ATV

Blog

  • ShBA-ja me paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

    ShBA-ja me paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

    ShBA do prezantojë një paketë të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën raporton Reuters.

    Paketa, e cila pritet të përmbajë raketa-hedhës dhe municione të tjera të përgjithshme, mund të prezantohet premten.

    Ndryshe, kjo ndihmë e ShBA-së vjen pasi Finlanda më herët njoftoi planet për një paketë ndihme ushtarake prej 109 milionë eurosh.

    Ndërkohë, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se kanë rrëzuar dy avionë rusë të tipit “SU” duke thënë se rrëzimi i tyre është bërë në rajonin e Zaporizhzhias.

    “Jam mirënjohës ndaj dy prej luftëtarëve të tonë nga Garda Kombëtare e Ukrainës që ishin skajshmërisht të saktë”, ka thënë presidenti Zelensky. /atvlive.tv

  • Europol arreston 37 persona pjesë e një grupi kriminal nga Ballkani, merreshin me trafik droge dhe armësh

    Europol arreston 37 persona pjesë e një grupi kriminal nga Ballkani, merreshin me trafik droge dhe armësh

    Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol. Aksioni u koordinua nga Kroacia. Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.

    “Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim.

    Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.

    Në të njëjtën kohë, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të dyshuar të bandës. Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri. Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera. /atvlive.tv

  • Zgjedhjet e brendshme në LDK, sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie

    Zgjedhjet e brendshme në LDK, sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie

    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot, për t’u përgatitur për zgjedhjet e brendshme të kësaj partie. Sipas njoftimit të kësaj partie, mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

    Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, të mërkurën, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku në konferencë për media njoftoi se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme do t’ia dërgojnë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, i cili do të mblidhet këtë të premte, për të formalizuar kështu zgjedhjet e rregullta të brendshme të LDK-së.

    Kuvendi i ri, përveç Kryetarit, pritet të nxjerrë edhe Kryesinë e re të partisë dhe organet tjera drejtuese. /atvlive.tv

  • Ambasada gjermane: Do t’u kthehen paratë atyre që paguan për pasaportë në VisaMetric nga 17 maji

    Ambasada gjermane: Do t’u kthehen paratë atyre që paguan për pasaportë në VisaMetric nga 17 maji

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se me vëmendje po ndjek procesin gjyqësor ndaj drejtorit të VisaMetric. Sipas ambasadës, që nga data 17 maji, opsioni për kthimin e pasaportës me postë nuk është më i detyrueshëm, kur caktohet terminin në mënyrë elektronike.

    “Personat të cilët nga data 17 maj vendosin për tërheqje personale të pasaportës, ndërsa gjatë caktimit të terminit kanë paguar shërbimin postar për kthimin e pasaportës, do të rimbursohen. Njoftimin për këtë, VisaMetric e publikoi në mbrëmjen e datës 16 maj në faqen e saj të internetit”.

    Më tej, ambasada thekson se VisaMetric edhe më tej është i obliguar që menjëherë pas dërgimit të fshijë të gjitha të dhënat e aplikantëve dhe të sigurojë që për caktimin e terminit të ruhen vetëm emri, të dhënat e kontaktit si dhe numri i pasaportës deri në momentin kur pasaporta i kthehet aplikuesit, dhe që këto të dhëna më pas të fshihen menjëherë. /atvlive.tv

  • Lansohet Programi i BE-së për Çështje të Brendshme në Kosovë, synon luftimin e krimit të organizuar

    Lansohet Programi i BE-së për Çështje të Brendshme në Kosovë, synon luftimin e krimit të organizuar

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka lansuar Programin e BE-së për Çështje të Brendshme në Kosovë, i cili synon forcimin e kapaciteteve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, avancimin e reformave dhe konsolidimin e sundimit të ligjit, duke pasur parasysh perspektivën evropiane.

    Programi ka për qëllim edhe rritjen e kapaciteteve hetimore dhe operacionale të Kosovës, duke ndihmuar Ministrinë e Punëve të Brendshme Policinë dhe Akademinë e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, përmirësimin e sigurisë kibernetike dhe shkencës ligjore, si dhe menaxhimit të kufijve dhe migrimit.

    Programi parashihet të zgjasë 40 muaj, nga 2023 deri në 2025, teksa financimi total i BE-së kap vlerën prej 6.5 milionë eurosh. /atvlive.tv

  • Pjesëmarrja e Vulinit në konferencën e sigurisë në Moskë, reagon ambasada ameriakne në Beograd

    Pjesëmarrja e Vulinit në konferencën e sigurisë në Moskë, reagon ambasada ameriakne në Beograd

    Pas raportimit se ministri i brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, ka reaguar ambasada e ShBA-së në Beograd.

    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se askush nuk mundet ta legjitimojë agresionin rus në Ukrainë.

    “Askush nuk duhet t’i japë legjitimitet veprimit rus, duke bashkëpunuar me Kremlinin, sikur gjithçka është në rregull”, ka thënë Hill.

