bursë që mbulon të gjitha shpenzimet. E kam kuptu një vit përpara që e kam fitu këtë bursë, mandej kanë qenë edhe negociatat rreth universitetit në të cilin vendosa për me i vazhdu studimet, pas kësaj kam aplikuar në universitete, diku në 7 universitete dhe jam pranu në të gjitha. Pas asaj e kam zgjedh “Georgetown University”, duke pasur parasysh lokacionin në Washington”, tregon ajo.
Erblina tashmë ka përfunduar studimet master dhe tani mezi pret rikthimin e saj në Kosovë. /atvlive.tv
Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, pasi i njëjti vidhte gjësende ushqimore.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se raportuesja e kishte vërjetur të dyshuarin tek vidhte në kamerat e sigurisë.
“Rr.Ali Vitia, Prishtinë 24-25.05.2023 Raportohet se ankuesja femër kosovare në bazë të kamerave të sigurisë ka vërejtur një të dyshuar mashkull kosovar duke vjedhur gjësende ushqimore.Njësiti i hetimeve ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur ne takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po qëndron në Kosovë në cilësinë e shefit të OSBE-së.
Takimi mes Gërvallës dhe Osmanit dhe delegacionit të tij po mbahet i mbyllur për medie.
Pas takimit të dy homologët në orën 10:00 do të kenë konferencë për medie.
Ndërsa gjatë ditës së sotme shefi i OSBE-së, Bujar Osmani do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë dekada, me periudha luftimesh të shoqëruara nga armëpushimet, njoftoi të enjten agjencia ruse e lajmeve RIA.
Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të Rusisë, e bëri vlerësimin gjatë një vizite në Vietnam. Ish-presidenti, një aleat i presidentit aktual Vladimir Putin, është mësuar me qëndrime të ashpra ndaj luftës. Muajin e kaluar, ai e quajti qeverinë ukrainase një infeksion.
“Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ndoshta dekada”, tha Medvedev, sipas RIA.
“Përderisa të ketë një qeveri të tillë atje, ne do të kemi tre vjet armëpushim, dy vjet luftë dhe përsëri”, parashikoi ai, duke përsëritur pretendimin e Moskës se Kievi sundohet nga nazistët.
Rreth 200 autobusë me serbë të Kosovës janë nisur dje dhe sot në mëngjes nga Mitrovica e Veriut, Graçanica, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpc për në Beograd me ftesë (dhe me detyrim) të liderit serb, Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në kundër-protestën e organizuar nga ai ndaj protestave të dhjetëra mijëra qytetarëve që po protestojnë ditë me radhë kundër despotizimit të tij në Serbi.
Shumë serbë janë nisur me vetura, gjë që tregon se mbi 10 mijë serbë të Kosovës kanë shkuar në Beograd “për të mbështetur” presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Paparaci.
Dje rreth orës 19:00 serbët e parë janë nisur nga Anamorava, ndërsa deri në mëngjes rreth 60 autobusë nga Ranillugu, Kamenica, Ropotova, dhe vende të tjera kishin kaluar vendkalimin kufitar, raporton media serbe “Kosovonline”.
Serbët nga Shtërpce janë nisur rreth mesnatës me rreth njëzet autobusë dhe vetura, dhe pas mesnate janë nisur edhe kolona me dhjetëra autobusë nga Mitrovica e Veriut dhe Graçanica.
Para mëngjesit janë nisur edhe autobusët nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku.
Komuniteti Evropian më 26 maj të vitit 1986, miraton flamurin evropian, simbol i Bashkimit Evropian, por edhe i identitetit në kuptim më të gjerë.
Flamuri Evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu.
Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës. Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të BE-së, edhe pse rrethi është simbol uniteti./KP
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, sot viziton Kosovën ku do të takojë krerët e shtetit.
Takime të ndara Osmani do të ketë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, dhe homologen e tij, Donika Gërvalla.
Takimi i dy ministrave pritet të nisë prej orës 9:00, ndërsa për në ora 10:00 ëhstë paralajmëruar konferencë për media.
Takimi mes Bujar Osmanit dhe presidentes Osmani nis në orën 10:25, ndërsa me kryeministrin Kurti prej orës 12:20 në ndërtesën e qeverisë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.