    “Agresioni i Rusisë kundër fqinjit të saj paqësor, Ukrainës, është i paligjshëm dhe i paarsyeshëm. Vladimir Putin filloi këtë luftë brutale. Ai mund, dhe duhet t’i japë fund menjëherë, dhe të ndalojë vdekjen dhe shkatërrimin që po shkakton lufta e tij”, ka thënë mes tjerash Hill. /atvlive.tv

  • Osmani: Të ulën tensionet dhe t’i jepet hapësirë dialogut

    Osmani: Të ulën tensionet dhe t’i jepet hapësirë dialogut

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është edhe kryesues aktual i OSBE-së, po qëndron në Kosovë.

    Atë e ka pritur në takim Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Në konferencën e përbashkët për media, Osmani ka thënë se është me rëndësi të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    “Siç e kam theksuar edhe në Beograd, është kruciale për ne që ta kalojmë faqen dhe ta shohim të ardhmen së bashku. Sa më shumë që e maksimizojmë dialogun aq më shumë e minimizojmë konfliktin dhe mosmarrëveshjet”, tha Osmani.

    Tutje, ai ka thënë se është i lumtur që Maqedonia e Veriut është bërë nikoqire e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars.

    “E thash dje në Beograd: Është e rëndësishme që të ulen tensionet në veri të Kosovës që t’i jepet hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

    Osmani, që është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së do të takohet edhe me presidenten dhe kryeministrin. /atvlive.tv

  • Margot Robbie: Nuk doja të ëndërroja të isha barbie

    Margot Robbie: Nuk doja të ëndërroja të isha barbie

    Tashmë dihet se Margot Robbie do të luaj rolin e Barbie, për këtë, ajo foli për VOUGE. Ajo theksoi se si fëmijë nuk kishte ëndërruar të kishte Barbie.

    “Nuk doja të luaja ndonjëherë Barbie, apo të ëndërroja të isha Barbie, apo diçka të tillë. Kjo do të tingëllojë budallallëk, por me të vërtetë as që kam menduar të luaj”, u shpreh aktorja.

    Ajo deklaroi se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku, veçanërisht tek fëmijët.

    Kukulla ‘’Barbie”, pati debutimin në vitin 1959 në Panairin Ndërkombëtar të Lojërave në New York dhe që nga ajo kohë është shndërruar në një fenomen mbarëkombëtar.

  • Bëhet i ditur emri i djalit të Khloe Kardashian

    Bëhet i ditur emri i djalit të Khloe Kardashian

    Emri i fëmijës së dytë të Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ka qenë një mister që nga lindja përmes një gruaje surrogate në korrik 2022 e deri më tani.

    Gjatë premierës së sezonit të tretë të The Kardashians, për herë të parë bëhet i ditur emri i fëmijët. Ai quhet Tatum Thompson.

    Ajo tregoi se meqë nuk e ka mbajtur foshnjën në bark, ndjehet më pak e lidhur me të.

    “Është me të vërtetë gjëja më e çuditshme.”- u shpreh Khloe.

    Tutje Khloe rrëfeu se ndjehej në faj për shkak se një grua tjetër ia mbante fëmijën në bark, duke thënë se është gjëja më e çuditshme, por nuk ka të bëjë fare me beben, por me procesin. /atvlive.tv

  • Publikohet videoklipi nga inteligjenca artificiale i Bebe Rexhes, Ozuna-s, PNAU

    Publikohet videoklipi nga inteligjenca artificiale i Bebe Rexhes, Ozuna-s, PNAU

    Bashkëpunimi i Bebe Rexhes, PNAU dhe Ozunes u publikua, kurse videoklipi është realizuar nga inteligjenca artificiale.

    PNAU tha disa fjalë për këtë bashkëpunim.

    “Muzika ka fuqinë përfundimtare për të shëruar dhe për të sjellë energji që është e mbyllur brenda secilit prej jush. “Stars” ka të bëjë me gjetjen e asaj drite të brendshme dhe ta lëmë atë të shkëlqejë në mënyrë që e gjithë bota të mund të shohë. Kënga është kulmi i qenieve magjike që punojnë së bashku. Asnjëherë në ëndrrat tona më të çmendura nuk e kemi imagjinuar të punojmë me Bebe Rexha-n dhe Ozuna-n në 2023”, tha PNAU.

    Ndërsa Bebe Rexha tregoi se kur ka dëgjuar për herë të parë demon e këngës ajo u ndje shumë mirë.

    “Më pëlqeu bashkëpunimi me PNAU dhe Ozuna, ata janë të dy kaq të talentuar dhe unikë dhe jam shumë e emocionuar që bota e dëgjon këtë bashkëpunim”, tha Bebe Rexha.

    Ozuna u shpreh se Kam disa kohë që jam fans i muzikës së Bebe Rexha-s dhe PNAU-s, kështu që ky është një bashkëpunim ëndrrash në anglisht dhe spanjisht që tingëllon si një këngë globale. /atvlive.tv